Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Propozime për drejtshkrimin e shqipes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Propozime për drejtshkrimin e shqipes
Kulture

Propozime për drejtshkrimin e shqipes

Published: 8 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prof. as. dr. Kujtim Kapllani 

 

Të gjitha gjuhët e kulturës janë përballur me domosdoshmërinë e mbudhjes dhe të kodifikimit të shumarsyetuar të drejtshkrimit, kur ato kanë arritur të kryenin gati të gjitha funksionet komunikative. Në këtë udhë shqipja, si edhe disa gjuhë të tjera, është përballur me kërkesa të tilla mirëfilli aty nga fundi i mesjetës. Për të gjitha këto gjuhë ka qenë e nevojshme të përqasnin sa të ishte e mundur bukurtingëllimin me trajtën e shkruar. Kështu studiuesit e gjuhës sonë janë përpjekur të harmonizonin sa më mirë parimin morfologjik – të ruanin strukturën e fjalës – me parimin fonetik.

- Publicitet -

Njohim Mesharin si të parën përmendore të shqipes së shkruar, por përpjekjet e mirëfillta shkencore për alfabetin e shqipes janë fort më të vonshme; më të vonshme edhe sesa Ëvetari i N. Veqilharxhit. Më seriozja del të ketë qenë Alfabetarja e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip, 1879. Vetëdija e kombit shqiptar, S. Frashëri- bektashi, u bashkua me dijetarin H. Tahsim – mysliman, me poetin magjik P. Vasa – katolik, me studiuesin e talentuar J. Vreto – ortodoks; me të cilët u bashkëngjit më pas edhe babai i gjuhës shqipe, K. Kristoforidhi. Prej tyre trashëgojmë emblemën e bashkëjetesës dhe të rrugës së përbashkët “feja e shqiptarit është shqiptaria“! Vështirë të haset, edhe në botë, ndonjë alfabet me firmëtarë kaq të famshëm. Ishin dijetarë të detyrës dhe të virtyteve morale, të përkushtuar ndaj atij ideali, që shkrimtari ynë më i vjetri e pati skalitur me fjalët e thjeshta “en së dashunit së botësë sanë”. Duket të jetë alfabeti më i përgjakur në tërë historinë e alfabeturës botërore. Me të u shkruan veprat e Nimit, të Samiut etj. Me atë alfabet filluan shkrim e këndim shkollat e para shqipe. Por krahas tij, përdoreshin edhe alfabete të tjerë.

Kongresi i Manastirit, 14-22 nëntor 1908, njësoi alfabetin e shqipes, duke çelur udhën e përpjekjeve të përbashkëta për mbrothësinë e gjuhës dhe të kulturës shqiptare. Lufta e Parë Botërore kaloi edhe mbi trojet tona, por Komanda Austriake nxiti të krijohej Komisia Letrare e Shkodrës, 1916-1918. U bashkuan N. Mjeda, Gj. Fishta, Dr. Pekmezi, H. Mosi; përfaqësuesit e klerit katolik, mysliman dhe bektashi etj. Më pas u përfshi edhe A. Xhuvani, u thirr edhe M. Lamberc e R. Naichtal nga Austria. Ata u përpoqën të njësonin terminologjinë në të gjitha fushat. Atje u vendos njëzëri të mënjanohej edhe a-ja hundore. Sidodoqofë, deri në vitin 1949 shkolla shqipe vijonte me dy abetare, njëra gegërisht e tjetra toskërisht!!!

Prandaj Instituti i Shkencave më 1948 përpunoi një projekt drejtshkrimi dhe më 1951 u përpunua një projekt nga A. Xhuvani, K. Cipo dhe E. Çabej; dy projekte u hartuara nga M. Domi më 1953 e 1954, një projekt më 1956 dhe projekti i vitit 1967 për të cilin u organizua një diskutim i gjerë dhe shërbeu si bazë për Konsultën Gjuhësore të Prishtinës (1968) dhe Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në Kosovë u botuan dy projekte drejtshkrimore: 1957, 1964.

