Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për dënimet e dikurshme dhe naftën e sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Për dënimet e dikurshme dhe naftën e sotme
HistoriLajmi i fundit

Për dënimet e dikurshme dhe naftën e sotme

Published: March 31, 2026
Shpërndaje

Prof. Dr. Hazbi Shehu

Në fillim të vitit 1974 u dënua Ing. Gjeolog Nuredin Skrapari, nga sektori i naftës me 15 vjet burg, për axhitacion e propagandë. Nga mbarimi i këtij viti, një grup i përbërë prej Ing. Gjeologësh, drejtues të Institutit Gjeologjik të Kërkimeve për Naftë e Gaz etj; u dënuan si sabotatorë dhe armiq. Konkretisht ata ishin: K. Plaku, M. Gjikopulli, me pushkatim; B. Alia (drejtor i Institutit), P. Murataj, Th. Nasto, Dh. Stefa, L. Nashi (drejtor i përgjithshëm), etj, me 23 deri 25 vjet. Disa muaj më vonë, K. Rama u dënua me 15 vjet burg me të njëjtin motivacion si sabotator dhe armik; sepse nuk ishte dakord me planifikimin e metrazhit të puseve të kërkimit për naftë të miratuar nga udhëheqja e partisë; ndërsa shokët e grupit të tij u përjashtuan nga instituti dhe i dërguan punëtorë. Në vitin 1986 u sajua një grup tjetër sabotatorësh dhe armiqsh, përsëri në Institutin Gjeologjik. Ky grup përbëhej nga P. Xhaxhka (drejtor i Institutit), E. Veizi (N/drejtor), Ing. Gjeolog M. Arapi, Ing. Gjeofizik P. Sadushi, etj dhe u dënuan me 23 deri 25 vjet burg.

Këtu në gazetën DITA po paraqes disa nga faktet e jetuara, sepse kam punuar gjithë jetën në këtë Institut; nga themelimi e deri në mbylljen e tij (1965-2005). Këta kolegë, përveç izolimit nga familja, shoqëria dhe puna i nënshtroheshin dhe torturave trupore dhe mendore në burg. Me ardhjen e demokracisë, inxhinierët e pafajshëm dolën nga burgu. Tani ata ishin të lirë, por të shkatërruar fizikisht dhe moralisht. Sot shumica e tyre nuk ndodhen në mes të të gjallëve. Në burg ata ndjenin një vuajtje edhe më të tmerrshme se ajo e goditjeve fizike: kujtimi i familjeve, sidomos i fëmijëve të vegjël të lënë në mëshirën e fatit, gërryente dhe e rëndonte shumë ndërgjegjen e brëndshme të tyre. Askush nuk guxonte t’i ndihmonte këto familje, sepse do të quheshin armiq. Çfarë faj kishin fëmijët e vegjël në lulëzim, të mbeteshin rrugëve, pa ushqim, pa shkollë dhe pa të ardhme. Ngacmimi i ndjenjave shpirtërore, si rrjedhojë i vuajtjeve famijare, e kryesisht i fëmijëve mund ta transformojë trurin nga gjendja normale në fazën e c’mendurisë. Frazat e përdorura nga hetuesit “Pranoni fajet tuaja, që familjet të mos preken”, ishin shumë më të forta, më therrëse dhe më ngacmuese sesa goditjet me shkop mbi trupin e tyre. Dashuria e djalit për një vajzë ose vice-versa edhe mund të shuhet një dite; ndërsa dashuria e prindërve për fëmijët nuk vdes. Vetëm kur të pushojë së rrahuri zemra e prindërit, atëhere nuk do të dëgjohen më fjalët e ëmbla për fëmijët. Sikur të besohej tek një jetë pas vdekjes me siguri ajo dashuri do t’i ringjallte prindërit.

- Publicitet -

Edhe kur kolegët e mi që ndodheshin në burg firmosnin fajet e pa kryera; thëniet e hetuesve “Tani familjet tuaja jetojnë në kushte normale” e ngacmonin më shumë trurin e tyre. Kjo vinte sepse ata nuk u besonin fjalëve të hetuesve. Të gjithë intelektualët Ing. që u burgosën, nuk kaluan në vetvrasje, si gjatë kohës në burg, as kur dolën nga  burgu. Kjo tregon për forcën e tyre shpirtërore të lartë dhe optimiste. Ata luftuan të bashkuar në burg, me shpresën, për të fituar mbi padrejtësitë. Si rrjedhojë fituan të drejtat, për të jetuar të lirë në demokraci.

Kolegu im Ing. Tomi Kristo, megjithëse i lirë në shoqëri, vuante shpirtërisht. Atë e detyroi regjimi diktatorial që duke shfrytëzuar gjendjen psikike të tij momentale, të firmoste një material të përpunuar nga hetuesia për të dënuar kolegët. Kjo ishte në kundërshtim me ndërgjegjen e Tomit. Menjëherë pas këtij veprimi ai filloi të diskutonte me ndërgjegjen e tij “Pse e bëra?! A jam unë njeri me të vërtetë?!” Llogjika në gjëndje normale i thoshte “Nuk ke qenë në gjendje të mirë mendore; në atë çast nuk ekzistoje si njeri i vërtetë?!” Gradualisht, ndërgjegja e pastër e ndershmërisë, godiste me gjithë fuqinë e saj, trurin e Tomit.

