Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LIGJI I RI: Çdo shqiptar ka detyrimin të deklarojë adresën e çdo banese në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 muajve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > LIGJI I RI: Çdo shqiptar ka detyrimin të deklarojë adresën e çdo banese në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 muajve
AktualitetLajmi i fundit

LIGJI I RI: Çdo shqiptar ka detyrimin të deklarojë adresën e çdo banese në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 muajve

Published: November 18, 2023
Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka hartuar ndryshimet në ligjin “Për Gjendjen Civile”. Nisma e cila është punuar në Ministrinë e Brendshme, synon deklarimin e vendbanimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që jetojnë e punojnë jashtë vendit e që mbajnë shtetësinë shqiptare. Ndryshimi i propozuar sjell kontrollin dhe verifikimin e banesave, thënë ndryshe është një vetting i vendndodhjes së pronave të paluajtshme të shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërie.

Në nenin 4, të projektligjit parashikohet ndryshimi i dispozitës për nenin 14 të ligjit “Deklarimi i vendbanimit”, ku parashikohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e adresës së çdo banese që ka në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij. Ky nen përcakton detyrimin e çdo qytetari shqiptar për deklarimin e të gjitha adresave të banesave që ka në pronësi, dhe të përcaktojë mes tyre vendbanimin e tij.

Në pikën 2 të dispozitës së propozuar përcaktohet se shërbimi i gjendjes civile do të ofrohet për qytetarët vetëm pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm, pra të deklarojnë adresën e çdo banese në pronësi.

- Publicitet -

Neni 5 i nismës parashikon se regjistrimi fillestar i vendbanimit, bëhet në zyrën e gjendjes civile të njësisë administrative që ka në juridiksion territorial banesën e deklaruar si vendbanim, duke përcaktuar njëkohësisht se shtetasi nuk mund të deklarojë më shumë se një vendbanim njëherazi.

Po ashtu, parashikohet ndryshimi i vendbanimit që ka në juridiksion territorial vendbanimin e ri, jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim, duke përcaktuar se i njëjti afat zbatohet edhe për deklarimin e vendqëndrimit.

Gjithashtu përcaktohet se një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një familjeje tjetër vetëm kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë. Sipas relacionit që shoqëron nismën ligjore, ky proces i shërben zgjidhjes së problematikave të evidentuara për cështjet e adresave të shtetasve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?