Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Proda mbledh në takim drejtuesit e rinj të komisariateve: Angazhimi juaj maksimal, thelbësor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Proda mbledh në takim drejtuesit e rinj të komisariateve: Angazhimi juaj maksimal, thelbësor
KronikeLajmi i fundit

Proda mbledh në takim drejtuesit e rinj të komisariateve: Angazhimi juaj maksimal, thelbësor

Published: December 21, 2024
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me shefat e rinj të komisariateve të policisë në vend.

Drejtor Proda, fillimisht, vlerësoi procesin e përzgjedhjes së shefave të komisariateve dhe i uroi ata për detyrën, të cilën e cilësoi jo si privilegj, por si obligim dhe përgjegjësi për secilin prej tyre.

Gjatë takimit, ai iu përcolli shefave të komisariateve një sërë detyrash dhe porosish për të përmirësuar më tej imazhin e Policisë, për të rritur parametrat e sigurisë dhe për të arritur rezultate më të larta në luftën kundër krimit.

- Publicitet -

“Angazhimi juaj maksimal në krye të strukturave që drejtoni për ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve, për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të tyre, për parandalimin dhe goditjen e krimit të rrugës që ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe shpërndarjen e tyre, të lojërave të fatit, krimeve mjedisore, për sigurinë në shkolla, sigurinë rrugore, për rritjen e performancës së punonjësve të policisë dhe për etikën e komunikimit me qytetarët është shumë thelbësor. Jam i bindur se secili prej jush do të jetë në lartësinë e detyrës që mban.” – u shpreh drejtori i Policisë së Shtetit.

Në përmbyllje të takimit, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se jemi përpara një procesi zgjedhor dhe se tashmë Policia e Shtetit ka vendosur standarde të certifikuara nga ndërkombëtarët për një qëndrim korrekt. Ai iu kërkoi shefave të komisariateve dhe vartësve të tyre të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, duke theksuar: “Ne jemi punonjës policie dhe kemi një mision – zbatimin e ligjit.”

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ministri izraelit vizitë në Shqipëri, zbulohet lidhja familjare me Ron Yeffet
  • U kap me 38 kg kokainë në Francë, dënohet me 3 vite burg violinisti shqiptar
  • Mblidhet Bordi i Transparencës, rritet sërish çmimi i naftës
  • Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për impiantin e ujërave të ndotura në Jal
  • Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri, ‘Benz-i’ ishte parkuar pranë Gjykatës Civile

Komentet e Fundit

  1. sa per saktesi on Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri, ‘Benz-i’ ishte parkuar pranë Gjykatës Civile
  2. Phoenix on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  3. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat
  5. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?