Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe.
Në ishull asokohe ishin vendosur kryesisht anijet katera siluruese, artileria bregdetare etj – raporton DITA në një speciale botuar sot në gazetën print.
Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull.
Ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për ushtrinë në rast lufte.
Për këtë arsye njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe.
Ushtarakisht nga Sazani kontrollohet i gjithë bregdeti shqiptar si dhe kanali i Otrantos.
Është kjo arsyeja pse Enver Hoxha e quante ishullin e Sazanit si një nga pikat me nevralgjike jo vetëm të Shqipërisë dhe të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës, duke thënë shprehjen e famshme se “çelësat e Otrantos i kemi ne”.
Të japësh një panoramë të plotë për ishullin e Sazanit, duhet të gërmosh në arkiva, që nga historia e hershme, për të mbërritur në dëshmitë e njerëzve që kanë jetuar e punuar atje në kohën e socializmit në bazën ushtarake detare, të cilët, siç thonë, ruajnë kujtime të bukura dhe mbresëlënëse.
Ata kujtojnë një qytet i vogël të ngritur aty me të gjithë infrastrukturën e domosdoshme që ka një qendër banimi, me lokale shërbimesh dhe objekte të tjera social-kulturore.
Në këtë qytet në mes ujërave të thella të Adriatikut, jeta bëhej njëlloj si kudo në qytetet e tjera të Shqipërisë. Kishte shoqëri të ngushtë, dasma, vdekje.
Për të thënë të vërtetën, thonë ata për gazetën DITA, jeta në ishull ishte e vështirë. E para, se ishe i izoluar, kishe ndonjë hall a fatkeqësi në tokë, do të prisje kur të nisej anija (luftarake), që nisej vetëm dy herë në javë për në Vlorë.
Po kështu kur kishte ndonjë urgjencë do të ngrije në këmbë të gjithë ishullin, do merrej leje për lëvizjen e mjeteve deri në ministri, por edhe deti mund të ishte me dallgë.
Vështirësi kishte edhe me ujin, ai vinte me autobote dhe përdorej me kursim, sidomos për të larë.
n.s. / dita
RESPEKTE pafund për USHTRINË dhe USHTARAKËT PROFESIONISTË të SISTEMIT SOCIALIST !
Njerëz PUNËTORË dhe BESNIKË të ATDHEUT , kurse në SHKËRDHATOKRACI , si BESOHET ASKUJT , përveç një NËNE e BABA dhe një MOTËR e NJË VËLLA !
E gëzofshim SHKËRDHATOKRACINË KRIMINALE , me HAJDUTË , BANDITË , KRIMINELË , GRABITQARË , HORRA , HALABAKË , GJAK PIRËSA , GJAK PRISHURA e lloj lloj HAJNASH të tjerè të FËLLIQUR
ZOTI e BEKOFTË SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT e NDERSHËM kudo në BOTË
Kur Flisni per Sazanin ,Mos vendosni foto te karborunit ,,,Ne sazan kishte gjithcka dikur,kinema,Bar,Restorant,apartamente,dyqane,Spital,furre buke ,fushe sporti,shkolle rruge ,Ndiheshe i sigurte se kishte PSV dhe Roje 24 ore gati per cdo gje,per 3 minuta e benim gati 4 e dinilnim ne Det me silura e Mitraloze gati ,,,dhe traget e posta cdo dite,,,perjashto Ditet me Det te madh..kishte organizim dhe Uji vinte nga uji i ftohte me Anije e Drita kishte gjithmone…Djersa dhe sakrificat e Rinise dhe kombit Shqiptar shkuan Dem nga Politika e keqe ….Greket kane gjithe ata ishuj me armatime e nuk i shesin.ne Nje kishim ,Pika kyçe e Otrantos dhe Po u jepet atyre qe nuk kane ndertuar nje Fabrike te punojne Shqiptaret ne Shqiperi…me Shume investojne ne Serbi gjoja miqte tane genjeshtar….Jeta dhe Kombi nuk jane Turizem dhe Leke por Krenari dhe strategji….A e dini sa i kushton Russise Baza ne stratosphere qe ankorohen anijet kozmike,por e mban per krenari,,a e dini sa i kushton Serbise me para veriu i Kosoves por e mban per Krenari,Pse nuk Bejne Diego Garcia rezort Turistik Amerikanet ne Paqesor,se eshte ishull Parajse,se eshte Krenari ushtarak .praQeveria Shqiptare aq Pa shkolle e dije e inovacion,qe krenohet se Hebreu Po ju merr otranton e do punesoje disa kamarier e Pastruese..nuk ka me turp…Te pakten jepjani Italise qe ka investuar ne Ishull me rruget e eletrifikimin e i kemi afer….Amerikanet nuk jane miq te Shqiperise por jane Imperialista qe bejne Politikat e tyre…Nuk ka nje investim nga ta te mbahet mend ne Shqiperi..edhe ne ushtri me shume i japin serbise se Shqiperise..Kjo behet per interesat e Edi Rames qe ka filluar e Po e shikon veten Sheik te Shqiperise…bashke me Saliun jane njerezit me te keqinj qe ka pare Historia e Kombit….Pasi shkateruan ushtrine e industrine Po shesin dhe Trungun e kombit…tradhetaret brinj nuk kane keshtu jane….Edhe quislingu per Norvegjine mundohej Gjoja….Fatkeqesisht per Shqiptaret pas 10 vitesh as do te mund as te blejne dot asgje as te ushqehen ne Atdheun e tyre se Rrogat me cmimet nuk perputhen..3,7 miliarde € ne vit per ndertime ne Tirane,1,2 milarde te justifikuara ,te tjerat jane nga ata qe zgjedhin Keta qe Qeverisin me Parate e Droges…me mire vendosni Drynin se Shqiperia ka mbarruar …Rep Bananesh me Sulltan e narkoshtet .Bota ben sikur nuk na njef Po na njef mire e Rama e Saliu nuk mund te paguajne gjithe boten……
Na kane lene nje lungo mare ne vlonjateve te bredhim posht e lart,ankoheshim per bllokun e udheheqjes komuniste tani kemi blloqe pasanikesh e politikanesh,une si pensioniste nuk fitoj asgje nga keto investime
Si niset nje gje, me shkaterrim, ashtu ajo edhe do te bitiset.
