Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kushëriri që zhvendosi shishet dhe fshiu serverat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kushëriri që zhvendosi shishet dhe fshiu serverat
AktualitetKronike

Kushëriri që zhvendosi shishet dhe fshiu serverat

Published: December 22, 2025
Shpërndaje

Një koleksion verash me një vlerë që mund të shkojë në disa miliona euro, i gjetur në shtëpinë e Ergys Agasit, u zhduk së bashku me pamjet në serverin e kamerave të sigurisë, pasi doganat, të cilat konstatuan se për pijet, nuk ishin paguar detyrimet fiskale, nuk e vunë në ruajtje, deri në momentin kur do shkonin për ta marrë.

Për episodin e ndodhur pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër arresti për Eno Agasin, kushëririn e Ergysit. Ky i fundit është po ashtu në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të një hetimi i cili përfshin tenderat e organizuar nga AKSH-i.

Emri i Ergys Agasit u shfaq në listën e perosnave për të cilët SPAK, njoftoi të martën se kishte lëshuar një urdhër arresti. Ai së bashku me sipërmarrësin Ermal Beqiraj dyshohet për krijimin e një grup kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Të dy janë ende në kërkim.

- Publicitet -

Por kur agjentët e BKH, me urdhër të SPAK-ut, ushtruan kontroll në një banesë të Agasit, në periferi të Tiranës, ata zbuluan aty një kantinë me verë. Sipas procedurës ata njoftuan Drejtorinë e Doganave për shkak se vera ishte pa pullë fiskale, pra e futur kontrabandë.

Koleksioni i verërave ishte shumë i shtrenjtë, shishe duke filluar që nga viti 1922. Organi i akuzës ka dyshime se përmes kantinës dhe koleksionit të verërave mund të ketë edhe elementë për pastrim parash.

Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe mësohet se përllogaritën një dëm prej afro 400 mijë eurosh, shkaktuar buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës dhe detyrimeve te tjera.

Mbetet e paqartë se si Doganat, nuk e vunë në ruajtje mallin, i cili mendohet të ketë një vlerë disa miliona euroshe, por e lanë në duart e Eno Agasit, kushëri i parëi Ergys Agasit, i cili më pas gjatë natës e ka hequr verën nga banesa.

Po ashtu rezulton që të ketë fshirë më pas dhe serverin e kamerave të sigurisë. Një përpjekje për të fshirë gjurmët e mjeteve me të cilat është bërë transporti i verërave por dhe të lëvizjeve të personave që kanë frekuentuar Ergys Agasin në banesën e tij.

Për Eno Agasin është vendosur nga Gjykata e Tiranës masë sigurie në mungesë arrest me burg, dhe ai vijon të jetë në kërkim së bashku me kushëririn e tij.

Të enjten Gjykata e Posaçme zhvilloi seancën për rivlerësimin e 6 masave të ekzekutuara, në kuadër të hetimeve që përfshinë AKSH-in

E vetmja masë që ndryshoi, ishte për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës të dyshuar edhe ai për grup kriminal, Erion Ismailaj të cilit iu revokua ndalimi për të dalë jashtë vendit, por pezullimi nga detyra mbetet në fuqi

Drejtuesja e AKSHI- Mirlinda Karcanaj dhe zv/drejtoresha Hava Delibashi mbeten në masë arresti shtëpiak. Me masë ndalim jashtë vendit janë edhe tre administratorë të kompanive.

Agasi dhe Beqiraj, të cilët dyshohet se e kanë lënë vendin, akuzohen se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta – shkruan gazetarja Keti Banushi e Shqiptarja.Com

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Detari says:
    December 21, 2025 at 10:36 am

    cfare pret nga mbtje turqie ergy agas etj rrace aziatikesh duket dhe nga fytyra si zhapik i zi

    Reply
  • Detari says:
    December 21, 2025 at 10:47 am

    Pse nuk u sekuestrua vera kur u zbulua ne kantine?

    Ketu i bie qe duhet hetuar BKH qe bashkepunon me krimin… nuk behet ai vend

    Reply
  • Durrsaku says:
    December 21, 2025 at 11:07 am

    Ergys Agasi ne arrati- kjo i ka shkaktuar Ed Rames te njejten dhimbje koke sa fshehja e Beles nga Drejtesia, pasi Gysi i Bardhylit ka qene koordinatori mes qeverise Rames e grupeve mafioze ne Durres e gjetke.