Në kushte kur truri i punonte normalisht, ai vendosi që para se ti dorëzohej fundit fatal, të kryente detyrat e tij njerëzore. Nisur nga ndërgjegja e lartë dhe e paarritshme, i kërkoi të fejuarës ta fali duke i thenë “E dashur, të dua dhe do të dua përgjithmonë, sepse ti je pastërtia e ndërgjegjes më të lartë. Je bukuria e një jete të vërtetë, të ndershme, të cilën unë nuk e meritoj. Po të kërkoj të më dënosh si njeri jo i denjë për ty. Ti je trëndafili më i bukur që unë zgjodha në kopshtin e luleve, por detyrohem ta prish fejesën tonë. Këtë e bëj sepse nuk dua dhe nuk më pëlqen që djalli të bashkëjetojë me një ëngjëll si ti. Lamtumirë dhe të uroj fat në jetë!” Ajo duke qarë i thotë “Tomi çfarë po thua!? Unë vetëm me ty e kam lidhur jetën.” Por Tomi e përqafoi dhe u largua.

Pranverat do të vijnë njera pas tjetrës dhe lulet do të çelin, por njerëz si Tomi Kristo, për mos thenë nuk ka, rrallë do të vijnë. Goditjet e ndërgjegjes, si rrjedhojë e vuajtjeve shpirtërore shkaktojnë sëmundje të rrezikshme, që nga ndonjëherë të çojnë dhe në vetëvrasje. Rastin e firmosjes nga Tomi të materialit për të dënuar kolegët unë e shpjegoj me gjendjen jo normale mendore momentale të tij.

Unë i dënoj vetvrasjet, se ato shprehin dobësi, humbjen e optimizmit për jetën. Jetën ta ka dhenë tjetër kush dhe ti je i detyruar të jetosh; pavarësisht nga vështirësitë. Vetëvrasjen e kolegut dhe mikut tim Tomi Kristo e konsideroj therrori, sepse shpreh gjendjen shpirtërore dhe ndershmërinë e një njeriu të vërtetë, ideal.

Inxhinierët gjeologë të Institutit Gjeologjik të Naftës u burgosën si sabotatorë dhe armiq. A qëndrojnë këto akuza?!

Sabotimi në projektimin e puseve për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të naftës dhe gazit nga kolegët e mi të burgosur ishte i pamundur sepse:

1) Në grupin për projektimin e puseve zgjidheshin specialistët më të aftë në profesion dhe me përvojë. Ky grup punonte për një kohë të gjatë në mbledhjen dhe përgatitjen e materialit gjeologo-gjeofizik. Pas një studimi të thellë dhe diskutimi në grupin e punës nxirreshin konkluzionet për perspektivën e rajonit. Kur rajoni konsiderohej perspektivë; zgjidhej vendi i përshtatshëm për projektimin e pusit dhe thellësia përkatëse. Ky konkuzion i grupit do të diskutohej në kabinetin e projektimit. Nëse kabineti e aprovonte propozimin e grupit të punës; atëhere materiali kalonte për diskutim dhe aprovim në Këshillin Shkencor të Institutit. Pas aprovimit nga Këshilli Shkencor, materiali dërgohej për diskututim në K/shkencor të Ministrisë. Kur materiali aprovohej nga Ministria fillonte shpimi i pusit. Pra, dhe sikur K. Plaku, M. Gjikopulli, etj, të projektonin puse me qëllim sabotimi, nuk do ta lejonin specialistët e tjerë të Kabinetit, K/shkencor të Institutit, dhe të Ministrisë. Pra sabotimi ka qenë i pamundur. Këtë e kuptonte dhe udhëheqja e lartë e partisë; prandaj ata që ta besonte populli, dënuan jo vetëm autorët por dhe drejtuesit e Institutit dhe të Ministrisë si grup armiqësor.

2) Jo vetëm unë, por të gjithë punonjësit e Institutit Gjeologjik e dinë mirë se ata nuk ishin armiq. L. Nashi, B. Alia, P. Murataj, Th. Nasto, etj ishin komunista dhe familjet e tyre të lidhura me partinë që në fillim. Nga qëndrimi i tyre në punë dhe shoqëri dukej qartë vendosmëria në mbrojtje të regjimit komunist.

3) Ishin njerëz të kulturuar dhe të edukuar.

4) Ata ishin jo vetëm specialistë të aftë, por dhe të apasionuar pas profesionit të gjeologut dhe gjeofizikut. Si mundet një njeri i dashuruar me profesionin e tij, ta denegrojë, ta poshtërojë zanatin e vetë?!

5) Unë kam qënë bashkautor me ta në punë, në terren, në përpunimin e materialit dhe në projektimin e puseve. Ata diskutonin me llogjikë të fortë prej specialisti, duke analizuar të gjithë faktorët pozitivë dhe negativë të materialit për projektimin e puseve.

6) Ata punuan me devotshmëri dhe ndershmëri në detyrën për projektimin e puseve që lidheshin me djersën e popullit.

7) Ata janë bashkautorë në zbulimet e vendburimeve të naftës dhe gazit që po shfrytëzohen sot.

8) Të gjithë punonjësit e Institutit Gjeologjik, por dhe ata që kanë punuar në sektorin e naftës, janë të bindur se inxhinierët e burgosur kanë punuar me pasion dhe ndershmëri dhe nuk kanë sabotuar.

Shënim: Qeveria Shqiptare po vendos shitjen e nëntokës për vendburimet e naftës dhe të gazit. Këta që drejtojnë sot nuk kanë punuar asnjë ditë në sektorin e naftës.  Ata duhet të zbatojnë Kushtetutën e Shqipërisë.  Zbulimi i vendburimeve të naftës dhe gazit ka kërkuar djersë dhe gjak nga inxhinierët dhe shkencëtarët e Institutit Gjeologjik.   Nëntoka dhe gjithë toka Shqiptare i përket vetëm Kombit dhe popullit Shqiptar.

