Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900
AnalizaHistoriLajmi i fundit

Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

Published: May 9, 2026
Shpërndaje

Nga Sokol Çunga

Si u themelua shoqëria “Dhodhona” për shkronjat shqipe dhe Ismail Qemali

Në një letër të datës 3 prill 1900 Jani Vretoja i shkruante nga Athina Sotir Koleas në Kavallë se më datën 5 mars të atij viti, ditë e diel, në shtëpinë e mjekut Llazar Kristoviçit, nën kujdesin e Konstandin Ziko Sulotit, mësues, ishte kryer një mbledhje që kishte pasur temë bisede themelimin e një shoqërie të shkronjave shqipe. Jani Vreto propozoi ta quanin shoqërinë “Dhodhona”, bashkëkuvenduesit e pranuan, ndaj dhe më datë 19 mars u miratua Kanonizma e shoqërisë, kurse më 26 mars u zgjodh kryesia: Miltiadh Kanari, kryetar i parë, Marko Boçari kryetar i dytë, Athanas Argjiroj, sekretar, Themistokli Zullumi, arkëtar, kurse këshilltarë u zgjodhën Panajot Gangliu, Joan Dheloja, Konstanin Ziko Lambridhi, Llazar Kristoviçi, Aleksandër Konduli, dhe anëtarë që do të kujdeseshin për hartimin e teksteve dhe shtypjen e tyre u zgjodhën vetë Jani Vretoja, Konstandin Ziko Lambridhi, Joan Dheloja dhe Athanas Argjiroj. [Sokol Çunga: Jani Vreto, korrespondencë me Sotir Kolean, Tiranë, 2024, dok. 56, fq. 142-143.]

- Publicitet -

Personat e mësipërm nuk qenë individë të rastësishëm. Miltiadh Kanari (1822-1902) ishte politikan arvanitas dhe kundëradmiral i flotës greke, i biri i Konstandin Kanarit, figurë e shquar arvanitase, luftëtar i kryengritjes antiosmane të grekëve dhe pesë herë kryeministër i Greqisë.

Për Marko Boçarin (1833-1900) flet vetë emri i tij, ishte një prej pasardhësve të familjes së madhe të Boçarenjve, i biri i Dhimitër Boçarit (1808-1892), i cili kishte qenë adjutant i mbretit të Greqisë, Jorgos së Parë, deputet dhe Ministër i Mbrojtjes; Dhimitri ishte i biri i Noti Boçarit (175601841), vëlla me Kiçon, të atin e Marko Boçarit, të cilin Vretoja e shënon “Marko Burri”.

Aleksandër Konduli (1858-1933) ishte diplomat dhe deri në fund të jetës së vet arriti gradën e gjeneral leitnantit. Sindonja një dekadë pas dokumentit të mësipërm pati marrë pjesë dhe në Kryengritjen e Malcisë (1911) nën pseudonmin “Skurtis”.

Jani Vretoja (1822-1900) ishte një prej anëtarëve të Shoqërisë për Shtypjen e Shkronjave Shqip të Konstandinopojës, hartues i kanonizmës së asaj shoqërie, bashkëhartues i alfabetit shqip, që njihet si i Stambollit, dhe tipografi më i rëndësishëm i librit shqip gjatë shek. XIX, duke pasë shtypur 12 tituj librash në Bukuresht në dekadën 1880-1890.

Kurse individët e tjerë grekë e arvanitas ishin promovues të bashkëpunimit greko-shqiptar dhe mbështetës të çështjes së shkronjave shqipe.

Lajmin për themelimin e kësaj shoqate e botoi e përditshmja “Neologos” më datë 31 mars 1900, fq. 3, ku jepen emrat e kryesisë dhe shpjegohet qartë synimi i shoqatës: shtypja e librave shqip, me synim mësimin e gjuhës shqipe ndër shqiptarët dhe shtrëngimi i marrëdhënieve mes dy farave vëllazërore dhe të lavdishme, grekëve dhe shqiptarëve.

