Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Profesionistët e shkurtuar nga fasoneritë, po punësohen nga pularitë në Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Profesionistët e shkurtuar nga fasoneritë, po punësohen nga pularitë në Durrës
AktualitetEkonomi

Profesionistët e shkurtuar nga fasoneritë, po punësohen nga pularitë në Durrës

Published: March 17, 2024
Shpërndaje

Prej më shumë se një muaji, ish të punësuarit në fabrikat fason në zonat Durrës, Sukth, Shijak po punësohen në stabilimentet e rritjes së shpendëve. Lilo Seraj, nga kompania e prodhimit të vezëve “Ovvital”, tha se këto lëvizje po shtojnë rekrutimet e punonjësve të kualifikuar.

“Problemet me fuqinë punëtore prej 3-4 vitesh kanë qenë të vazhdueshme. Përveçse mungon fuqia punëtore, edhe ajo pjesë që është e gatshme, është e pakualifikuar.

Për shkak të problematikave që po has sektori fason, këtë vit kemi prurje në burime njerëzore pak më të kualifikuara dhe besoj një pjesë e sektorëve që po hasin vështirësi do të sistemohen me fuqinë punëtore që po rrjedh nga fasonët”.

- Publicitet -

Më herët, kryetari i Shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe, pohoi se për muajin janar 2023, nga fabrikat e këpucëve dhe veshjeve fason në qytetet, si: Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fushë-Krujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht u shkurtuan 3,000 vende pune.

“Situata është kritike, për të mos thënë apokaliptike nga mbyllje të përditshme të bizneseve dhe shkurtime të vendeve të punës. Kemi raport lufte ekonomike me rreth 500 vende pune në jave në të gjithë Shqipërinë (nga data 4 janar 2024 deri më sot, rreth 3,000 vende pune të shkurtuara)”, u shpreh ai më herët.

Sipas tij, shkak i shkurtimeve të vendeve të punës është rënia e kursit të këmbimit dhe si pasojë, humbja e konkurrueshmërisë, mungesa e theksuar për likuiditet të bizneseve për të rinovuar impiantet prodhuese dhe blerjen e lëndëve të para dhe diversifikimin e klientelës aktuale Europiane.

Z. Prençe nënvizoi se zonat më të prekura janë ato rurale, në të cilat ndikimi social është më i lartë.

Efektet e mungesës së fuqisë punëtore, eksportuesit hedhin sytë nga India

Problematikë e mprehtë për sektorin vijon të mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese të bimëve mjekësore.

Filip Gjoka, nga “Filipi Co”, pohon se zgjidhje e vetme ka mbetur punësimi i punonjësve indianë, pasi fuqia vendase ka emigruar.

“Sektori po has shumë vështirësi edhe me mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit.

Kjo po sjell jo vetëm lënien e tokave djerr, por edhe rënien e sasisë së bimëve të grumbulluara në zonat malore, për shkak të shpërnguljes apo largimit në emigracion të banorëve, por edhe mungesës së fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese.

Zgjidhja e vetme mbetet punësimi i të huajve. Deri tani, kompania jonë ka punësuar 10 punonjës nga India. Rendimenti i tyre në punë është i kënaqshëm.

Pritet që për muajin tjetër të vijnë edhe 20 punonjës të tjerë nga India”, tha ai.

Për të mbajtur fuqinë punëtore, bizneset janë detyruar të rrisin herë pas here pagat e punonjësve. Orges Liperi thotë se shtimi i kostove nga rritja e pagave ka ndikuar në kosto më të larta për produktin final. “Po hasim vazhdimisht probleme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Për të parandaluar boshllëkun e radhës që mund të krijohet nga largimi i punonjësve, kemi rritur pagat dhe mbajmë të punësuar më shumë se sa nevojiten, duke rritur koston për produktin përfundimtar”, nënvizon drejtuesi i kompanisë “Albanian Trading Company” sh.p.k.

Ndërsa Kujtim Zere, drejtues i kompanisë “Albanian Herb”, shton se sektori do të mund ta përballonte edhe një vit koston e fuqisë punëtore, për shkak të rritjes së pagave dhe të mungesës së tyre.

“Zona e Belshit është mjaft e pasur me kultivim të bimëve mjekësore dhe aromatike, një burim jetese për banorët e zonës. Por shumica e tyre kanë emigruar në Greqi për të kryer punë të ngjashme apo në Itali me të njëjtën pagë. Kjo është vërtet e çuditshme!”

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?