Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
Analizaopinion

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Published: June 5, 2026
Shpërndaje

Nga Eduart Caka, BIRN

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme të Europës sipas lajmërimeve që qarkullojnë në mediet sociale, kanë ngërthyer jo vetëm opinionin publik shqiptar, por i kanë “pushtuar” që në fillim mediat ndërkombëtare. Jo vetëm kaq, por grupe ambientalistësh, akademikësh e grupesh të shoqërisë civile të kontinentit po solidarizohen me deklarata në mbështetje të rinisë që ka mbushur prej katër ditësh bulevardin kryesor të Tiranës.

Ndërsa përjetojmë të gjithë si shoqëri zhvillimin e ngjarjeve, “sëmundja profesionale” më shtyn të mendoj se ku mund të pozicionohen këto “ditë kritike” në historinë e vendit. Më saktësisht, të këtyre 36 viteve që në mënyrë të rëndomtë i cilësojmë si “periudhë tranzicioni”.

- Publicitet -

Gjatë dekadës së fundit janë disa protesta kryesore, me kauza tërësisht qytetare, që i kanë mbushur rrugët e kryeqytetit. Do të veçoja atë kundër sjelljes së armëve kimike në vitin 2013 dhe atë të studentëve në 2018. Kjo e Zvërnecit është e treta e këtij lloji, si nga kauza që mbron, ashtu edhe nga profili i pjesëmarrësve dhe masivizimi që e karakterizon. Megjithatë, kjo e fundit paraqet disa veçori që nuk i kemi parë tek protestat e mëparshme, të cilat na shtyjnë të mendojmë se, nëse kjo protestë zgjat, rezultatet që do të prodhojë, do të jenë krejtësisht thelbësore për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë.

Thuajse 90% e protestuesve janë të rinj. Pjesa tjetër janë familjarë që dalin bashkë me fëmijë, intelektualë, artistë, anëtarë të shoqërisë civile, sigurisht edhe pjesëtarë të organizatave të ndryshme politike. Pavarësisht gjithë këtyre “nuancave” të gjithë ata që janë në shesh kanë diçka të përbashkët, janë të qartë për atë që kërkojnë. Nëse shkaku i protestës është rasti makabër i Zvërnecit, ligjërimi drejtpërsëdrejti lidhet me plagët që i kanë ardhur shoqërisë shqiptare gjatë këtyre tre dekadave e gjysmë: shpopullimit, korrupsionit, varfërisë, mungesës së transparencës, për problemet në sistemin e drejtësisë e shëndetësisë, për dhunimin e të drejtave të qytetarëve, arrogancës së kastave qeveritare ndaj njerëzve të këtij vendi. Pra, ajo për të cilën protestohet, nuk është një çështje e vetme, por i gjithë sistemi i kalbur politik që e ka kapluar Shqipërinë post-komuniste.

Pra, duket se kjo nuk është thjesht një protestë për rastin e Zvërnecit, por për diçka shumë më të madhe e komplekse, e cila u artikulua qartësisht sot: “Shqipëria e Re”.

Ajo çka është më thelbësore, ka të bëjë me një pozicionim të qartë të palëve, pra të atyre që protestojnë, dhe pjesës tjetër që janë objekt i reagimit qytetar. Që ditën e parë protestuesit e kanë bërë të qartë distancimin e tyre prej sistemit aktual politik, si qeverisë ashtu edhe opozitës, duke i fajësuar qartësisht të dyja palët si bashkëpunëtorë në shpopullimin e vendit, keqqeverisjen dhe varfërimin.

Jo vetëm kaq, por njëri prej sloganeve kryesore të protestës, është bojkotimi i mediave të lidhura me politikën, si instrument i kësaj të fundit për të përçarë protestuesit dhe e kanalizuar protestën jo si një lëvizje qytetare, por si organizim i qarqeve të caktuara, të brendshme dhe të jashtme. E këtu nuk mungojnë as debatet nëpër studiot kryesore televizive, ku analistë e opinionbërës flasin për shtete të huaja që qëndrojnë pas organizimit të protestës.

