Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta kundër Muzeut Hebraik në Vlorë u maskua pas “Klubit Labëria”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Protesta kundër Muzeut Hebraik në Vlorë u maskua pas “Klubit Labëria”
KultureLajmi i fundit

Protesta kundër Muzeut Hebraik në Vlorë u maskua pas “Klubit Labëria”

Published: September 13, 2026
Shpërndaje

Nga Erjola Azizolli

Një godinë pranë Muzeut Etnografik të Vlorës, ku po ndërtohet Muzeu Hebraik Shqiptar, u paraqit në rrjete sociale dhe media si godina historike e Klubit Patriotik “Labëria”. Dokumentet e projektit dhe aktet e Këshillit Bashkiak të Vlorës tregojnë se bëhet fjalë për dy objekte të veçanta, por ngatërrimi u përhap derisa nxiti një protestë qytetare kundër projektit.

“Muze hebraik në godinën historike të Labërisë?”, hapej një video e 31 gushtit nga “Jeta Osh Qef”, duke shtuar në një tekst të gjatë se, “Sipas të dhënave historike të referuara, objekti lidhet me aktivitetin e Klubit patriotik ‘Labëria’, i themeluar nё Vlorë në vitin 1908”.

- Publicitet -

Videoja e lidhte kështu ndërtesën e muzeut që do t’i kushtohet hebrenjve në Vlorë, me veprimtarinë e Klubit Patriotik “Labëria” dhe pyeste nëse historia e saj do të ruhej pas transformimit në muze.

Por ndërtesa e Muzeut Hebraik nuk ndodhet në godinën e Klubit “Labëria” – që ka qenë vendosur në Muzeun aktual Etnografik të Vlorës. Dokumentet e projektit, aktet e Këshillit Bashkiak Vlorë dhe sqarimet e institucioneve tregojnë se janë dy ndërtesa të regjistruara veçmas dhe me funksione të ndryshme.

Në dokumentet publike quhet “Banesa pranë Klubit Labëria”, ndërsa në postimet në rrjetet sociale u paraqit si godina ku ishte themeluar vetë klubi, që arriti të krijonte një ortek reagimesh kundër vetë projektit të muzeut, aq sa u organizua edhe një protestë qytetare.

Narrativat i shkrinë dy ndërtesat në një

Skënder Spahiu, drejtor i muzeve lokale në Vlorë, shpjegoi për Amforën se Muzeu Hebraik po ngrihet në një banesë qytetare të viteve 1850, të veçuar nga Muzeu Etnografik. Sipas tij, vendndodhja e kantierit tregon se punimet zhvillohen në godinën fqinje dhe jo në muzeun ekzistues.

“Godina ndodhet rreth 10 metra në lindje të Muzeut Etnografik, në anë të rrugës automobilistike”, tha Spahiu.

Ky dallim ishte diskutuar përpara miratimit të projektit për ndërtimin e muzeut. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 13 mars 2024, përfaqësuesi i Drejtorisë së Urbanistikës, Klaudio Mehmeti, ka shpjeguar se Muzeu Etnografik identifikohej me skedën numër 158, ndërsa ndërhyrja lejohej në banesën ngjitur, me skedën me numër 162.

Në procesverbal shënohet se “vetë Klubi Labëria nuk do të preket”. Edhe këshilltari Ervis Moçka ka deklaruar në atë mbledhje se prona e Muzeut Etnografik nuk përfshihej në projekt.

Projekti parashikon një kat nëntokësor në godinën e Muzeut Hebraik dhe përforcimin e themeleve të Muzeut Etnografik gjatë punimeve. Masat lidhen me mbrojtjen e monumentit fqinj, por dokumentet nuk parashikojnë ndryshimin e funksionit të tij apo kthimin në Muze Hebraik.

