Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekuestrohen pasuritë e polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit të kërkuar në 5 shtete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sekuestrohen pasuritë e polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit të kërkuar në 5 shtete
KronikeLajmi i fundit

Sekuestrohen pasuritë e polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit të kërkuar në 5 shtete

Published: April 30, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar pasuritë e shtetases polake, Anna Morgenstern dhe Stephan Morgenstern në Shqipëri.

Shtetasja akuzohet për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkëshorti i polakes së bashku me disa persona të tjerë me anë të një skemi piramidale dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milion euro, para këto që janë investuar për të blerë prona edhe në Shqipëri.

- Publicitet -

Stephan Morgenstern u arrestua në gusht të vitit 2023 në Rinas, pasi ishte në kërkim nga Koreja e Jugut dhe shtete të tjera nën akuzë për mashtrim.

Njoftimi i plotë:

Në akuzë për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, Porkuroria Tiranë sekueston pasuritë e shtetases Polake në Shqipëri.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të shtetases polake A.M. e cila rezulton e përfshirë në investime në pasuri të paluajtshme me burime të panjohura fondesh dhe dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kjo prokurori më datë 04.01.2024, ka regjistruar procedimin penal nr.1022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga një institucion ligjzbatues, me shkresën nr.27799/2 prot, datë 14.11.2023 u informua në lidhje me shtetasen polake A.M., e cila rezulton se është bashkëshortja e shtetasit gjerman S.M., i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” më datë 21.08.2023, pasi akuzohet se ka krijuar një skemë piramidale në nivel ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës së bashku me individë të tjerë kanë përfituar rreth 28 milionë euro. Sipas informacionit të referimit “Interpol” dhe prokurorë nga pesë vende të ndryshme, kanë punuar për kapjen dhe bllokimin e aseteve të këtij shtetasi në Dubai.

Nga hetimi i kryer deri më tani në Shqipëri, plotësohen kriteret për t’u vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetases A.M. pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se kjo shtetase në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, shtetasin S.M. kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga hetimi i mbështetur edhe në praktikat e ekstradimit të mbajtura për shtetasin S. M., ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka kryer vepra penale nëpërmjet mashtrimit dhe pastrimit të produketeve të veprës penale në disa shtete që kërkojnë edhe ekstradimin e tij, si Korea e Jugut dhe Polonia. Ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet skemave të mashtrimit.

Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme ai dhe bashkëshortja e tij, dyshohet se i kanë investuar në blerjen e pronave, në vende të ndryshme nga ku dyshohet se është konsumuar vepra penale e mashtrimit. Kështu investimet nga ana e të dy bashkëshortëve, nuk janë bërë vetëm në Dubai, por ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur edhe në provat e administruara gjatë hetimit, se të gjithë pasuritë që shtetasja A.M. ka blerë në Shqipëri, janë blerë me paratë e bashkëshortit të saj, të fituara si pasojë e mashtrimit, në disa vende të botës. Vlerat e blerjes së pasurive të paluajtshme që janë shuma të konsiderueshme, si 483,000 euro, 28,000 euro etj., janë indicie të mjaftueshme se pasuritë janë produkt i veprës penale.

Për këtë arsye, prokuroria në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale, kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:

– Pasuria nr.590/1/62+4-7, volum 14, faqja 170, ZK.2529, sip.176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendodhja Lundër, Tiranë;
– Pasuria nr.590/1/62+4-G10, volum 14, faqja 181, ZK.2529, e llojit garazh, me sip 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe
– Pasuria nr.590/1/62+4-G11, volum 14, faqja 182, ZK.2529, me sipërfaqe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • capi says:
    April 30, 2024 at 11:40 am

    Dhe themi ne perse ka rene euro. Medemek vijne nga keta tipa qe KM une i dashur i quan turista. Ujin e kemi me orar, por lavatricia perseri punon. Dalin eurot xixe te bardha.

    Reply
  • demo says:
    April 30, 2024 at 12:41 pm

    Qe i vogel i ka veshtruar me adhurim te fortet e lagjes,,
    Ja ku u be AY,nje djale delikat i lagjes Bronx,te MIKPRESE te fortet e Kontinentit.Kur vjen dosja nga Interpoli nuk te shpeton as Zoti.Kreshme te lehta zoti polak se me Edi Ramen,nuk humbet kurre.

    Reply
  • intelektuali says:
    April 30, 2024 at 2:23 pm

    Po sekuestrimi i pasurive dhe aseteve te mashtruesit nderkombetar, Olsi Rama qe me ortakun e tij ne arrati, Amant Josifi ish keshilltar i Olta Xhackes kur do te ndodhe o SPAK dhe Prokuroria enveriste shqyptare?

    sepse:

    Sipas Interpolit keta gangstere te Edi Rames kane vjedhur shume me teper se gjermani i polakes se fshehur ne Tirane, fjala eshte se hajduteria e Olsi Rames dhe Amant Josifit kap vlera ne miliarda euro te zhvatura me ane te mashtrimit dhe Amant Josifin policet e Rilindjes e lajmeruar se po kerkohej nga Interpoli dhe hajduti ja mbathi ne Dubai dhe si hajdutet e inceneratoreve nuk e kerkon as SPAK dhe askush nga Shqypnia e korruptuar e Edi Rames, mbetet vetem te degjojme serine e dyte:

    SI ISHTE AJO HISTORIA E CIBRAKES

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?