Zjarri që përfshiu fasadën e një pallati pranë kompleksit Arlis në Tiranë vijon të mbetet në qendër të debatit publik, mes deklaratave të ekspertëve, dyshimeve të qytetarëve dhe pritjes për një version përfundimtar nga hetimet zyrtare.
Niko Gjançi, fizikan në pension, i cili sjell një interpretim teknik mbi shkaqet e mundshme të përhapjes së zjarrit.
Autori sugjeron se një analizë e përbërjes së materialeve të përdorura në fasadë, veçanërisht verifikimi i pranisë së magnezit, mund të ndihmojë në sqarimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Ky është një këndvështrim i pavarur dhe nuk përfaqëson një konkluzion zyrtar mbi ngjarjen. Megjithatë, ai rikthen në vëmendje një çështje thelbësore: rëndësinë e standardeve të materialeve të ndërtimit dhe sigurisë në fasadat e godinave moderne.
Reagimi i z.Gjançi:
Ditlt e fundit kam dëgjuar shumë broçkulla nga ekspertët për zjarrin që dogji fasadën e pallatit tek farmacia 10. Për mendimin tim shkaku i zjarrit janë elementët e diegshëm që ndodhen në veshjen e pallatit.
Me shumë mundësi është fleta e aluminit që ndodhet në veshje. Fleta është një lidhje metalike që përmban magnez. Prania e magnezit rrit qëndrueshmërinë mekanike të fletës së aluminit por ul pikën e flakërimit të saj, duke e bërë të diegëshme në praninë e një flake zjarri relativisht të vogël.
Mjafton të analizojmë praninë e magnezit në veshjen e përdorur për të zgjidhur enigmën e zjarrit.
Me respekt Niko Gjançi, fizikan në pension.
Nga ajo që dihet deri tani zjarri mund të ketë nisur nga një burim i jashtëm. Flitet për mbeturinat e një marketi në katin e parë. Por përhapja u bë nga materialet e fasadës, konkretisht materiale plastike / me bazë nafte që e thithin dhe përçojnë zjarrin. Fasadat e ventiluara krijojnë edhe efekt “oxhaku” që e ngjit flakën lart shumë shpejt.

Ka disa probleme ne hipotezat e zotit fizikan te para 90′. E para, ta zeme qe nuk ka magnez ne ato fletet e aluminit, atehere cfare e mbajti zjarrin gjalle? Ta zeme qe ka magnez ne ato fletet e aluminit. Shtrohet pyetja, keto fletet ku jane prodhuar? Nuk besoj ne Shqiperi…. atehere atje ku prodhohen keto fletet perse i perdorin? Se po t’i perdorin per ndertim, i bie qe edhe ata qe i perdoren ketu per ndertim ndoqen nje praktike te vendosur, nqs nuk perdoren per ndertim athere duhet sqaruar perse perdoren, sepse magnezi nuk e ul piken e flakerimit se e kupton qe eshte ne Shqiperi, njelloj do te digjej edhe ne vendin ku prodhohet.
O gazeta DITA:
Po ku e keni gjetur kete fizikant torollak ne pension, para 90-s, sic ishin te gjithe intelektualet dru me pre para 90-s, qe deklaron llogje prej budalli si inxhinieri i Sigurimit te Enverit, Ben Nevriku, Arben Mece, i biri i Menekshesë ne kete forum te nerum te gazetes suaj: “…Me shumë mundësi është fleta e aluminit që ndodhet në veshje. Fleta është një lidhje metalike që përmban magnez. Prania e magnezit rrit qëndrueshmërinë mekanike të fletës së aluminit por ul pikën e flakërimit të saj, duke e bërë të diegëshme në praninë e një flake zjarri relativisht të vogël. Mjafton të analizojmë praninë e magnezit në veshjen e përdorur për të zgjidhur enigmën e zjarrit…”
PO TEISHTE KESHTU 90% E GRATACIELAVE TE BOTES DO TE ISHIN DJEGUR DHE BERE SHKRUMB SI NDERTESA E INJORANCES NE DREJTIMIN E SHTETIT TE FARMACIA 10.
