Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse është kaq e rëndësishme të qeshim me shpirt?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Pse është kaq e rëndësishme të qeshim me shpirt?
KurioziteteLifestyle

Pse është kaq e rëndësishme të qeshim me shpirt?

Published: January 4, 2024
Shpërndaje

Kur jeta na përball me vështirësi, është normale të ndihemi të trishtuar, negativë apo të lodhur. Ndërsa nuk duhet t’i shtypim gjithë ndjenjat e trishta, ne duhet të marrim edhe hapat e nevojshëm për të arritur një terren më të lumtur, më të fortë. Humori është një mjet që mund të ndihmojë me këtë.

Humori ul stresin

Akti fizik i të qeshurit çliron endorfina që na bëjnë të ndihemi mirë. Merrni parasysh një kohë stresi ose trishtimi të madh. Nuk është e pazakontë që gjatë atij momenti, dikush të thotë diçka qesharake dhe njerëzit të qeshin. Ky humor, megjithëse i pavend, është ai që prish tensionet dhe forcon lidhjet dhe marrëdhëniet.

- Publicitet -

Ne mund ta sjellim të njëjtën nevojë për lehtësi në vendin e punës. Shprehja: “Ata që e duan punën, nuk iu duhet të punojnë asnjë ditë në jetën e tyre”, është e vërtetë. Humori barazohet me argëtimin. Kur argëtohemi, kënaqemi me atë që bëjmë, madje edhe detyrat më të lodhshme nuk janë aq stresuese.

Theksimi i ekuilibrit punë-jetë është një trend në shumë organizata. Disa kompani kanë kohën dhe ambientin për të luajtur, për t’u argëtuar dhe për të qeshur. Këto iniciativa ulin nivelet e stresit dhe, në fund të fundit, rrisin produktivitetin.

Humori lehtëson dhe forcon marrëdhëniet

Kur qeshim me të tjerët, krijojmë kujtime dhe forcojmë marrëdhëniet tona. Njerëzit kujtojnë se si të tjerët i bëjnë ata të ndjehen dhe shumë kujtime lidhen me momente të qeshurash dhe gëzimi.

Për fat të keq, disa e përdorin humorin për të mbuluar pasiguritë ose për t’u fshehur nga ndjenjat e tyre të vërteta. Kjo nuk është ideale.

Humori eviton situatat e pakëndshme apo “sikletin” në punë

Për shembull, kur një udhëheqës bën shaka me veten, punonjësit e shohin atë si një njeri më të këndshëm. Kjo promovon raport më të mirë të përgjithshëm dhe rritje të produktivitetit. Takimet mes ekipit apo mbledhjet e punës janë më të pëlqyeshme dhe bëhet më shumë punë sepse punonjësit komunikojnë dhe pëlqejnë të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ka një kohë dhe vend për të bërë humor dhe sigurisht që ka situata apo momente ku shakatë do ishin të tepërta, por gjetja e kësaj mesatareje apo e momentit për të hedhur një shaka të mirë mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit, në forcimin e lidhjeve dhe në krijimin e një mjedisi pune më të rehatshëm dhe produktiv.

Këshillë: Për javën tjetër, gjeni një gjë që ju bën të qeshni çdo ditë. Shihni se si ato pak minuta do ndikojnë pozitivisht në qëndrimin dhe gjendjen tuaj emocionale.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?