Ata që firmosin për të shitur pasurinë e Kombit dhe të popullit Shqiptar do të përgjigjen para tij një ditë.

Me respekt

Prof. Dr. Hazbi Shehu

Botuar në DITA në rubrikën Letër Kryeredaktorit. Autori është doktor i shkencave gjeologjike dhe bashkepunetor i vjeter shkencor. Jeton në New York

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
28 Comments
  • mali says:
    April 28, 2024 at 5:22 pm

    Ata I bene armiq banda e Nexhmie Hoxhes dhe Ramis Alise.
    Enver Hoxha ishte ne delirium e madheshtise si udheheqes boteror I revolucioneve proletare .
    Mund te themi me plot goje qe kjo bande ka qene agjente e huaj ,si e kujt ,le ta zbuloje Paskal Mio nga arkivat .

    Reply
  • ¿? says:
    April 28, 2024 at 5:42 pm

    Ti Prof. Dr. Hazbi Shehu paske shpetuar paq. Ose nuk te kishte erdhur rradha, ose e kishe firmosur edhe zotrote ndonje dokument po nuk te vrau edhe aq shume ndergjegja,

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    April 28, 2024 at 7:40 pm

    1986?!
    Ka ca qe thone se Ramiz qeni ishte liberal. (!?)
    Na beri peshqesh Sali Bishen dhe te dy cuan deri me fund amanetin e Enverit, u konvetuan nga komuniste ne islamike.

    Reply
  • K R says:
    April 28, 2024 at 9:26 pm

    prekese por thote nje te vertete
    ata qe u denuan ishin komuniste te devotshem
    ata qe shpetuan jane rrufjanet qe u ben antikomunistet e sotem

    Reply
  • Shkembi says:
    April 28, 2024 at 11:47 pm

    Rrofsh Azbi qe me keto kujtime per Tomin, na ktheve ne ato kohe gjithe another e pasiguri.
    Kjo qe behet sot me naften eshte pune e mirefillte armiqesore dhe nje dite duhet te gjykohet.

    Reply
  • labi says:
    April 29, 2024 at 2:58 am

    Profesor !Na vjen ke \q ta themipor ti qe ke shpetuar paq te ve ne dyshim se do kesh ndihmuar ne gjithe kete kasapane qe u be me kuadrot me te mira te naftes shqiptare .KETO QE SHKRUAN TI I KEMI LEXUAR DISA HERE dhe nuk jane gjera te reja.HEREN TJETER KUR TE SHKRUASH boto certifikaten e penalitetit dhe ha gezuar pensionin pa te vrare ndergje gjia

    Reply
  • demo says:
    April 29, 2024 at 3:20 am

    Ata qe u denuan ishin specialiste te devotshem,/Enver Hoxha ishte kanibal,qe nuk ngopej me kokat e Inteligjences.
    Cpikte grupe armiqesore ,se nuk mund te rronte pa viktima.
    Kllasa punetore,Llumi proletariatit,qe nxitnin cdo dite oreksin e diktatorit vampir me letra anonime kunder inxhinjereve te naftes,,,Te gjithe Ata qe brohoritnin ne sallat e gjyqeve :Sabotatoret ne litar!!! U rente nafta ne koket ,sic u ra! Sot hajduterit qeverritare dhe rrufjanet e Tiranes,ne bashkepunim me rrufjanet e huaj po jua vjedhin naften ,qe eshte gjaku Koco Plakut,Gjikopullit,Lipe Nashit,Stanisllaw Zuberit etj. dhe popullit maskara te Patosit,Mallakastres,Kucoves,Ballshit,Fierit,po u helmojne ajrin dhe Jeten,se ky popull Kanibal i ketyre Zonave u kenaq kur u denuan Inxhinjeret e Naftes.Therrisnin e bertisnin neper gjyqe kunder inxhinjereve te Naftes,.Tani gjeti maskarai maskarane. Pak po ju bejne qeverritaret hajduter te Tiranes.Ay popull meriton nje bombe Atomike si ajo e Gerdecit,qe ti shuaje fare,se kane hyre ne hak Intelektualeve te vertete,njeresve me te zote dhe te ndershem qe kishte Shqiperia.
    HANI MUT NASHI.

    Reply
  • demo says:
    April 29, 2024 at 4:04 am

    Ramiz alia ,,shpirt njeriu,I hoqi nga dora Sigurimit, Represionin,Gjuetine e shtrigave.
    Ckuli nga Pushteti sigurimsat,kryetaret e Keshillave,qe ishin te tere kapterra sigurimi.Keta te hanin mutin ne kohe te Ramizit,,i la te numuronin laraskat dhe Antenat e Televizoreve.