Ju të redaksis së ditës, fotua nuk është e ndonjë pjese të Sazanit, është shpella e Haxhi Alis në Karaburun. Në pjesën perëndimore të Sazanit ka peisazhe më madhështore, me shkëmbinjë thikë mbi det që japin pamjen e Sazanit si një gur vigan që del nga deti dhe
Sas-ano është përkthim nga kartografët italian i emrit Gur (Saso në italisht) si emri i fshatit Gur në Lushnje që, në legjendat e lashtësisë, ky toponim që shpjegohet thjeshtë e qart nëpërmjet gjuhës shqipe, haset si Guron ose më shqip Gur-ana ose Sas – ana, Sazani i sotëm.
Sazani me pozicionin e tij, po të mos ishte ekzekutuar për vdekje armata e ushtris shqipëtare nga pushtuesit më barbarë të vëndit gjer më sot, kryekusarët Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe sa të tre së bashku nga poshtërsit , përbindshi kryekusar kombëfarosësi horror Edi Rama dhe bandat e tyre,
do të ishte “jo thjesht çelsi strategjik i Otrantos por “çelsi” strategjik i hyrjes dhe daljes në tër Adriatikun.
Tashti Sazani prona e shtetit dhe shteti ynë është vetëm një, ai, gjigandi 2m linear i gjatë, strategu, Skënderbeu i sotëm i Spiropalit Edi Rama, sundimtari që sfidon nga plotfuqishmëria absolute duke i bërë mjeranë pa vlerë mbretër si Çarlsi III i Mbretëris së bashkuar, strategu që sfidoj Pashiq, Millosheviç të Serbis dhe Zervat e Greqisë me përfundimin me sukses të spastrimit etnik të vëndit nga shqipëtarët që simbas tij
“janë dembela, që meren me thasetheme, nuk janë profesionista dhe kërkojnë rroga të larta” dhe mbasi të shporren kjo rracë negative nga shtëpitë, fshatrat, qytetet, vëndi i tyre, antishqiptari Edi Rama këshillon me largpamsi publikisht biznesmenët, kolegët kusarë të tij, që të punësojnë bagladeshasit, filipinasit ………që po vriten duke pritur radhën për të emigruar “ama”, shton ai duke biseduar gju më gju me kusarët biznesmenë,”po mësuan edhe këta shqip, ti përzeni urgjentisht ” si shqipëtarët para tyre.
Sikurse do të shesi Sazanin ose më shqip Guronin e çpopulluar, do të nxjer në tregun e Grenelëve, Trumpëve, Eskobarëve, Meloneve, Varhellëve ……. në përgjithësi Mc Gonigalëve të qarqeve qeverisëse, diplomatike , politike që ai të jetë “udhëheqës i shquar në glob dhe kryeministër i mirë i Shqipërisë, llokma të tjera të majme të Shqipëris së çpopulluar…….si Sazani i shkretuar…….
ai është një kusar i llahtarshëm dhe po del fuqishëm me sukses të sigurt në kusarin ndërkombëtare.
Ja pse ai e do Shqipërin pa shqipëtar si Sazani, ja pse ai thot i sigurt që ikja e rinis nuk është problem i qeveris, dmth i tij se ai, vetëm ai është qeveria e jo Spiropali, Manastirliu, Pejleshi , Palla…… rinia le të ikë se pleqëria nuk është problem , për dhjet vjetë 770 000 pensionistët do të emigrojn në mbretërin e perndis së nëndheut Hades dhe Shqipëria do të bëhet e shitëshme si Sazani.