Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prezantimi i projektit të kompleksit të Manchester City, Rama njofton akademinë Rafa Nadal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prezantimi i projektit të kompleksit të Manchester City, Rama njofton akademinë Rafa Nadal
AktualitetSport

Prezantimi i projektit të kompleksit të Manchester City, Rama njofton akademinë Rafa Nadal

Published: April 17, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e projektit të kompleksit sportiv të Manchester City-t në Durrës. Ai e nisi fjalën me një falënderim për grupin e “City-t” që i dha një mundësi të tillë Shqipërisë, për ndërtimin e një “stacioni” të rëndësishëm edhe në rajon.

“Faleminderit për praninë tuaj në këtë moment të rëndësishëm që është një tjetër stacion i një rrugëtimi të filluar disa kohë më parë, ku unë personalisht e kam takuar CEO-n e Manchester City-t, një ndër njerëzit më gjenialë që kam pasur privilegjin të njoh, të cilit i sugjerova të konsideorjë çeljen e një akademie në Shqipëri. Më pas sëbashku me Anin, shkuam në Manchester, për të diskutuar konkretisht dhe për ta kthyer nga një ide në një projekt. Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që ne arritëm jo vetëm të kemi një kontratë për ta ndërtuar këtu këtë akademi, por edhe një ekskluzivitet për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me kusht që nëse në të ardhmen do hapet një stacion tjetër, bashkia e Durrësit do jetë partnere dhe atje.”

Kampus ekselence në të gjitha aspektet! Këtu e vuri theksin kryeministri teksa përmendi projektin të cilin e ka marrë përsipër arkitekti i njohur italian Marco Casamonti. Ky i fundit ka projektuar edhe stadiumin “Air Albania” si dhe kampusin madhështor të Fiorentinës në Itali.

- Publicitet -

“Ne duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend në këtë sport. E tha Presidenti, dua ta përsëris dhe unë, që një shtysë frymëzuese për këtë projekt ka qenë Pablo, i cili është një agjent i City-t në strukturën e Federatës tonë, dhe jam i bindur se çdo sekret e përcjell me korrektesë. Manchester City është një komunitet, edhe pasi varin këpucët e futbollit në gozhdë. Ky projekt ka rëndësi të madhe jo vetëm për topin e futbollit, por për kulturën sportive që sjell dhe patjetër për modelin e standardet që do jenë shtysë shumë pozitive edhe për të tjerët që janë të angazhuar në terren me akademi, klube për fëmijët.

Qershia mbi tortë është që morëm një projekt pa lekë, kjo është kulmi. Marko me shumë kënaqësi në fakt, të paktën kështu u duk në telefon, tha “regalo? ok regalo”. Përtej shakasë, Marko është vlerë e shtuar sepse na jep mundësi të kemi një kampus të një ekselence arkitektonike e funksionale, të provuar jo vetëm te stadiumi ynë kombëtar që është ndër më të bukurit e Evropës, por me kampusin e Fiorentinës realizuar me projektin e Markos, është kampusi i parë i këtij shekulli të ri në aspektin e parametrave e cilësisë në Itali. Italia më të madh se futbollin ka burokracinë, për këtë arsye kampuset janë në atë gjendje siç janë.”

Një tjetër projekt i madh do mbërrijë në vend sipas Ramës.

“Jemi sot aktualisht të angazhuar me 3 projekte stadiumesh që janë në proces pune dhe do jenë 3 vlera të tjera të shtuara në zinxhirin e stadiumeve që po ndërtojmë krah për krah me FSHF dhe bashkitë e qyteteve. Rritja e hapësirave për rininë, fëmijët si dhe fuqizimi i mëtejshëm i imazhit të Shqipërisë si një vend ku do mbijnë ekselencat ndërkombëtare. Përpos këtij projekti, shumë shpejt do sjellim edhe Akademinë e Rafa Nadal, akademi tenisi e cila shpresoj se do i bashkëngjitet kampusit, kuptohet me gardh të ndarë, se për të vënë gardhe kemi autorë që nga Shijaku e deri në Porto-Romano. Por me një energji të shtuar dhe funksion komplementar si destinacion sporti është edhe Universiteti kështu që gjithë ajo zonë do kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë mjaft atraktive.”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?