Ajo që të “çudit” më së shumti në të gjithë këtë panoramë, është pozicionimi thuajse i njëjtë i qeverisë dhe opozitës ndaj protestuesve. Më shumë se deklaratat e liderve politikë, janë postimet në rrjetet sociale të eksponentëve por edhe qasja që media e analistë të të dyja kaheve kryesore politike të vendit tregojnë si ndaj pasqyrimit të protestës, ashtu edhe ndaj kërkesave të saj, të cilat tanimë duket se janë qartësuar, duke kërkuar specifikisht largimin e asaj kaste politike që e ka qeverisur vendin për plot 36 vjet duke qenë shkaktarë të prapambetjes së vendit.

I gjithë debati bëhet mbi zhvillimin. Nëse politika e sheh çështjen në prizmin e zhvillimit ekonomik që do të sjellin investimet e tilla, argumenti i protestës është se me pretekstin e investimit gjatë këtyre dekadave ka gjeneruar vetëm korrupsion, arrogancë e mungesë transparence duke mos gjeneruar të ardhura të drejtpërdrejta në mirëqenien e qytetarëve, por në thellimin e pabarazisë dhe shtimin e varfërisë.

Së fundmi, ndoshta elementi kryesor që i mungon gjithë kësaj panorame, është ajo që do ta quaja “mendja e shëndoshë”, pra e intelektualëve që do të bëjnë thirrje për maturi e vetpërmbajtje në një kakofoni zërash që vetëm i hedhin benzinë zjarrit. E kam fjalën për nevojën e një thirrjeje që kërkon evolucion, jo revolucion. Pasi nga “revolucioni” i fundit kanë kaluar vetëm 20 vjet dhe dëmet ende janë të pariparueshme. Dhe, Shqipëria është e të gjithëve…

Në këndvështrimin tim, protesta përballet me dy sfida kryesore, atë të unitetit dhe të vazhdimësisë. Fragmentarizimi i saj do të ndikonte në përçarjen e saj dhe shuarjen me kalimin e kohës. Por, nëse protestuesit do të vijojnë t’u qëndrojnë kërkesave të tyre duke treguar vijimësi, atëherë, ndoshta Zvërneci mund të sjellë me vete fundin e tranzicionit shqiptar, duke çelur rrugën, jo vetëm të riformësimit të sistemit politik, por edhe të rivendosë në vend parimin se “politika nuk është Zot i popullit, por shërbëtore e tij…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • ahmet collaku says:
    June 5, 2026 at 6:12 pm

