Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projekt-rezoluta e SHBA-së për Gazën dështon për shkak të vetos së Rusisë, Kinës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Projekt-rezoluta e SHBA-së për Gazën dështon për shkak të vetos së Rusisë, Kinës
AktualitetBote

Projekt-rezoluta e SHBA-së për Gazën dështon për shkak të vetos së Rusisë, Kinës

Published: March 22, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të miratojë të premten një projekt-rezolutë të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, për shkak të vetos nga Rusia dhe Kina.

Projekt-rezoluta bënte thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” që do të zgjaste rreth gjashtë javë, parashikonte lirimin e pengjeve në këmbim të palestinezëve të burgosur, mbrojtjen e civilëve dhe hyrjen e ndihmës humanitare.

“Shumica dërrmuese e Këshillit votoi në favor të kësaj rezolute, por për fat të keq Rusia dhe Kina vendosën veton”, i tha Këshillit të Sigurimit ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

- Publicitet -

Ajo tha përpara votimit, se do të ishte një “gabim historik” që Këshilli të mos e miratonte rezolutën.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, duke folur po ashtu para votimit, u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të mos votonin në favor të rezolutës.

Ai tha se rezoluta ishte “tepër e politizuar” dhe në thelb ishte një dritë e gjelbër për Izraelin që të ndërmerrte një operacion ushtarak në Rafah në skajin jugor të Rripit të Gazës, ku strehohet më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të territorit.

“Kjo do t’i jepte dorë të lirë Izraelit dhe do të sillte si rezultat që e gjithë Gaza dhe e gjithë popullsia e saj të përballeshin me shkatërrim, ose dëbim”, tha ai.

Ambasadori rus tha se një numër anëtarësh jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë hartuar një rezolutë alternative, të cilën ai e quajti një dokument të balancuar dhe tha se nuk ka asnjë arsye që anëtarët të mos e mbështesin atë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?