Në të njëjtën periudhë gazeta “Neologos” boton një sërë shkrimesh pa emër autori ku promovohen marrëdhëniet vëllazërore që duhet të kultivojnë grekët dhe shqiptarët, si popuj vëllezër me prejardhje të përbashkët dhe fate që historia i ka ndërthurur ndër shekuj, e veçanërisht dy prej tyre vlen të trajtohen. Thelbi i tyre nuk mund të bartet duke i përmbledhur, ndaj dhe i sjellim të përkthyer në shqip. Teksti i parë, i shkurtër, por krejt i kthjellët, thotë:

“Teksa situata në shtetin fqinj (në Turqi, S. Ç.) është siç e shohim sot dhe nuk e dimë dhe sa do të zgjasë, autoritetet e Athinës, të drejtuara nga qeveria, duhet të mendojnë se kanë disa detyrime që lidhen me interesat kombëtare. Në Athinë vërshojnë shumë turq, për një arsye a një tjetër, dhe kjo nuk është punë e papëlqyer, pasi kështu do të na njohin më mirë dhe kemi për t’u lidhur më fort mes nesh.

Por mes këtyre muhamedanëve ka edhe shqiptarë, të cilët Greqinë nuk e konsiderojnë vend të huaj, por kanë ndërgjegjen se me ne lidhen në shumë forma dhe mënyra.

Kemi detyrë që këta shqiptarë t’i trajtojmë në mënyrë të veçantë dhe t’u dëftejmë atyre me vepra se populli grek ushqen për shqiptarët ndjenja vëllazërore dhe interes të nxehtë për fatin e tyre. Në këtë këndvështrim, mbërritjen e tyre këtu duhet ta konsiderojmë si rast të lumtur për komunikimin e këtyre dy popujve vëllezër dhe këtë qeveria duhet ta kuptojë dhe t’ua mësojë edhe organeve të saj.” [“Neologos”, 22 prill 1900, fq. 1.]

Kurse i dyti, duke krijuar një lidhje aspak të pavend mes arbëreshit Francesco Crispi (1818-1901) dhe realitetit historik të Greqisë së shek. XIX dhe kapërcyellit të shek. XX, ngre pyetje dhe propozon përgjigje:

“Cila është detyra jonë? Sikur Krispi të mos kishte thënë gjithë sa ka shkruar për shqiptarët dhe grekët, nuk do të kishte qenë burrë e politikan me mend. Nuk do të kishte qenë as greko-shqiptar, siç është. Por, duke ngritur zërin gjëmimtar e sqimatar në mbrojtje të shqiptarëve dhe duke pranuar se vetëm mes tyre dhe grekëve shtrihen lidhje të palëkundura të historisë dhe të gjakut, dhe se vetëm me grekëve mund të bashkëjetojnë kombëtarisht dhe politikisht shqiptarët, siç e dëshmojnë se janë edhe njëra, edhe tjetra palë.

“Shqiptari që mohon të përbashkëtat historike që ka me grekët dhe prejardhjen e përbashkët, sikur ka thënë se mohon kombësinë e tij, kurse greku që flet kështu, sikur ka thënë se mohon vetveten.” Këto të vërteta duhet të popullarizojmë, t’i përhapim kudo mes grekëve dhe shqiptarëve, pasi koha shtrëngon që të dy këta kombe të së njëjtës farë dhe marrëdhëniet mes tyre duhet të marrin formë të qëndrueshme dhe praktike.

Avokatia ndaj këtyre të vërtetave prej burrit të lartë dhe autoritetit të birit të madh të Siqelisë, asaj Greqie tjetër në gjak, vjen në kohën e duhur për t’u mësuar edhe drejtuesve të politikës ndërkombëtare natyrën e çështjes shqiptare. Por mbi të gjitha është fshikullim i fortë ndaj qeveritarëve dhe qytetarëve të Greqisë së re. Sa kohë ishin gjallë burrat e ’21-shit, të cilën dinin historinë e tyre, shqiptarët, jo vetëm të krishterët, por edhe muhamedanët, konsideroheshin vëllezër, dhe lufta mes tyre shkaktoi në ndërgjegje luftën me karakter vëllavrasës, përplasjet brenda farës.