    SA SHUME KURVA PASKA KJO SHQIPERI E VOGEL!
    Amerikë…Biblioteka 100 m larg nga shtëpia ime është akoma e mbyllur. Librat dremisin nëpër rafte. Stafi i bibliotekës afishon libra falas në hyrjen e ketij tempulli. Këtu perandoritë jepen badiava…
    Covid-19 më ndau nga e dashura që mezi e gjeta. “Deri sa vjen me maskë dhe ke frikë të më puthësh, më mire largoju nga unë”, – më shkroi ajo në Viber. U trishtova. Eshtë e vështirë të gjesh të dashur në moshën time! Do ta provoni vetë. Ish-e dashura ime, e cila erdhi në Amerikë nga një ishull grek afer Katerinit ma preu shkurt, me tha “Zura një të dashur tjetër”.
    Mundohem të gjej ngushëllim te miqtë e mi, por shumë nuk jetojnë më, ndërsa këta të gjallët i ketej rrotull, janë të moshuar, nuk dëgjojnë edhe pse kanë vendosur aparate, vec qeseve te prostati. Covid qe nuk te ngjitet.
    U telefonoj, disa nuk dinë as ta hapin celularin, këtë shpikje magjike, me të cilën mund të numërosh gjithë rrudhat e fytyrës, gjithë plagët, të testosh mushkëritë. Më vjen keq për ta kur dëgjoj se nuk janë mirë, sidomos kur grinden me fëmijët, me gratë. Nuk ka kolere me te madhe se grindja, kjo me e keqe se grindja me shtetin tone, qe e drejton Palloshi.
    “Unë me këtë pension nuk dalë nga pragu i shtëpisë” – me thotë në telefon një ish-koleg nga Vlora: “Këtu ne grindemi, vjedhim njëri-tjetërin, mashtrojmë… Si nuk doli më pare kjo PËRPUTHJA, TE PËRPUTHESHIN GJITHE QEVERITARET DHE DEPUTETET ME KURVAT E EUROPES…
    Miqte e mi vuajne edhe nga skleroza. Njeri me thote se kjo eshte me e keqe se Covid-19. Vertete. Edhe unë harroj ibrikun në sobë, apo pantallonat zbërthyer, po keshtu vuajne te gjithe, pa perjashtim, vuan Berisha, Meta, Rama, Basha, Feziu, Balla, gjithe stani mediatik, skora e Palloshit qe shane popullin tim…
    Siç e shihni, jam në telash të madh, jam vetëm. “Ҫ’tu desh Amerika”, – fajësoj veten… Por është tepër vonë. Tani, jam senior vulosur nga gjithe anet…
    Sidoqofte, nuk mund të ndahem nga miqtë. Pas Vlorës, telefonoj një shok në New York, ne nje lagje si ato te lagje Fierit, atje flitet vetëm shqip. E njëjta gjë edhe këtu në Filadelfia, në Richmond, ku jetoj unë.
    I bie numrit, ai eshte me karroce, mezi lëviz. Nis më bërtet në rusisht. Unë e lë të flasë në atë gjuhë dashurie për disa minuta. Mbas disa minutash, ai dëshiron të dijë kush jam unë. Kur e mere vesh se jam une, më përsërit të njëjtat ngjarje për të njëqindën herë, të njëjtët emra, data, por unë e dëgjoj si për herë të parë. Dhe kështu do të vazhdoj ta dëgjoj se unë e dua atë, e kam shokë fëminije..
    Kam disa miq të mirë në Kanada. Njëri është shumë i sëmurë. Jemi miq që nga koha e shkollës së mesme. Flas rregullisht… Paska më keq se sëmundja, them me veten time. Biseda është shumë e trishtuar. “Kam dy fëmijë këtu po ata nuk flasin me mua”, – thotë dhe renkon
    Një tjetër nga Michigani hotë se qeveritë shqiptare janë prostituta, thonë do të bëjnë ligje, do të dënojnë Berishën. Llallen, Ҫobon e PETROMANASIT. Vetëm me abuzimet e Ҫobos, ndërton nje Shqiperi tjeter. Kështu 30 vjet tallen me njerëzit.Tallen edhe me 21 JANARIN!
    Ata bëjnë ligje me ndihmën e të huajve, por të huajt duan naftë, ar, plazhe, kurva shqiptare. Ku shkojnë pasuritë tona kombetare? Sa shumë kurva paska kjo Shqipëri gël!? Studiot, shoqatat, grupet, partitë po përmbyten me prostituta. Kurva jane edhe ata dhe ato vëzhgues ndërkombëtarë, qe blejnë toka me me tapi, si ne Himare, e gjetke.
    Ata kerkojne prostituta organike, pa kolesterol, prandaj ato provokojne në shkallët e parlamentit, me modën e brekëve, kurse kavalierët provokojne me modelet e mjekrave. Padyshim fiton Palloshi.
    Nje shok me bertete ne telefon, di ti kur do dënohet ky Berisha?
    Miq, askush nuk do të dënohet derisa ne Shqiperi ka nafte, krom, hekur, flori, plazhe, pasuri, kurva me dhe pa brekë…
    Në Shqipëri vallëzojnë ujqit. Unë ujq për here të pare kam pare në fshatin tim, në Rrajcë, shume vite me pare, atje në mal kur isha i vogël.
    Edhe Rrajca ime është pushtuar nga ujqërit gjermano-shqiptarë të cilët nuk kanë lënë lëndina dhe pemë…
    Trishtimi me shtyne në mendime të thella. Lexoj fillozofet, njeri me keshillon, Mos shpreso kot me lutje të mund të ndryshosh dekretet e perëndive…

