Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projekti 40 milionë euro për rrugët, turizmi fut në listë edhe Fushë Lurën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Projekti 40 milionë euro për rrugët, turizmi fut në listë edhe Fushë Lurën
AktualitetEkonomi

Projekti 40 milionë euro për rrugët, turizmi fut në listë edhe Fushë Lurën

Published: February 12, 2024
Shpërndaje

Rritja e numrit të turistëve vendas dhe të huaj të interesuar për turizmin natyror dhe të aventurës kanë futur në hartën e investimeve edhe rrugën Arras-Fushë Lurë. Kjo rrugë është pjesë e projektit të mundësimit të turizmit dhe infrastrukturës me një vlerë 40 milionë euro që përfshin asistencë teknike dhe grante nga Bashkimi Europian dhe që plotësohet edhe nga një hua sovrane e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për qeverinë shqiptare.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit si autoritet konktrakt5or njoftoi në sistemin e BERZH lidhur me rrugën e fundit ku do të ndërhyhet dhe që ka në thelb përmirësimin e aksesit për turistët në këtë zonë të Dibrës.

“Seksioni i rrugës Sine (Arras) – Fushë Lurë është pjesë e rrugës Peshkopi – Fushë Lurë. Kjo rrugë është aksi kryesor që lidh qytetin e Peshkopisë me Fushë Lurën dhe zona të tjera pranë këtij fshati. Kohët e fundit kjo rrugë përdoret gjithnjë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj, sidomos gjatë verës, për të shijuar turizmin malor dhe atraksionet e ndryshme të zonës. Ndaj, rehabilitimi i këtij aksi është bërë shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për tërheqjen e më shumë turistëve dhe lehtësimin e tregtisë dhe komunikimit mes banorëve të Peshkopisë dhe atyre të të gjithë fshatrave të shpërndarë në zonën e Fushë Lurës.

- Publicitet -

Fusha e punimeve do të përfshijë seksionin rrugor të sipërpërmendur në Bashkinë e Dibrës. Rrethi i Dibrës ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe karakterizohet nga një reliev kodrinoro-malor”, thuhet në publikimin e FSHZH në faqen e BERZH .

Duke u ndalur në elementë më të detajuar të projektit nënvizohet se seksioni rrugor që do të rehabilitohet plotësisht ka një gjatësi totale prej 2,144 m; fillon në kryqëzimin që lidh rrugën kryesore me fshatin Sine dhe përfundon në kryqëzimin me rrugën nga Arrasi në Fushë Lurë. Ky seksion rrugor ka nevojë për ndërhyrje serioze për forcimin e kapacitetit të ngarkesës së rrugës, ndërtimin e mureve të rinj mbajtës, pak kanale dhe punime riparimi në tobinot ekzistuese dhe një urë, si dhe punime të tjera për rritjen e nivelit të sigurisë për përdoruesit e rrugës.

“Midis Arrasit dhe Fushë Lurës do të kryhen punimet e asfaltit (shtresa e veshur me trashësi 4 cm) dhe instalimi i mbështetësve në vende të caktuara (gjithsej 7000 m) për një gjatësi totale prej përafërsisht. 20 km.

Së fundi, karrexhata rrugore ekzistuese e rehabilituar do të jetë 6 m e gjerë, e përbërë nga dy korsi të asfaltuara, 2.5 m e gjerë në çdo drejtim, plus 0.5 m e gjerë shpatulla në çdo drejtim. Shpejtësia e projektimit ka qenë përgjithësisht 50 km/h, megjithëse në seksione të caktuara shpejtësia e projektimit është ulur në 30 km/h për shkak të shtrirjes veçanërisht të vështirë haset”, vlerëson FSHZH.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. demo on Cinizëm me “5 yje”
  3. BELINDA PALLOSHIT on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  4. Durrësi on Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  5. Tiranë on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?