Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Procedohet penalisht avokati Genc Gjokutaj, pas thirrjeve për akte ekstreme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Procedohet penalisht avokati Genc Gjokutaj, pas thirrjeve për akte ekstreme
KronikeLajmi i fundit

Procedohet penalisht avokati Genc Gjokutaj, pas thirrjeve për akte ekstreme

Published: July 27, 2024
Shpërndaje

Avokati Genc Gjokutaj është proceduar penalisht për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“. Ky veprim i institucioneve ndaj Gjokutajt vjen pas një postimi të bërë nga avokati në rrjetet sociale i cili kishte në përmbajtje terma që shprehnin dhunë. 

Gjithashtu në njoftimin e policisisë thuhet se procedimi ndaj avokatit filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim i publikuar nga Gjokutaj, i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme.

Njoftimi:

- Publicitet -

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online. Materialet i kaluan Prokurorisë.

POSTIMI I GJOKUTAJT:

Te dashur Shqiptare!
Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!
As me amendime ligjesh!
Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!
Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!
Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!
Dilni nga shtepite sot!
Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!
Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!
“Vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!
Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vetmia dhe izolimi social mund t’ju kushtojnë deri në 6 vite jetë të shëndetshme
  • Kremlini: Ende asnjë vendim për një takim të mundshëm të Putin me Trump në dhjetor
  • Avokati i Ilir Metës deklaron se rrezikon licencën nëse thyen bojkotin
  • Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  • Incident në protestën pranë Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat

Komentet e Fundit

  1. Humoristi on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  2. Zanafilla e banalitetit kriminal on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  3. K R on Është filmuar edhe Niko Peleshi? “Je nën shantazh…” si përgjigjet kreu i Parlamentit
  4. aleksi i Sorrave on Është filmuar edhe Niko Peleshi? “Je nën shantazh…” si përgjigjet kreu i Parlamentit
  5. Dudumi on “Flej pa dert zemër, krejt radarët e shtetit i fik për ty”, dalin mesazhe të tjera mes ish-kreut të SHISH dhe Agasit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?