Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta para Kuvendit, arrestohen dy persona, tre efektivë të lënduar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Protesta para Kuvendit, arrestohen dy persona, tre efektivë të lënduar
KronikeKryesore

Protesta para Kuvendit, arrestohen dy persona, tre efektivë të lënduar

Published: February 14, 2023
Shpërndaje

Dy persona që protestuan në tubimin e një dite më parë të opozitës, duke shfaqur sjellje të dhunshme janë vënë në pranga nga policia.

Një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, njëri prej të arrestuarve ishte në kërkim për llogari të policisë së Krujës për vepër tjetër penale.

- Publicitet -

Të arrestuarit akuzohen për 4 vepra penale: Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, goditjet për shkak të detyrës, prishja e qetësisë publike si edhe shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Protesta e dytë, e pasuar nga ajo e 11 shkurtit u shoqërua me tensione.

Protestuesit u përplasën fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit duke çarë edhe kordonin që kishin krijuar për të ruajtur sigurinë.

Tre efektivë u lënduan pas përdorimit të mjeteve piroteknike dhe sendeve të forta që u hodhën në drejtim të policisë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në datën 13 shkurt 2023, arrestuan shtetasit:

– J. S., 36 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Krujë dhe D. P., 19 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 16-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. A., 30 vjeç.

Këta shtetas, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme, gjatë tubimit të datës 13 shkurt 2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  • Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  • “Po, jam kriminel dhe kërkoj falje”: Haga dhe rasti i Jadranko Prliq, pendesë me kalkulim apo një reflektim i vonuar?
  • SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre

Komentet e Fundit

  1. . on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. demo on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  3. Arbëria on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Lala on VIDEO: Si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet në Hagë
  5. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?