Konkurrimin e fazës së dytë për punësimet e reja në strukturat mjekësore publike nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë 2022” do të mund ta vijojnë rreth dy mijë kandidatë shkencave mjekësore teknike. Pas vlerësimit të bërë të dosjes së aplikimit të dorëzuar në fazën e parë të konkurrimit, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka shpallur tashmë edhe listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në testimin e informatizuar që do të zhvillohet në qendrën e Shërbimeve të Arsimit gjatë javëve në vijim.
Profili i Infermierisë rezulton të ketë edhe numrin më të lartë të kandidatëve në konkurrim për vendet e lira të punës, ku në testim do të hyjnë 1523 kandidatë, ndërsa në profilin Mami do testohen 208 kandidatë, në specialitetin Fizioterapi 79 kandidatë, 58 kandidatë në Teknikë laboratori, si dhe 49 në profilin Teknikë imazherie. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë listën e kandidatëve të kualifikuar për të hyrë në testim për vendet e lira të punës në struktura mjekësore publike të çdo niveli, qofshin këto qendra shëndetësore, poliklinika, spitale rajonale, apo qendra spitalore të nivelit terciar në të gjitha qarqet e vendit.
Autoritetet e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se secili kandidat që është pjesë e listave të shpallura, për të mos rrezikuar përjashtimin, duhet që ditën e testimit të kenë me vete dokumentet e duhura që janë Karta e identitetit origjinalja dhe një fotokopje e saj, si dhe faturën origjinale të bankës, e cila vërteton pagesën e kryer në llogari të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit për dhënien e provimit. Gjatë ditëve në vijim Qendra e Shërbimeve të Arsimit do të shpallë edhe kalendarin me datat e testimeve për secilin specialitet, duke specifikuar njëkohësisht edhe orën e testimit për secilin kandidat.
Struktura e provimit
Në testimin “Infermierë për Shqipërinë” do të mund të marrin pjesë të gjithë kandidatët që janë kualifikuar në fazën e parë të konkurrimit nga vlerësimi i dosjes, të cilët janë pjesë e listës së shpallur nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Testi që do të duhet të plotësojë çdo kandidat përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri, si dhe në profilet e tjera të shkencave mjekësore teknike. Ndërsa pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitet, e cila do të ketë edhe numrin më të madh të pyetjeve, po ashtu edhe të pikëve që do të sigurojë secili kandidat.
Skema e vlerësimit
Vlerësimi i çdo kandidati përfshin pikët e fituara në fazën e parë të konkurrimit me dosje, si dhe pikët e siguruara nga testimi i informatizuar. Sipas skemës së përcaktuar më herët, vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën e studimit të kryer dhe punës në këtë profil. Në këtë fazë ju mund të grumbulloni deri në 30 pikë. Ndërsa në fazën e dytë “Testimi i informatizuar” kandidati do të mund të sigurojë deri në 70 pikë në total (i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit 20 pikë, si dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit 50 pikë.
Pas mbledhjes së këtyre pikëve, kandidatët që kanë nivelin më të lartë të pikëve do të ftohen të parët për të zgjedhur vendet e punës sipas preferencave. Referuar të dhënave, procesi i punësimit për profesionistët e shkencave mjekësore prej katër vitesh po bëhet vetëm nëpërmjet platformës online “Infermierë për Shqipërinë”, ku mijëra kandidatë janë punësuar në qendrat shëndetësore, poliklinikat, si dhe spitalet publike të të gjitha niveleve në çdo qark të vendit.
LISTAT:

Pa paguar rryshfetin nuk kalon gje test ne Shqiperi. Ne Shqiperi eshte po paguaj dhe merr ate qe deshiron.