    Reply
  • Doda says:
    December 21, 2025 at 12:18 pm

    O spak Q,,,,a kurven plasini ne burg kta pushtat e politikes qe vjedhin si kafsh dhe i ben karshillik shqiptarve dhe fukarallikut te tyre , sekuestroini xhdo para te vjedhur ktyre minjve te politikes qe i kan ber cop themelet e kti vendi , o kryetar i spakut je burr i vertet skrapali kam besim tek vendosmeria jote , tregoi shqiptarve çfar je i zoti te besh , te uroj suksese ne detyren e re , ndimoi shqiperin dhe shqiptaret , skrapalinjt jan patriot 24 karat , ndimoje kte popull .

    Reply
  • Humoristi says:
    December 21, 2025 at 12:19 pm

    Ketij lajmi i vjen era mish dhije,thone shkodranet!?

    Reply
  • K R says:
    December 21, 2025 at 1:28 pm

    Si u ben kaq te pasur keta zyrtar shteti?
    A ka pergjigje kryeministri?

    Reply
  • Tregtari says:
    December 21, 2025 at 4:27 pm

    Po ku pyet Dogana Shqiptare se humbën meleon dollar.
    Se mos e ka për herë të parë që i kalon topi mes këmbëve veçse në këtë rast duket se i ka hapur vetë këmbët që nuk i ka vendosur në ruajtje fizike verërat.

    Reply
  • Edi says:
    December 21, 2025 at 4:46 pm

    Z rama Cfare na thua per ket korruptim?

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    December 21, 2025 at 6:12 pm

    Keta Eregyset dhe Beqiret Kane qene dhe Jane te lidhur me lsi. Eshte kjo qe I ka futur ne administraten e shtetit. Me prishjen e koalicionit, edhe keta dolen nga administrate dhe u more me aktivitete private. NE 2017, prokuroria I ka dhene Beqiraj detyren e ekspertit per vidion meta-prifti. Dhe eshte KY ekspertit qe e ka nxjerre vidio “te manipuluar” . Pikerisht keto ekspertiza shfrytezohen nga Saliu sot per te falsifikuara provato e 21 janarit. Dikur akuzohet Dako se komandon te bandat e Durresit. Sot Na del Ergysi dhe Beqiraj. Por ekspertiza e tyre I sherbeje Saliut. Tani, OSE keta dhe bandat e Durresit I sherbeje likes dhe Saliut, OSE Edit dhe Dakos. Interessante se Ergysi dhe Beqiraj u futen nga LSI, Ahmetaj nga PD dhe LSI. Dhe sa te tjeret i Kane mbetur ne deren Edi Rames?Sa te duash. Administrate, prokuroria, Gjukata Jane plot me te tille qe thane “u be deti kos dhe o burra te fusnim garuzhdet”. A ka ndonje hallke te shtetit qe nuk duhet vetingosur? Jo.

    Reply
  • ..... says:
    December 21, 2025 at 8:09 pm

    Tani mesuan te gjithe te fshijne kamerat e sigurise nga Sali Berisha qe fshiu krimet, Problemi eshte gjetke: pse Sali Berisha as arrestohet e as burgoset per te gjitha krimet e shkaterrimin e prones 45 vjeçare te popullit shqiptar, pse Arben Imami qe shiti per skrap gjithe armatimin shqiptar qe ishte i pari ne Ballkan, e Europe, pse Ridvan Bode nuk arrestohet per shkaterrimin shqiptar ne firmat piramidale, po ashtu dhe Arben Malaj qe vodhi sa deshi? Po Neritani qe hapi dyqanin e bizhuterive per te pastruar parate e sa e sa te tjere. Pse SPAK hesht dhe behet bashkepuntor ne krim se bashku me Gjykaten? Sepse SPAK po organizon grusht shteti dhe gjykata e noterizon . Keta jane prokuroret dhe gjyqtaret qe duhen varur ne litar dhe me keto qe bejne diku do ngec litari se do stimulojne vetgjyqesin me keto se kane humbur perfundimisht besimin e qytetareve te ndershem, vetem kriminelet ulurijne sot e bertasin. Presim pa shpres se nje dite do ta rregulloj apo “shqiperi behet” sipas fshesaxhiut te bulevardit Adriatik Llapaj. Me keta do behet Shqiperia !! Lumi qe e mori. Lufte po behet : shqiptari kunder shqiptarit dhe ne fund fiton Saliu .

