Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse ndodhi ulja e dy godinave të para në “Durrës Marina”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Pse ndodhi ulja e dy godinave të para në “Durrës Marina”
Kryesoreopinion

Pse ndodhi ulja e dy godinave të para në “Durrës Marina”

Published: May 17, 2026
Shpërndaje

Kur qeveria shqiptare miratoi projektin kontrovers të Marinës në Durrës, kompania arabe Eagle Hills nisi menjëherë të kontaktonte kompani shqiptare ndërtimi për nënkontraktim. Por thuajse të gjitha kompanitë serioze u larguan me vrap kur dëgjuan propozimet e kompanisë së Alabbar.

Arsyeja ishte çmimi me të cilin kompania kërkonte të nënkontraktonte ndërtimet. Menaxherët e Alabbar u ofruan kompanive ndërtuese një çmim që varionte nga 400-450 euro për metër katrorë, njësoj si çmimet e rindërtimit, ku pallatet nuk kishin as luksin dhe as kompleksitetin e kullave që pretendonte të ndërtonte Eagle Hills në Marinën e Durrësit.

Në fund, propozimet u pranuan nga disa kompani të dorës së dytë, të cilat e kishin të qartë se me ato çmime do të duhej që të çedonin me patjetër në cilësinë e ndërtimeve. Paralelisht me këtë, në projekt nisi shpërndarja e kontratave tek njerëz të afërt me pushtetin, nga supervizimi dhe deri tek kontrolli i cilësisë.

- Publicitet -

Nuk zgjati shumë dhe tahmaja e madhe bashkë me korrupsionin e bënë qederin. Dy nga godinat e Marinës u fundosën deri në rreth 30 centimetër për shkak të kursimit tek pllaka e betonit dhe pilotat që duhet të përforconin tokën e paqëndrueshme në rërë, ndërkohë që shqetësim mbeten edhe objektet e tjera.

Ai që u propagandua si projekti që do të ndryshonte imazhin turistik të Shqipërisë duke e ngjitur atë në një nivel botëror, rezultoi një fiasko me godina që zhyten. Tashmë kompania ka filluar punën për të korrigjuar defektet, përmes injeksionit për ngrirjen e tokës dhe përforcimit të pilotave për të ndaluar zhytjen e objekteve.

Kjo do të rrisë ndjeshëm koston e ndërtimit, por ndërkohë nuk e heq dot plotësisht dëmin e madh reputacional që ka pësuar projekti. Tashmë qytetarët kanë gjithë të drejtën ta konsiderojnë çmenduri blerjen e pronave me çmime që shkojnë deri në tre mijë euro për metër në ndërtesa që fundoset.

Marina e Durrësit u fundos nga babëzia e investitorit strategjik, i cili në planin e biznesit ka programuar 60 milionë euro për marketing, por ndërkohë kursen tek betoni dhe hekuri.

Kjo është fatura e babëzisë, por ndërkohë dëmi është tek qytetarët që kanë blerë pronat dhe tek buxheti publik, pasi qeveria është aksionere në projekt. Tashmë i takon organeve të drejtësisë, që të nxjerrin përgjegjësitë nga projektuesit, ndërtuesit, supervizorët e deri tek ata që çertifikuan cilësinë e ndërtimit.

Ndërkohë projekti kontrovers ku qeveria u investua aq shumë tashmë ka marrë përgjithmonë një njollë të madhe.

m.a. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • demo says:
    May 15, 2026 at 10:23 am

    Nuk po nderton Gjadri,Kolevica,Bumci,Strazimiri,,e ca mjeshtra te Arkitektures,qe i benin llogarite me laps kopjativ.
    PO nderton Halabaku me Edi pordhen qe fluturon me pras ne bythe..Ato ndertesa do psojne si rruga Dragostunjes,qe u shemb 3 here dhe u mballos 4 here.Edvini njihet cfare malli eshte,po ju qe blini mall tek Edvini i keni para te vjedhura,,o para droge,,se me i sigurte ka qene Rrapush Xhaferri se Edvini me Halabaket,qe ka mbledhur ne mejhanet e Harabise.
    Mire t`ju behet!

