Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria e Durrësit çon në gjyq punonjësit e ASHK-së Kavajë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prokuroria e Durrësit çon në gjyq punonjësit e ASHK-së Kavajë
AktualitetKronike

Prokuroria e Durrësit çon në gjyq punonjësit e ASHK-së Kavajë

Published: July 16, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Durrësit ka çuar në gjyq 5 persona, mes tyre edhe ish drejtorin e ASHK Kavajë, juristin dhe inxhinierin. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Sipas një njoftimi zyrtar, në përfundim të hetimit të procedimit penal, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë, i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

Njoftimi i plotë:

- Publicitet -

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, mes të cilëve ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Kavajë, inxhinierin dhe juristin e institucionit, shtetasit D.K. dhe S.C. për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ si dhe përfituesit e pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.483 të filluar në datën 21.10.2021, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën Ing. D. K. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi S.C. me detyrë ish-regjistrues në ASHK, Kavajë, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Menyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Menyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të perfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi”.

Po kështu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi D.K. ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve pasi si person që ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës së fituar me AMTP, ai ka lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

Nga verifikimi i kësaj harte, ky dokument nuk plotëson asnjë kriter minimal për t’u quajtur dokument zyrtar dhe nuk tregon asnjë pozicionim të pronës. Ky dokument është një skicë e komisionit të ndarjes së tokës në vitin 1991, por që nuk ka asnjë lidhje me pasurinë në fjalë. Po kështu ASHK Kavajë nuk ka dërguar planin e rilevimit.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?