    Reply
  • Ethem Lala-MallaKASTRIOTI says:
    April 29, 2024 at 9:24 am

    VO:
    -Shkrimi është një KUJTES HISTORIKE e 45 viteve të Sistemit Socialist të huazuar nga LINDJA ME NË KRYE BS,Ku shumë intelektual e burra Shteti u neutralizuan për të qëndruar sa më gjat PARTIA NË PUSHTET.
    •Dhe kjo ndodhi pas 1974-80,kur E.Hoxha ishte në gramat e fundit & vëndin e drejtonte R.Alia,N.Hoxha,etj nën mbikëqyrjen e agjenturave të huaja SËRBE-GREKE-RUSE..!
    -Edhe sot po ndodh e njëjta gjë..Ata që Vodhën e Shkatërruan mbi 500 nd/Je e institucione të Socializmit mbi 350 mild.$ kërkojnë të vijnë përsëri në pushtet për të vjedhur atë që ka mbetur.
    -Në sektorin e NAFTËS në 45 vite ndodhi e njëjta gjë si në EKONOMI,USHTRI,ARSIM/KULTURË,etj.
    -Ndërsa pas 1990 hidrokarburet po shfrytëzohen nga LOBET E HUAJA QË NUK U DIHET EMRI,Ndërsa REZART TAÇI I SALIUT ËSHTË NË ARRATI NDONSE ISHTE KRIMINELI I MBYLLJES SË UPTHN-BALLSH-Farkeqsi Kombëtare..të pa ndëshkuar nga drejtësia e TREDHUR E SB-92.
    -Qeveria Aktuale duhet të bëi analiza të thelluara dhe të dërgoi për ndjekje PENALE SABOTATORËT E NAFTËS,GAZIT,EKONOMISË,USHTRISË,PASURISË KOMBËTARE,etj.PASI:
    -Do vijë DITA QË TË BËHET DREJTËSIA QË KËRKON POPULLI MË FUKARA NË EUROPË E BOTË.

    Reply
  • Gjergji says:
    April 29, 2024 at 10:07 am

    Po rri o Hazbi se nuk jw per keto pune ti,as ke qene ndonjehere. Ha ate pensionin e bej ndonhe dore domino…

    Reply
  • Leonard BITRI says:
    April 29, 2024 at 10:36 am

    Z Hazbi Shehu,

    Me duket si shaka te thuhet qe:

    Pranoni fajet tuaja qe te shpetoni te afermit?!?

    Teper imaginaire, grossière e JO bindese !

    Personalisht jetoja rpssh, regjimin nen PPSh, si tek filmi i njohur: DORA E NGROHTE!

    Kam njohur personalisht ING Petraq Xhacka, ING Éric Veizi nepermjet shkembimeve instructrive dhe si ING Géophysicien de pétrole ne FUSHEN e pergjithesimeve te Geostatistiques Géosciences gjeologjike e Géophysike vecanerisht qe jam. Çdo gje ish normale ndoshta ne apparence por e sinqerte per mua; nuk jam perzjere me dosjet Gjyqesore tyret, absolutisht JO. Faleminderit.

    Reply
  • Kliku says:
    April 29, 2024 at 11:09 am

    Kliku! Në institut, ti Hazbi Shehu, ke luajtur rolin e budallait. Nuk mund të kishe mik as Koço Plakun e Milto Gjikopullin dhe aq më.pak Tomi Kriston! Ke qenë tepër larg prej intelektit të tyre. Sot, që ata nuk janë më, mund të thuash çfarë të duash, por e dimë ne të tjerët kush je dhe si je. I ke shkruar njëjerë këto budallallëqe dhe i botove përsëri. Nuk rri dot pa i thurrur lavde vetes? Ti shoku i tyte? Ti u tmerrove nga frika e gjete flishin si shpëtim. Tomi, u nda nga e fejuara qysh dhjetë vite përpara se të ndodhnin arrestimet dhe ishte tjetër arsye. Ti, e turpëron atë duke gënjyer keqas, për letrën që i paska bërë të fejuarës. Mblidh mendjen Hazbi! Merru me shpikjet pse plaken njerëzit, dhe mos gënje as për autorsinë në.pusin 542. Ti, sapo kishe mbaruar shkollën e lartë.në Qershor 1957-ën pikërisht kur shpërtheu pusi, e ti, shkruan se je autor i pusit. Ka njerëz që të njohin mjaft mirë. Rri rehat atje në SHBA. Je një hiç në gjeologji për shkak të frikës në palcë!

    Reply
  • Sefer says:
    April 29, 2024 at 1:56 pm

    Shkruan Hazbiu, po kush Hazbiu qe ishte kryefrikacaku i deklaruar dhe te vinte keq kur dridhej.Bukur e saket i ka thene me siper komentuesi Kliku. More Hazbi nga i gjeti ti ato thenie te fejuares ? Pse gennjen Hazbi ? Tomi e kishte lene te fejuaren shume kohe me pare dhe kishte te tjera probleme. Pastaj nuk eshte se firmosi dokumentat e hetusise por deponimet e te akuzuareve pasi kryesonte grupin e ekspertizes. Hazbiu shkruan sot gjysem te verteta, por cfare tha atehere kur u denuan ata specialiste te naftes, a the nje fjale ne mbrojtje te tyre Hazbi ? Hazbi , atehere nuk the asnje fjale as ne mbrojtj, pasi zotrote rrije larg shume larg ketyre gjerave me zarar se sic dihet dhe sic e di edhe vet ishe frikacak imadh, ish vertetesisht frikacak special. Plotesisht me vend i ka thene Kliku.

    Reply
  • Sefer says:
    April 29, 2024 at 2:08 pm

    Jane te shumta arsyet e pirjes se helmit, ato jane te vjetra shendetesore dhe rrethanore qe cuan ne ate vetmi te madhe ne shtepine e tij, ne Tirane, i shkeputur nga nafta dhe pedagog i Fakultetite Gjeologji Miniera prej vititb 1958. Keshtu eshte Hazbi, gjerat duhet thene duke shprehur vertetesin e tyre.