    Reply
  • Claus says:
    June 5, 2026 at 6:55 pm

    Ndoshta i ka ardher tashme fundi “epokes postkomuniste” qe per fat te keq ketu tek ne zgjati plot 35-36 vjet, pothuaj 8-9 vjet ndryshim pati nga epoka socialiste, ne te cilen pervec radios dhe TV rrjetet sociale, komunikimi masiv digital ne cdo kohe, me cdo vend dhe pothuaj gratis mungonte plotesisht.

    Eshte nje me te vertete nje gjendje qe me sjell ndermend fundvitet `80 por me nje ndryshim qe ata qe jane ngritur ssot ne protesta kane mbi vete nje emancipim, nje formim qe ata “profesoret” dhe “inetelektualet” e dikurshem nuk e kishin. Ky kontigjent sot duket qarte qe nuk e ha sapunin per djathe, jane ne nje hap me kohen dhe aspiratat e saj, jane me nje hap me Europen kunder nje politike ku i pasur behet me i pasur dhe i varferi varferohet akoma.

    “Berisha n`burg, Rama n`burg” eshte pankarta me e goditur qe mbajne ata ne duar. Eshte nje epoke me plot deshtime, krime, korrupsion, zullumesh dhe ujerash te ndenjur qe kudermojne deri ne qiell qe duhet te marre fund njehere dhe pergjithmone. Eshte kjo “epoke” qe duhet vene para gjyqit te kohes. Mjaft, me! Nuk ka te beje ky titull as me dramen e Ekrem Kryeziut dhe as me gjyqin xhonturk kunder Isa Boletinit dhe Abdyl Frasherit, jo ata jane dhe mbeten simbolet e kombit shqiptar te pavdekeshem ne historine tone, ndersa keta te dy duhet te japin llogari ndoshta para atyre protestuesve plot emancipim dhe kulture per tere ato zullume qe kane bere kunder atij populli dhe atij kombi.

    Nese ka ndonje minister ne qeverine Rama qe mund te kete jo nje fije por nje milimeter fije dinjitet dhe ndergjegje duhet te jape doreheqjen ndoshta ne grup ashtu sic ndodh ne Itali, Britani apo gjetke.

    Eshte ne moralin dhe ndergjegjen e tyre ta bejne kete, nese e ndjejne veten sadopak dinjitoze para ketij korrupsioni dhe asaj urrejtjeje qe eshte mbedhur ne gjokset e njerezve.

    Le ta leme Ramen ne keneten e tij, po ashtu dhe Berishen, vaji i qiririt te tyre eshte sosur dhe te clirojen Shqiperine dhe shoqerine e saj nga kthetrat e tyre qe vetem kane rrjepur dhe gllaberuar.

    Eshte nje “epoke zullumesh” qe po shkon para gjyqit, para nje gjyqi ku akuza e pare u ngrit nga ata flamingot elegante te Nartes.

    Reply
    • As poet, as shahist... says:
      June 6, 2026 at 8:46 am

      Nesër më shumë,
      Sot jam dhe unë,
      Këtu në Tiranë,
      Të rrëzojmë pashanë !

      Eja doktor Claus,
      Bashkë me të tjerë,
      Si grusht tok në shesh,
      T’ja bëjmë si “aherë” !

      T’ja bëjmë si në 90-ën,
      Me flamuj kuq në duar,
      Kur glasën politike,
      E nxorëm bithëzbuluar !

