Ndryshe nga një ditë më parë, uniformat blu kanë ndjekur një strategji më të tërhequr, duke shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me protestuesit.
Ato kanë përdorur vetëm makinat e ujit dhe gazin lotsjellës për t’u kundërpërgjigjur. Edhe personat e ndaluar, këtë herë janë shoqëruar pa përdorim të forcës.
Deri më tani ka 7 të lënduar te Spitali i Traumës, 3 protestues dhe 4 efektivë.
Nga ana tjetër, skenari i protestuesve është i ngjashëm me atë të një ditë më patë. Aktet guerile i janë lënë një grupi protestuesish të maskuar.
Protesta ishte paralajmëruar për në orën 14:00, por studentët e Mjekësisë dhe të një universiteti privat nisën marshimin që në orët e para të mëngjesit, duke bojkotuar mësimin. Gjatë rrugës, me thirrjet “Bashkohuni me ne”, atyre iu bashkuan studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Politeknikut, Ekonomikut dhe Gjuhëve të Huaja.
Ministria e Brendshme dhe Qendra Spitalore kanë përgënjeshtruar ndërkohë lajmet e përhapura në rrjete sociale për një student të vrarë.
Lajmi në përditësim….
