Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës
AktualitetKronike

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen ndaj kryetarit aktual të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, përfaqësues i Partisë socialiste, nën akuzën për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, si dhe tre personave të tjerë, mes të cilëve Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, dy punonjës të FSHU (Furnizuesi i shërbimit universal), kompania që furnizon energjinë elektrike.

Procedimi penal ndaj tyre lidhet me zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit të vitit 2022, ku zoti Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar të Bashkisë është rregjistruar në bisedë me elektricistin Blerim Xhamani të cilit i kërkon të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti i cili ishte debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Po ashtu sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, zoti Memolla ka biseduar me elektricistin Xhamani dhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës.

Xhamani po ashtu së bashku me Toskun, rezulton se “kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor”. Nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje është vënë dhe një person i katërt, Ndriçim Tafxhafa, i cili sipas hetimeve “i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor” të kandidatit socialist.

- Publicitet -

Zoti Memolla, u konfirmua në krye të Bashkisë së Rrogozhinës edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit të këtij viti, ku ai fillimisht doli fitues me një diferencë të vogël votash. Pas ankimit të opozitës, zgjedhjet u ripërsëritën në korrik, dhe Memolla doli sërish fitues, me një diferencë të thellë me rivalin e tij.

Vetëm gjatë këtij viti, janë disa ish kryebashkiakë apo kryetarë bashkie në detyrë, të cilët janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme. Ish kryebashkiaku socialist i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, u dënua pak javë më parë me 1 vit e 6 muaj. Kryetari socialist i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, nënkryetarja, si dhe 6 zyrtarë të tjerë të kësaj Bashkie, u arrestuan në mars për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh dhe formularësh”. Çështja ndaj tyre ka shkuar në gjykim.

Në qershor u arrestua ish kryebashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako, nën dyshimet për “shpërdorim të detyrës” në të paktën dy raste. Po në qershor, u arrestua nën dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, pak pasi ai dha dorëheqjen për shkak të publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me një grua, e cila kërkonte të merrte fonde nga bashkia. Nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje, për shitblerje të votave, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, është tashmë në proces gjyqësor.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron
  • Barazoi me Belgjikën, trajneri i Iranit: Faqe historike për futbollin tonë
  • Dramë pas kualifikimit! Këputje ligamenti, ylli i Bundesligës mbyll këtu Botërorin

Komentet e Fundit

  1. Emigrant on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Tellalli on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Tim on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  4. Anonymous on FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat
  5. nastradini on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?