Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Poshtërsia e shtatëfishtë me Avokatin e Popullit, një pazar i shkuar keq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Poshtërsia e shtatëfishtë me Avokatin e Popullit, një pazar i shkuar keq
Analizaopinion

Poshtërsia e shtatëfishtë me Avokatin e Popullit, një pazar i shkuar keq

Published: December 14, 2025
Shpërndaje

Nga Adriatik Doçi

Zhurma dhe sherrnaja politike për çështjen e Avokatit të Popullit është një pazar i shkuar keq (huq) i Sali Berishës për rrethana dhe zhvillime deri diku të pavarura prej tij, por që është një tjetër tregues që konfirmon se ndërmarrja e tij me karakter familjar (PD-ja) jo vetëm e ka merituar qëndrimin prej 13 vitesh në opozitë dhe serinë e disfatave elektorale, por do të qëndrojë shumë gjatë larg pushtetit.

Së pari, 28 deputetë të opozitë kanë shprehur vullnetin përmes firmës që Endri Shabani të bëhet Avokat i Popullit me miratimin e Sali Berishës, leje kjo e shpallur përmes Flamur Nokës. Deputetët e PD-së as perden nuk e lëvizin dot pa lejen e Berishës, jo më të mbështesin një Shabanin, i shpallur më pas armik i infiltruar nga Rama në gjirin e SHQUP-it dhe sorosist.

- Publicitet -

Së dyti, arsyeja se pse Berisha mbështeti Shabanin për Avokat të Popullit konsiston në pazarin sipas të cilit Shabani do të mbështeste kandatin ‘pavarur’ të Familjes Berisha, Florjan Binajn, në garën për Bashkinë e Tiranës.

Së treti, pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet për Tiranën, duke zhvlerësuar pazarin Berisha-Shabani për mbështetjen e Binajt, Berisha nisi të etiketonte Shabanin si xhol të Edi Ramës, duke u ankuar se Rama nuk po i qëndronte ‘parimit’ që Avokati i Popullit i takonte opozitës, thua se ky institucion ishte një plaçkë që duhej ndarë mes kaçakësh.

Së katërti, për të mbuluar pazarin që shkoi keq me Shabanin, Sali Berisha, përmes shejtan-budallait Flamur Noka, akuzoi Ervin Salianjin se kishte lobuar dhe u kishte mbushur mendjen disa deputetëve të PD-së që të mbështesnin Shabanin, duke fyer rëndë kështu deputetët, të cilët po i paraqet si ca fëmijë që i ka gënjyer një dashakeq tek cepi i pallatit me çokollata.

Së pesti, Sali Berisha nisi t’a quante gabim të rëndë mbështetjen (me lejen e tij) ndaj Shabanit me qëllim për t’u hedhur hi syve kandidatëve të tjerë të PD-së për Avokat të Popullit, me shpresë se nuk do t’a kuptonin lojën e tij të radhës pas kurrizit të tyre.

Së gjashti, Sali Berisha nxiti një linçim të deputetëve të PD-së firmëtarë pro Shabanit si tradhtarë dhe matrapazë të vegjël, në funksion të mbulimit të pazareve të tij, duke u faturuar zhgënjimin e kandidatëve të tjerë pretendentë.

Së shtati, në shenjë ‘revolte’ braktisi seancën, duke mundësuar miratimin pa oponentë dhe rezistencë të amnistisë fiskale, ku përfitojnë disa shokë të Shkëlzenit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?