Nga Migena Aleksi
Protesta e radhës e PD-së, raportohet me pjesëmarrje dukshëm të ulët. Kjo nuk shtron vetëm pyetje mbi kapacitetin mobilizues të opozitës. Shtron pyetje më të thella mbi kuptimin real të protestës si akt politik.
Le të flasim mbi mënyrën se si kjo opozitë ka zgjedhur të përballet me pushtetin. Në thelb, protestat e zhvilluara natën, kur institucionet janë të mbyllura dhe kur pushteti është “jashtë zyrës”, krijojnë një kontradiktë të pashmangshme. Çfarë vlere ka një protestë para dyerve të Kryeministrisë në një orë kur kryeministri dhe qeveria nuk janë aty?
Simbolika e një akti të tillë bëhet e dobët: duket më shumë si një performancë për kamerat (dhe dihet për kë tjetër) sesa si presion politik ndaj qeverisë. Këtu qëndron paradoksi: opozita shpall se po kërkon “rrëzimin e Ramës”, por e artikulon këtë pretendim pikërisht në momentin kur Rama nuk është fizikisht dhe politikisht në vendin ku ajo proteston (!)
Në vend që protesta të jetë një sfidë direkte, bëhet një monolog që pushteti e sheh nga ekrani. Kjo “protestë” mund të bëjë çdo gjë por nuk e ndërpret dot ritmin e pushtetit, nuk e detyron të reagojë apo të përgjigjet.
Ndaj të ashtuquajturat foltore nuk janë një dështim i njerëzve që nuk dalin; janë një dështim i logjikës pa logjikë që e ka kthyer protestën në një veprim pa koordinim me realitetin. Këtu problemi shkon edhe më thellë. Kjo opozitë nuk po lufton më për të fituar, apo për të bindur publikun. E gjithë energjia e saj është zhvendosur nga e ardhmja në të shkuarën, nga gara politike në betejën personale të Berishës. Provat janë të dukshme: çdo mesazh, çdo artikulim politik është i lidhur ngushtë me fatin juridik dhe politik të një njeriu të vetëm. U rihap 21 janari, rinisi “foltorja”.
Kjo e kthen opozitën në funksion aksesori të një kauze private dhe e zhvesh nga detyra e saj themelore, të jetë alternativë qeverisëse. Në këtë pikë, pyetja nuk është më “si do ringrihet kjo opozitë?”, por “a mund të ringrihet më kjo opozitë?”. Përgjigja është JO. Të gjitha shenjat flasin se një opozitë tjetër duhet të dalë në skenë: një grup që e ndërton identitetin te vota, jo te dosjet; te projekti politik, jo te mbrojtja e një gërdalle politike ish-komunist i 68-s.
Përgjegjësia ndaj publikut dhe jo besnikëria ndaj një rrethi të ngushtë do rikthejë garën politike. Njerëz që mund të bëjnë shkëputje reale nga berishizmi i marrë fund, bashkë me të tjerë që kanë kurajon të mos emulojnë gabimet, të mos trashëgojnë konfliktet e personalizuara, mund t’ia japin vendit këtë garë të vërtetë.
Kjo garë nuk mund të nisë natën, para një ndërtese të errët, por ditën, përpara qytetarëve-qytetarë që kërkojnë respekt dhe seriozitet politik. Larg ritualeve të servilizmit të interesaxhinjve të cungët, larg mënyrave të kalbura që e kanë kufizuar politikën brenda një rrethi të njëjtë.
Është kaq mjerane të vijojë kjo edhe 35 vjet pas! Nuk e kuptoni?
—
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Kshu ju pafsha!
Ne fillimet e saj kjo MiG-35 Aleksi pati nje fare serioziteti por kohet e fundit eshte degraduar fare..Konkretisht keto qe thote zonja nuk eshte se nuk qendrojne..por eshte banalitet qe te flitet me seriozitet per nje te vertete kaq te lexueshme….biles nese do ja kerkojme nje shkrim te tille nje shqipfolesi me njohuri sa te nje 16 vjecari te kohes para viteve 1990 jam i bindur se do ta shikoje realitet ne prizme te tjera..
