Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët
Ekonomi

Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi i kujdesit alternativ në familje do të përfitojnë mbështetje mujore financiare nga shteti. Përfitues të skemës së re nuk do të jenë vetëm fëmijët, por edhe familjet kujdestare që marrin përsipër ofrimin e këtij shërbimi.

Projektvendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale “Për masën e pagesës për fëmijët e vendosur në kujdes alternativ në familje” propozon 3 lloje pagesash për mbështetjen e kujdesit familjar.

Sipas projektvendimit fëmijët në kujdes alternative drejpërdrejt do të përfitojë pagesë në masën 12 mijë lekë në muaj për përmbushjen e nevojave të përditshme të jetesës. Po ashtu për fëmijët parashikohet dhënia e një tjetër pagese në masën 35 mijë lekë në muaj për përballimin e shpenzimeve të tjera.

- Publicitet -

Në vitin e parë të zbatimit të kësaj skeme llogariten që efekti financiar për pagesat e drejtpërdrejta të fëmijëve të jenë në vlerën e 27,7 mln lekëve. Deri në fund të 2028 llogaritet që efekti nga pagesat të arrijë në 53.2 mln lekë, përfshirë edhe rritjen me 2% në vit të tyre për shkak të inflacionit.

Po ashtu për familjen që ofron shërbimin e kujdesit alternativ profesional në familje do të përfitojë pagesë mujore në nivelin e pagës minimale.

Projektvendimi përcakton se paga do të përfitohet nga prindi, pas aplikimit si i punësuar në njësinë e qeverisjes vendore, me kontratë punë në përputhje me Kodin e Punës.

Shpenzimet për kujdestarët profesionale llogariten në vlerën e 42 mln lekëve për vitin e parë të zbatimit, ku në skemë do të përfshihen 60 familje.

Për 2027 ku pritet që numri i familjeve kujdestare të arrijë në 140 shpenzimet llogariten të arrijnë në 98 mln lekë.

Në total nga skema për dhënien e pagesave për fëmijët dhe kujdestarët e kujdesit alternativ për vitet 2026-2028 parashikohen të shpenzohen nga buxheti i shtetit rreth 221 mln lekë apo 2.3 mln euro.

Sipas relacionit të projektvendimit, skema e re synon të forcojë kujdesin alternativ në mjedis familjar, duke nxitur që fëmijët pa kujdes prindëror të rriten në një ambient sa më të ngjashëm me atë familjar, në vend të qëndrimit në institucione rezidenciale.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta
  • Si po sfidojnë gomerët teknologjinë e lartë në luftën kundër zjarreve masive në Spanjë
  • Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët
  • AXHENDA: Rama mbledh sot grupin e PS dhe Qeverinë
  • Padia e Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Komentet e Fundit

  1. Soza on Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik
  2. Detari on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  3. Detari on Ngjarje e rëndë në Roskovec: Emigranti i kthyer nga Anglia merr peng ish-gruan, i vret babanë dhe i plagos nënën
  4. Anonymous on GRAFIKU: Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën
  5. realisti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?