sepse:
Edhe vete Edi Rama, edhe dudumet e Rilindjes, te dipllomuar para 90-s, fajin ja hedhin materialit mbylles te paketes se ashtuquajtur ne ndertim FASADE E VENTILUAR dhe me konkretisht e hedhin llafin se materiali i perdorur ETALBOND eshte nje material qe digjet lehtesisht. Por sapo te hapesh internetin dhe te pyetesh inteligjencen artificiale AI, meson se cfare eshte ETALBONDI si nje emer i njohur prej vitesh, nje brand per veshjen e fasadave te shume ndertesave te Botes me projekte qe te mahnisin per arkitekturen 3D dhe me ngjyrat e mahnitshme te spektrit te ylberit RAL? Ja pergjigja me perkthim nga anglishtja:
Etalbond është një panel kompozit alumini me cilësi të lartë, i përbërë nga dy fletë alumini dhe një bërthamë (ne mes) polietileni, ideal për arkitekturën moderne, fasadat dhe veshjet. Është i lehtë, jashtëzakonisht i fortë, rezistent ndaj kushteve atmosferike dhe i lehtë për t’u përpunuar, duke ofruar një pamje moderne. Materiali ofron izolim të shkëlqyer termik dhe zhurme dhe është i disponueshëm në ngjyra dhe trashësi të ndryshme. Karakteristikat dhe avantazhet kryesore të Etalbond: Struktura: Panel sanduiç (alumini-polietilen-alumini), që ofron rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike dhe djegies dhe me një peshë specifike të ulët Rezistenca: I reziston temperaturave ekstreme atmosferike (-50°C / +70°C), korrozionit, acideve dhe alkaleve. Zbatimi: Ideal për mure dhe fasada te jashtme, dizajn të brendshëm, tabela reklamuese, veshje kolonash dhe ballkonesh. Përpunimi: I lehtë për t’u prerë, përkulur dhe profiluar, duke lejuar forma komplekse. Përmasat: Trashësi tipike prej 3, 4 ose 6 mm, me gjerësi 1000, 1250 ose 1500 mm dhe gjatësi deri në 8000 mm. Për shkak të karakteristikave të tij teknike, etalbond përdoret gjerësisht për ndërtesa dhe projekte me efikasitet energjetik që kërkojnë qëndrueshmëri dhe estetikë. Etalbondi eshte nje marke e regjistruar ne dy variante si “Etalbond® FR (Rezistues ndaj Zjarrit) dhe Etalbond A2 qe janë panele kompozite alumini me performancë të lartë të projektuara me bërthama të mbushura me minerale për të përmbushur rregulloret strikte të sigurisë nga zjarri. Etalbond FR përgjithësisht arrin klasifikimin kunder zjarrit B1, s1, d0 (EN 13501-1), ndërsa A2 është totalisht jo i djegshëm (94%+ bërthamë minerale), ideal për ndërtesa të larta dhe zona publike dhe per kete arsye eshte pak me i shtrenjte se Etalobond FR. Karakteristikat Kryesore të Rezistencës ndaj Zjarrit: Etalbond A2: I pa djegshëm, i projektuar për ndërtesa të larta, spitale, shkolla dhe zona që kanë nevojë për mbrojtje nga zjarri të nivelit të lartë. Etalbond FR (Rezistues ndaj Zjarrit): Përmban një bërthamë minerale >70%, duke zvogëluar ndezshmërinë ndërsa ruan integritetin strukturor për veshjen arkitekturore. Performanca: Të dy versionet ofrojnë toksicitet të ulët dhe tym minimal në situata zjarri. Pajtueshmëria: Përmbush standardet EN 13501-1 dhe është i përshtatshëm për fasada, mure dhe tunele. Zbatimet: Fasada ndërtesash të larta dhe veshje arkitekturore. Ndërtesa publike (aeroporte, hotele, shkolla). Mbulesa kolonash dhe veshje tavani. Karakteristikat fizike: Përbërja: Dy shtresa alumini (0.5 mm) që mbulojnë një bërthamë të mbushur me minerale. Qëndrueshmëria: Rezistente ndaj rrezatimit UV, motit ekstrem dhe ndotësve. Formueshmëria: Shumë fleksibile për forma 3D dhe e lehtë për t’u përpunuar. Etalbond®FR eshte nje marke prestogjoze botyerore, mbështjellëse ndërtesash rezistente ndaj zjarrit ACP. Etalbond FR është një panel kompozit alumini i certifikuar rezistent ndaj flakes. Klasa e rezistencës ndaj zjarrit (EN 13501-1) B1, s1, d0. Etalbondi me kosto te lire i ashtuquajtur “Etalbond® PE” eshte me bërthamë polietileni me dendësi të ulët, qe nuk digjet dhe as nuk ndizet, pjese e brandit Etalbond® FR me një bërthamë rezistente ndaj zjarrit që përmban një minimum prej 70% material rezistent ndaj zjarrit…”
atehere:
PER CFARE MAGNEZI NE ALUMIN BEHET FJALE DHE KUJT I DUHEN KETO LLOGJE PREJ BUDALLI TE NJE FIZIKANTI TOROLLAK, I DIPLLOMUAR PARA VITEVE 90-TE?, SIC ISHIN TE GJITHE TE DIPLLOMUARIT DRU ME PRE TE ENVERIT, SHIKO DUDUMIN ARBEN MECE, SE KY INJORANT FLET VETE.
Mendoj se shkaqet e zjarrit jane :
-Perdorimi materialeve te djegeshme ne veshjet e fasadave.
-Shkelja e ligjit 152/2015 per Sherbimin e Mbrojtjes Kundra Zjarrit nga : -Admistratori pallatit ,qe ka lejuar ndezjen e zjarrit per te djegur kartonat jashte kontrollit (ne ambientin e jashtem). -Mungesa e Fikseve te Zjarrit nga Marketi, shkelje flagrante e ligjeve te MKZ. – Perdorimi materialeve te djegeshme ne ndertesa. PER TE GJITHA KETO SHKELJE, PERGJEGJESIA KRYESORE eshte e Sherbimit te MKZ, detyra kryesore e tyre eshte te PARANDALOJNE ZJERRET, dhe te mos behen Heronj per shuarjen e tyre.