Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prag Bullgaria: Sylvinho pret konfirmime, shans për lojtarët me pak minuta!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Prag Bullgaria: Sylvinho pret konfirmime, shans për lojtarët me pak minuta!
Sport

Prag Bullgaria: Sylvinho pret konfirmime, shans për lojtarët me pak minuta!

Published: October 16, 2023
Shpërndaje

Në entuziazmin e fitores ndaj Çekisë, me atë mbrëmje madhështore që ngriti peshë zemrat kuqezi, Shqipëria shkon drejt një tjetër lloji prove. Këtë të martë në “Air Albania”, kuqezinjtë luajnë përballë Bullgarisë në një miqësore. E para për Sylvinhon, i cili që kur mori drejtimin e stolit ka luajtur 6 takime, të gjitha zyrtare për eleminatoret e Euro 2024.

Trajneri brazilian pritet ta shfrytëzojë këtë test për të provuar lojtarë që janë aktivizuar më pak deri tani, duke ju dhënë mundësinë të provojnë vlerat me shumë fytyra të reja që pritet të jenë në formacionin titullar. Tifozët, më në fund do të kenë mundësinë të shohin emra të kërkuar në diskutimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Duke nisur nga Muçi, protagonist i një sezoni fantastik me Legian si një ndër yjet në ngjitje të futbollit shqiptar, por edhe në mesfushë e mbrojtje, e deri te porta. Pavarësisht se një miqësore, fryma pritet të jetë e njëjta: kushdo që zbret në fushë do të duhet të japë maksimumin me përqëndrim total. Një sfidë e rëndësishme kjo në planin personal edhe për futbollistët.

- Publicitet -

Me Shqipërinë që pret të formalizojë në nëntor kualifikimin në Euro 2022, çdo shans është i rëndësisë së jashtëzakonshme për çdo futbollist për t’i provuar trajnerit brazilian se vlen për t’u ftuar në fazën finale të kampionatit europian. Që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Bullgaria, edhe pse një emër i madh i futbollit botëror, teksa shkonte deri në gjysëmfinalet e Kupës së Botës në 1994, prej vitesh nuk përjeton kohë të mira. Ata nuk kualifikohen në një event madhor që nga Europiani i 2004. Bullgaria nuk fiton prej një viti, suksesi i fundit për ta ka qenë në mesin e nëntorit të kaluar, një fitore 2-0 në miqësore me Qipron.

Që nga ajo kohë, kundërshtarët e kuqezinjve në 8 ndeshje të luajtura kanë regjistruar 3 barazime dhe 5 humbje. E fundit këtë të diel kur u mundën 0-2 në shtëpi nga Lituania në ndeshjet kualifikuese të europianit , ku në grupin G ndodhen në vendin e fundit me vetëm dy pikë, pa asnjë shans kualifikimi.

Gjithsesi skuadra që drejtohet nga serbi Mladen Krstajic, i cili është me valixhe gati, është një kundërshtar që nuk mund të merret lehtë. Një tjetër sfidë për t’u fituar kjo për Shqipërinë, për të ruajtur një ecuri fantastike duke thyer të tjera rekorde nën drejtimin e Sylvinhos.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?