Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pse nuk i çove derr edhe Komandantit…” Dëshmia në hetuesi e ish-kuzhinierit të Mehmet Shehut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Pse nuk i çove derr edhe Komandantit…” Dëshmia në hetuesi e ish-kuzhinierit të Mehmet Shehut
Histori

“Pse nuk i çove derr edhe Komandantit…” Dëshmia në hetuesi e ish-kuzhinierit të Mehmet Shehut

Published: January 16, 2025
Shpërndaje

Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës.

Edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Portali “Memorie” ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit).

- Publicitet -

Në dosjen në fjalë, gjenden faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laburatorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Aty ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë.

DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË FATMIR YMER GJELI, KUZHINIERIT TË FAMILJES SË MEHMET SHEHUT, NGA ANA E HETUESIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, BASHKIM CAKA

P R O Ç E S – V E R B A L (i pyetjes së dëshmitarit)

Sot më datën 8.6.1983, në Tiranë.

Ne, hetuesit e M.P.B., Sokol Koleka dhe Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar:

Emri, emri i babës, mbiemri: Fatmir Ymer Gjeli.

Datëlindja, (dita muaji, viti), 1943.

Arsimi: 7 klasë (dy vjet, shkollën e Kuzhinierëve)

Vendbanimi: Lagjja Nr.2, Rruga “Punëtorët e Rilindjes”, Pallati 1. Ap. 6.

Detyra: Kuzhinierin në Hotel-Restorant “Arbëria”.

Anëtarësia në Parti: Anëtar partie.

A është i dënuar: Nuk është dënuar.

Numri i letërnjoftimit….!

Marrëdhëniet me të pandehurin: Nuk ka lidhje familjare

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K. P., për dëshmi të rreme.

Në lidhje me çështjen, mund të them si më poshtë: Unë kam punuar 12 vjet si kuzhinier në shtëpinë e armikut Mehmet Shehu. Si Mehmet Shehu, ashtu dhe e shoqja e tij, Fiqret Shehu, bashkë me fëmijët e tyre, silleshin shumë keq me ne, personelin e shërbimit, na shanin, na fyenin, bërtisnin etj., duke u sjellë si mbretër me ne.

Në shtëpinë e Mehmet Shehut, vinin zakonisht; Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase, Kadri Hazbiu, dhe vitet e fundit, edhe Nazar Berberi, Mendu Backa, Veli Llakaj, etj. Edhe Mihallaq Ziçishti ka ardhur, sidomos në Durrës, ku pinte kafe dhe bënte muhabet me Mehmet Shehun.

Më kujtohet se kur Mihallaq Ziçishti ka ardhur nga Spanja, Mehmet Shehu e mbajti për drekë atë, në shtëpinë e tij në Tiranë, dhe më kujtohet mirë, për Mihallaq Ziçishtin, Mehmet Shehu e ka mbajtur për drekë, edhe kur është zhvilluar një plenum i Komitetit Qendror të PPSH-së, këto vitet e fundit.

Për personat që Mehmet dhe Fiqret Shehu ftonin për dreka e për darka, si ministria e zv/ministra, miq të ndryshëm, e deri te profesori i Skënder Shehut, që erdhi nga Suedia bashkë me vajzat e tij, Fiqretja bisedonte me Qamil Peshqeshin dhe Fejzo Bijon, dhe kështu që harxhet që bënin me këtë rast, si për miqtë dhe për veten e tyre, i paguante Drejtoria e Pritjes. Me këtë rast, hanin edhe personeli i shërbimit, shoferët, etj.

Në mjaft raste kur vinte fundi i muajit dhe do paguheshin lekët me harxhet ushqimore të bëra gjatë muajit, Fiqretja shikonte faturat dhe bërtiste se ishin harxhuar shumë para, nuk i paguante të gjitha lekët apo jo, s’e di! Ata hanin si derrat dhe çdo gjë të mirë, duke bërë edhe naze e kthyer dhjetëra herë, ushqimet që nuk i pëlqenin, në dyqan.

Fiqret Shehu, gjithmonë kur s’i pëlqente ndonjë gjë, na thoshte; do t’ju fus në burg, etj. Fiqretja, ishte aq shpërthyese, sa për mua ndeshej në Ministrinë e Tregtisë, që mos të më jepej kategoria, sipas rregullave përkatëse.

Më kujtohet një rast këto vitet e fundit, që më ka bërë përshtypje. Porsa Mehmet Shehu ishte kthyer nga gjuetia dhe kishte ndarë derrat që kishte vrarë, ku i çoi Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Veli Llakajt, dhe njërit që i kishte bërë, siç dëgjova aty, një pushkë gjuetie Mehmet Shehut.

Mehmeti erdhi dhe më pyeti mua vetë; “u shpërndanë”, unë i thashë; “po, por ka mbetur pa i çuar komandantit”! Ai më pa në sy dhe më tha: “Kujt komandanti”?! Unë i habitur ju përgjigja: “Komandantit, udhëheqësit të partisë”, siç e thërrisnim të gjithë aty. Mehmet Shehu, duke nënqeshur më tha: “Aha-aha” dhe u largua.

Mish derri të egër, Mehmet Shehu i çonte shpesh, edhe Tanush Shytit, Duro Shehut, etj. Tek ne, në personelin e kuzhinës, vinte shpesh Jonuz Luto dhe shoferi i Fiqretit, në fillim Thanas Kosta, e më vonë Bedriu, por vinte dhe Ali Çeno e Astrit Hitaj. Nganjëherë me ta pasdite, ose darkave, shkonin dhe luanin në Shtëpinë e Partisë nr. 1, kur s’kishte njeri nga udhëheqja.

Javën e fundit, para se të vriste veten Mehmet Shehu, unë kam qenë me lejen e zakonshme dhe aty ka shërbyer xhaxhai im, Qemal Gjeli, që edhe ai është kuzhinier në Drejtorinë e Pritjes.

Për rastet që vinin miq të ndryshëm në shtëpinë e Mehmet Shehut, unë nuk i shikoja dhe nuk e merrja vesh se kush hynte, sepse rrija në kuzhinë, por dëgjoja më vonë se erdhi filani, etj. Kur vinin miq e pinin kafe, Mehmeti ose Fiqret Shehu, i binin ziles, ose kohët e fundit, na lajmëronin në interfoni, vetëm në të rrallë Fiqretja zbriste poshtë në kuzhinë, për të na lajmëruar që të bënim kafe, raki, etj., pa na lajmëruar se kush kishte ardhur.

Për sa thashë më lart, mu lexuan thëniet e mija janë të vërteta dhe i firmos.

FIRMA E DËSHMITARIT

Fatmir Gjeli

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  • I kërkojnë mbrapsht mandatin, reagimi i Koçekut: Shpërndani Parlamentin, shkojmë në zgjedhje,  ju mund vetëm me kecin tim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora 97 on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  3. Horri i bulevardit on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  4. demo on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  5. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?