Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta në Kosovë, veteranët e UÇK-së gjuajnë me telefona zyrat e EULEX
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protesta në Kosovë, veteranët e UÇK-së gjuajnë me telefona zyrat e EULEX
AktualitetKurioziteteRajoni

Protesta në Kosovë, veteranët e UÇK-së gjuajnë me telefona zyrat e EULEX

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka protestuar të premten para ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) duke e kritikuar këtë institucion dhe Gjykatën Speciale të Kosovës për shqetësim të familjeve të veteranëve. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata e ka selinë në Hagë, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës. Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka kërkuar reagim të autoriteteve të Kosovës, duke pretenduar se Gjykata Speciale dhe EULEX-i po u shfaqen pa paralajmërim veteranëve. “Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë për gjoja intervistime, duke i bastisur e duke ua konfiskuar telefonat personalë”. Ai e ka bërë këtë deklarim disa ditë pasi ish-figura të UÇK-së, përfshirë Rrustem Mustafën – Remin dhe Nait Hasanin, kanë njoftuar se hetuesit e Gjykatës Speciale u janë paraqitur në shtëpitë e tyre me kërkesë për kontroll të telefonit.

“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të EULEX-it më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook. Gjykata Speciale nuk është deklaruar rreth rasteve. Si shenjë proteste ndaj veprimeve të EULEX-it, protestuesit i kanë hedhur disa telefona drejt ndërtesës së misionit evropian.

- Publicitet -

“Duke pasur parasysh se Policia e Kosovës është reaguesja e parë, kërkojmë që shteti të merret seriozisht dhe të mos lejojnë që persona civilë, pa Policinë, të na hyjnë në shtëpi, sepse përndryshe do të ketë reagime të vazhdueshme qytetare”. Gjykata Speciale i ka dënuar dy pjesëtarë të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin në maj të vitit 2022 për pengim të administrimit të drejtësisë.

Dënimi fillestar për secilin ka qenë 4 vjet e gjysmë burgim, ndërsa pas ankesës në Apel, koha u është zvogëluar në 4 vjet e tre muaj burgim. Aktualisht në Hagë është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?