Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse po më kujtohet Kristo Papajani, Vasillaq Ndini dhe Anest Bezhani?!…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Pse po më kujtohet Kristo Papajani, Vasillaq Ndini dhe Anest Bezhani?!…
Kulture

Pse po më kujtohet Kristo Papajani, Vasillaq Ndini dhe Anest Bezhani?!…

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Petrit Brokaj

 

Sa herë vijnë zgjedhjet lokale, nuk di pse më vijnë në kujtesë këta tre burra vlonjatë, personalitete, secili në detyrat që kanë patur.

- Publicitet -

Kristo Papajani është një figurë e rrallë dhe e paharruar, sado që kanë kaluar dekada që nga koha, kur ai ka drejtuar Komitetin Ekz. të Rrethit të Vlorës. Kur them i rrallë, kam parasysh jetën e tij dhe gjurmët që ka lënë. Ai ishte një patriot i vendosur, që s’e përfilli as jetën, kur mori pjesë në luftën kundër fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në formimin kulturor spikatnin dijet, që kish marrë në studimet jashtë shtetit dhe që e bënin atë autoritar si njeri dhe si drejtues kudo që ai punoi si drejtues, që nga miniera e bitumit në Selenicë e deri në Ministrinë e Minierave dhe, më vonë në, atë të Komunales. Në rininë e tij ai ishte një djalosh i zhdërvjelltë e tërë pasione, sidomos, një notar i fuqishëm e i talentuar, organizator e pjesëmarrës edhe në sporte të tjerë.

Për ne vlonjatët ai mbetet krenari e vërtetë për gjurmët që na ka lënë, deri në ditët e sotme, si ideator i zhvillimit modern të qytetit të Vlorës.

Me emrin e tij lidhet bulevardi Vlorë-Skelë, Parku “Rinia”, Kompleksi turistik i plazhi të Ri etj.. Gjatë ndërtimit të këtyre veprave, të papara ndonjëherë edhe në qytete të tjerë të vendit tonë, ai i jepte rëndësi gjelbërimit, veprave artistike, përmasave hapësinore dhe funksionit zbukurues të jetës.

Nëqoftëse bulevardi Vlorë-Skelë nuk do të kishte atë hapësirë gjerësore, të cilën ai e ideoi, nuk mund të bëhej asnjë ndërhyrje tjetër restauruese pa bërë prishje. I gjithë brezi i njerëzve mbi 50 vjeç, e mban mënd mirë atë bukuri e atë aromë që jepnin portokallet e mbjella anës rrugës dhe, ku shihje tabelat “Mos më prek!”. I mbajnë mend mirë gjithë ato skulptura, qofshin edhe me frymëzim ideor lindor, por që, flisnin për zhvillim, për kulturë, për një gjë të re. Po ky brez mbanë mënd mirë dy pista vallëzimi, te lulishtja në sheshin e Flamurit dhe te kompleksi turistik në plazhin e Ri, më pas, edhe te plazhi i vjetër. Mbanë mënd gjithë ato mjedise sportive, ku do të kujtoja kompleksin sportive “Spartak”, atë tjetrin “Eftihi Baka” e, më pas, atë në Skelë. Me pak fjalë, Kristo Papajani, me ndërtimin e Vlorës së re, futi edhe mënyrën e re, kulturore të jetesës.

Një gjë e tillë ndodh sot me ndërtimin e shëtitores buzë detit, nga Skela në Ujë të Ftohtë, që ka sjell gjallëri, janë shtuar biçikletat, është shtuar frekuentimi I lokaleve, bëhet një jetë më shoqërore dhe me grup moshash.

Kështu do ta dëshiroja kryetarin e ri të Bashkisë së Vlorës. Me këto mendime, me këto ide, me këtë dashuri për qytetin dhe modest e popullor.

Vasillaq Ndinin e kam njohur nga afër, kur unë kam qenë Kryetar i Qytetit. Ai ishte drejtor i ndërmarrjes komunale. Na lidhte shumë puna. Mund të thuash se, me një drejor tjetër jo aq korrekt e punëtor si Vasillaq Ndini, në ato vështirësi që po kalonte qyteti, mund të turpëroheshe. Ai nuk kërkonte te të tjerët atë që s’mundej dhe atë që s’e bënte vet. Gjatë atyre viteve që kemi bashkëpunuar bashkë, nuk e mbaj mënd që të ketë bërë një herë pushimet në sezonin veror. Për atë, puna nuk kishte orar. Nuk ishte njeri i zyrës. Atë e gjeje në terren, aty ku punohej, mes punëtorëve, ditën dhe natën. Duke qenë i tillë, ishte edhe autoritar, kërkues dhe i suksesshëm. Duhet të kemi parasysh se, punohej në një kohë, kur jeta kishte vështirësi, të cilat në disa sektorë erdhën duke u rritur. Pa drejtues të tillë si Vasillaq Ndini, jeta e qytetit dhe pamja e tij do të sillte anormalitet, shëmtim e pengesa të së resë.

Më vjen keq që, të them se, gjatë këtyre viteve, qytetit të Vlorës i ka munguar një model i tillë.

Me Anest Bezhanin nuk më ka lidhur puna drejtpërdrejtë, por ai ka qenë një nga financierët më të mirë të Vlorës, kështu që, emri i tij ishte shumë i dëgjuar. Por, edhe ai vet si njeri, ka qenë i hapur dhe me pretendime edhe në fusha të tjera. Në përgjithësi, ai ka punuar në sektorin e vështirë të bujqësisë. E kam takuar për herë të parë në Sevaster, ku e kishin dërguar si  shpëtimtar për të nxjerr këtë koop. bujqësore nga tatëpjeta financiare. Dhe, ia arrijti qëllimit. Kompetenca profesionale, metodat që ndoqi, përkushtimi dhe ndershmëria, sollën atë që, edhe sot e kësaj dite, Anest Bezhani, nuk kujtohet si shpëtimtar vetëm nga populli i Sevasterit, por nga më të dalluarit në sektorin financiar të Vlorës.

Pas disa kohësh, u krijuan kop.bujqësore të tipit të lartë. Kooperativa e Novoselës, ka qenë më e madhja dhe më e rëndësishmja në Rrethin e Vlorës.  Mund të them se, vajtja e Anest Bezhanit për të drejtuar financat e kësaj  koop. nuk ishte emërim, por zgjedhje. Zgjedhje e më të mirit. Dhe ai e justifikoi. Kur kujtoj Anest Bezhanin, besoj atë që thuhet se, “financieri është prokurori I lekut.”

Një Anest Bezhan do të doja të shikoja në Bashkinë e Vlorës.

Unë e di që, çdo nëpunës I Bashkisë ka rendësinë dhe vlerat e veta në mbarësinë e punës së saj, por, kur siguron ndershmërinë, përkushtimin, kompetencën profesionale, përgjegjësinë për vendin e punës etj. ashtu siç  kanë punuar e drejtuar Kristo Papajani, Vasillaq Ndini, Anest Bezhani etj. Vlora do të bëhet më e bukur më e begatë, më e zhvilluar, ose, siç tha edhe kryeministri Edi Rama, Vlora do të bëhet “Kampionia e turizmit në Ballkan”.

Këtë herë kjo sfidë i takon ambasadorit Ermal Dredha, që pas datës 14 maj do të jetë Kryebashkiaku I Vlorës. Do të fitoj, se kanë besim për të.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?