Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës: Ndalni kërcënimet!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës: Ndalni kërcënimet!
AktualitetBote

Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës: Ndalni kërcënimet!

Published: May 20, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinës të hënën t’i ndalë kërcënimet ushtarake dhe politike, duke thënë se paqja është zgjidhja e vetme dhe se Pekini duhet ta respektojë zgjedhjen e popullit tajvanez.

Lai, duke iu drejtuar turmës pranë zyrtares presidenciale në qendër të Taipeit në fjalimin e tij inaugurues, e përsëriti thirrjen për bisedime me Kinën.

Kina pretendon se Tajvani është territor i saj dhe i ka rritur kërcënimet për ta aneksuar atë me forcë nëse është e nevojshme.

- Publicitet -

“Unë dua gjithashtu t’i bëj thirrje Kinës të mos e kërcënojë më Tajvanin politikisht dhe ushtarakisht, dhe ta marrë përsipër përgjegjësinë globale për Tajvanin për të punuar zellshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe në rajon, për t’u siguruar se bota nuk frikësohet nga shpërthimi i luftës”, tha ai.

Lai shtoi se “ne duam t’ia themi këtë botës: Tajvani nuk bën lëshime për demokracinë dhe për lirinë. Paqja është opsioni i vetëm dhe prosperiteti është synimi ynë për paqe dhe stabilitet afatgjatë”.

Tajvani është duke u përballur me trysni nga Kina, e cila gjithashtu ka mbajtur aktivitete të rregullta detare dhe ajrore në afërsi të ishullit prej se Lai, 64 vjeç, u emërua president në janar.

Lai, i cili ka qenë zëvendëspresident në katër vjetët e fundit, tha se njerëzit duhet të jenë realë për kërcënimin nga Kina dhe se Tajvani duhet ta dëshmojë përkushtimin për ta mbrojtur veten.

“Para se Kina të heqë dorë nga përdorimi i forcës për ta pushtuar Tajvanin, qytetarët duhet ta kuptojnë këtë: Edhe nëse ne i pranojmë të gjitha pretendimet e Kinës dhe heqim dorë nga sovraniteti, synimet e Kinës për ta aneksuar Tajvanin nuk do të zhduken”, shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në raportin ditor të së hënës, për aktivitetet ushtarake të Kinës, se gjashtë avionë luftarakë kinezë e kaluan vijën e mesit të Ngushticës së Tajvanit, e cila në të kaluarën ka shërbyer si një vijë jozyrtare kufitare.

Kina thotë se nuk e njeh më këtë vijë kufitare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e uroi Lain për detyrën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me të për “avancimin e interesave dhe vlerave tona të përbashkëta, për thellimin e marrëdhënieve tona të kamotshme jozyrtare, dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 10 tetor 2026
  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?