    Reply
  • Sefer says:
    April 29, 2024 at 2:21 pm

    Pusi 542 eshte projektuar ne vitin 1956, kur Hazbiu ishte student ne Institutin Politeknik( Universiteti u krijua me 1957), pusi 542 fontanoi ne qershor 1957, me duket se kete vit perfundoi studimet Hazbiu. Ne pus nuk erdhi ndonjehere, por e ka me te degjuar edhe kete dhe na thote si autorev kur ishte student.

    Reply
  • Koli says:
    April 30, 2024 at 1:48 am

    Prof. Dr. Hazbiu,
    Vdekja e parakoheshme e Prof. Dr. Tomi Kristo, ne fillim te vitit 1979, u kthye ne nje dite zije ne Fakultetin Gjeologji Miniera, per ne ish-studentet e tij qe i perjetuam shume keq ato dite dhe per koleget e tij. Ishte nje vdekje e papritur, sepse nje dite me pare e kishim ne provimin e gjeologjise kanteriale, qe ai e shpjegonte me shume pasion. Ne shkrimin tuaj, kete ekspert apo shkencetar te paperseritshem e ke pershkruar ashtu sic ai ishte, njeri i thjesht, zemer gjere, I apasionuar pas punes dhe shkences se gjeologjise.

    Po ashtu, Prof. Dr. Hazbi Shehu, ishte nje ndër specialistët e rralle te Institutit Gjeologjik te Kerkimit Naftës dhe gazit, ku tere jeten e tij ja kushtoi kryesisht studimeve te gjeologjise regjionale ne Albanidet e Jashtme. Me ҫanten ne krah, busullen, ҫekanin, dhe bllokun e shenimeve ai arriti te zbuloi fenomenet gjeologjike, ti analizoj me kujdes dhe te skicoj hartografine e tyre, ligjeshmerite gjeologo-tektonike, dhe ti pershkruaj ato me shume profesionalizem ne studimet e tij, te cilat mbulojne pothuajse zonat kryesore perspektive per per naftë/gaz, qe ishin me se te nevojshme per kërkim-zbulimin e vendburimeve ne shkembinjet karbonatik.

    Ai ka filluar te jap kontributin e tij dhe te formohet si gjeolog qe ne kohen kur ishte student, duke punuar me specialistët Ruse, me vone me gjeolog te nderuar, si Koҫo Plaku, Milto Gjikopulli, Thanas Nasto, etj., qe se bashku me Prof. Hazbiun i dhane shume gjeologjise shqiptare dhe kane zbuluara vendburime nafte dhe gazi te fuqishem, ne strukturat karbonatike. Prof. Hazbiu, mban autoresine e disa puseve te kërkim-zbulimit ne strukturen karbonatike te Patos-verbasit dhe zgjerimin e vendburimit deri ne zonen e Kallm-Verrise dhe eshte dekoruar nga Presidiumi Kuvendit Popullor ne zbulimin e vendburimit Cakran.

    Edhe ne zonen e Shpiragut, qe mendohet se eshte zbuluar nje grumbullim nafte, ku Shell ka vite qe i vjene verdalle dhe nuk po e konturon apo vlereson dot, Prof. Hazbiu ka drejtuar disa studime Gjeologjike rreth tij dhe me gjere deri ne Osmanzeze-Plashnik bashke me disa koleg te nderuar. Ja disa prej tyre qe gjenden fondin e Inst. Gjeologjik:
    1 – Projektimi i punimeve të kërkimit në brezin flishor Bistrovicë-Qafa e Sqepurit-Gajdë, datë 21/3/1967 nr. iventari 526, autor Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Begë Canaj.
    2 – Relacion mbi nevojën e shpimeve në sektorin Sqepur-Sheq–Gajdë, datë 5/2/1968, nr. iventari 539, autor Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Begë Canaj.
    3 – Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Plashnik–Osmanzezë, datë 24/2/1982, nr. iventari 1233, autor Hazbi Shehu, Ali Mema, Vasil Hudhra, V. Veizi, etj.
    4 – Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Plashnik mbas rezultateve të pusit Plashnik–1, datë 7/12/1985, nr. iventari 1513, autor Hazbi Shehu, Ali Mema, Vasil Hudhra, etj.
    5 – Përgjithësimi gjeologo–gjeofizik i rajonit Plashnik–Osmanzezë, datë 27/7/1988, nr. iventari 1694, autor Hazbi Shehu, Ali Mema, Vasil Loni, V. Veizi, Ukë Valbona,etj.

    Dy momente kryesore dua te kujtoj per profesionalizmin e Prof. Hazbiut si shkencetar:
    -Studimi i detajuar i stratigrafise dhe zonimi i depozitimeve flishore ne Albanidet e Jashtme, qe u bene nje orientim domethenes ne zbulimin e vendburimeve te naftes ne strukturat karbonatike.
    -Bazuar ne shkencen e tij mbi flishin, ai hodhi hapin tjeter dhe vuri veton e tij ne shtesen e projekt thellesise prej 500 m ne pusin Ca – 12 ku u zbulua vendburimi cakran, nderkohe qe gjithe Keshilli Shkencor i Inst. Gjeologjik doli kunder propozimit tij dhe donin qe pusi te nderpriste shpimi. Kjo ishte pikerisht pas vitit 1974, kur gjendja ne industrine e naftes ishte kritike.

    Po ashtu, pas vitit 80’ prof. Hazbiu per disa vite drejtoi kabinetin e perspektives ne Ins. Gjeologjik te naftes, Fier.
    Pra, vetem keto e konfirmojne ate si shkencetar, me nje kontribut te cmuar ne fushen e gjeologjise naftes dhe gazit, pa permendur edhe aktivitetin e tij ne vendburimet Patos-Marinez, zgjerimin e vendburimit Kuҫove ne drejtim te Arrzes, apo njohja e kontributit tij ne fushen e gjeologjise nga Universiteti Kembrixh, etj.

