Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestë dhe 15 minuta seancë: Çfarë ndodhi sot brenda dhe jashtë Kuvendit, përplasje dhe trazira në sallë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Protestë dhe 15 minuta seancë: Çfarë ndodhi sot brenda dhe jashtë Kuvendit, përplasje dhe trazira në sallë
Politike

Protestë dhe 15 minuta seancë: Çfarë ndodhi sot brenda dhe jashtë Kuvendit, përplasje dhe trazira në sallë

Published: February 5, 2024
Shpërndaje

Seanca plenare e ditës së sotme u mbyll pas rreth 15 minutash, mes përplasjeve dhe tensioneve në sallë.

Deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit, teksa disa prej tyre të përjashtuar, tentuan të hynin në ambinetet e Kuvendit.

Pas përplajses me Gardën, disa nga deputetët e opozitës arritën të hynin në sallë, ku bllokuan foltoren dhe shkaktuan sërish trazira.

- Publicitet -

Ndërkohë, pas 15 minutash, kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën plenare.

“Këtu seanca mbyllet, do ju njoftohet seanca e radhës”, ka thënë Nikolla.

Edhe kjo seancë ishte në vazhdim të seancave të mëparshme, ku opozita ka bllokuar Kuvendin dhe punimet nuk kanë zgjatur më shumë se disa minuta.

Protesta jashtë Parlamentit

Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit mbështetës së opozitës u mblodhën në protestë. Nuk munguan as përplasjet me policinë, teksa protesta vazhdoi edhe pas mbylljes së seancës.

Në fjalën e tyre gjatë protestës, deputetët demokratë dhe qytetarë të ndryshëm akuzuan Edi Ramën për regjim autoritar dhe theksuan se opozita nuk do të tërhiqet.

“Edi Rama i ka nënshtruar gjithë institucionet për t’i përdorur për interesa personale. Nuk kemi për ta lejuar të ketë një opozitë të komanduar. Ndërkohë që Edi Rama hedh shashkat e luftës së brendshme në opozitë, vidhet çdo ditë në Kuvend. Gjithë bashkëpunëtorët e Ramës kanë përfunduar burgjeve. A duhet që Edi Rama të dorëhiqet?”, tha deputeti democrat Ervin Salianji.

Reagimi i mazhorancës

Ndërkohë, në mbyllje të seancës reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.

Ai tha se opozita po luan një teatër kukullash dhe shtoi se deputetët që nuk janë përjashtuar, nuk janë penguar të futen në Kuvend.

“Sot pamë një shfaqje të shëmtuar të kolegëve të opozitës. Askush nuk i ka ndaluar deputetët e papërjashtuar të hyjnë në sallë. Por kjo që bënë sot ishte shfaqja më e shëmtuar. Qëkur kanë nisur me këtë histori, e kanë pasur të qartë që nuk do na ndalin sepse jemi mandatuar për të bërë një jetë parlamentare. Ne me gjithë rregullat, do vazhdojmë me kërkesat tona për këdo që prish seancat.

Askush nga deputetët e papërjashtuar nuk janë ndaluar e sdo ndalohen asnjë herë. Ky teatër, që merr kolegët e përjashtuar për ti futur me zorr, është as absurd jo, por teatër kukullash”, tha Çuçi.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  • VIDEO: Efektivët dhunojnë dy vajza të reja, spraj në sy
  • Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
  • AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. ¿? on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?