Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prezantohet projekti për lagjen ‘Zdrale’ në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prezantohet projekti për lagjen ‘Zdrale’ në Shkodër
AktualitetPolitike

Prezantohet projekti për lagjen ‘Zdrale’ në Shkodër

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Transformimi urban i Shkodrës tashmë është rrugë e çelur. Ai do të shtrihet me përparësi në  lagjet kryesore të qytetit, me vlera historike dhe arkitekturore, që fatkeqësisht janë degraduar nga ndërtimet pa kriter dhe nga mungesa e infrastrukturës së nevojshme.

Zona historike e Zdrales është një nga më të mirënjohurat e Shkodrës, me një aktivitet të gjerë tregtar, e sjellë së fundmi në vëmendje si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmes vitalizimit urban dhe rilindjes së traditave më të bukura që ajo ka mbartur ndër vite.

Kryeministri Edi Rama ndoqi prezantimin e bërë në bashkinë e Shkodrës të asaj çfarë ofron aktualisht kjo lagje, dhe perspektivës për zhvillimin e një projekti, që jo vetëm do ta zbukurojë atë, por do të lehtësojë ndjeshëm çdo lloj aktiviteti tregtar apo kulturor.

- Publicitet -

“Në momentin që rigjenerohet hapësira dhe privatët marrin tjetër mesazh dhe tjetër energji dhe ia vlen. Tani aty në atë lloj situate ashtu s’ka çfarë të ketë bare të mira, s’ka çfarë të ketë dyqane të mira, kështu që edhe kjo është efekti zinxhir që sjell rikualifikimi”, u shpreh kryeministri, Rama teksa sugjeroi futjen e koncepteve të reja në projektim, në mënyrë që të dalin më në pah vlerat e vërteta historike.

“Mund të bëhet një si muze që krijohet në një pikë, por mund të lidhet me disa figura kryesore të historisë së zonës dhe ti konceptosh ato aty si kulla, po themi kulla e Lekë Dukagjinit, kulla e Migjenit dhe ndërkohë aty brenda ka një aktivitet X dhe pastaj pjesa tjetër bare, restorante apo bujtina kanë elementë të këtyre figurave dhe plus mund të përdoret për të ekspozuar gjithë këto veshjet.

Mund të jetë një koncept i ri. Duhen shfrytëzuar katet e para të atyre, si një muze që pjesët e jashtme i sheh nëpërmjet hapësirash, mund të jenë si dritare që fut sytë dhe sheh, janë si në vitrinë por një vitrinë gjysmë e fshehur që ti i sheh, pastaj futesh brenda i sheh më shumë.

Mund të jetë një gjë shumë unikale. Duhet studiuar dhe të kombinohet me aktivitet, por të jetë dhe kulturore të jetë dhe tregtare. Të jetë jo vetëm tregtare po dhe jo vetëm kulturore, por bashkë dhe mund të shfrytëzohen pastaj dhe pjesa e dhomave për këto, dizajnin, arredimin dhe me fotografitë, të shfrytëzohen si tip reference dhe me librat që ka aty për figurat e zonës”, sugjeroi Kryeministri.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?