Mirëpo grekët e rinj, me Demostenin dhe Ksenofondin në duar, e konsideruan poshtërues emrin e shqiptarëve dhe gjuhën shqipe, duke harrur se gjysma e Greqisë ka gjak të kulluar shqiptar, se shumë popullatë e saj flet këtë gjuhë, se djepi i grekëve dhe i helenëve ndodhet poshtë Akrokerauneve dhe se gjuha shqipe është ajo që zbërdhen periudhën pellazgjike dhe emigrimet historike, falë të cilave një pjesë e kësaj fare u shndërruan në helenë.

Po nëse këto i harrojnë qeveritarët grekë, ja se ku shfaqen burra të klasit të parë, për t’u kujtuar detyrën e shpërfilluar dhe të harruar. Greqia duhet t’i hapë kat e kat gjinjtë e vet për idenë shqiptare. Greqia dhe Shqipëria janë vëllezërit siamezë, me dy kokë, por me një organizëm dhe një shpirt.

Detyra jonë është të bëhemi udhërrëfyes në klloçitjen e lirisë së Shqipërisë dhe të autonomisë së shqiptarëve. Përndjekja e vëllezërve shqiptarë filloi në vendin fqinj dhe Greqia ka detyrën që jo vetëm Athinën ta kthejë në strehë të shqiptarëve dhe në altar të lirisë së tyre të ripërtërirë, por edhe autoritetet në Thesali dhe Epir t’i vërë në dijeni që të mos bëjnë dallime mes grekëve dhe shqiptarëve të cilitdo besim. [“Neologos”, 25 prill 1900, fq. 1.]

Duke lënë mënjanë krahasimin e vëllezërve siamezë, që s’i përmbush nevojat estetike dhe higjienike të bashkëjetesës vëllazërore, artikulli hedh idenë e krijimit të një federate shtetërore greko-shqiptare, brenda të cilës askush s’qëndron më lart nga tjetri, pavarësisht prejardhjes dhe fesë.

E matanë frazave politike programative, në të dy artikujt bien në sy çastet kur autori anonim u referohet atyre shqiptarëve myslimanë që nuk janë mbështetës së Portës së Lartë, por Greqinë e konsiderojnë atdhe të tyre, po aq sa Shqipërinë dhe grekët i konsiderojnë vëllezër. Për t’iu përgjigjur pyetjes se cilët janë këta shqiptarë nuk nevojitet të shfletojmë shumë, mjafton të lexojmë historinë e kohës ose fletët e mëpastajme të gazetës “Neologos”.

Më 28 prill 1900 Ismail Qemali u largua nga Stambolli me një anije britanike, ditët e para të majit zbriti në portin e Pireut, shkoi në Athinë dhe qëndroi në hotel “Grande Bretagne” si mik në tokën greke. Sa i rëndësishëm ishte kjo lloj “arratisjeje” e I. Qemalit nga Turqia na e dëften gazeta “Neologos”, përmes së cilës njoftohemi më 9 maj se adjutanti i sulltanit, Ilam beu, pati mbërritur në Athinë duke pasur detyrë të veçantë të bindte beun tjetër të arratisur nga Stambolli, Ismailin (gazeta nuk ia përmend emrin), që të kthehej në Stamboll.