Dokumentacioni i projekt-zbatimit e identifikon vendin ku po ndërtohet Muzeu Hebraik si “Banesa pranë Klubit Labëria”. Raporti konstruktiv e përshkruan atë dhe Muzeun Etnografik si dy objekte të ndara me një fugë konstruktive.

Arkitekti Elis Baba publikoi në profilin e tij në Facebook një analizë, nga e cila kuptohet që ndërhyrja e re zhvillohet pranë Muzeut Etnografik, ish-Klubit “Labëria”. Megjithëse ngriti shqetësime për ndikimin pamor të projektit, ai e trajton muzeun e ri dhe monumentin historik si dy objekte të ndryshme.

Në faqen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Muzeu Hebraik paraqitet si projekt në vazhdim, me angazhim financiar prej 6.5 milionë dollarësh. Sipas fondacionit, ai do të tregojë historinë e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrenjve dhe do të jetë pjesë e rijetësimit të qendrës historike të Vlorës.

Projekti arkitekturor u hartua nga studioja izraelite “Kimmel-Eshkolot Architects”, të cilën AADF e shpalli fituese të konkursit ndërkombëtar në vitin 2021.

“Islami Sot” vetëidentifikohet si media dhe shkruante më 25 gusht se, “Veç Muzeut Hebraik në Vlorë, një tjetër i këtij lloji është në plan për t’u ndërtuar dhe në Tiranë nga Fondacion Shqiptar-Amerikan AADF”.

Por pretendimi se AADF po ndërton dy muze hebraikë, një në Vlorë dhe një tjetër në Tiranë, nuk mbështetet nga informacionet zyrtare të publikuara deri më tani. AADF paraqet si projekt të vetin Muzeun Hebraik Shqiptar në Vlorë, për të cilin ka angazhuar 6.5 milionë dollarë, ndërsa nuk rezulton në portofolin e tij një muze i dytë hebraik në Tiranë.

Në vitin 2022, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e një qendre hebraike në kryeqytet, ndërsa në prill 2026 Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit njoftoi marrëveshjen me Fondacionin Kulturor Besa, për krijimin e “Muzeut Besa” në Tiranë, i cili do të dokumentojë historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga protesta te narrativa e “çifutizimit” të Vlorës

“Prishet Muzeu ku punoi Babai i Kombit dhe ndërtohet një muze për çifutët”, shkruante më 10 gusht Gëzim Zilja në një postim në Facebook. Postimi i ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës në vitet 1996-1997 e paraqiste Muzeun Hebraik si zëvendësues të Muzeut Etnografik, megjithëse punimet zhvilloheshin në godinën fqinje. Deri më 8 shtator, publikimi mori disa reagime nga ndjekësit e tij, me 386 pëlqime, 134 komente dhe 44 shpërndarje.

Postimi u ribotua si shkrim më 12 gusht nga Gazeta Telegraf dhe u publikua nga media në internet, “Fjala e Lirë” me të njëjtin titull. Një ditë më pas, Shoqata “Labëria – Nderi i Kombit” kërkoi nga institucionet sqarime për projektin dhe për të ardhmen e godinës së ish-Klubit “Labëria”.

Më 31 gusht, Zilja e përsëriti pretendimin në një postim të titulluar, “Edi Rama ligjëron çifutizimin e Vlorës”. Projekti nuk paraqitej më vetëm si zëvendësim i një godine, por si pjesë e një ndryshimi më të gjerë të qytetit.

Në postim, kryeministrit Edi Rama i atribuohej fjalia se muzeu do të ndërtohej “në ambientet e ish-kubit patriotik ‘Labëria’”. Formulimi gjendej në një raportim të Euronews Albania, por ishte pjesë e tekstit të medias dhe jo e deklaratës së cituar të Ramës. Kryeministri kishte thënë se muzeu po ndërtohej “në lagjen e dikurshme të hebrenjve, afër sheshit kryesor të Vlorës”.

