Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ka moral “Saliu” të kërkojë moral nga “Edvini”?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A ka moral “Saliu” të kërkojë moral nga “Edvini”?
Analizaopinion

A ka moral “Saliu” të kërkojë moral nga “Edvini”?

Published: January 25, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Pyetja nëse Sali Berisha ka moral të kërkojë moral nga Edi Rama (Edvini sic e thërret ai) është, në thelb, një pyetje e gabuar. Jo sepse nuk ka rëndësi, por sepse përgjigjja është e dhimbshme për të dy palët.

Berisha, me gjithë peshën e një historie politike të mbushur me kriza shtetërore, korrupsion, kapje institucionesh  mungesë përgjegjësie, e ka humbur prej kohësh autoritetin moral për të predikuar etikë publike.

- Publicitet -

Morali nuk shpallet nga podiumi i një të shkuare të pazgjidhur.

Por po aq e gabuar do të ishte të nxirrej përfundimi se mungesa e autoritetit moral të Berishës e pastron Ramën nga përgjegjësia. Një pushtet i gjatë, i centralizuar, shpesh arrogant, me skandale të pambyllura dhe me një raport problematik me drejtësinë, nuk mund të pretendojë epërsi morale vetëm sepse kritiku është i konsumuar.

Morali nuk funksionon me parimin e krahasimit relativ: “unë jam më pak fajtor se tjetri”.

Problemi i vërtetë është se në Shqipëri morali është shndërruar në instrument lufte, jo në standard. Ai përdoret për të goditur kundërshtarin, jo për të reflektuar mbi veten.

Ky sistem politik ka prodhuar një realitet ku qytetari nuk gjen më askënd që ta besojë ndershmërisht. Pa këtë besim, demokracia mbetet vetëm një procedurë bosh.

Dalja nga kjo gjendje nuk vjen as nga “protestat” që shpallen “madhështore” akoma pa ndodhur, as nga rotacioni mekanik i pushteteve me zëvendësime emrash me emra të tjerë të konsumuar.

Ndryshimi do nisë vetëm kur morali do kthehet në kriter publik. Kur drejtësia e re të veprojë pa zgjedhur palë, kur pushteti të pranojë kufijtë e vet e të mos i relativizojë përgjegjësitë me gabimet e tjetrit.

Vazhdojmë të kërkojmë “më pak të keqin”. Pa këtë ndryshim të kërkesës shoqërore, politika do të vazhdojë të riciklojë të njëjtën situatë, thjesht me zëra dhe slogane të ndryshme.

U jap të drejtë shkrimeve të fundit në DITA për militantizmin, veçoj atë të autorit Sherif Bundo. Ndryshimi nis në mënyrën si secili prej nesh refuzon normalizimin e dyfytyrësisë, kur pushojmë së justifikuari “tanët”, kur kërkojmë të njëjtin standard për veten dhe për pushtetin.

Shqipëria nuk do dalë nga kjo gjendje me ndonjë “shpëtimtar” të radhës, por përmes një shumice individësh që zgjedhin në veprime të përditshme dinjitetin përpara tifozllëkut.

Kjo, sado e ngadaltë të duket, është e vetmja shpresë reale.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Aldrin says:
    January 24, 2026 at 4:15 pm

    Po po, e drejte, po nje pyetje kam per ty.. Kush eshte qytetari sipas teje?

    Reply
  • Liria says:
    January 24, 2026 at 4:25 pm

    Një pushtet i gjatë, i centralizuar, shpesh arrogant, me skandale të pambyllura dhe me një raport problematik me drejtësinë” mbijeton ne boshlleqet e Kushtetutes se Republikes se Bananve te Shqiperise.

    Reply
  • nga Enveri tek Edveri says:
    January 24, 2026 at 4:49 pm

    sot – a ka moral Berisha te kerkoje moral nga Rama
    dje – a ka moral Basha te kerkoje pushtetin e Rames
    neser – a ka moral X, Y, Z te zbresin nga froni Ramen
    Logjika e Migenes na con atje ku u nisem, para 41 vitesh ne ate prill 1985 tek Udheheqesi qe zevendesohet vetem nga vdekja.

    Reply
  • Labi says:
    January 24, 2026 at 5:04 pm

    Kur degjova te flistd Ben Blushi e kuptova cfare eshte morali ne politike,mu kujtua kur shefi tij fitonte 5 me 0 ne gjykate.

