Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Zbulohet pronari i “Range Rover”-it me të cilën u sulmua TCH: Ma vodhën në Shëngjin, policia nuk më besoi kur denoncova
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Zbulohet pronari i “Range Rover”-it me të cilën u sulmua TCH: Ma vodhën në Shëngjin, policia nuk më besoi kur denoncova
KronikeKryesore

FOTO: Zbulohet pronari i “Range Rover”-it me të cilën u sulmua TCH: Ma vodhën në Shëngjin, policia nuk më besoi kur denoncova

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Ramadan Makolli, një shqiptar nga Kosova, ka qenë pronar i mjetit ‘Range Rover’ me të cilin u sulmua Top Channel.

Ai thotë se makina iu vodh në Lezhë 3 vite më parë dhe se ka zbuluar se makina iu vodh nga roja i hotelit në Shëngjin, ku kishte shkuar për pushime.

“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit, ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë. Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjetur e djegur pas sulmit që ka ndodh. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës”, tha Makolli.

- Publicitet -

Ai thotë se fillimisht policia nuk e ka besuar se i është vjedhur makina.

Më poshtë deklarata e tij e plotë:

“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjet përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informuar policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultuar, kur kanë thirrë në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vjet e kam me datë se e kam lajmëruar policinë e prokurorinë atje. Bile ata nuk kanë dashtë me m’dhanë as informata, as dokumente që mu ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk dojsha mu kthy kurrqysh se nuk kisha dokument.

Me iniciative temën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrë, as pa më marrë në pyetje. Mu ka desht me avokat me hap procedurën. Ata e kanë shpreh edhe atëherë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën sepse si ka pas dy çelësa. Unë dy çelësa si marrë kurrë, vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu. E kam lajmëru edhe policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL.

Me dokumente, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet, vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem. Dyshimet i kam pas gjithë…

Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie, në momentin që jam ndal me pushu kam pas garanci prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi.

Mu ka kthy një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”.

a.k. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Prec Ulaj says:
    March 28, 2023 at 7:33 pm

    Kjo eshte nje piknisje e mire per hetimet.
    Duket qarte grupi kriminal, ka fshehur makinen ne garazh per 3 vjet.
    Besoj do e ndihmoj hetimin.
    Ekzekutoret jane nga zona e Shengjinit, ose aty rrotull.

    Reply
  • durrsaku says:
    March 29, 2023 at 5:04 am

    Ambasadori anglez thote qe do te kete akoma non grata ! Per mua ky eshte nje lajm koti sepse nuk me intereson aspak. Ata qe shpallen non grata nga Amerika apo Anglia kane aq shume leke sa mund te bredhin boten dhe si behet vone kurse ne edhe se nuk jemi te shpallur non grata me veshtiresi levizim deri ne Kosove apo Maqedoni. Per ne na shpallin apo jo jemi te tille se edhe nuk na lejojne edhe s’kemi kushte per te dale per qejf. do njeri sheh jeten e tij dhe si intereson (perveç hajduteve pushtetare sepse nuk duan te ndajne vjedhjet) non gratat e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit
  • A mund të përshtatet specia njerëzore me temperaturat përvëluese?
  • “Mur më mur” mes Spanjës dhe Italisë: Rikthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?