Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prezantohet Guida Studentore 2023, Veliaj: “Edhe këtë vit, abone falas për studentët!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prezantohet Guida Studentore 2023, Veliaj: “Edhe këtë vit, abone falas për studentët!”
AktualitetShoqëri

Prezantohet Guida Studentore 2023, Veliaj: “Edhe këtë vit, abone falas për studentët!”

Published: October 31, 2023
Shpërndaje

Të gjithë studentët që do të studiojnë në Tiranë, do të pajisen me një Guidë, e cila do t’u shërbejë për të njohur më mirë kryeqytetin dhe për t’u integruar më lehtë në jetën e tyre të re studentore. Guida Studentore 2023 u prezantua në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një event mirë se ardhjeje, jo vetëm për studentët e rinj, që vijnë për herë të parë në Tiranë, por edhe për studentët që tashmë jetojnë dhe studiojnë në kryeqytet.

Veliaj zbuloi se edhe këtë vit Karta e Studentit do të zgjerojë gamën e shërbimeve për studentët, por në të njëjtën kohë, do të mbulojë edhe gjysmën e shpenzimeve të akomodimit të tyre në konvikt dhe po ashtu abonenë falas, si për ata që studiojnë në universitetet publike, edhe për ata të rinj që zgjedhin institucionet private të arsimit të lartë.

“Karta e Studentit ofron sot, edhe për studentët e universiteteve jopublike, rreth 1600 shërbime, të cilat duam që të vazhdojnë të shtohen. Çdo kursim që mund të bëjmë me kartën është ideale, por kursimi më i madh është fakti që abonoja e autobusit është falas për të gjithë studentët e qytetit të Tiranës, që pajisen me Kartën e Studentit dhe në këmbim marrin udhëtimin falas për të gjithë kohën që janë studentë. Kjo është diçka që do vazhdojmë ta ofrojmë edhe këtë vit. Po ashtu, do vazhdojmë të paguajmë 50% të kostos së konviktit që drejton Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Më tej, ai tha se Tirana ka ndryshuar shumë në 8 vitet e fundit në mënyrën se si i trajton studentët që ndjekin universitetin në kryeqytet. “Tirana ka ndryshuar shumë si qytet. Në rrugët e saj shesh shumë turistë, këtu jetojnë  njerëz me 144 shtetësi të ndryshme. Por, një nga gjërat që nuk kishte ndryshuar ishte trajtimi i studentëve. Edhe gjatë fushatës që lamë pas kishim njerëz që thoshin ‘jo po unë nuk jam i ardhur, nuk jam jabanxhi, pyesni lali Erin se ai është’. Unë jam lindur dhe rritur në Tiranë, por nuk do ta kisha fare problem, që ashtu si prindërit e mi, që lindën dhe u rritën në Berat dhe në Vlorë, të kisha lindur kudo tjetër, se kjo është një gjë që nuk e kam vendosur unë. Ajo që unë kam vendosur është të bashkëpunoj, të promovoj të rinjtë që e nisin si studentë, dhe jam krenar që jam pjesë e një familje politike, e cila një çuni dhe një goce nuk e pyet ‘nga je’, por e trajton me respektin dhe dinjitetin njerëzor, duke pranuar që fillimin ta kemi të gjithë njësoj. Pastaj, në finish, kush ecën më shpejt, kush është më i mirë, kush është më punëtori, bravo i qofte! Sot ky takim është një start i barabartë për të gjithë çunat dhe gocat, që kanë ardhur nga të gjitha cepat e Shqipërisë për t’u ndjerë edhe njëherë pjesë e një familje të madhe”, u shpreh ai.

“Guida Studentore 2023” synon të ofrojë informacione të rëndësishme, këshilla praktike dhe udhëzime për jetën studentore në Tiranë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?