    Reply
  • DOKLEATI says:
    January 24, 2026 at 6:51 pm

    ” Lufta” 40 vjeçare e e Sa-leh, leh, leh, leh Berishës.
    Po çka fitoj Partia Demokratike. Fitoj Ajatollahun Sa- leh Berishën duke leh nga ballkoni. Me klyshët e vet duke e ndigjua
    Çfar ” reformash” të PD.

    Reply
  • fery says:
    January 24, 2026 at 8:36 pm

    Dy kriminelet e Serbise .. qe te dy debuan shqiptar nga Shqiperija,qe te dy veases.. njeri vrau shqiptar me plumba, tjetei po vrete me droge..!

    Reply
  • Aldrin says:
    January 24, 2026 at 8:59 pm

    Naiviteti i Migenes eshte qe Berisha nuk kerkon moral nga Rama.
    Berisha kerkon pushtet duke u mbeshtetur ne imoralitetin e pamase te Rames.
    Llogjika e shkrimit do ishte, a ka moral dhe dinjitet qytetari shqiptar te shporri kasten e ndyre te Rames?
    A ka moral qytetari shqiptar te gjykoje Berishen?
    Sepse asnjehere qytetari shqiptar nuk i kerkoi Rames pergjegjesine te denonte Berishen
    Qytetari i famshem shqiptar u kthye ne dhogaxhi dhe llogjexhi i llogjeve te Rames per Berishen
    Aty katandisi, derisa u zgjua Berisha dhe tha, dale, se e kam une emblemen e PDse
    Gjithe kurvat e tjera qe kerkojne te marrin emblemen e PDse kerkojne pushtetin nga PD, se nuk jane te zonjat te bejne nje parti te suksesshme pa Berishen
    Qjarte deri ketu?

    Reply
  • demo says:
    January 24, 2026 at 9:16 pm

    Trego Edvin,qe je vazhdues i denje i gjyshit te Lugut Zi.
    Shqiperine djeg,por Baluken nuk e leshon.Dora qe vjedh nuk epet,Durresi epet,por Paskuqani nuk epet. Ela Kokonja,Gys Agasi ,Shoqeria Durana,Nuk Epen. Koka epet,por vesi nuk epet.
    Koken hengsh!

    Reply
  • Labi says:
    January 24, 2026 at 10:13 pm

    O zot uroj PD ishalla kaq shume sa kishin sot pjesmarrje pacin gjithmone,fundja Nokerat nuk dine te bejne gje tjeter, shtoja zot inatin e vazhdojne kshu,taksirati Rames te jete kryeminister sa te jete gjalle.

    Reply
  • Fadil Shyti says:
    January 25, 2026 at 12:08 am

    Të gjithë derrat, një turi kanë,
    Saliu, dreqi,
    Rama satanë!
    Secili më i keq,
    Se hajvanë!

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    January 25, 2026 at 3:15 am

    Mendoni pak, te ishte Saliu kryeministri. Sa vete do ishin te vrare para kryeministri se ne kete proteste.? A ka moral funderrine pa moral, nje vrases gjakftohte si Sali Rame Berisha?? Pasta beni krahasimet per moral.

    Reply
  • Mentori says:
    January 25, 2026 at 3:22 am

    Nga thellësia e varreve, dëshmorët ulërasin. Ulërima e tyre nuk është për lavdi, por për rrugën e gabuar që po ndjek masa e manipuluar. Dordoleci që mban flamurin shqiptar po e shkel atë, po shkel shtetin, shtetin që populli ëndërron të shohë të konsoliduar dhe funksional.
    Shqipëria e çau rrugën e saj me gjak dhe sakrificë, dhe flamuri u shenjtërua për dinjitet dhe liri, jo për kaos dhe mashtrim.
    Në këtë udhëkryq, thirrja e dëshmorëve është e qartë: ata që kuptojnë mashtrimin, të braktisin dordolecin dhe të zgjedhin rrugën e vërtetë të kombit dhe shpresës. Ulërima e varreve nuk është mallkim — është paralajmërim dhe thirrje për ndërgjegje.

