Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prodhimi i armëve investim “strategjik” si turizmi, Qeveria zeron taksat për prodhuesit privatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Prodhimi i armëve investim “strategjik” si turizmi, Qeveria zeron taksat për prodhuesit privatë
Lajmi i funditPolitike

Prodhimi i armëve investim “strategjik” si turizmi, Qeveria zeron taksat për prodhuesit privatë

Published: June 7, 2024
Shpërndaje

Jo vetëm shteti do të ketë mundësinë për të prodhuar armë dhe municione në Shqipëri. Sipas një draftligji, ministria e Mbrojtjes i jep të drejtë edhe subjekteve private për të prodhuar dhe shitur armë.

Pranë Ministrisë për Mbrojtjen krijohet Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, AIM, e cila do të jetë përgjegjëse për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e sektorit të prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armatimit ushtarak.

Por qeveria ka parashikuar një sërë masash lehtësuese për prodhuesit e armëve, duke nisur nga barra tatimor. Çdo subjekt që investon minimumi 25 mln euro, do të ketë prioritet në shërbime, do të jetë i përjashtuar për 10 vite nga tatim-fitimi dhe nga taksat vendore dhe qendrore të pasurisë. Nuk do të taksohet as për infrastrukturën dhe as për transportet në doganë. Prodhuesit dhe tregtarët e armëve do t’i paguajnë shtetit shqiptar vetëm 10% TVSH.

- Publicitet -

Ata do të kenë suport dhe në faturat utilitare, si energji elektrike, ujë, gaz për 10 vite dhe do të kenë qasje në fond mbështetëse për kërkim dhe zhvillim në fushën e   teknologjive të mbrojtjes.

Draftligji thotë se ndalohet prodhimi dhe tregtimi i armëve dhe teknologjive të armëve biologjike, kimike dhe bërthamore.

Ky është projektligji i dytë për armët që publikon ministria e Mbrojtjes. Në fund të majit, ajo nxorri dokumentin që parashikonte krijimin e “Kayo”, kompanisë shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve etj. Efektet fillestare të këtij projektligji në momentin e krijimit të kësaj shoqërie janë në vlerën 300 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondi rezervë.

Qeveria mori seriozisht propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kur dy muaj më parë në Tiranë, i tha kryeministrit Edi Rama, që Shqipëria të përfshihet në industrinë e prodhimit të armëve, për të përballuar agresionin rus.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • !!? says:
    June 7, 2024 at 4:26 pm

    Abra kadabra, mbas turizmit ja edhe prodhimi i armëve do të çoj përpara lulëzimin ekonomik të Shqipëris të zbrazur nga shqipëtarët. Mirë turizmi strategjik i Edi Ramës problemin e kamerierëve, guzhinjerëve, pastruesve, …. në përgjithësi krahun e punëss.që u mungojnë

    nga kthimi i Shqipëris si ishulli i Sazanit i pa banuar nga politika e suksesëshme e Ramë Pashiqit për spastrimin etnik të vëndit duke e vjedhur pa mëshir çdo shqipëtar të ndershëm me taksa e çmime të llahtarshme jetvrasëse,,

    specialisti i nivelit global dhe djelli që do të shpëtoj me rrezet e tij Europën nga dimri demografik, këtë problem, të mungesës së krahut të punës, do ta zgjith me 45 000 skllevër filipinas që janë popull që

    nuk janë si shqipëtarët bastardë që janë “thashethemexhinjë, dembela, joprofesionistë dhe që kërkojnë rroga të larta”, joooo…..filipinas janë populli i përzgjedhur tashma që do të ripopulloj dhe lulëzoj Shqipërin por

    a ka në Filipine skllevër inxhinjera, tornitora, axhustatorë , në përgjithësi punonjës të kualifikuar të industris së armatimeve, se ata shqipëtar që kanë qënë të tillë dikur të cilët, në qoftë se nuk jan në pension, si të tjerët, janë në emigrim?