Per te qene me konkret: Sa me te qeta te jene protestat e Usaliut Marikes ,aq me shume i rritet “NASDAQ-i” Xenit ne gllaberimin e lejeve te ndertimit me vlefta mbi “dhjete zero” ne dollare..
Ju lutem MiG-35 Aleksi MOS JA PRISHNI LUMTURINE bandes naziskine te Grupit Ciftelia dhe ustait te saj qe fatkeqesisht eshte dhe dolli bashi i LaCipitase Trampit..
Qe ai vend ka shkuar per lesh per gjithmone kete e tregoi 20 nendori qe sapo kaloi qe ishte dhe 12 vjetori i egzekutimit ne menyre perfekte te Sokol Olldashit ( qe kam pasur zero respekt per kete berishist)..Nga disa njohuri te sakta qe kam per afersi familjare eshte e vertetuar se makinen e S.O.-it ne lajmet e oreve te para u raportua se u gjet nje femer me inicialet R.M e motra e ish ministrit vrases F.M…dhe per cudi ky lajm u fshi nga faqja e dheut…Habitem akoma si ka mundesi qe para arritjes ne vendin e egzekutimit te policise Tahirit kishin “mberritur me kohe” grupi i gatshem naziskin i Tropojes Xeni-Brecani-Noka-Kulici..
Por ajo qe eshte jashte imagjinates ka te beje me “FESTEN E VARRIMIT” te Olldashit ku qofte PS..qofte PD qofte dhe TURPI DHE TRUPI DIPLLOMATIK I PERENDIMIT PJERDHUR akoma dhe sot nuk guxojne as te ngushellojne familjen as te pergezojne Naziskinet e Grupit Ciftelia per kete egzekutim perfekt.
..Dhe INDINJOHEM kur lexoj kete artikull te Mig-ut qe ngasherehet pse ka kaq pak perkrahes ky Mostra e Lugut te zi te Tropojes
..Jo moj shoqe jo !!
Keto perkrahesit duhet te ishin ne burgun e sigurise larte ku duhej te ishte i prangosur Usaliu i Marikes qe per fat te keq , Amerika ime dhe Biden-Trampit po e mbrojne ne menyre te sofistikuar per turpin e tyre..
Mor po ketyre sikur u vodhen votat?
Me kaq sa shoh.Keta kane vjedhur vota.
I vetmi njeri qe ti chp eshte Enveri qe me sa duket te ka pasur me kimet . Me duket se ka filluar te beje pjese dhe Rama qe megjithese ti thua Amerika ime por per mendimin tim paguhesh si patronazhiste por nga ata ta rrangut te larte !
Nje popull qe nuk proteston (madje edhe kur sheh ti dalin hajdute plot ministra e zevendeskryeministra njeri pas tjetrit)
eshte ose i vdekur ose nen Regjim.
Keta surratzinj me veshje firmato e vila buze detit, mes pyjesh, kulla maje kodrave, e fortifikata dy metra mbi toke e tete metra nen toke, nuk kane dale per proteste. Nuk kane as me te voglen aresye se i kane thesat tumllas. Bile edhe nese do te kishte vertet nje te tille, gje qe zorr se ben vaki ne vendin qe braktiset cdo dite nga pabuksit, keta do benin te paret rolin e “grevethyesit” per t’i vene karroces gurra nen rrota. Njelloj si bene pardesybardhet me Ceken e ceket tre dekada me pare. Keta kane dale per ti treguar besnikerine zagarore e per ti bere gojore idhullit te tyre me teser PPSH-je ne xhep qysh prej 1969-es. Kujtoni pak se si ja hidhte drejtori i jetimores çapat e bukes kokpalareve te jetimores ke filmi LulKoqet mbi murre qe te kuptoni qellimin e tyre.
Ceremonia mortore e ortho-neo-komunizmit,shpetimi i shqiptaris.