    Reply
    • Dashi says:
      May 15, 2026 at 11:46 am

      Unë nuk kam dëgjuar kurrë që kryeministri i një vëndi , qënka fajtor për fundosjen e ndonjë ndërtese , që ndërtohet nga firma private dhe duhet të mbajë përgjegjësi qeveria . Edhe nëqoftëse shëmben për tokë ato dy ndërtesa , qeveria dhe shqiptarët nuk paguajnë gjë , çdo konseguencë është e atij që ndërton . Demo , meqënëse këto ditë në Shqipëri do bjerë shi , fajin me siguri e ka kryeministri dhe oligarkët .

      Reply
      • Termeti says:
        May 15, 2026 at 2:50 pm

        Jo Dashi ,cdo ndertim aprovohet nga qeveria . Ka rregulla dhe ligje.Para se te filloje projekti eshte gjeologu qe studion strukturen e terrenit.Nuk po hyjme te matrapazlleqet .

        Reply
      • Alambushi says:
        May 15, 2026 at 11:36 pm

        O Dele. Po a nuk ishte kryeministri qe e promovoi me aq buje kete projekt. Kryenimistri ka futur parate tone 30% investim aty?. Po Ahmetaj me aballukun te dy te akuzuar a nuk iken hengren darke 10 000 $ te restoranti Nustretit per kete afere? Prandaj po e ha ky popull se jane desherit si ty dele pa bole. Yt rrace muti.

        Reply
      • Anonymous says:
        May 16, 2026 at 8:06 am

        Ku jeton ti vllai qe flet keshtu

        Reply
      • Anonymous says:
        May 19, 2026 at 10:54 am

        Fiks shum e vertet

        Reply
  • Km says:
    May 15, 2026 at 11:16 am

    Ka qene nje arkitet me eksperience ketu ne Durres. Kur filluan ndertim et e grata eleven, Ne nje takim me miqte e tij ka thene:-kur hidhnim firma Ne pallatet mbi 5 Kate Ne Durres, na dridhej dora”. Jo me, te ndertosh ne buze te ujit, ne zone kenetore ku formacionet gjeologjike Jane shume te ndjeshmeri e delicate.

    Reply
    • Dashi says:
      May 15, 2026 at 4:33 pm

      Për tërmetin . Gjeologu (që në fakt quhet gjeodezi) , që garanton përbërjen e terrenit të ndërtimit , nuk është i shtetit , por i firmës së ndërtimit . Shteti i ka dhënë lejen e ndërtimit dhe kaq ; të tjerat i ka ndërtuesi . Një firmë multimiliardare si ajo e Alabarit me eksperiencë internacionale , si mund të fillojë ndërtimet pa u siguruar për terrenin ? Dhe këtë duhet t’a bëjë ajo vetë me inxhinierët e gjeodezët e saj . Sigurisht që marrjen në dorëzim të pallateve e bën shteti shqiptar , sepse aty do të banojnë shtetas shqiptarë ,në siguri të plotë , por kur pallatet të përfundojnë . Gjithsesi , unë në komentin tim , e kisha me demon , që fajëson Ramën dhe qeverinë , sepse paskan rrëshqitur pallatet e Alabarit , plak i ndyrë .

      Reply
      • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
        May 16, 2026 at 5:54 am

        Ke shume te drejtes:’fanin nuk e Ka krye/M…’se ky POPULL Ka ngelur 35 Vjet pa’ shtet e QIverri dhe nje fare EDvin integralist Bojaxhi djalit adopti e SS Serbit Sali Jane AGJENTE te krushkes Serbi e GreQI…kaput per koqesh te fishkira nga MAFJA e BETONIZIMIT per pastrimin e MILIARDAVE te DROGES ne A R A B I….
        Gjyqi Hages,varje neITAT!

