Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse Marina kineze është disa herë më e fortë se ajo amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse Marina kineze është disa herë më e fortë se ajo amerikane
AktualitetBote

Pse Marina kineze është disa herë më e fortë se ajo amerikane

Published: February 27, 2023
Shpërndaje

Marina e Kinës ka avantazhe të shumta ndaj rivales së saj amerikane. Pekini ka punuar për të pasur, deri më tani, një flotë më të madhe dhe me kapacitet më të madh anijesh, pasi kërkon të projektojë fuqinë e vet përtej oqeaneve. I këtij mendimi është Sekretari i Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë në Uashington, Carlos Del Toro tha se Kina përpiqet vazhdimisht të shkelë sovranitetin detar dhe mirëqenien ekonomike të kombeve të tjera, përfshirë edhe aleatët e Amerikës në Detin e Kinës Jugore dhe gjetkë.

“Ata zotërojnë një flotë më të madhe tani, ndaj është momenti që Uashingtoni si kundërpërgjigje të përmirësojë flotën. Ne kemi nevojë për një marinë më të madhe, për më shumë anije në të ardhmen dhe më moderne, në mënyrë që të përballojmë atë kërcënim”, shprehet Carlos Del Toro, sekretari i Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

- Publicitet -

Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore e Kinës zotëron momentalisht 340 anije, por së shpejti numri i anijeve pritet t’i kalojë 400. Sakaq, flota amerikane ka më pak se 300 anije. Qëllimi i Pentagonit është që të ketë 350 anije deri në vitin 2045, pra ende larg parashikimit për flotën e Kinës. Megjithatë, përpara se të arrihet ky objektiv, flota amerikane pritet të tkurret dhe të hasi në vështirësi pasi anijet e vjetra po dalin jashtë funksioni.

Përparësitë e Kinës

Del Toro ndër të tjera foli edhe për kantieret detare amerikane që nuk mund të krahasohen me ato kineze. “Kina zotëron 13 kantiere detare dhe një kantier i tyre ka më shumë kapacitet se të gjitha kantieret tona së bashku. Kjo paraqet një kërcënim real”, deklaroi ai.

Kina ka gjashtë kantiere të mëdha dhe dy më të vogla që ndërtojnë anije detare. Ndërsa në SHBA, shtatë kantiere detare prodhojnë anije të mëdha dhe të thella për marinën amerikane dhe rojet bregdetare, mirëpo diferenca është e ndjeshme.

Veç të tjerash kantieret kanë nevojë për shumë punëtorë, ndaj në këtë pikë Kina ka një avantazh numerik. Kjo pasi është e lirë nga kufizimet, rregulloret dhe presionet ekonomike që ndikojnë fuqinë punëtore në SHBA. Një problem i madh i SHBA-së është edhe gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar. Gjithashtu, Kina mund të bëjë gjëra që SHBA-ja nuk mundet. Duke qenë një vend komunist, ata përdorin punën e ashtuquajtur “vullnetare”, për të ndërtuar anije.

Përparësitë e SHBA-së

Sipas një raporti nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit të SHBA-së, marina amerikane ka ndërmarrë hapa për të zvogëluar diferencën me Kinën, duke shtuar numrin e anijeve më të reja dhe më moderne.

“Ndërtuesit tanë të anijeve janë ndërtues më të mirë, prandaj ne kemi një marinë më moderne, më të aftë dhe më vdekjeprurëse sesa ata. Personeli ushtarak amerikan është gjithashtu më i mirë. Kina i trajnon njerëzit e vet që të luftojnë, ne i trajnojmë që të mendojnë”, thotë Carlos Del Toro, sekretari i Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?