Ore,nuk e kuptoni ju që shkruani pët PD dhe Salën,që janë pjerdhur.Shqiptarët e sidomos kundërshtarët e PS e kanë kuptuar lëtë.Vetëm ju që e diskutoni e meren me ta jo.Bëni ore një punë që tu ketë duk.E mos u merni me vrasës e kriminela di Sala.Që su ka mbetur gjë,me përjadhtim të parave të grabitura e që na çan paguren në çdo kohë.
Po pse e “ashtuquajtur”?! C’nevojitet qe nje foltore te jete e quajtur si e tille?! Ky term, ne kontekstin qe perdoret, eshte shpikur nga Doktor Berisha, kur nisi turin e bashkbisedimeve me demokratet; dmth qe ay ka “te drejten e autorit” te perdorimit te ketij termi; qe dmth akoma se ai ka te drejten edhe te kuptimesise qe i jep termit. Prandaj, me duket pa kuptim ta ashtuquani.
Ka nje keqkuptim me pjesmarrjen. Nuk eshte nje proteste tipike; vete formati i saj, ne njefare menyre e perjashton masivitetin. Perndryshe, Berisha nuk ka deshtuar asnjehere kur ka bere thirrje per protesta popullore. Sheshet a bulevardi kane qene mbushur gjithmone.
Un jam kritik, ne nje aspekt tjeter. Protesta duhet bere para zyres se delegacionit europian ne Tirane. Protesta duhet bere ne Bruksel para selive te organizatave me te rendesishme te BE-se. Duhet qe te gjithe deputetet e PD-se, te protestojne me pankarta ne duar, ku te paraqiten vizualisht te gjitha lidhjet e narkoqeverise me korrupsionin , drogen dhe kartelet e droges.
Une kete e kam sugjeruar perhere. Efekti do te ishte i jashtezakonshem. Nuk do te kishte rendesi sesa do te perfilleshin nga burokratet e BE-se; sepse mediat perendimore do t’i benin jehone anembane botes se lire.
Duhet te vije nje dallge qe te shtyje perpara rrozgat. – Do shklyre per zhelash – do thoshte ajo ishja qe e bani dasmen alla romana. Apo s’è kishte cunin kollos,I si gardist. Tepke bpja e te atit.
O Skypion, juve militantët e opozitës dhe drejtuesit e PD-së, jetoni vetëm si kufoma, se mendja ju ka vdekur me kohë . Po kaq gjë të thjeshtë nuk kuptoni, që po ja u thotë edhe ai më ordineri, me Salinë në krye nuk shkoni dot përpara, nuk e do populli, ka mbetur thjesht një kafshë prehistorike që vetëm shpif , justifikohet na i vodhën votat, bën një politikë të dalë boje që i ka ikur koha prej dekadash . Ç’mund të presësh nga një plak 82 vjeç ? Hiqni Berishën, Nokat, Palokat, të birin e Balliut një idiot i lindur, Albana Vokshin, rinovoni partinë dhe ju hapen menjëherë shanset për të fituar një ditë .
Kaq të vështirë e kini more Skopion, të pranoni që populli nuk ju do, nuk ju ndjek më?
E gjithe propaganda e regjimit, keto vite, mbeshtetet mbi nje argument te rrejshem: Opozita nuk ben! Madje kete e thote vete Kryehajduti i Kryeministrise, ne ligjerate te drejte. Opozita eshte e dobet, prandaj une fitoj – thote Kryehajduti i votave.
Percuesit e kesaj propagande jane te shumte. Nuk po i lene radhe njeri-tjetrit se fryri ketij argumenti te pavertete, te genjeshtert. Jemi mesuar me kete.
Doktori eshte i vetmi nder politikanet shqiptar, qe ne cfaredo situate politikek te gjendet, edhe ne piken me te dobet te saj, te mbushe sheshet me protestues.
