Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Procesi i vetëpastrimit në Polici sapo ka nisur”, Balla: Nuk ka rrjedhje të të dhënave nga TIMS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Procesi i vetëpastrimit në Polici sapo ka nisur”, Balla: Nuk ka rrjedhje të të dhënave nga TIMS
KryesorePolitike

“Procesi i vetëpastrimit në Polici sapo ka nisur”, Balla: Nuk ka rrjedhje të të dhënave nga TIMS

Published: August 30, 2023
Shpërndaje

Për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla procesi i vetëpastrimit në radhët e policisë së Shtetit sapo ka nisur. Në përfundim të mbledhjes se Këshillit te Ministrave, Balla shprehu vendosmërinë për të shkëputur cdo lidhje të krimin në radhët e punonjësve të policisë.

“Procesi i vetëpastrimit sapo ka nisur, nuk jam këtu që brenda 40 ditëve të them se ia kam arritur qëllimit. Kam thënë që po punoj cdo ditë në bashkëveprim me strukturat ligjzbatuese. Këtë proces do e kryejmë në një kohë sa më të shkurtër. Punonjës policie që tradhtojnë nga brenda aksionet, do të jenë në zhdukje. Fijet që lidhin policë me organizata kriminale apo me tradhtimin e akisionit të policisë do të priten ditë pas dite. Është trashëguar një kancer që ka cuar edhe në humbjen e jetëve. Të gjithë e mbajme mend 7 gushtin e 2009, kur sot kemi 4 dëshmorë për shkak të rrjedhjes së informacionit. Vetëpastrimi po jep rezultate. Në gusht kemi patur 3 punonjës të arrestuar, dhe ndërkohë ju informoj se kemi plot hetime të tjera në proces si edhe për shqetësime që janë ngritur në pulbik, ku cdo lloj aksesi me elementë kriminalë, është thyerje e rëndë e kodit etik. Sot kodin etik e keni në të gjitha komisariatet dhe e kam bërë të qartë, asnjë nuk do tolerohet. Në korrik kemi patur një rast”, tha Balla, ndërsa iu përgjigj interesit të medias edhe mbi sistemin TIMS.

“Në media gjithmonë edhe dyshimet bëhen fakte. E cërteta është ndryshe, Shqipëria është sulmuar nga një sulm kibernetik, në 2022, nga ai momet po marrim masa për të rritur digat mbrojtëse. Nuk jemi i vetmi vend, që jemi nën sulme. SHBA ka asgjesuar një prej hakerave më të mëdhenj. Është një betejë. Nuk ka patur rrjedhje të të dhënave nga TIMS, e vërteta është ndërsa një ekip i ri brenda policisë ka marrë përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit ndodh që ata që janë larguar mund të kenë kritika apo ankesa, mund të ngrenë dyshime. Garantoj cdo qytetar, asnjë e dhënë nga TIMS nuk ka rrjedhur. Nuk ka një kallëzim, kam kërkuar që të dhënat të vlerësohen edhe nga prokuroria. Është një standard i ri që do vendoset në strukturat e varësisë, që në të gjitha rastet, edhe kur nuk ka elementë të veprës penale, t’i vihet në dispozicion prokurorisë. Garatojmë që në pikat kufitare mos ketë vonesa e trafik, jam informuar që nuk kemi probleme”, tha ai.

- Publicitet -

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?