    Reply
    • Mato says:
      April 1, 2026 at 1:34 am

      Hazbiu eshte trap ate qvja uxhet e tua..

      Reply
  • Nik says:
    April 30, 2024 at 7:37 pm

    Z. Shehu nuk ishte nje njeri i afert apo shok me te ndjerin Tomi Kristo qe te dije shkakun e vertete te largimit nga jeta te te ndjerit. Aq me teper qe ai ishte tip shume i mbyllur ne vetvete dhe besohet qe nuk hapej ndaj te tjereve. Vetevrasjet ne shumicen e rasteve jane shume enigmatike dhe shkaqet e verteta i kane ditur vetem ata qe e kane pesuar. Nje “shkenctari”, flale shume e madhe per nje gjeolog te zakonshem, nuk do t’i shkonte pershtat hamendesimi si fakt apo lidhja e ikjes se tij edhe me ndarjen nga e fejuara qe kishte ndodhur vite me pare.

    Reply
  • Andon Bushi says:
    May 1, 2024 at 2:57 pm

    Vdekja e parakoheshme e Prof. Dr. Tomi Kristo, ne fillim te vitit 1979, u kthye ne nje dite zije ne Fakultetin Gjeologji Miniera, per ne ish-studentet e tij qe i perjetuam shume keq ato dite dhe per koleget e tij. Ishte nje vdekje e papritur, sepse nje dite me pare e kishim ne provimin e gjeologjise kanteriale, qe ai e shpjegonte me shume pasion. Ne shkrimin tuaj, kete ekspert apo shkencetar te paperseritshem e ke pershkruar ashtu sic ai ishte, njeri i thjesht, zemer gjere, I apasionuar pas punes dhe shkences se gjeologjise.
    Nuk di kush je por si duket kemi qen ne te njejten klase.
    Dhimbja per profesorin, kur mje dite me pare na mori ne provim .
    I pa harruar kujtimi i profesorit ton Prof.Dr Tomi Kristo

    Reply
  • Linda says:
    May 9, 2024 at 3:08 am

    I dashur Pr. Hazbi,

    Eshte kenaqesi dhe privilegj te lexosh shkrimet e tua. Gjithnje ju degjoja me kersheri se kishit shume per dhene dhe per te mesuar te tjereve. I keni falur jeten tuaj studimeve shkencore per nafte dhe gaz ne Shqiperi, nje jete e gjate e kushtuar vetem punes! Shqiperia pati shume shkencetare dhe njerez te mire (shume nga keta edhe shoket tuaj qe permendni ju) qe jo vetem sditi ti vleresoje si duhet, por I preu jeten dhe lirine. E tmerrshme dhe e dhimbshme. Kujt I djeg e verteta le te shkruaje dhe te komentoje per ju, se mbase te hedhurit balte mbi te drejtin dhe devijimi ndaj te vertetes i bejne te ndihen mire. Juve, Pr. Hazbiu, ju kane vleresuar dhe vleresojne ata qe ju njohin, studentet, koleget tuaj, miqte e dashamiresit. Por, pervec tyre, juve ju ka vleresuar bota, Instituti i Cambridge, duke ju dhene Tituj te larte per punen e palodhshme dhe exemplare qe keni bere.
    Fjalet I merr era, puna mbetet, sic ka mbetur edhe puna juaj Pr. Hazbiu.
    Vazhdoni shkruani, shperndajeni te verteten qe mos te harrohet asnjehere e kaluara, sado e dhimbshme te jete.

    Reply
  • Anonymous says:
    March 29, 2026 at 8:08 pm

    Sa me shume plaket Hazbiu aq me shume po genjen. Per Tomin genjene per theniet te fijuares, nuk eshte ashtu se firmosi dokumentin e hetuesis. Para disa kohe shkruante se ne vitin 1966 projektoi nje pus me nunerin perkates ne Visoke dhe u zbulua nafta per here te pare ne gelqerore dhe erdhi Enver Hoxha. Kur Visoka ishte zbuluar ne maj 1963 dhe aty erdhi Enveri. Pse Genjen. Rendit nje sere punime e projektime qe natyrisht i ke shkruar ti qe vertetesisht eshte puna ne flysh, por jo ne Marinez. Visoke e Cakran. Shume mire i kathene te vertetat e Kliku e Speri per, qe frikacakun nr 1 te asaj kohe qe ishte KHazbiu, qe nuk i afrohesh te denuareve dhe nuk tha nje fjale per ata as atehere dhe as me pas dhe tani flete dokrra. KADRIU

    Reply
  • KADRIU says:
    March 29, 2026 at 8:10 pm

    Sa me shume plaket Hazbiu aq me shume po genjen. Per Tomin genjene per theniet te fijuares, nuk eshte ashtu se firmosi dokumentin e hetuesis. Para disa kohe shkruante se ne vitin 1966 projektoi nje pus me nunerin perkates ne Visoke dhe u zbulua nafta per here te pare ne gelqerore dhe erdhi Enver Hoxha. Kur Visoka ishte zbuluar ne maj 1963 dhe aty erdhi Enveri. Pse Genjen. Rendit nje sere punime e projektime qe natyrisht i ke shkruar ti qe vertetesisht eshte puna ne flysh, por jo ne Marinez. Visoke e Cakran. Shume mire i kathene te vertetat e Kliku e Speri per, qe frikacakun nr 1 te asaj kohe qe ishte KHazbiu, qe nuk i afrohesh te denuareve dhe nuk tha nje fjale per ata as atehere dhe as me pas dhe tani flete dokrra. KADRIU