Kur sapo ishte shpallur nongrata nga administrata Sorroiste, sapo ishte perjashtuar nga grupi parlamentar nga i kapuri peng i saj, kur kercenohej se do te kishte sanksione te tjera edhe me te renda, nga vete burokratet me te larte te kesaj administrate, madje kur keto burokrate i benin thirrje SKAP-it ta arrestonte – Doktori i thirri kater here mbeshtetesit e tij, dhe te kater heret, demokratet u pergjigjen 100%; 44-45 mije demokrate, qe ne fakt eshte edhe shifra e vertete e anetaresise se kesaj partie.
Po t’u bente nje thirrje te ngjashme, edhe kete po kaq do te mbushnin sheshet. POR, nuk e ka bere. Pikerisht, ketu fillon spekulimi i mbeshtetesve te regjimit.
Tani pyetja eshte se pse nuk e ka bere kete Doktori?! – Pergjigja: sepse mund te interferonte ne punene e jashtezakonshme qe po ben nje force madhore, qe ka urdheruar SPAK te arrestoje Ballukun. po po, ta arrestoje, sepse ky eshte qellimi i procesit te hapur ndaj saj.
Kurse qellimi final, ai i verteti i kesaj foce madhore, eshte qe nepermjet lubise te shkoje, ne menyre te sigurte, tek kurvi i saj, tek palloshi i gjate.
Kete pune do ta beje SPAK, per ironi.
E kam thene qe Rama, si nje frankenshtajn, desh te krijonte nje monster, per te goditur kundershtaret dhe per ta mbajtur ne pushtet. Monstra, tani po o kthehet atij. Me gjithe shemtine e vet, eshte gje e bukur; me te vertete e bukur.
Ne kafene ne kor qeverine Shajne e mallkojne
ne diten e zgjedhjeve ne votime nuk shkojne
4 vjet pastaj serish qahen e ankohen perdite
ky eshte pra Populli yne, si ky nuk ka te dyte !
Pjesemarja ne keto tubime tregon mbeshtetjen minimale nga qytetaret.Nese vertet ka persona me tru ne Opozite duhet te ndermarin hapat e duhur per tu bere alternative politike.2 tubimet perfundimisht treguan qe Berisha duhet te largohet perfundimisht nga Politika.
Si gjithmone, vereni vetem se kush jane ata qe mese shumti ia qajne halli opozites, dhe per te “miren” e saj kerkojne te largohet Saliu.
E kush jane keta? – Kundershtaret e tij…! Duket cmenduri, dhe keshtu duhej te ishte per nje mendje normale, por propaganda e regjimit, shume njerezve, ua ka bere kete sikur te ishte normale.
I gjithe ky diskretitim i jashtezakonshem i regjimit socialist te Rames, eshte fale Sali Berishes.
Te gjitha aferat e medha korruptivo-kriminale, keto 12 vite jane denoncuar me force nga Sali Berisha; askush tjeter nuk kisht guximin t’i bente keto denoncime; me emer dhe mbiemer; dhe ne menyre te perseritur dhe kembengulese.
Shume funksionare te larte socialiste, kane bere burg, ose jane ne burg sot pikerisht prej donencoimeve te Sali Berishes.
Edhe termin “Narkoshtet” e ka perdorur i pari Sali Berisha, per tu bere i njohur nderkombetarisht nga te gjitha gazetat e medha perendimore, cka ka shpene ne diskretitimin e “liderit global”…
Jane pikerisht keto denoncime te krimit dhe korrupsionit nga Doktori, qe e shtyne Ramen te kerkonte me ngulm nga administrata Sorros ta shpallte nongrata.
Eshte qendresa e BErishes, vullneti i tij i jashtezakonshem qe ka mbajtur ne kembe dhe po e mban PD-ne. Duhet te dini qe simotrat e Partise Demokratike ne te gjithe ish-lindjen komuniste, jane zhdukur vite e vite me pare.
PD-ja eshte e vetmja qe i ka mbijetuar tranzicionit; dhe kjo fale vullnetit te hekurt te nje njeriu te vetem: Sali Berishes.
Po ju te mazhorances per Cfar zgjuarsie dalloheni ?Shyqyr qe shkruani me emra te ndryshem qe te dukeni shume se do ishte turp i madh po te ishte e vertete qe keni kaq shume simpati per hajdutet !