Ndonëse themelimi i “Dhodhonës” përputhet në kohë me këtë klimë filoshqiptare në Athinë, vëmendja kryesore qartazi bie mbi Ismail Qemalin, artikujt e mësipërm apo të tjerë nuk duhen lexuar si të lidhur me Jani Vreton dhe “Dhodhonën”. Sikundër shpjegon më gjerë Ledia Dushku në Kur historia ndau dy popuj fqinj, Shqipëria dhe Greqia 1912-1914 (Tiranë, 2012, fq. 59-76), kjo klimë pranverore dhe dashamirësie në marrëdhëniet greko-shqiptare vinte si pasojë e fronteve armiqësore, ideologjike dhe ushtarake, në të cilat ndodhej Greqia e kohës, qoftë në kufirin me Turqinë, qoftë në atë me Bullgarinë. Teksa shqiptarët e pas Lidhjes së Prizrenit kishin filluar të kultivonin gjerësisht ndërgjegjen kombëtare dhe të artikulonin kërkesat për autonomi apo për pavarësi, Greqia po përgatitej për të caktuar vijën kufitare me shtetin e ri që do të dilte nga Perandoria Osmane. Shqiptarët nuk ishin ende të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, kësisoj, krijimi i klimës së vëllazërisë dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe grekëve ishte një diplomaci inteligjente dhe e butë në kohëra trazirash dhe pasigurie, pa krijuar kundërvënie të rëndësishme.

Ndoshta prej këtij bashkëpunimi do të kishin përfituar të gjitha palët, sikur të kishte vijuar. Jo shumë vite më pas vendin e diskursit vëllazëror e zunë thirrjet e dyanshme të luftës, të cilat lanë shenja të pashlyeshme përmes konflikteve të armatosura që ndodhën në kuadrin e luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.

Në Athinë Ismail Qemali u takua me gati gjysmën e qeverisë dhe qarqet politike të vendit, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe me Princ Nikollën e Greqisë. Po ashtu, I. Qemali gjeti kohë të takohej edhe me Jani Vreton. Teksa duket se bisedat e të dyve me grekët apo arvanitasit e Athinës shkonin fjollë, dy patriotët s’e gjetën dot gjuhën e përbashkët.

Në letrën e tij të fundit për S. Kolean, Vretoja përshkruan takimin me Ismail Qemalin: “Do të kish marr’ udhë vëllazëria “Dhodona”, po goditi e erth këtu Izmailbe Vlora, të cilënë e pritnë me nder si mbëret, për hir të Shqipërisë pas të shkruaravet mia, prej së cilash një pjesë ishte ngritja [kopje, S. Ç] me dorët tënde, dhe të cilatë i këndoj ipurgoj [ministri, S. Ç.] i punëvet jashtërme, dhe dorë ndë për dorë po i marrënë njerës të urtë e e këndonjënë.

Ky Izmailbeu pas ca fjalëve pashë që s’ishte një me Samibejnë e Naimbejnë, edhe tha që, Alfavita e Shqipjesë që kanë bërë Samibeu e Vaso Shkodrani e Vretua s’ishte bërë me mendim dhe z’vete mbarë. Dhe na i ftohu disa vëllezrë. Po të shumëtë thanë s’ishte puna jonë të përzihemi ndë alfavitët të shqipesë, si janë tiposurë vivlla gjëtek të tiposenë dhe këtu. Vajta e thashë, as m’i thuaj mejtimet’ e drejta të tuatë. Ja, tha, fjala ishte një, që kudo që të ndodhem të tipos vivllë shqip me shkronjëza që gjendenë.

Kjo fjalë u tha shumë hera, thash unë, ndë mbledhja shumë vjet, që ndë njady pa vaturë dhiiqiti [administrator, S. Ç.] ndë Roçuk [Rusçuk, S. Ç.] u ndodhe dhe zotëria jote dhe the se shqipja nukë shkruhetë me alfavitët të arapishtesë, dhe bëtë kaqë të meta, po pa eja e folë dhe me punë si munt të tipos shqip kudo që të gjendesh. Zuri të flasë pa pikë logjiko, dhe ika e lashë dhe z’vajta më. […] Ndë ishte për të mirët të Shqipërisë, si hapi fjalënë, Zoti ja mbaroftë!

Po më duketë mjeshtëri për të marrë me të mira Anglinë që ishte ftohurë me Turqinë. Njeri i mirë nukë m’uduk, edhe Maliqbe Frashëri në mëngjes kur dotë shkoninë erth në odët t’ime (se unë z’vajta më ndë hotelt të atyre) edhe më tha, tani e njoha që s’qënëka njeri i mirë, ugjënjyeshë. Keq bëra, më duketë, që jam me të, po ubë. [Sokol Çunga: Jani Vreto, korrespondencë me Sotir Kolean, Tiranë, 2024 dok. 57, fq. 144-146.]