      Reply
  • Anonymous says:
    June 5, 2026 at 7:06 pm

    SA SHUME KURVA PASKA KJO SHQIPERI E VOGEL!
    Amerikë…Biblioteka 100 m larg nga shtëpia ime është akoma e mbyllur. Librat dremisin nëpër rafte. Stafi i bibliotekës afishon libra falas në hyrjen e ketij tempulli. Këtu perandoritë jepen badiava…
    Covid-19 më ndau nga e dashura që mezi e gjeta. “Deri sa vjen me maskë dhe ke frikë të më puthësh, më mire largoju nga unë”, – më shkroi ajo në Viber. U trishtova. Eshtë e vështirë të gjesh të dashur në moshën time! Do ta provoni vetë. Ish-e dashura ime, e cila erdhi në Amerikë nga një ishull grek afer Katerinit ma preu shkurt, me tha “Zura një të dashur tjetër”.
    Mundohem të gjej ngushëllim te miqtë e mi, por shumë nuk jetojnë më, ndërsa këta të gjallët i ketej rrotull, janë të moshuar, nuk dëgjojnë edhe pse kanë vendosur aparate, vec qeseve te prostati. Covid qe nuk te ngjitet.
    U telefonoj, disa nuk dinë as ta hapin celularin, këtë shpikje magjike, me të cilën mund të numërosh gjithë rrudhat e fytyrës, gjithë plagët, të testosh mushkëritë. Më vjen keq për ta kur dëgjoj se nuk janë mirë, sidomos kur grinden me fëmijët, me gratë. Nuk ka kolere me te madhe se grindja, kjo me e keqe se grindja me shtetin tone, qe e drejton Palloshi.
    “Unë me këtë pension nuk dalë nga pragu i shtëpisë” – me thotë në telefon një ish-koleg nga Vlora: “Këtu ne grindemi, vjedhim njëri-tjetërin, mashtrojmë… Si nuk doli më pare kjo PËRPUTHJA, TE PËRPUTHESHIN GJITHE QEVERITARET DHE DEPUTETET ME KURVAT E EUROPES…
    Miqte e mi vuajne edhe nga skleroza. Njeri me thote se kjo eshte me e keqe se Covid-19. Vertete. Edhe unë harroj ibrikun në sobë, apo pantallonat zbërthyer, po keshtu vuajne te gjithe, pa perjashtim, vuan Berisha, Meta, Rama, Basha, Feziu, Balla, gjithe stani mediatik, skora e Palloshit qe shane popullin tim…
    Siç e shihni, jam në telash të madh, jam vetëm. “Ҫ’tu desh Amerika”, – fajësoj veten… Por është tepër vonë. Tani, jam senior vulosur nga gjithe anet…
    Sidoqofte, nuk mund të ndahem nga miqtë. Pas Vlorës, telefonoj një shok në New York, ne nje lagje si ato te lagje Fierit, atje flitet vetëm shqip. E njëjta gjë edhe këtu në Filadelfia, në Richmond, ku jetoj unë.
    I bie numrit, ai eshte me karroce, mezi lëviz. Nis më bërtet në rusisht. Unë e lë të flasë në atë gjuhë dashurie për disa minuta. Mbas disa minutash, ai dëshiron të dijë kush jam unë. Kur e mere vesh se jam une, më përsërit të njëjtat ngjarje për të njëqindën herë, të njëjtët emra, data, por unë e dëgjoj si për herë të parë. Dhe kështu do të vazhdoj ta dëgjoj se unë e dua atë, e kam shokë fëminije..
    Kam disa miq të mirë në Kanada. Njëri është shumë i sëmurë. Jemi miq që nga koha e shkollës së mesme. Flas rregullisht… Paska më keq se sëmundja, them me veten time. Biseda është shumë e trishtuar. “Kam dy fëmijë këtu po ata nuk flasin me mua”, – thotë dhe renkon
    Një tjetër nga Michigani hotë se qeveritë shqiptare janë prostituta, thonë do të bëjnë ligje, do të dënojnë Berishën. Llallen, Ҫobon e PETROMANASIT. Vetëm me abuzimet e Ҫobos, ndërton nje Shqiperi tjeter. Kështu 30 vjet tallen me njerëzit.Tallen edhe me 21 JANARIN!
    Ata bëjnë ligje me ndihmën e të huajve, por të huajt duan naftë, ar, plazhe, kurva shqiptare. Ku shkojnë pasuritë tona kombetare? Sa shumë kurva paska kjo Shqipëri gël!? Studiot, shoqatat, grupet, partitë po përmbyten me prostituta. Kurva jane edhe ata dhe ato vëzhgues ndërkombëtarë, qe blejnë toka me me tapi, si ne Himare, e gjetke.
    Ata kerkojne prostituta organike, pa kolesterol, prandaj ato provokojne në shkallët e parlamentit, me modën e brekëve, kurse kavalierët provokojne me modelet e mjekrave. Padyshim fiton Palloshi.
    Nje shok me bertete ne telefon, di ti kur do dënohet ky Berisha?
    Miq, askush nuk do të dënohet derisa ne Shqiperi ka nafte, krom, hekur, flori, plazhe, pasuri, kurva me dhe pa brekë…
    Në Shqipëri vallëzojnë ujqit. Unë ujq për here të pare kam pare në fshatin tim, në Rrajcë, shume vite me pare, atje në mal kur isha i vogël.
    Edhe Rrajca ime është pushtuar nga ujqërit gjermano-shqiptarë të cilët nuk kanë lënë lëndina dhe pemë…
    Trishtimi me shtyne në mendime të thella. Lexoj fillozofet, njeri me keshillon, Mos shpreso kot me lutje të mund të ndryshosh dekretet e perëndive…