    Reply
  • KADRIU says:
    March 29, 2026 at 8:19 pm

    Sa me shume plaket Hazbiu aq me shume po genjen. Per Tomin genjen per theniet te fijuares, nuk eshte ashtu se firmosi dokumentin e hetuesis. Para disa kohe shkruante se ne vitin 1966 projektoi nje pus me nunerin perkates ne Visoke dhe u zbulua nafta per here te pare ne gelqerore dhe erdhi Enver Hoxha. Kur Visoka ishte zbuluar ne maj 1963 dhe aty erdhi Enveri. Pse Genjen. Rendit nje sere punime e projektime qe natyrisht i ke shkruar ti qe vertetesisht eshte puna ne flysh, por jo ne Marinez. Visoke e Cakran. Shume mire i kathene te vertetat e Kliku e Speri per, frikacakun nr 1 te asaj kohe qe ishte KHazbiu, qe nuk i afrohesh te denuareve dhe nuk tha nje fjale per ata as atehere dhe as me pas dhe tani flete dokrra. KADRIU

    Reply
  • demo says:
    March 30, 2026 at 8:58 am

    Ata qe zbuluan naften moren shperblim vuajtjet,burgun ,pushkatimin,lincimin e turmes..Sali maloku ne Bllok,bridhte Parisin .edi Rama idjoti i llastuar i Kristaq Rames.CFARE LIDHJE KANE KETA ME NAFTEN?Kush i lejon keta te dhurojne vendburimet e naftes,qe rrjedh gjak?Kush i lejon keta te bejne Qoka me naften shqiptare,?Kush i lejon te mbyllin Industrine e naftes shqiptare,te pasyurojne Mafian boterore me naften shqiptare,?.Po jane 30 mije banore ne vendburimet e Naftes dhe qendrat industriale?Sulmoni puset e naftes!
    Mblidhuni si banoret e Rrjollit,Merrni nen kontroll Vendburimet e naftes,me puse me rezervuare me tubacione,cisterna cfare jane dhe le te afrohet Bankersi,Rrezart Taci e kompani,.

    Reply
  • Aldrin says:
    March 30, 2026 at 2:49 pm

    Thirrje per shqiptaret, po shqiptaret nuk degjojne

    Reply
  • Specialisti says:
    March 31, 2026 at 12:33 am

    Kontributi i Prof., Hazbiut ne gjeologjine shqiptare ka qene i vecante ne sektorin e kerkim – zbulimit, ku disa grumbullime nafte, gazi, ne strukturen e varrosur te Patos-Verbasit, nga e ndjera “Uzina Perpunimit te Thelle te Naftes” Ballsh dhe deri ne Kolonj-Bubullim, mbajne firmen e Prof., Doktor Hazbi Shehut. Po ashtu sic e ka theksuar edhe ndonjeri ne komentet e mesiperme, nese Prof., Hazbiu nuk do te kishte vene veton e tij per shtesen e projekt thellesise prej 500 m ne pusin Cakran – 12, ai vendburim ne strukturen karconatike te Cakranit nuk do te ishte zbuluar. Kjo ishte nje pergjegjesi e tija e larte profesionale dhe morale qe mbeshtetej ne shkencen e gjeologjise, dhe vecaneriste ne stratigrafine e depozitimeve flishore-flishoidale ne zonen tektonike jonike, qe nuk ishte kaq e lehte per tu studiuar dhe deshifruar, por ai e kishte studiuar dhe pershkruar qte ne detaje dhe meter per meter ne gjithe territorin e kesaj zone ku Instituti Gjeologjik i Kerkimeve te Naftes dhe Gazit zbuloi nje numer te konsideruaeshem vendburimesh nafte dhe gazi ne strukturat karbonatike. Prof., Hazbiu ishte per nje kohe te gjate shefi i kabinetit perspektives per nje kohe te gjate ku u kryen studime te rendesishme regjionale, pa te cilat ishte shume e veshtire kryerja e studimeve lokale per kerkim-zbulimin e vendurimeve te naftes dhe gazit ne shtrukturat karbonatike te vecanta. Pra Prof., Hazbiu, me punen e tij si gjeolog apo dhe k/gjeolog ka kontribuar, ne shume studime regjionale ne brezin e Beratit, perfshire edhe zonen e Shpiragut, ku sic e dime kompanite koncesionare mendojn se kane zbuluar nje grumbullim nafte dhe gazi. Por ky zbulim nuk i dedikohet ketyre kompanive, qe harxhuan mbi 20 vite ne ate zone qe e moren te gatsheme, te lokalizuar me shpime nga specialistet e Institutit Gjeologjik te Naftes, dhe prape mgjse harxhuan shume para, arriten te shponin vetem 5 puse dhe nuk arriten t’a konturonin dhe as te vinin ne shfrytezim ndonje prej tyre dhe u larguan pa na thene as gje se cfare ishte ai grumbullim dhe pse ata nuk vazhduan punimet e metejshme, por u larguan ne erresiren e nates pa lene asnje gjurme dhe akoma e mbajne peng ate zone. Aty ishte kontributi i Prof., Hazbiut me koleget e tij M. Gjikopulli, B. Canaj, H. Bakia, A. Mema, U. Valbona, etj., qe kompania OXY arriti te marre nafte qe me pusin e pare Shpiragu – 1. Pra, Prof., Hazbiu e filloi punen studimore qe ne moshen e rinise, kur ishte student qe punonte me gjeologet Rus, dhe me vone drejtoi grupe studimore projektuese, antar i keshillit shkencor per disa vite, zbuloi dhe zgjeroi vendbuimet ne strukturen e Patos-Verbasit, dhe ne Gjirin e Fermes, Kucove. Per kontributin e tij ne kete industri Prof., Hazbiu eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor, dhe puna e tij shkencore ne fushen e gjeologjise eshte pikasur edhe nga institucionet shkqncore – universitare ku ai eshte bete pjese e zgjedhjes dhe vleresimit te tyre.