Pas vizitës pothuaj dymujore në Athinë, Ismail Qemali vijoi udhën drejt Londrës. Lidhjet me Athinën politike (dhe ekonomike) i vijoi gjatë gjithë dekadës së parë të shekullit. Në Athinë u rikthye sërish për të diskutuar më gjatë çështjet e bashkëpunimit shqiptaro-grek, çështje për të cilën nënshkroi edhe një protokoll bashkëpunimi më 1907. I mbështetur ekonomikisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë udhëtoi e botoi artikuj, si dhe botoi gazetën “Shpëtimi i Shqipërisë”, e cila qarkulloi vetëm në gjuhën greke.

Është interesant fakti se, teksa Ismail Qemali nuk binte dakord me Jani Vreton për punë germash të alfabetit, nuk hasim ndonjë vepër botuar prej tij në gjuhën shqipe, sa qe gjallë. Gjithë çfarë botoi ishte shkruar në gjuhë të tjera, e s’kemi si ta dimë cilin alfabet zgjodhi për shqipen e tij. Pranvera athinase e Ismail Qemalit vijoi deri në vitet 1910-1911.

Kurse Jani Vretoja mbeti në Athinë, duke u mejtuar si të gjente mënyrë për të sendërtuar shtampat e shtypshkronjës, me të cilat do të shtypte librat shqip. Nuk dimë a do t’ia kishte dalë, sikur të arrinte të jetonte më gjatë. Ndërroi jetë mes mjerimit dhe urisë diku ndërmjet 15 qershorit (letra e tij e fundit drejtuar Sotir Koleas) dhe 10 korrikut 1900 (datë në të cilën u botua lajmi i vdekjes së tij në gazetën “Neologos”). Kujtimi i të dy këtyre burrave ndër shqiptarë ka për të mbetur i pashlyer, duke vlerësuar secilin për aq sa e njohim.

Reporter – BIRN

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • demo says:
    May 9, 2026 at 1:23 pm