    Reply
  • demo says:
    June 5, 2026 at 7:18 pm

    Aaaaa! Iku mori fund!Tirana,Vlora,Elbasani,Korca,Munihu,Athina,New Yorku,,Direkt po jepen Tani nga tv Klan.Eshte ngritur gjithe Shqiperia dhe gjithe Bota per te shporrur nje Tradhetar te Atdheut,.Pyesin Amerikanet:Cfare po ndodh,Do rrezoni Trumpin dhe Kushnerin? -Jo do shporrim Tradhtarin e Tiranes qe na shiti Atdheun!
    C`taksirat kemi Ne te psojme si Neta me Kristaqin,,te vdesim para vaktit.Ata e kishin ilaik nga Perendia ta vuanin kete krijese Autike,qe ju beri gropen-Obo0bobobo e theu,obobobo e hodhi!Mbajeni,se u terbua!
    Kemi 13 vjet qe rrijme me kthize,,Obobobo e shiti Detin,Obobobobo e shkatrroi Butrintin,Obobobobo na la pa Portin e Durresit,.Obobobo iku dhe Sazani,Obobobo Narta dhe Zverneci!Iku Orikumi,Pasha Limani me gjithe Gjirin e Vl;ores,.Po jooo ere!Po na shkurton Jeten,.Kristaqi me Neten vete e pollen,vete ta edukonin,Po se krijuan nje PERBINDESH,c`taksirat kemi Ne?
    Deeeerrrmen mutit,te shpetoje Shqiperia!Nuk ka shpetim.Eshte ngritur ne kembe gjithe Bota per te shporrur kete hale !Le te brockullise batutat e kopjuara neper Samite,si demek shakaxhi,barsoletaxhi.Nuk shpeton kete radhe.
    PS.Ceshte nje Alket Aty ne Miting me qeleshe plis,,qe therret :Te hikin patronazhistet,e Rames,Te hikin Provokatoret e Berishes,.Mos u fshihni me kapele,se ju njohim! etj.Zoti Alket,a cfare te quajne Ty!Nuk eshte vendi te kerkosh armiq te brendshem ne Proteste.Ai Popull aty nuk eshte mbledhur prej teje dhe kjo nuk eshte dasma jote qe te kontrollosh ftesat.
    Mbaqj vendin dhe mos kerko armiq te brendshem ne Proteste.Cilido i bashkohet protestes,Socialist,ballist,PDist,
    komunist,eshte i mirepritur.
    Nuk eshte e lehte te shporresh Edi Ramen.Te Semuret mendore jane nje hap para ne djallezi,se Djalli ju ka kompensuar ate derrase mangut.Ashtu si qorri sheh me lekure dhe shurdhi degjon me shenja.