    Reply
  • Lasgush says:
    December 21, 2025 at 9:02 pm

    Rama medemek u prish me LSI po me sa duket vetem me Like floririn.
    Hajdutet e likes i paska mbajtur ngrohtë në gji

    Reply
  • liboviti says:
    December 21, 2025 at 9:03 pm

    Aaaa gjidi edepsëz – do theshte gjyshja ime

    Reply
  • Doktori says:
    December 21, 2025 at 9:32 pm

    Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e verës 70 vjeçare, madje edhe të vitit 1920 që kushtonin 4 milionë euro apo 33-40 mijë euro. Vinoteka u zbulua nga kontrolli i befasishëm BKH-së në Vilën e Agasit. Thuhet se Agasi kishte vendosur aty pllakën “Vinoteka e Edit”! Nga kontrolli i BKH-së shishet të gjitha rezultonin të futura kontrabandë pa pullat fiskale. Meqenëse ata ishin mall kontrabandë u ngarkua dogana dhe tatimet e Tiranës t’i merrnin në roje ato si ç’veprohet në rastet e mallrave kontrabandë. Por sipas qytetarit dixhital nën kujdesin e drejtorit të doganës së Tiranës, drejtorit të përgjithshëm të policisë Proda një komando e përbërë nga Elvis Doçi, Suel Çela dhe dy persona të tjerë të gjitha shishet e verës u ngarkuan në pesë kamionë të cilët sipas kamerave u transportuan drejt Linxës.

    Ndërkohë në kantinë u vendosën 1200 shishe vere me etiketë jo Romanee Conti, por tjetër dhe që të gjitha me pulla fiskale. Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të mirëfilltë shtetërore. Kështu pronari i vërtetë Edi Rama duket se mori mallin e vetë të futur kontrabandë prej 4 milionë euro. Kurse Gysi shpëtoi nga vepra penale e kontrabandës së mallrave të akcizës. Ky është narkoshteti apo shteti kriminel në çdo veprim, në çdo lëvizje në çdo segment

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 22, 2025 at 8:38 am

    Edhe Ti o Bardhyl Agasi,qe ke qene Socialisti me i ndershem i Durresit,krijove DINASTY Mafia Familja????????
    Qe Edi Rama do behej nje sheik i vesit dhe vjedhjes se shtetit edhe mund te ndodhte,se i kishte dhene ca provaqe ne fillim,por per ty o Bardhyl Agasi,vallahi vija doren ne zjarr.Ti qe thartoje turinjte kur Fatos Nano i fuste nje gote uji me skotch wiski 1000 dollare shishja! Ti krijove Dinasty Agasi Korleone me Romano Conti 34 mije euro shishja??????????
    Vallahi me mire besoj se gomari fluturon,se te besoj se Bardhyl Agasi ndershem u be Al Capone.

    Reply
  • Artan says:
    December 22, 2025 at 8:52 am

    Edhe une si ti mendoj o xhaxhi moderatori, po besoj se çdo berr varet nga këmbët e veta. Bardhyl Agasi ka qene socialisti me i ndershem i Durresit, po te birin nuk e ka bere i ati ashtu, ma merr mendja. Thone qe e ka bere ai palloshi i gjate.

    Reply
  • Iso says:
    December 22, 2025 at 10:15 am

    Per serverat e fshire,thoni skapit qe ti thote sali vukut se si fshihen.

    Reply
  • Artan says:
    December 22, 2025 at 10:33 am

    Po djali dhe vajza e “Doktor Berishës”, kur do japin llogari, di gjë Skarypioni?

    Reply
  • Ardi says:
    December 23, 2025 at 12:27 am

    Fix ashtu eshte jane te gjithe bashke me palloshin ne krye ka mbaruar aj shtet zoti i rujt njerezit e ndershem nga keta djaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?