    Kete Taraf me Jano Vreton ne krye,(Kristoforidhi e quan Jano),te perbere nga greko aravaniter,e ka demaskuar Kristoforidhi ne 1888 ne nje leter derguar Nikolla Nacos dhe Konica nje 1897 ne pamfletin: Vrasja e Anastas Kulluriotit,.Dhelperite e grekerve.
    Qellimi i ketij Tarafi te perbere nga themelues te shtetit grek,Shtetaree qeverritare greke-arvanitas eshte Assimilimi i kombit Shqiptar nepermjet shkrimit te shqipes me alfabetin grek.Imponimit te thagmes Shqiptaret dhe greket kane rrenje te perbashketa,perse te mos bashkohen ne nje shtet?Shtetin grek,natyrisht.Shqiptaret jane nje fare e nje fis me arvanitasit,qe jane shqiptare,POR JO ME GREKERIT.Kete e kane vertetuar hulumtimet Arkeologjike ne Terren,studimet linguistike dhe se fundi depistimet gjenetike qe i dhane fund cdo njesimi te popullit shqiptar me popullin grek,.Cdo njesimi te popullit Iliro-Epirot me popullin Helen.
    Gjeniu themelues i gjuhesise shkencore,i diplomuar ne Universitetin e Londres,Kostandin Kristoforidhi e paisi gjuhen shqipe me nje Alfabet krejt me germa latine,si parardhesit Buzuku,Budi,Bardhi,Bogdani,,Mjaft modern,qe do ti qendronte dhe kohes sotme.Qe ne 1864.40 vjet para kongresit Manastirit.Hartoi fjalorin e Gjuhes shqipe me 40 mije fjale te Standartit te fjalorit shqip shqip te vitit 1981,qe perfundoi si kaposhi nje thele ne Fjalorin Shqip-greqisht te vitit 1903,pikerisht prej kreut te ketij Tarafi ne dukje patriotik,por ne thelb grekqiroik.Kreu i ketij Tarfi te rrezikshem ishte Jano Vreto,qe vodhi ne Banken e Bukureshtit 400 napolona florinj te mbledhur ne kolonite e Misirit dhe te Vllahise per Botimin e Fjalorit enciklopedik 40 mije fjale,NjE ALFABET LATIN te kollosit shkencor te gjuhes shqipe Kostandin Kristoforidhi.
    Sabotatori ishte Jano Vreto.Hajduti i florinjve te monumentit te gjuhes shqipe ishte Jano Vreto grekomani i fshehte,qe pat hartuare nje alfabet te shqipes me shkronja greke.Demo eshte i pari dhe i vetmi Studiues i vertete,qe ka botuar letren e Kristoforidhit,te gjetur ne Arkivat e Namik Resulit,kontributor i rralle i shqiptarizmews ,armik i komunizmes,sllavizmes,greqizmes.Ballist,Nacionalist,Rektor i Albanologjise ne Universitetin e Romes.Armik,qe per fat te mire Enver Hoxha i hengri mune.
    Sot disa turbogjuhetare dhe hajvano historiane po i verviten gjuhes shqipe per ti mveshur alfabetin grek,gjoja sikur ky eshte alfabeti i lashte i shqipes,pellasgjishtes,por e paskan vjedhur grekerit.Ne krye te kesaj bolle antishkencore dhe antikombetaree eshte ngrefosur nje injorant gjuhesor,nje kapadai rrenacak ne fushe te hisatorise,qe quhet Alban Kraja.
    Ky kritikon Kongresin e Manastirit,qe paska zbatuar alfabetin latin per gjuhyen shqipe dhe jo alfabetin grek,sepse sipas ketij alfabeti grek eshte alfabeti pellasgjik i gjuhes qe e paskan vjedhur greket.,vazhdon

    Reply
  • demo says:
    May 9, 2026 at 1:25 pm

    Kete Taraf me Jano Vreton ne krye,(Kristoforidhi e quan Jano),te perbere nga greko aravaniter,e ka demaskuar Kristoforidhi ne 1888 ne nje leter derguar Nikolla Nacos dhe Konica nje 1897 ne pamfletin: Vrasja e Anastas Kulluriotit,.Dhelperite e grekerve.
    Qellimi i ketij Tarafi te perbere nga themelues te shtetit grek,Shtetaree qeverritare greke-arvanitas eshte Assimilimi i kombit Shqiptar nepermjet shkrimit te shqipes me alfabetin grek.Imponimit te thagmes Shqiptaret dhe greket kane rrenje te perbashketa,perse te mos bashkohen ne nje shtet?Shtetin grek,natyrisht.Shqiptaret jane nje fare e nje fis me arvanitasit,qe jane shqiptare,POR JO ME GREKERIT.Kete e kane vertetuar hulumtimet Arkeologjike ne Terren,studimet linguistike dhe se fundi depistimet gjenetike qe i dhane fund cdo njesimi te popullit shqiptar me popullin grek,.Cdo njesimi te popullit Iliro-Epirot me popullin Helen.
    Gjeniu themelues i gjuhesise shkencore,i diplomuar ne Universitetin e Londres,Kostandin Kristoforidhi e paisi gjuhen shqipe me nje Alfabet krejt me germa latine,si parardhesit Buzuku,Budi,Bardhi,Bogdani,,Mjaft modern,qe do ti qendronte dhe kohes sotme.Qe ne 1864.40 vjet para kongresit Manastirit.Hartoi fjalorin e Gjuhes shqipe me 40 mije fjale te Standartit te fjalorit shqip shqip te vitit 1981,qe perfundoi si kaposhi nje thele ne Fjalorin Shqip-greqisht te vitit 1903,pikerisht prej kreut te ketij Tarafi ne dukje patriotik,por ne thelb grekqiroik.Kreu i ketij Tarfi te rrezikshem ishte Jano Vreto,qe vodhi ne Banken e Bukureshtit 400 napolona florinj te mbledhur ne kolonite e Misirit dhe te Vllahise per Botimin e Fjalorit enciklopedik 40 mije fjale,NjE ALFABET LATIN te kollosit shkencor te gjuhes shqipe Kostandin Kristoforidhi.
    Sabotatori ishte Jano Vreto.Hajduti i florinjve te monumentit te gjuhes shqipe ishte Jano Vreto grekomani i fshehte,qe pat hartuare nje alfabet te shqipes me shkronja greke.Demo eshte i pari dhe i vetmi Studiues i vertete,qe ka botuar letren e Kristoforidhit,te gjetur ne Arkivat e Namik Resulit,kontributor i rralle i shqiptarizmews ,armik i komunizmes,sllavizmes,greqizmes.Ballist,Nacionalist,Rektor i Albanologjise ne Universitetin e Romes.Armik,qe per fat te mire Enver Hoxha i hengri mune.
    Sot disa turbogjuhetare dhe hajvano historiane po i verviten gjuhes shqipe per ti mveshur alfabetin grek,gjoja sikur ky eshte alfabeti i lashte i shqipes,pellasgjishtes,por e paskan vjedhur grekerit.Ne krye te kesaj bolle antishkencore dhe antikombetaree eshte ngrefosur nje injorant gjuhesor,nje kapadai rrenacak ne fushe te hisatorise,qe quhet Alban Kraja.
    Ky kritikon Kongresin e Manastirit,qe paska zbatuar alfabetin latin per gjuhyen shqipe dhe jo alfabetin grek,sepse sipas ketij alfabeti grek eshte alfabeti pellasgjik i gjuhes qe e paskan vjedhur greket.,vazhdon
    vazhdon…

