Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, e ka ushtruar veton e saj të parë prej se u zgjodh në maj të vitit të kaluar, duke mos e dekretuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, i cili, ndër të tjera, parashikonte që licencat për kujdestarët e çerdheve të jenë edhe në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase, raporton REL.
Në një deklaratë për media të martën, ajo theksoi se vendimi për veton nuk synon “të fyejë asnjë gjuhë, apo të ndjekë këshilla partiake”, por, siç tha, të inkurajojë rishikimin e disa dispozitave të ligjit të lartpërmendur, veçanërisht të neneve 9 dhe 10.
Me këto dy nene, ligji parashikon që përveç gjuhës maqedonase, në licenca të përfshihet edhe gjuha që flasin 20 për qind e qytetarëve.
Silanovska në sqarimin e saj thotë se nenet e kontestuara 9 dhe 10 të këtij ligji duhet të rishqyrtohen në prizmin e amendamentit pesë të Kushtetutës dhe Ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve, i cili aktualisht është i kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.
“Vetëm bëra thirrje që nenet 9 dhe 10 të rishqyrtohen edhe një herë dhe të rishikohet nëse kjo mënyrë e marrjes dhe pajisjes me licencë nuk do të sjellë hapësirë për autorizim diskrecional. Unë nuk jam e njëanshme, por partitë që kërkojnë kualifikime janë”, tha Siljanovska-Davkova.
i.b./dita
Komunistja fanatike, Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova perpara se te ndaloje gjuhen shqipe ne MV duhet te hape dhe te lexoje historine se ne 7 janar shenohet nje nga datat me te ZEZA dhe me te LIGA te ketij shteti artificial i krijuar ne epruveten e Stalinit me Titon per te penguar Bullgarine e Madhe ne Ballkan me synim krijimin e Federates Jugosllave Ballkanike kur Josif Stalini kishte mare aprovimet e Gjergj Dimitrovit dhe Enver Hoxhes, ja degjoni o shqyptare te paditur dhe te palecitur se cfare ishte “Bozhiku i Pergjakur”, ose “Krishtilindja e Pergjakur” Komuniste e Titos me 7 janar 1945 ne MV, kur ne kete date te Lindjes se Krishtit sipas kalemdarit te vjeter Julian u pushkatuan ose u zhduken pa lene asnje gjurme mbi 12 mije intelektuale maqedonas te ashtuquajtur “fashiste bullgare”, ja historia historia e vertete:
BOZHIKU I PERGJAKUR – BLOODY CHIRSTMAS
Nje huaizim nga Wikipedia me perkthim nga: intelektuali
“Krishtlindjet e përgjakshme” ishte një fushatë në të cilën disa mijra intelektuale antikomuniste u vranë dhe u masakruan si kolaboracionistë nga autoritetet komuniste jugosllave në Republikën Socialiste të Maqedonia në 7 janar te vitit 1945, kur shumë njerëz te Maqedonise u gjenden paptritur të akuzuar për orientim pro-bullgar, vetem sepse ishin antikomuniste në të shumtën e rasteve ishin pro pavarësisë dhe anti-jugosllave, u arrestuan, u dënuan me pushkatim me akuza të sajuara sipas medotave staliniste. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, bullgarët në të ashtuquajturat “trojet e reja” në Maqedoninë e Vardarit, të aneksuara nga Bullgaria gjatë luftës, u persekutuan duke përdorur akuzat për “shovinizëm bullgar”. Ky kapitull i historisë maqedonase ishte një temë tabu për bisedë deri në fund të viteve 1980 dhe si rezultat, dekada heshtje zyrtare krijoi një reagim në formën e manipulimeve të shumta të të dhënave për qëllime propagandistike nacionaliste dhe komuniste. Për të zhdukur ndjenjat bullgarofile të pjesëve të popullsisë vendase, komunistët jugosllavë filluan një proces të ndërtimit të kombit. Që nga fillimi i Republikës së re Socialiste të Maqedonisë