Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 38 shqiptarë dhe një shtetas izraelit, skemë mashtrimi me call centera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 38 shqiptarë dhe një shtetas izraelit, skemë mashtrimi me call centera
AktualitetKronike

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 38 shqiptarë dhe një shtetas izraelit, skemë mashtrimi me call centera

Published: November 30, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një shtetas izraelit dhe 38 shqiptarë të përfshirë në një skemë mashtrimi me call center.

Ata akuzohen se kanë shkaktuar një dëm prej 2 milionë euro.

Sipas njoftimit zyrtar: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq,  procedimin penal penal nr. 6055 viti 2021 për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe ‘‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale“ të parashikuar nga neni 287 i K.penal.

- Publicitet -

Hetimi tre vjeçar i kryer me metoda speciale, u realizua në bashkëpunim me shërbimet partnere te vendeve europiane dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën mbi 2 milionë euro.

Hetimi u iniciua në bashkëpunim me autoritetet gjermane të Braunscweig për mashtrim kompjuterik për arsye përfitimit me anë të platformave fictive “CFD-Tradingplattform” dhe “FX-Leader” etj. Gjatë hetimit u vërtetuan se transferta në vlera të larta monetare  u kryen  drejt një qëndre thirrjesh (call center) me emërtimin “Capital SHPK 1001” me adresë Rruga Him Kolli, pas Golden City Hotel, Tiranë, ku vetëm në një rast u transferuan gjithsej 254.990.00 euro në llogari të ndryshme të

platformës “fx-leader.com”.

Të gjitha transfertat e kësaj skeme, u  nxitën nga autorët e kësaj vepre penale të konsideronin investimin e pasurive të tyre në një mënyrë fitimprurëse, ndër të tjera përmes reklamave në internet dhe në rrjetet sociale.

Sapo viktima regjistrohej në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, email dhe numrin e telefonit, autorët i kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijohej një lidhje besimi me “klientin” e pretenduar. Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se ndërmjetësi (broker) i pretenduar i faqes së investimeve, do të realizonte një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe kripto valutave.

Faqja e internetit “fx-leader.com” merrej në mënyrë fiktive me biznes në fushën e trasanksioneve financiare me të ashtuquajtura opsione binare. Për këtë qëllim krijoheshin posaçërisht qëndra thirrje (call center), me anë të të cilave “klientet” kontaktoheshin nga një konsulent financiar personal, për t’i joshur që të bëjnë investime të larta.

Të gjitha fitimet dhe humbjet stimuloheshin virtualisht. Një algoritëm përkatës bënte që fitimet e fillimit t’i shtynin pjesmarrësit për të investuar shuma të mëdha parash. Në momentin që personi i prekur kërkonte që të merrte fitimet e tij apo depozitat, kjo gjë nuk mundësohej. Sipas qëllimit fillestar, sistemi ishte i ndërtuar në formë të tillë që t’i mbante varur personat e prekur deri sa tu merrej  mjaftueshëm para në mënyrë të paligjshme, dhe më pas faqet mbylleshin.

Nga hetimet u arrit të dokumentohej e gjithë veprimtaria e paligjshme kriminale duke evidentuar edhe mënyrën e operimit të kësaj qendre ku janë konstatuar llogari përdoruesi në serverat https://www.paypal.com dhe https://www.coinbase.com servera të cilët shërbejnë për të krijuar dhe menaxhuar një profil/llogari online me qëllim kryerjen e transfertave të ndryshme ne valuta të ndryshme drejt profileve/llogarive të tjera online, në aplikacionin ‘’TradingView’’ që shërben për analizimin e ideve tregtare në tregjet globale, ne aplikacionin Binance dhe Coinbase i cili është portofol kriptomonedhash, në serverat https://www.binance.com dhe https://www.coinbase.com, në aplikacionin ‘Crypto.com’ i cili shërben si një portofol ku mund të tregtohen kriptovaluta të ndryshme.

Gjithashtu u ssekuestruan skedarë me dokumenta në formatin excel të cilat përmbajnë lista emërore , kontakte (email, nr telefoni) të shtetasve të huaj dhe që përdoren për ti telefonuar dhe joshur per investime fiktive.

Skema e mashtrimit drejtohej nga shtetasi izraelit R.G., dhe një grup punonjësish.

Gjithashtu u përpiluan 12 Letër Pororsi në vende të ndryshme të Europës dhe prej tyre me interes për hetimin është ajo e ardhur nga  Republika Çeke ku nga deklarimet e marra shtetasve çekë të cilët dyshohet se janë kontaktuar nga subjekti RG Capital, veçojmë ate të shtetasit çek J L i cili ka deklaruar se ai në periudhën Janar-Shkurt 2021 është kontaktuar në telefon nga ndërmjetës financiar të cilët e kanë udhëzuar të bëjë investime në bitcoin dhe pas investimeve të bëra nga ana e tij në një shumë prej 285.000 CZK. Pas kësaj ndërmjetësi financiar i ka ndërprerë komunikimet me të dhe shtetasi çek J L nuk i ka marrë paratë e investuara në BTC.

Pastrimi i ketyre vlerave monetare eshte kryer nepermjet transfertave fiktive me fatura fiktive ne banka të shteteve si Lituania, India, Singapori, Hungari, Estoni, Malte etj, vende qẽ jane me risk per aktivitetin e pastrimit te parave nepermjet sistemit bankar të tyre.

Për këtë arsye u vunë para përgjegjësisë penale shtetasi izraelit R. G., me shtetësi dhe kombësi izraelite, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarise kriminale“ neni 287 i K.penal si dhe 38 shtetas shqiptarë për “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?