    Reply
  • X says:
    June 5, 2026 at 7:57 pm

    Me ne fund tani do te jetojme ne parajse.

    Reply
    • Ke parajsa e satëme says:
      June 6, 2026 at 7:51 am

      Mos u merakos se aty do ngordhësh. Duke lëpirë kocka. Ke parajsa e satëme. Zvarrë do hiqesh, këmbadorazi do ecësh. Aty në parajsë do ta pshurrosin surratin. Prit, prit, se s’ke parë gjë akoma.

      Reply
  • Nesër më shumë, nesër jam dhe unë! says:
    June 5, 2026 at 8:45 pm

    Nuk po e gjej kopertinën e artikullit të fundit të z. Tarifa me titull “Për protestën dhe kryeministrin”, prandaj e mbajta frymën këtu.

    Një analizë e përsosur, ku krahas demaskimit të demagogut me brekushe, dhe vënies së tij para përgjegjësisë personale e institucionale, jepen dhe këshilla pikante për protestuesit, të cilat duhet t’i mbajnë para syve si busull orientuese, nëse duan t’i mposhtin përfundimisht kundërshtarët tanë parapolitikë, që kanë plot 35 vite që na thithin gjakun e pijnë djersën.

    Të njohur tashmë nga gjithë shqiptarët si “bajga e ndarë më dysh”, këta banditë profesionistë do bëjnë të pamundurën për të ruajtur të paprekshme pushtetin dhe pasuritë kolosale që kanë vënë prej tre dekadash. Pikat e nënrenditura të z. Tarifa them se duhet të pasohen e të pasurohen dhe më tej në përmbajte dhe nga kryeredaktori e gjithë ata që ua njohin mirë marifetet manipulative e mashtruese qelbësirave.

    ***

    Një thonj paprerë me shallvare përballë “VEGJËLISË”.

    Keqkuptim?

    Okay, sorry! Nuk është vegjëli, është gjenerata e re, janë shqiptarët, është populli, jemi ne së bashku që kërkojmë me çdo kusht mbrojtjen e Atdheut nga grabitqarët.

    Shqipëria nuk ka dalë në ankand. Ajo nuk shitet!

    Jemi ne populli që kërkojmë mbrojtjen e çdo pëllëmbe të tokës shqiptare nga grykësit vendas, shërbëtorë të interesave të të huajve që rëndojnë mbi kurrizin tonë sot, e fëmijëve tanë nesër,

    Jemi ne populli që kërkojmë drejtësi ligjore dhe ndëshkimin pa mëshirë të hajdutërve me kollare, ndëshkim të atyre që i vunë kazmën Atdheut për mbipasurim dhe interesa të ngushta personale.

    Jemi ne populli që duam tua premë hovin qelbësirave, tu tregojmë atyre që ky vend ka zot, t’i kapim për zhelesh e t’i hedhim atje ku e kanë vendin – në thellësitë e kazanit të plehrave të kombit

    Janë këto qelbësira që u kanë vënë kazmën pyjeve, kanë prerë pishat, kanë prishur infrastrukturën, kanë bllokuar kanalizimet, kanë ngushtuar trotuaret, për të ngritur sejcili prej tyre hotelet e tyre private.

    Janë këto grykës të pashpirt që na kanë qelbur ambientin, kanë betonizuar bregdetin, u kanë dhënë leje ndërtimi e pronësie pa hesap cilësdo kërme e ndyrësire që u përgjërohet, u nënshtrohet, u parapaguan kaparin, u parapaguan 20%-çin, u ka shitur shpirtin e nderin bashkë.

    Forca protestues! Ju jeni shpresa, ju jeni e ardhmja.

    Rilindja e vërtetë jeni ju dhe jo ripjellsit e selisë rrozgë.