    Reply
  • Igor says:
    January 25, 2026 at 8:09 am

    Debilat ne Shqiperi nuk duan ne qeveri njerez me moral por mbeshtesin hajdutet si Berishen,Bashen,Ramen,Ilir Meten ,Moniken,Jozefinen me tregoni se cili pre tyra eshte njeri me moral dhe dashamir i kombit as njeri te gjith e meritojn burgun.

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    January 25, 2026 at 8:19 am

    Kushdo ka plotesisht aq moral sa te kerkoje moral nga Rama e kete mundesi ja ka dhene vete me dy duart ky i fundit, Edi Rama dora vete.
    Sepse pikerisht Edi Rama ka arritur nivelin me te larte absolut te Amoralitetit politik duke ja kaluar te gjitheve ne keto 35 vite post-Diktature – eshte i vetmi kryeminister qe mba fshehur pas nje Imuniteti absurd me kartona deputetesh nje Minister te tij (ca me shume, vete Zevendeskryeministren) qe Drejtesia kerkon tja marre ne hetim per shperdorime qindra milioneshe Euro neper tenderime.
    Deri ne kete Amoralitet nuk kane arritur kurre asnje kryeminister para tij. Edi Rama eshte e do mbetet i vetmi.

    Reply
  • GenZ says:
    January 25, 2026 at 8:33 am

    Protestuan militantët, protestuan ata që kanë treguar me vepra se janë të gatshëm t’i vënë zjarrin institucioneve. Populli si gjithmonë kokëulur dhe i pa përfaqësuar. Kur do vijë ajo ditë që kjo masë amorfe të ndërgjegjësohet për rolin e saj vendimtar në shtetbërje. Duhet lëvizje nga poshtë, por kush e ka tagrin të krijojë bazën organizative? Me karta të djegura dhe individë të veçantë që flenë si kone ke porta e kryeministrisë misioni është i destinuar. të dështojë qysh në embrion. Iniciativa si kundërpërgjigje ndaj korrupsionit galopant duhet të fillojë në heshtje nga ilegaliteti.

    Reply
    • Aldrin says:
      January 25, 2026 at 4:53 pm

      Po ca flet mi kurve? Institucione i quan ti keta hajdutet e Rames me Belinden, Mimin Akshin dhe Duranen, qe na vjedhin e na rrjepin sikur te jemi kafshe?

      Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    January 25, 2026 at 10:16 am

    Ke te drejte Migena por per aty ne Kanada ku je ti.
    Ku dhe Kryministri eshte dinjitoz jo si hajduti me cizme i Shqiperise

    Reply
  • Gega says:
    January 25, 2026 at 2:54 pm

    E përse duhet të gjejmë moralin e Berishës? S’ka asnjë rëndësi sa e moralshme është kërkesa e një “të pamoralshmi” opozitar, nëse e do kështu zonja Migenë. Sa jemi te morali, vetëm një pyetje ka vend. A ka moral kjo maxhorancë të egzistojë më? A ka moral kryerilindasi, me bandën e tij rilindase jo të jetë në majë të politikës dhe drejtimit të shtetit, por të egzistojë politikisht? Nuk kemi një rast në historinë e post luftës që të kemi pasur një qeveri të ndershme. Boll është boll.

    Reply
  • demo says:
    January 25, 2026 at 3:15 pm

    Mos vidh ere hajdut,,Boll vodhe!Qeverrisja nuk do te thote vetem Vjedhje.Vjedhje.Nuk te dalin 14 miljard?Prape nuk u ngope,o i babezitur,qe te zencin mu ne gryke!
    Do na sjelli Berishen,.Do na sjelli 97 prape.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    January 25, 2026 at 3:30 pm

    Sot u kujtua lideri global te kerkoje Drejtesi per 21 Janarin. E ka zene carku ne vend te keq.aty te ngordhesh hajdut!

    Reply
  • kur hiqen Maskat says:
    January 25, 2026 at 4:19 pm

    Edvini ka moral me bollek sa i ka rene ne sy dhe Migenes qe thote se jeton ne Kanada.
    Aq me shumice e ka Edvini ate moral sa ja jep falas nga podiumet edhe Drejtesise, duke i kujtuar se ajo Drejtesi pra nuk e ka moralin ti marre ne hetim qeverise tij nje anetare kabineti pa e shkarkuar ai vete me pare.
    A nuk eshte ky nje shembull i qarte i moralitetit te larte te Edvinit, sa ja sheh dhe Migena matane Atlantikut pra!