Intelektuali i shquar K. Cipo u ngarkua të hartonte sintaksën e gjuhës shqipe. U mendua me javë e muaj të tërë, siç kujton ai, të gjente një model që të përmbushte sa më mirë të mundej nevojat e shqipes në udhën e saj letrare të njëhsuar. Më së fundi, i lumtur shprehet se “tashmë e kam gjetur një model të tillë, gjuhën e bukur të rilindasve tanë të shquar”. Por rolin vendimtar e ka luajtur projekti i vitit 1967, kur grupit të profesorëve E. Çabej, M. Domi iu bashkua edhe prof. A. Kostallari dhe studiuesi më i re, E. Lafe. Deri atëherë projektet i trajtonin të ndara problemet drejtshkrimore: trajtohej folja, p.sh., flitej edhe për drejtshkrimin e saj; trajtohej emri, flitej edhe për drejtshkrimin e tij. Prof. Kostallari këmbënguli me të drejtë dhe u trajtua drejtshkrimi si njësi tërësore, më vete. Kështu filloi gjuha të studiohej si sistem dhe gjuha letrare kombëtare si sistem sistemesh. Këtë koncept prof. Kostallari e futi në gjuhësinë shqiptare më 1959.

Periudha e kristalizimit të gjuhës së përbashkët të njësuar në të gjitha sferat e komunikimit, shtronte edhe detyrën e normimit të rregullave të drejtshkrimit. Kongresi e vlerësoi historikun e formimit dhe të zhvillimit të gjuhës letrare duke u mbështetur mbi parime dhe mbi kritere të shëndosha shkencore, se ato pas­qyrojnë shkallën e zhvillimit ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të një populli në periudha të caktuara. Kongresi sanksionoi prirjet dhe zhvillimet e ngahershme të normës letrare , të trajtës së njëhsuar dhe të drejtshkrimit të saj; nuk krijoi rregulla sa hap e mbyll sytë. Mjafton t’i hedhim një sy Fjalorit të gjuhës shqipe, Tiranë, 1954 (hartuar nga katër studiues – bartës të ligjërimit geg dhe vetëm njëri – bartës i ligjërimit tosk): në përgjithësi, duket sikur të jetë botuar një javë pas Kongresit të Drejtshkrimit.

Pas viteve ’90 kanë filluar diskutime të ndryshme – dhe s’ka asgjë të keqe. Por veç vënies në pah të prirjeve që ka përvijuar ligjërimi vitet e fundit, ndonjë diskutim ka vënë në dyshim edhe elemente qendrore të gjuhës standarde…  Shpesh janë hasur diskutime të paqarta a të dyshimta rreth gjuhës standarde dhe drejtshkrimit të saj. Gjuha letrare është një institucion shumë i rëndësishëm kulturor kombëtar, është e drejtë e pacenueshme e popujve të qytetë­ruar dhe askush nuk ka të drejtë – as si individ, as si institucion – të prekë asnjë hallkë të për­dorimit e të zbatimit të saj pa diskutime të gjera shkencore; sepse gjuha letrare, veç të tjerash, përbën një ndër veçoritë më të qenësishme kombëtare të secilit popull. Në hapësirën mbarëshqitare norma letrare drejtshkrimore përcakton parimet themelore për të gjithë ata që synojnë dhe kanë nevojë për një komunikim në rrafshin gjithëkombëtar. Në këtë proces ajo mbështetet në gjuhën e gjallë të popullit, në traditën dhe në prirjet që ka shfaqur gjatë zhvillimit të saj.

Në publicistikën e shkruar dhe në atë elektronike sot hasen gabime të shumta drejtshkrimore, pikësimore dhe paqartësi shprehjeje. Në një shikim të vëmendshëm të organeve dhe programeve televizive të hapësirës mbarëshqiptare vërehen rreth 110 gabime të tilla për faqe. Të tilla shmangie hasen edhe në abetare, edhe në edukatën morale, edhe në tekstet e leximit. Ndërsa tekstet e Fakultetit të Mjekësisë, të Shkencave të Natyrës, të Ekonomikut, të Politeknikut etj. janë përkthyer aq keq, sa mjerë studentët ç’heqin! Epo fajin për këto marrëzi intelektuale nuk e ka gjuha standarde dhe drejtshkrimi i saj, por formimi i pamjaftueshëm gjuhësor dhe intelektual i pedagogëve dhe të botuesve. Trajta letrare kombëtare e gjuhës standarde nuk është dhuratë, ajo duhet studiuar dhe përvetësuar!!! Tekstet e fakulteteve të ndryshme duhet të rishkruhen sipas parimeve të gjuhës standarde, duhet të kalojnë në sitën e rreptë të qortimit dhe redaktimit gjuhësor. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nuk duhet t’ua lërë këtë veprimtari vullnetit të shlirët të pedagogëve dhe hartuesve të të dispensave.