        P.S A e Ke mbaruar shkollen Fillore se gjeologubarom fakultetin per Gjeologji e Jo GjeodeZI sa po Topografi…Ndersa EDvini Ka shkollen e qenve’ qe Nuk ben as per coban me DHI

        Reply
      • Anonymous says:
        May 16, 2026 at 8:05 am

        O dashi qe prin kopene, kush ta ka thene qe gjeodeti studjon perberjen e tokes? E degjove te marketi lagjes???
        Apo nisesh nga fjala gjeodet, mqse ka det brenda studjon zonat prane detit????😭

        Reply
      • Asd says:
        May 17, 2026 at 5:55 am

        Rama jo, as Alabari;
        Per ty, fajin e paskan bleresit.

        Reply
    • Askushi says:
      May 16, 2026 at 7:33 am

      Rama ka pjesen e vete qe i ka marre kesh ne dore ne momentin e nxjerjes lejes lejes ndertimit,per te tjerat si plas fare..hane horrat blejne qorrat…

      Reply
  • Tirana 1967 says:
    May 15, 2026 at 1:12 pm

    PROJEKT RIFORCIMI shkruan gazetari me lart…
    Per te tilla ndertesa dhe struktura kaq te larta me pesha prej mijra tonesh,nuk ka projekt riforcimi por vetem shembje e tyre pa diskutim…
    Duhet me pare nje studim i rendesishem gjeologjik i struktures se tokes dhe bazamentit ku do ndertohet,pastaj nqs plotesohen kushtet e duhura per ndertim nga nje grup i specialisteve te fushes,pergatitet dokumentacioni dhe projektet me perpikmeri apsolute,me pas,fillon vendosja e pilotave dhe ndertimi i bazamentit te themeleve,dhe te vijoje procesi i ndertimit ne vazhdimesi..
    Nuk behen lojra me te tilla ndertesa dhe struktura te larta ne nje truall ndertimi kaq delikat,i cili para qindra vitesh pjese e detit…
    (Me respekt nje topograf dhe specialist ndertimi)

    Reply
    • V. K. says:
      May 17, 2026 at 5:10 pm

      Gazetarit atë i kanë thënë, e atë shkruan. Ai nuk është as topograf dhe as specialist që të vlerësojë e të japi sugjerime për nevojën e riforcimit të strukturës së dëmtuar nga mbipesha. Është thjesht matrapaz i rëndomtë lajmesh. Ja këput mufkës pa e vrarë mendjen se rallë herë e në të dëndur del bllof në sytë e lexuesit.

      Reply
  • 1thundrak says:
    May 15, 2026 at 2:00 pm

    Dashi komplet bole dashi.
    Ja te rroje partia evgjiterve!

    Reply
    • Dashi says:
      May 15, 2026 at 9:27 pm

      Epo , ç’mund të presësh nga një bagëti një thundrak ? Mirë që paske mësuar gërmat e alfabetit , rrotë kari .

      Reply
  • Detari says:
    May 15, 2026 at 2:00 pm

    duhet te prishen dhe te ndertohen duke ndjekur rregullat. Pse nuk jane ndeshkuar ndertuesit?

    Reply
    • Artani says:
      May 15, 2026 at 4:47 pm

      Shume e sakte!
      Ashtu duhet. Bleresit duhet ta kerkojne nje gje te tille. Mos te mashtrohen me perforcime apo arnime rrumpalle. Nese nuk I prish ndertuesi nga e para, bleresit duhet ti drejtohen gjykates, shume e thjesht kjo pune.
      Mjer albania per ate lloj rrumpallhene gjithandej e gjithkund.

      Reply
    • Revolucionari says:
      May 15, 2026 at 6:55 pm

      Meqë e the ti ço pres fletë arrestet dhe nesër ti plasi në burg.
      Pse je kaq koqe kandari o detar i malit.
      Idiot!