ne epruvetat e Kremlinit, u shfaqën akuza se autoritetet e reja ishin përfshirë në hakmarrjen kundër njerëzve që nuk e mbështetën formimin e identitetit të ri etnik maqedonas. Numri i “tradhtarëve” dhe “bashkëpunëtorëve” të vdekur për shkak të vrasjeve të organizuara të bullgarëve gjatë Krishtlindjeve të përgjakshme dhe më pas është i paqartë, por disa burime thonë se numri i viktimave është rreth 12 mije. Ideja ishte të dobësohej inteligjenca bullgare antikomuniste në Maqedoni, të zhdukej vetëidentifikimi bullgar i pjesëve të popullsisë dhe të përshpejtohej procesi i maqedonizimit. Në fund të vitit 1944 u miratua një ligj për mbrojtjen e nderit kombëtar maqedonas, i cili legalizonte persekutimin e personave që shprehnin hapur vetëidentifikimin bullgar. Gjykatat speciale u krijuan gjithashtu për të mbrojtur nderin kombëtar të Maqedonisë. Gjatë terrorit të janarit 1945, në rrugën ndërmjet Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës, dhe në kodrat e malit të Galiçicës afër fshatit Oteshevë dhe fshatrave të tjera, u ekzekutuan mijra bullgarë. Shumica e trupave u hodhën në liqenin e Prespës. Në disa qytete të Maqedonisë së Vardarit u krijuan gjykata popullore, duke shqiptuar dënime me vdekje për qytetarët e akuzuar për “shovinizëm bullgar”. Partia Komuniste e Jugosllavisë shprehu pakënaqësinë me këto veprime të mefshta dhe te ngadalshme te Partisë Komuniste të Maqedonisë, me një shkëmbim letrash që tregonte se kjo e fundit kishte zbutur represionet duke dhene direktiva për t’i ndezur nga fillimi represionet e ndeshkimeve ndaj “fashisteve bullgare” dhe derguan me urgjence kasapin e Titos, ish-përfaqësuesi i Titos në Maqedoni dhe Shqiperi, Svetozar Vukmanović-Tempon qe ishte tërhequr më herët në nëntor 1944 dhe qe Josip Tito e kishte zëvendësuar me keshilltarin e tij, Miha Marinko pas kritikave te shumta ndaj Tempos nga popullsia maqedone dhe ajo shqiptare per egersine e tij karakteristike me te cilat impononte politiken e Jugosllavise Komuniste ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Sipas burimeve zyrtare maqedone, ndërmjet viteve 1945 dhe 1947 mbi 4700 intelektuale anti-komuniste te ashtuquajtur bullgarë u pushkatuan ose u zhdukën pa asnje gjurme, megjithe se numuri i sakte i viktimave te “Bozhikut te Pergjakur” nuk do te mesohet kurre.”
KJO NA KUJTON NE, SHQYPTAREVE MASAKREN E 17 JANARIT TE ZI 1944 NE TIRANE DHE GJENOCIDIN ME 1-2 PRILL 1945 TE TIVARIT PER TE CILLAT HESHT SI SHURDHMEMECE POLITIKA JONE KOMBETARE, NDERKOHE QE MIRATON LIGJE PER DENIMIN E MASAKRES SERBE NE SREBRENICE TE BOSNJES ME SERVILIZEM ENVERIST.
Ne Maqedoni jeton njepopulli me i pambrojtur nga askush ne Europe.Gjate gjithe historise pas renjes se perandoris osmane,shqiptaret ketu jane perndjekurdhe debuar si askund tjeter.Qytete te tera u zbrazen nga shqiptaret si Manastiri,Ohri,Struga,Resnja.Shkupi pas termetit u be qytet vetm per maqedonet.Gjitha ndertimet ne Shkup qe u bene, pas termetit ishin te ndaluara per shqiptaret.U ndryshua struktura e popullsis se Maqedonis,shqiptaret ortodoks u asimiluan,muslimanet u shperngulen ne mase te madhe per Turqi,me pas ne Amerik dhe Europen perendimore.Gjuha shqipe kurre nuk ka qene e lejuar.Edhe pse tash ate e flasin mbi 30% eshte vetem si dekor e padeshiruar,i keqperdurur nga BDI,me qellim integrimin ose me mire asimilimin perfundimtar,nepermjet te 20%..
Dhe pushti Albin Kurti i urdhëron aleatët e vet shqipfolës të Amqedonisë, që të mbajnë në këmbë këtë qeverisje anti-shqiptare.
Morri rus.