Nisur nga diskutimet e ndryshme për drejtshkrimin, shpesh nga sugjerime interesante, Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare hartoi një projekt para tre vjetësh për të shqyrtuar imtësisht të gjitha shkrimet ku ka propozime për drejtshkrimin. Edhe Rezoluta e Drejtshkrimit e ka lënë të hapur rrugën për diskutime dhe ndryshime vërtet shkencore.

Në këtë veprimtari rol parësor ka pasur prof. dr. Emil Lafe, i cili ka qëmtuar me kujdes tërë bibliografinë e botimeve të tilla në tërë hapësirën mbarëshqiptare. Profesorët Lulzim Lajçi dhe Kujtim Kapllani qëmtuan dhe paraqitën të gjithë artikujt e botuar në organet shkencore të Kosovës  e të Maqedonisë së Veriut dhe dr. Valbona Sinanaj botimet në Tiranë. Të gjitha materialet iu paraqitën prof. dr. Rami Memushajt, cili ka kryer me përkushtim e durim punën më të vështirë për të qëmtuar e paraqitur saktësisht gjithçka. Për më shumë se dy vjet ai ka qëmtuar me vëmendje dhe pa u lodhur gjithçka, tamam të gjente ku e ka syrin pleshti! Më pas puna u vijua nga prof. dr. Xhevat Lloshi për të redaktuar gjithçka deri në paraqitjen sa më dinjitoze për botim. Kështu u përmblodhën në dy vëllinme, rreth 800 faqe,  gjithë botimet që parashtronin propozime konkrete për drejtshkrimin. Krijohet kështu mundësia të organizohet një tryezë mbarëkombëtare me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit për të diskutuiar çfarë mund të ndryshohet dhe si do të ndryshohet.

Në vëllimin e parë janë botuar njëmbëdhjetë materiale nga grupi i drejtshkrimit i Këshillit Ndërakademik dhe tridhjetë artikuj të tjerë, që trajtojnë probleme të përgjithshme dhe disa çështje të veçanta. Vëllimi i dytë përmban 67 artikuj për çështje drejtshkrimore dhe çështje  gramatikore që lidhen me drejtshkrimin. Libri “Propozime për drejtshkrimin” është botuar në dhjetor 2021 nga Fondacioni ALSAR dhe në shkurt të vitit 2022 nga Instituti i Trashëgimisë Kulturotre në Shkup. Ky Institut i përuroi në Shkup dy vëllimet e Propozime për drejtshkrimin, me të cilin çeli vitin e veprimtarive me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare u shpreh mirënjohje të veçantë Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shkupit dhe Fondacionit ALSAR për dashamirësinë dhe cilësinë e botimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • Lin Guisti thotë:
    8 Qershor, 2022 te 3:46 pm

    Një vështrim i bukur panoramik për temën që trajton, por, artikulli, veç gabimeve nga nxitimi (që mund të përfillen si “gabime tastiere”) ka edhe gabime drejtshkrimore, si p.sh. te fjala “njësuar” që autori e shkruan “njëhsuar”:
    “nevojat e shqipes në udhën e saj letrare të njëhsuar.”

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  • Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë pas numërimit të votave të diasporës: Nuk ka humbës, por vetëm fitues
  • Fitoi mandatin në listë të hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte garë e vështirë dhe konkurruese
  • Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”
  • BE zbulon datën, ja kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Maji i Antifashizmit dhe kontributi shqiptar në L2B
  2. TRENI në Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
  3. TRENI në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  4. ¿? në Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
  5. ¿? në Maji i Antifashizmit dhe kontributi shqiptar në L2B
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?