Pretendimet për godinën u shoqëruan nga një valë postimesh që sugjeronin se izraelitët po merrnin hapësirat e shqiptarëve dhe specifikisht si të lidhura me Vlorën. Më 11 gusht, llogaria “Histori Studentore” publikoi një grafikë me mbishkrimet “Vlorë, 2035”, “Tiranë, 2035” dhe “Shkodër, 2035”. Në fotografinë për Vlorën shfaqeshin “burra hebrenj ortodoksë”.

“Kjo nuk është shaka o njerëz!”, shkruhej në përshkrim. Postimi kishte rreth 1 mijë e 300 pëlqime dhe 223 komente deri më 8 shtator. Të tjera postime të ngjashme nxitën idenë e një targetimi të Vlorës prej izraelitëve.

Ajo që nisi si reagim në rrjetet sociale u pasua me thirrje për t’u bashkuar kundër projektit. Më 4 shtator, u publikua njoftimi për thirrjen e një proteste nga Eriselda Balliu dhe bashkëshorti i saj Baki Goxhaj, që u nda edhe nga kanale të tjera.

Në një video të ndarë para protestës, 4 qytetarë në moshë, “në emër të një grupi qytetar vlonjat”, bënë thirrjen, “Muze hebraik JO! Muzeu ‘Labëria’ PO!”. Postimi kërkonte anulimin e ndërtimit të muzeut para “Klubi Patriotik ‘Labëria’”, duke theksuar kundërshtimin absolut – Megjithëse një pjesë e postimeve i kishin ngatërruar 2 ndërtesat e ndryshme nga njëra-tjetra në një të vetme.

Një ditë më pas, një grupim qytetarësh protestuan pranë kantierit sipas raportimeve të medias lokale. Protestuesit kërkuan që Muzeu Hebraik të ndërtohej në një zonë tjetër. Historia kaloi nga rrjetet sociale në mediat në internet dhe mbërriti deri te protesta në Vlorë. Në debatin e krijuar ndërhyri edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili reagoi duke bërë dallimin mes dy godinave.

“Godina historike ku, në vitin 1908, u themelua Klubi Patriotik ‘Labëria’, nuk do të kthehet në muze hebraik […] Muzeu Hebraik po realizohet në një tjetër godinë, monument kulture, e regjistruar si ‘Banesa pranë Klubit Labëria’”, tha Gonxhja në fjalën e tij.

Deklarata e Gonxhes u deformua nga “Gazeta Impakt”, që u hap me titullin, “Edi Rama nxjerr Blendi Gonxhen që të shtyjë vlonjatët që protestojnë muzeumin izraelit”.

Në artikull më tej nuk paraqitej asnjë fakt që dëshmonte se kryeministri Rama e kishte “nxjerrë” apo urdhëruar ministrin Gonxhja për të ndikuar te protestuesit, por përkundrazi, kryesisht riprodhoi sqarimin e Gonxhes se Muzeu Hebraik Shqiptar po ndërtohet në godinën pranë Muzeut Etnografik dhe jo në godinën historike ku u ngrit Klubi Patriotik “Labëria”.

Klubi Atdhetar “Labëria” u themelua në Vlorë në vitin 1908, me Ismail Qemalin president nderi, dhe mbështeti përhapjen e gjuhës e të shkollave shqipe përpara shpalljes së Pavarësisë.

Një fjalë e deformuar nga projekti zyrtar, ajo “pranë”, ndihmoi në ndryshimin e narrativës dhe dy godina të veçanta u paraqitën si një e vetme, duke nxitur një protestë në Vlorë dhe u zgjerua në pretendime për “çifutizimin” e qytetit, pa të dhëna reale për vendosjen e izraelitëve apo marrjen e hapësirave të caktuara.

……

Në foto: Vizualizim i projektit të Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë. Burimi: Faqja zyrtare e AADF

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta kundër Muzeut Hebraik në Vlorë u maskua pas “Klubit Labëria”
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  2. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  3. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?