    Nashi qy Peleshi i Ramës, prveç Kallashnikovëve dhe fishekëve dhe predhave të kohës së Babaqemos që prodhoheshin në uzinat e armatimeve shqipëtare, do të prodhoj armatime që kërkon Zelenski, drone, raketa kundër tank, raketa Patriot, tanke , autoblinda,, aeroplanë, anije luftarake, predha me GPS, mbushje bërthamore dhe raketa balistike…….që kërkohen sot

    në botën e mbarsur me kërcënimin e luftës së tretë dhe të fundit botërore nga neohitlerët e marrosur që janë mbledhur në spitalin psiqiatrik rus që quhet Kremlin dhe bëjnë lodra, stërvitje, eksperimente, shpikje shumë të mënçura ushtarake me raketa hipersonike që Europën e kthejnë në kontinent të pabanuar për 90 sekonda, Britanin për 10 sekonda , SHBA për nja 2 orë ohuuuu ………sa përpara është Vermahti njerzim vrasës i neohitlerit Putin që drejton spitalin psiqiatrik të Mjedvjedevëve ushtarakë të marrosur të Kremlinit, dhe

    a do të konkuroj aventurieri jonë i marrosuri Rama në fushën e industris ushtarake me pushkët me gjalmë të Peleshit dhe me granata që hidhen me dorë apo

    është një pretekst që të vidhen edhe me PPP e re të industris ushtarake, simotër e çeka ap-it të shurrës dhe të mutit të kusarit Beqja, ca miljona të tjera nga xhepat e taksapaguesve shqipëtarë dmth nga 770 000 pensiopnistët se vetëm ata kan ngelur si takaspagues në faturat e shtetit shqipëtar dmth të Edi Ramës se ai është shteti shqipëtar!!!!!…?????….

    Reply
  • Phoenix says:
    June 7, 2024 at 9:49 pm

    Di gje ai Kokepetulla Taulant Balla, per armet si nje investim Strategjik e te Rendesishem. Se keta Tradhetare, plehra e te shitur, juve popullin ju duan te C’armatosur, e veten e mercenaret e tyre te Armatosur. Kjo ka nje domethenie, apo jo? E dine qe zullumi do keputet nje dite, dhe duan tu gjejne duke mbajtur mikun me dore, ne vend te armes qe te mbroni veten dhe familjet tuaja.

    Armatosuni, sa nuk eshte vone.

    Reply
  • !!? says:
    June 10, 2024 at 5:22 am

    Qy Pejleshi, ku do të gjej çeliqet speciale për detajet e ndryshme të armëve, bronxin, bakrrin, plumbin për predhat, eksplzivin , apo do ti prodhoj Edi Rama me kompjuterin e tij në emisionin e tij të shout të përditshëm gëbelsianj “Mirmëngjez” nëpërmjet inteligjencës artificiale?

    O njerëz, nuk mjaftuan PPP e Beqes por do edhe PPP e Pejleshit “udhëheqsi i shquar dhe kryeministri i mirë”, kusari i marrosur kombçfarosës, Edi Rama për të vjedhur shqipëtarët, dmth pensionistët e shkretë, sepse ata kanë ngelur pa emigruar?

    Këta kusarër që na kan qeverisur e po na qeverisin, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama, herë si kusar në pozitë herë si kusar në opozitë, le të japin njëher llogari të katërt për krimin e sabotimit të mbrojtjes së atdheut me shkatrrimin e industris së armatimeve që ka vdekur dhe, para se këtë të vdekur ta ringjallin me magjit e tyre mediatike, le të thirren në prokurori për këtë krim makabar. Janë torno, paisje speciale, linja të tëra prodhimi për armët, predhat, për remontin e avjonëve, armatimit, anijeve………ku vajtën dhe pse nuk u ruajtën duke u konservuar?

    Le të hapet një proces penal se kush shkatrroj një ushtri të tërë, armata ndoshta më e mirëarmatosur në Ballkan, pa luftë fare , rast unik dhe absurd në historin botërore ushtarake, le të thirren personat përgjegjës në ndonjë debat në kuvënd kur të vendoset krijimi i PPP së prodhimit hipotetik në mëndjen e Edi Ramës të armatimeve ku të diskutohet a ka kapacitete teknike, lëndë të parë dhe burime njerzore për këtë veprimtari ku e para gjë që është bër me nxitim është përcaktuar kompania, janë përcaktuar miljonat që do tii jepen PPP që nuk do të paguaka as taksa?

    Mos këto miljona do të jenë si miljonat që janë harxhuar dhe po harxhohen pa pikë turpi, në mënyrë sfiduse me një kusari të haptë në sy të publikut dhe SPAK për djegsit e mbeturinave që ose nuk ekzistojn ose kurr s’kan djegur gjer më sot dhe kurr s’kanë për të djegur mbeturina por

    janë një mekanizëm i lahtarshëm kusarie të horrit Edi Rama dhe bandës së tij të kusarëve Beqëve, Krifcave, Veliajve…… e soj e sorollop të botës së kusaris të organizatës së strukturuar deri në përsosje si shtet mafioz të Ripjelljes (ish pastë ndjes PS) !!!!!!…….?????……….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?