Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta e opozitës: Policia kalon në gatishmëri, blindohen rrugët e institucionet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Protesta e opozitës: Policia kalon në gatishmëri, blindohen rrugët e institucionet
KronikeLajmi i fundit

Protesta e opozitës: Policia kalon në gatishmëri, blindohen rrugët e institucionet

Published: October 6, 2024
Shpërndaje

Nga ora 18:00 e së dielës policia e shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar për protestën kombëtare të lajmëruar nga opozita ditën e hënë. Gatishmëria do të zgjasë deri në një urdhër të dytë ndërsa prej ditësh uniformat blu kanë nisur hartimin e planit të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e tubimit kombëtar të opozitës.

Për këtë kryepolici i ri Ilir Proda ka thirrur në një mbledhje pasditen e së dielës drejtuesit e policisë së Tiranës dhe shefat e komisariateve. Ndërkohë informacion u është kërkuar edhe drejtorive në qarqe mbi organizimet, numrin e personave që pritet të marrin pjesë në tubim dhe identifikimin e individëve që mund të përbëjnë rrezik për cenimin e sigurisë publike.

Burime bëjnë me dije se policia ka siguruar informacione në rrugë operative mbi akset që pritet të bllokohen, ku sipas të dhënëve mund të digjen edhe goma automjetesh apo kazanët e mbeturinave në shenjë simbolike.

- Publicitet -

Kryeministria, parlamenti dhe bashkia e Tiranës po ashtu do të jenë të mbuluara me shërbime policie dhe forca speciale. Nga ana tjetër plani i masave parashikon grupe shërbimesh rendi dhe forca speciale të lëvizshme në varësi të problematikave që do të shfaqen ose për devijimin e qarkullimit rrugor.

Mjetet ujëhedhëse dhe pajisjet e tjera për shpërndarjen e turmave po ashtu pritet të dislokohen në disa zona për shkak se protesta nuk ka një axhendë të qartë. Ndërkohë në një njoftim zyrtar policia e shtetit i bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjet në kryqëzimet hyrëse në Tiranë por dhe ato brenda kryeqytetit.

Ndërkohë uniformat blu apelojnë organizatorët, drejtuesit, pjesëmarrësit në tubim dhe përfaqësuesit të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj  institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit  të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiwanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i Pallatit me Shigjeta.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Teatri me gogolin, apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që vazhdojnë mbështesin Ramën nga frika se “vjen Saliu”
  • Të ndjekur nga policia, të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi i strehon dhe refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?