    Reply
    • Dino says:
      May 10, 2026 at 1:12 pm

      Sakte..si gjithmone greket e djallezuar vene ne levizje kalin e trojes..

      Reply
  • Aldrin says:
    May 9, 2026 at 2:48 pm

    Cila ishte alfavita e Namibese e Samibese?

    Reply
  • demo says:
    May 9, 2026 at 2:56 pm

    Nqs Kristoforidhi paralajmeroi rrezikun e gllaberimit grek te Viseve te Shqiperise se Jugut,Epiri,Cameria,Toskeria,qe ne 1878,Konica ne gazeten Albania,ne pamfletin kushtuar therorit te qendreses arberore te Athinjotit Anastas Kuylluirioti,biri i Jani Kulluriotit mbrojtesi Akropolit,qe u helmua nga greket,na zbulkon dhelperine e ketyre Shoqerive greko arvanitase,qe po pregatitnin gllaberimin e Shqiperise nga klikat shoviniste greke ne bashkepunim mne kishen greke shtireshin si vellezer te shqiptaREVE.Une e kam botuar pamfletin e Konices tek gazeta Kombi i Hidajet Beqirit.Rreh pikerisht tek shoqeria shoviniste greko arvanitase Dhodhoni,qe shtireshin si vellezer me popullin shqiptar,per te gllaberuar Shqiperine.
    vazhdon..

