Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Biden takohet me kancelarin gjerman, diskutojnë për…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti Biden takohet me kancelarin gjerman, diskutojnë për…
AktualitetBote

Presidenti Biden takohet me kancelarin gjerman, diskutojnë për…

Published: February 10, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se Kongresi do të ishte përgjegjës nëse do të dështonte të miratonte paketën financiare në ndihmë të Ukrainës dhe falënderoi të premten kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij për të siguruar ndihmën ushtarake të Gjermanisë për Kievin. Zoti Scholz, i cili po qëndron në Uashington për të mbështetur përpjekjet e Presidentit Biden për të siguruar fondet për Kievin, u takua me Presidentin në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mbi agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe krizën në Lindjen e Mesme.

Zoti Scholz tha se ishte i kënaqur që Evropa kishte marrë vendimin për të ofruar mbështetjen financiare për Ukrainën. “Po ashtu, Gjermania ishte e gatshme të rriste mbështetjen e saj për furnizimin me armatime. Shpresoj se Kongresi, Dhoma e Përfaqësuesve do t’u përkahë dhe do të vendos për ofrimin e mbështetjes së nevojshme”, shtoi ai.

Senati amerikan ra dakort të enjten të propozojë një paketë të re ndihmash prej 95 miliardë dollarësh. Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin.

- Publicitet -

Zoti Scholz tha për gazetarët se Presidenti Putin “kishte treguar me detaje një histori plotësisht absurde për origjinën e luftës së tij”, gjatë intervistës me ish-prezantuesin e kanalit Fox News, Tucker Carlson, e cila u bë publike të enjten. “Ka një arsye të qartë, dhe ajo është dëshira e Presidentit të Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës”, tha ai.

I pyetur rreth sugjerimit të zotit Putin për shkëmbimin e të burgosurve, gazetarit të ‘Wall Street Journal’, Evan Gershkovich i cili mbahet në burg në Rusi prej afro një viti, me Vadim Krasikov, të cilin një gjykatë gjermane e shpalli fajtor për vrasjen e një ish udhëheqësi kryengritës çeçen në Berlin, zoti Scholz tha se këtë çështje nuk duhet të diskutoheshin publikisht.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian miratoi një paketë ndihme 4-vjeçare me vlerë 50 miliardë euro për Ukrainën Ukraina, e cila synon të anëtarësohet në NATO, mbështetet tek vendet perëndimore për ndihmën ushtarake dhe financiare.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Presidenti Biden dhe kancelari Scholz gjithashtu ka të ngjarë të diskutojnë situatën në Gazë dhe kërcënimet nga rebelët Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?