    Reply
  • Jimi says:
    January 25, 2026 at 7:38 pm

    Migena ! Mire me vjehrren, mire me burrin !

    Reply
  • demo says:
    January 25, 2026 at 7:58 pm

    Leri Ato fasada me blozen e Molotovit,se neser eshte Foltorja,vazhdon me Adriatik Lapajn,me Arlind Qorrin.Do dali edhe Agron Shehaj, qe ka munguar me arsye.Po nuk u dorzuan hajdutet ne Drejtesi,bloze do behen ato mure e penxhere me grila.Gabim bere Edvin qe hoqe rrethimin origjinal te arkitekteve italjane.Nuk e hoqi as Memet Shehu.
    Kur e dije,qe do vidhje bere gabim qe i hoqe,.Blindat e dyerve nuk e shpetuan as Lulzim Bashen.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 26, 2026 at 8:51 am

    Autorja bën MORAL,se kush është më i Pamoralshëm(PROSTITUTË),NON GRATA APO EDVINI:
    -Nëse Edvini ka marr 4 gra,nukse duhet të kritikohet për KORRUPSION ME FIRMË E VULË PËR VILA DHE URDHËRVRASJE..
    -Ndërsa Doktor MORJA,ka mbi shpinë 101 KRIME KORRUPSIONI,mbi 60 banesa në Shqipëri dhe BE,DHE URDHËRVRASJE të mbi 20.000 njërzve në 5 GRUSHTE SHTETI,Ku për Gërdecin dhe 21 Janarin duhet të ishte në BURGIM TË PËRJRTSHËM,KU KOCKAT DUHET TJA HANIN QËNT NË VIÇIDOL.
    -Ky është ndryshim shumë i madh prej të 2 politikanve më jetgjatë në Shqipëri,ku pa ikur Non Grata nga politika,i dyti është i detyruar të jetë KM deri 2029,33 37,41..për faktin se nuk ka OPZOTË ALTERNATIVE,POR NJË BANDË TRITOLESH QË DUHEJ NXJERR JASHTË LIGJIT NË 1996,97,98,08,011.!
    -I shpalluri Non Grata 2021,nuk duhet të kthehej më në PD,Ai u kthye për të mbrojtur pasurinë e fëmijve me firmën e tij dhe jo të bëhet KM,pasi këtë e di edhe BUFI PULAVE.
    -Por,përgjegjsinë më të madhe e ka DREJTËSIA E DEGJENERUAR E TIPIT GJIN GJONI,ARIAN NDOJA,DADOT BANOT..që mrren me fukarejt për tu xhvatur EURO,ndërsa URDHËRVRASËSIT I MBAJNË SEHIR NGA FRIKA OSE TË KORRUPTUAR SI AI,TË KOMANDUAR NGA ARGITA SALI MALLTEZI,NDONSE EDHE AJO NON GRATA PO FLË QAF PËR QAFË ME ABIN ME 60 VILA,I NXJERR NGA IZOLIMI NGA GJYQTARJA I.OLLDASHI ME BANESË TË FALUR TE 19 KULLAT E KL.PARTIZANI,DUKE E NGRËN TURPIN ME BUKË.!
    -Në këto kushte,me Sb në PD, në Shqipëri nuk do të ket RROTACION PËR FORMË..ATË E KA DEKLARUAR DASH ME ANËN E AMBASADORES YURI KIM.
    FLM DITA.

    Reply
  • Artan says:
    January 26, 2026 at 9:42 am

    Shkrumb e hi ka për ta bërë demo, o Edvin, po më mirë dorëzoje vetë. Edhe para nja dy vjetësh tre muaj kohë ke të tha e të dha, po ja që ti nuk e dëgjove dhe vazhdon. Si të duash, po demo nuk të ndahet, derisa t’ia lësh karrigen Agron Shehajt.

    Reply
  • demo says:
    January 26, 2026 at 1:26 pm

    Po nje cope hajdut eshte o Artan,,Vari pavidhet.Soji Babales.Edi Rama eshte sikur ta drejtoje Shtetin,,,Babalja. Gaztori Skeles Babalja,Klowni Ivankes ne Skele,Edi Rama.Ja tha mire Ai versniku Edi Paloka. Se keta djemte e llastuar te Ures Lanes e njohin mire njeri tjetrin.
    Me mire ta drejtoje Agron Shehaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?