    Reply
  • demo says:
    May 9, 2026 at 5:40 pm

    Ky shkrim idilik i vellazerise greko shqiptare te grekomanit Cunga me bind se mitra qe polli komplotistet Dhodhoni dhe Andartet kriminele qe pushtuan Epirin Camerine me masakra te tmerrshme nuk eshte shuar.
    Ngrefosja emfatike e dallkaukut Alban Kraja,qe kerkon te shkruhet gjuha shqipe me alfabetin grek eshte jo vetem pjelle e injorances,por edehe djallezise.Qorrolleps ate burrin cam te Mesila Dodes dhe nje Oga,qe shtiret si bir kurve,snob,bythe e zgjuar.Ju thote qe ilirishtja ka 30 mije fjale njerrokshe,sikur dallkauku gjuhesor Alban Kraja vjen nga 3000 vjet te shkuara.
    Ate qe nuk e shpalli Cabeu,Jokli,Krahe,Pedersen,Demiraj,Domi,Lloshi,me gjuhen shqipe dhe prejardhjen historike te saj e shpall kasneci kopratives Alban Kraja.Ilirishtja paska vetem fjale njerrokesha!!!!!!!!!!!!!!!! .Po sikur demo si njohes modest i Gjuhesise historike,qe ka marre nje 8 me yll ne shnderrimet historike fonetike dhe morfoloogjike te gjuhes shqipe te Shaban Demirajt,te rendisi ty disa fjale shumerrokeshe te ilirishtes,qe na kane ardhur nga historianet,shkrimtaret,gjeografet,udhetaret e Lashtesise Greko Romake?Psh Ne Tabula Peutigeriana dhe Tabula Burdigala te Via Egnatius kemi Dyrrachium,Scampinus(Scampis tek Ptolemeu i Alexandrise)Diana Candaviensis,(Kandavia nje krahine qe perfshin lokalitetin e Polisit,So0potit,Cermeniken dhe Martaneshin e sotem.Nje fshat me emrin Kunavia ne Cermenike ruan toponimin ilir).Taulantet eshte emri i fisit ilir qe banonte luginen e Shkumpinit nga Pelioni i lashte deri ne Aulone,Vlona e sotme.Dasarete,Dalmate,Dardane,Argjire,Amante,Atamane,Kaone,Mollose,Thesprotia eshte emer ilir dhe joi grek.Berenica eshte emri i Prevezes se lashte,themewluar nga Pirro Epirit per nder te emtes se tij Berenica,gruaja e mbretit Glaukia te Taulanteve,qe i shpetoi jeten kur ishte foshnje dhe sakrifikoi mbreterine duike perballur ne dy beteja mbretin gjeneralin Kasander te Maqedonise dhe i peshtyu 3000 kg flori per dorzimin e tij.Bardhuli,Alketa,Agroni Triteuta,Etleva etj etj etj emra Ilire,mos te duken njerrokesh o kokebosh?Nuk e di e ke deftesen e 8 vjecares,sepse ne ate stad arsimimi mesohen rrokjet.fjalet,emrat,foljet,ndarja e fjaleve ne rrokje.l
    Alfabeti i Teodor Haxhijakovit(haxhifilipi),qe Alban Kraja e pandeh per alfabet pellazgjik,,nuk eshte as pellasgjik,as Fenikas,por sipas specialisteve te Alfabeteve te lashta eshte nje variant i kombinuar i alfabetit te lashte grek linear B me 54 germa.;Pellazget qe kane joshur te gjithe Turbofantaksurit nuk kane lene alfabet dhe fjale,sa kane lene Neandertalet.
    shkencetaret i kane permbledhur ne nje shprehje-Mbjelles,korres.Nje popullsi levantine(Afriuka veriut,Siri,Irak,Turqi),qe sollen bujqesine ne Evrope rreth 8 mije vjet me pare.Kete nxjerrin edhe keta gjenetistet,qe studiojne ADN.
    Turbotorollaket analfabete qe gelojne tek cmendina camit te Mesila Dodes i kane paisur pellasget me alfabet,me shkrime,me tregime se fantazia budalles nuk shteron kurre.

    Reply
  • demo says:
    May 10, 2026 at 4:19 am

    Mitra shoviniste greke nuk eshte SHTERPEZUAR.Jam ketu per te shkundur miellin nga putrat e ujkut.

    Reply
  • I apasionuari pas të vërtetës says:
    May 10, 2026 at 5:57 am

    Respekt Demo.

    Reply
  • demo says:
    May 10, 2026 at 1:29 pm

    Nderimi eshte i ndersjellte.flmnd.per Respektin!

    Reply
  • K O R C A says:
    May 10, 2026 at 7:49 pm

    Te vleresoj per gjithe sa ke shkrusr ketu z.Demo .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?