    Reply
  • Naftetari says:
    March 31, 2026 at 1:55 am

    Kontributi i Prof., Hazbiut ne gjeologjine shqiptare ka qene i vecante ne sektorin e kerkim – zbulimit, ku disa grumbullime nafte, gazi, ne strukturen e varrosur te Patos-Verbasit, nga e ndjera “Uzina Perpunimit te Thelle te Naftes” Ballsh dhe deri ne Kolonj-Bubullim, mbajne firmen e Prof., Doktor Hazbi Shehut. Po ashtu sic e ka theksuar edhe ndonjeri ne komentet e mesiperme, nese Prof., Hazbiu nuk do te kishte vene veton e tij per shtesen e projekt thellesise prej 500 m ne pusin Cakran – 12, ai vendburim ne strukturen karconatike te Cakranit nuk do te ishte zbuluar. Kjo ishte nje pergjegjesi e tija e larte profesionale dhe morale qe mbeshtetej ne shkencen e gjeologjise, dhe vecaneriste ne stratigrafine e depozitimeve flishore-flishoidale ne zonen tektonike jonike, qe nuk ishte kaq e lehte per tu studiuar dhe deshifruar, por ai e kishte studiuar dhe pershkruar qte ne detaje dhe meter per meter ne gjithe territorin e kesaj zone ku Instituti Gjeologjik i Kerkimeve te Naftes dhe Gazit zbuloi nje numer te konsideruaeshem vendburimesh nafte dhe gazi ne strukturat karbonatike. Prof., Hazbiu ishte per nje kohe te gjate shefi i kabinetit perspektives per nje kohe te gjate ku u kryen studime te rendesishme regjionale, pa te cilat ishte shume e veshtire kryerja e studimeve lokale per kerkim-zbulimin e vendurimeve te naftes dhe gazit ne shtrukturat karbonatike te vecanta. Pra Prof., Hazbiu, me punen e tij si gjeolog apo dhe k/gjeolog ka kontribuar, ne shume studime regjionale ne brezin e Beratit, perfshire edhe zonen e Shpiragut, ku sic e dime kompanite koncesionare mendojn se kane zbuluar nje grumbullim nafte dhe gazi. Por ky zbulim nuk i dedikohet ketyre kompanive, qe harxhuan mbi 20 vite ne ate zone qe e moren te gatsheme, te lokalizuar me shpime nga specialistet e Institutit Gjeologjik te Naftes, dhe prape mgjse harxhuan shume para, arriten te shponin vetem 5 puse dhe nuk arriten t’a konturonin dhe as te vinin ne shfrytezim ndonje prej tyre dhe u larguan pa na thene as gje se cfare ishte ai grumbullim dhe pse ata nuk vazhduan punimet e metejshme, por u larguan ne erresiren e nates pa lene asnje gjurme dhe akoma e mbajne peng ate zone. Aty ishte kontributi i Prof., Hazbiut me koleget e tij M. Gjikopulli, B. Canaj, H. Bakia, A. Mema, U. Valbona, etj., qe kompania OXY arriti te marre nafte qe me pusin e pare Shpiragu – 1. Pra, Prof., Hazbiu e filloi punen studimore qe ne moshen e rinise, kur ishte student qe punonte me gjeologet Rus, dhe me vone drejtoi grupe studimore projektuese, antar i keshillit shkencor per disa vite, zbuloi dhe zgjeroi vendbuimet ne strukturen e Patos-Verbasit, dhe ne Gjirin e Fermes, Kucove. Per kontributin e tij ne kete industri Prof., Hazbiu eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor, dhe puna e tij shkencore ne fushen e gjeologjise eshte pikasur edhe nga institucionet shkqncore – universitare ku ai eshte bete pjese e zgjedhjes dhe vleresimit te tyre.

    Reply
  • Begolli says:
    March 31, 2026 at 7:56 pm

    Duhet shkruar vertetesisht e jo si keto qe shkruan Hazbiu me ndonje mercenar. Sidomos pas vitit 1975 Hazbiu ka punuar ne tema regjionale per depozitimet flyshore me shef kabineti Petrit Muhameti. Ato qe thote per shtimin e pusit te Cakranit me 500 metra eshte per qeshur, ajo u be me studimin e prejeve te shume puseve me kerrelimin e tyre nga Gorrishti, Cakran, Bregas etj. Ne kete shtese ka firma specialistesh ndersa Hazbiu mungon. Po qendrimi per Cakranin ne kthesen e Visokes si eshte, Ne studimin per shpimet me perendim te Kucoves prej vitit 1975 – 1976 kane qene Reshat Myftari, Mynyr Arapi, Luftar Bandilli. Visoka ne Gelqerore u zbulua ne maj 1963 ndersa ju thoni se e zbulut ju ne vitin 1966. Kush eshte e vertete? Etj etj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?