Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë të natës?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë të natës?
LifestyleShendetesi

Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë të natës?

Published: January 12, 2024
Shpërndaje

Nëse zgjoheni rregullisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Kjo është një dukuri e raportuar nga rreth 1 në 3 njerëz, dhe ndoshta më shumë që nga fillimi i pandemisë sëCovid-19. Sipas ekspertëve të gjumit, ajo lidhet me stresin, edhe pse jo drejtpërdrejt.

“Të qenit i stresuar, nuk na bën të zgjohemi më shumë gjatë natës, por na bën më të vetëdijshëm se do të ndodhë diçka e tillë”-thotë Greg Marrej, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor Suinbërn në Universitetin e Teknologjisë në Australi.

“Në fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i lehtë është më i zakonshëm në gjysmën e dytë të natës. Kur gjumi na shkon mirë, ne thjesht nuk jemi të vetëdijshëm për këto zgjime. Por nëse jem paksa të stresuar, atëherë ka shumë gjasa që zgjimi natën të bëhet një gjendje plotësisht e vetëdijshme”– shton ai.

- Publicitet -

Dhe stresi nuk është faktori i vetëm që mund të na zgjojë nga gjumi në orën 3 të mëngjesit. Oraret e çrregullta të fjetjes; qëndrimi deri në orët e vona para celularit; edhe mungesa e ajrit të pastër mund ta trazojë higjienën tonë të gjumit në një masë të tillë sa të na zgjojë natën.

“Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë, dhe mos u shtrini në shtrat derisa të nisni të ndiheni të përgjumur”-këshillon Stefani Romiszevski, eksperte e gjumit dhe drejtoreshë e klinikës ”Sleepyhead” në Britaninë e Madhe.

“Ju do të vini re se nëse zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë, kjo do të nisë të bëhet koha juaj e rregullt e zgjimit. Përpiquni të ushtroheni fizikisht dhe të ekspozoheni ndaj dritës së fortë në mëngjes. Po ashtu, sigurohuni që të keni një jetë sociale optimale”- thekson ajo.

Pra, ne i dimë disa nga arsyet se përse zgjohemi natën. Por pse duket sikur kjo ndodh pikërisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit? Epo, merrni parasysh faktin që shumica nga ne shkon zakonisht të flejë midis orës 23:00 dhe mesnatës, dhe zgjohet midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit.

“Gjatë gjithë natës, gjumi ynë ndahet midis gjumit me lëvizje të shpejtë të syve (REM) dhe gjumit jo-REM. Çdo fazë e gjumit ka një prag të ndryshëm, se sa e lehtë është të zgjohesh”– shprehet Anesa Das, ndihmës/drejtoreshë e Programit të Mjekësisë së Gjumit në Qendrën Mjekësore Ueksner të Ohajos, SHBA.

“Një shpjegim i mundshëm për zgjimin në të njëjtën orë çdo natë, është se ju shtriheni të flini në të njëjtën kohë, dhe më pas në të njëjtën kohë çdo natë, arrini një fazë të gjumit të lehtëdhe të zgjimit”– thotë ajo.

Ju mund të mendoni se ciklet e gjumit të trupit janë thjesht një model i përsëritur, por në fakt, ne kalojmë kohë të ndryshme në çdo fazë. Më e rëndësishmja: ndërsa mëngjesi afrohet gjithnjë e më shumë, sasia e kohës që kalojmë në gjumin REM rritet, dhe kjo që do të thotë se po kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në një gjumë relativisht të lehtë dhe plot ëndrra.

“Ndoshta ka të ngjarë që një pjesë e arsyes për këtë zgjim në orët e hershme, të reflektojë zgjimin nga ëndrrat e ankthit”- tha për Newsweek Majkëll K.Shulin, profesor i asociuar i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Bejlor në Teksas.

Ekspertet rekomandojnë mbajtjen e një blloku shënimesh pranë shtratit, dhe shkrimin e gjithçkaje në listën tuaj të detyrave, si dhe të çdo shqetësim tjetër që qarkullon në mendjen tuaj.

“Kur njerëzit zgjohen gjatë natës, gjëja e parë që u vjen në mendje, dhe që mund t’i shqetësojë është zakonisht shumë e parashikueshme. Pra diçka që ka ndodhur një ditë më parë ose diçka që do të ndodhë të nesërmen. Praktika e përpilimit të një liste detyrash, mund ta ndihmojë trurin  t’i përpunojë gjërat edhe pa ju zgjuar natën”- thotë Kolin Espi, ekspert i gjumit në Departamentin e Neuroshkencave Klinike në Universitetin e Oksfordit. Nëse nuk funksionon kjo metodë, mund të jetë koha për t’u vizituar tek një specialist, sidomos nëse problemi ju shqetëson për më shumë sesa 3 muaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?