      Reply
      • S'ka rendsi says:
        May 16, 2026 at 6:32 am

        Ti prishin keto godina para se te jete vone. Zoti, natyra ( si ta doni) ka dhene shenjen e tij. Mos u merrni me perforce.

        Reply
  • Artani says:
    May 15, 2026 at 4:47 pm

    Shume e sakte!
    Ashtu duhet. Bleresit duhet ta kerkojne nje gje te tille. Mos te mashtrohen me perforcime apo arnime rrumpalle. Nese nuk I prish ndertuesi nga e para, bleresit duhet ti drejtohen gjykates, shume e thjesht kjo pune.
    Mjer albania per ate lloj rrumpallhene gjithandej e gjithkund.

    Reply
  • demo says:
    May 15, 2026 at 8:24 pm

    Ja Dashi,,!E more pergjigjen nga specialistet e ndertimit.Edi Rama po e verteton perdite ato qe them Une.Nuk i ka te vetat Postet,qe i kane dhene.Nuk i ka merituar.E kane llastuar me popste te pamerituara.Kristaq Rama nuk duhet ta llastonte dukeb e emeruar Pedagog ende pa marre diplomen studentore.As Enver Hoxha nuk i llastoi femijet,por i dergoi ne Prodhim.
    Fatos Nano nuk duhet ta katapultonte minister te qeverrise socialiste,pa ditur porten e PS,pa punuar 1 dite per Partine Socialiste,.Qe te shkaterrosh nje Port 3000 vjecar,per te cilin jane investuar miljona para,njeres,specialiste,ore pune nga qeverrite turke,Austriake,Italjane,Amerikane,zogiste,fashistye,komuniste,sovjetike,kineze,Gjermane etj.perr 200 vjet.Pse e ben kete?Sepse nuk ja di vleren punes,.Nuk ka punuar kurre ne jeten e vet.Vetem po te quhet pune shitja e Ikonave te vjedhura te Thimjos.Do prishi Durresin,do ngreje Dubain me rrota brenda dites! Si ai kalamani llastuar,qe kerkonte kumbulla ne shendre.O mama dua kumbulla ne Shendre,se me hahen mua!

    Reply
  • Alambushi says:
    May 15, 2026 at 11:37 pm

    O Dele. Po a nuk ishte kryeministri qe e promovoi me aq buje kete projekt. Kryenimistri ka futur parate tone 30% investim aty?. Po Ahmetaj me aballukun te dy te akuzuar a nuk iken hengren darke 10 000 $ te restoranti Nustretit per kete afere? Prandaj po e ha ky popull se jane desherit si ty dele pa bole. Yt rrace muti.

    Reply
  • Arratisur says:
    May 16, 2026 at 12:32 am

    Gojet e liga thone se Parlamenti miratoi ligjin per projektin alabar te ndertimeve ne port, ku vendosi qe fondet fillestare do mblidhen nga kapari i bleresve shqiptare qe do blejne apartementet qe ne grope. Projektligji nuk jepte garanci per fondet . Mbi kete projektligj nga parlamenti kurvar i kryekurves edvin, bleresit shqiptare te apartamenteve u thane lamtumire kaparit 42 milione paguar qe ne ajer, pa u hap gropa.

    Reply
  • Dursakja says:
    May 16, 2026 at 1:25 am

    Kur mbushej deti dhe kodra e QYTETIT me pallate kuturu, banorët e vjetër të qytetit të Durrësit thonin:
    Ja dhe piramidat prej betoni (si firmat piramidale) do të përmbysen por në këtë rast do të marrin jetë njërëzish.
    Në qytet ku bien tërmete, specialistët duhet të jenë në krye të firmave ndërtimore duke mbajtur barrën e punës së tyre! sigurinë e banorëve që strehohen në to.

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    May 16, 2026 at 6:37 am

    Pse ndodhi ajo ulja e godinave ne Durres? Ama llaf, ajo dihet si gjithmone – Fajin e ka Saliu!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?