    Tashmë ju u zgjuat. Ashtu si ne baballarët tuaj në 1990-ën, ju po e trondisni nga themelet pushtetin kryekëput intrigant, arrogant e thellësisht korrupt. Poshtë sundimtarët e të dyja çetave. Ata janë vërtet bashkë, por kanë mbetur fillikat. Ata nuk i do më askush. Ata duan vetveten. Ju jeni shumë më shumë se ata.

    Mos thërrisni “Rama ik”, se tingëllon keq. As “Berisha shporru”.

    Jo vëllezër e motra, jo!

    Ata duhen mbajtur aty. Me çdo kusht. Jo në pushtet, por të vetmuar, të izoluar nga shoqëria. Po ikën na e lanë dopjo gjashtën në dorë.

    Mos harroni se kanë hesape për të larë. Duhet të japin llogari. Një për një. Duhet të dorëzojnë plaçkën e vjedhur e të grabitur. Duhet të dorëzojnë një më një pasuritë e vëna pa i kulluar nga balli as edhe një pikë djerse. Hë më ju lumsha!

    MOTOJA (E RE)
    ———–‐—————
    NESËR MË SHUMË !
    NESËR JAM DHE UNË !

    Reply
  • demo says:
    June 5, 2026 at 10:47 pm

    Protesta te shtunen ne New York e shqiptaro amerikaneve rrezon perfundimisht projektin Zverneci,sepse Trump me gjithe telashet e Iranit,Kines,Kubes,Senatit,Kongresit,,nuk do mbaje edhe Zvernecin e kukulles se llastuar,qe me tanga,,e me rripa lakuriq u ngjit ne nje ishull te pabanuar si Robinsone dhe u mahnit nga Pamja rreth e rrotull:-Baba E dua Sazanin dhe Zvernecin! Jepja doren atij gorrilles ,Bej sikur nuk e ke degjuar ulerimen e tij!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    June 6, 2026 at 5:01 am

    Zvernecaret nuk u treguan te denje ne takimin me Ramen. E bene si camet.Kerkuan parate,jo Token.

    Reply
    • E çër masnej? says:
      June 6, 2026 at 8:06 am

      Ata që e braktisën Zvërnecin le të kërkojnë ç’të duan, por leshtë e pacurrit do marrin. Zvërnaci dhe gjithë zona përreth ka qënë e duhet të mbetet zonë e mbrojtur mjedisore. Nuk ka qënë dhe as nuk ka për të qënë pronë e askujt. Zonat e mbrojtura ruhen prej popullit dhe s’ka bir kumlle që ua rrëmben nga duart. Kjo protestë ka një background, ka themel aq të fortë, sa do shumëzojë me zero gjithë epshet e grabitqarëve për ta përvetësuar. Këtu do jemi, koha do e vërtetojë.

      Reply
  • Aldrin says:
    June 6, 2026 at 11:53 am

    Parate le ti marrin fshataret e Zvernecit.
    Po te marrin parate e shtetit, dhe token tja lene Shtetit
    Eshte e zgjidhur perfundimisht kjo pune.
    TOka e shtetit nuk tjetersohet.
    Dhe, merr Statusin e Prones Kombetare, jo zvernecare.
    Me mire akoma per Shqiperine

    Reply
  • Nato says:
    June 6, 2026 at 12:57 pm

    Protesta mahnitese.Ashtu si 100 vjet me paree,pas shekuj Apatie,nga thellesite e genit Ilir,ky popull beri Kongresain e Lushnjes dhe Luften e Vlores,Ashtu edhe sot nena me krijesa ne bark dhe te rinj ne karroce sakrifikojne te shporrin PERBINDSHIN.: Perbindeshi do te shporret!

    Reply
  • Vëzhgeus says:
    June 6, 2026 at 8:00 pm

    Publikoni komentet, përndryshe konfirmoni zyrtarisht se jeni puthadorasit e Ramës

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. !!? on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  2. nje shqiptar on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  3. 1thundrak on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  4. 1thundrak on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  5. 1thundrak on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?