Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikohet studimi për Vjosën, si do të zhvillohet parku në dy faza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Publikohet studimi për Vjosën, si do të zhvillohet parku në dy faza
Ekonomi

Publikohet studimi për Vjosën, si do të zhvillohet parku në dy faza

Published: January 25, 2023
Shpërndaje

Parku Kombëtar në Luginën e Vjosës do të jetë përveçse qendra më e rëndësishme e biodiversitetit, edhe një nga rajonet me një qasje të re në turizmin e qëndrueshëm, kryesisht agroturizëm dhe ekoturizëm.

Të paktën ky është vizioni që shpaloset në dokumentet e publikuara së fundmi në funksion të fillimit të konsultimeve me tre bashki, grupet e komunitetit dhe palët e interesit.

Studimi i fizibilitetit i hartuar në funksion të shpalljes së Vjosës Park Kombëtar nënvizon se zhvillimi do të shtrihet në dy faza, ku e para nis këtë vit.

- Publicitet -

Qeveria shqiptare është angazhuar për krijimin Parkut Kombëtar të Luginës së Vjosës që do të përfshijë dhe mbrojë të gjithë rrjedhën e lumit Vjosa nga kufiri grek deri në detin Adriatik, duke përfshirë degët e tij me rrjedhje të lirë.

“Parku do të krijohet në dy faza. Ky dokument përmban rezultatet e fazës I, që përfshin të gjithë gjatësinë e lumit Vjosa në Shqipëri dhe tre kryesore degët: Drino, duke përfshirë Kardhiqin, Bënçën dhe Shushicën.

Në vitet në vijim, të gjithë lumenjtë dhe përrenjtë me rrjedhje të lirë, si dhe një zonë më e madhe që rrethon lumenjtë, do të përfshihen për të monitoruar ekosistemet e rëndësishme që derdhen në lumë dhe ndikojnë shëndetin dhe biodiversitetin ose janë të ndikuara nga lumi, të tilla si grykëderdhja”, thuhet në dokument.

I njëjti sjell në vëmendje kërcënimet kryesore për zonën të renditura si : urbanizimi, minierat dhe guroret, hidrocentralet, industria dhe bujqësia.

Objektivat kryesorë të kësaj nisme për shpalljen e Vjosës park kombëtar janë përmbledhur në tre pika.

Së pari ruajtja e integritetit ekologjik të standardeve zonës së mbrojtur të Vjosës të të Kategorisë II të IUCN.

Së dyti ofrimi i aktiviteteve rekreative dhe përvojave kulturore për të lidhur njerëzit me natyrën dhe me kulturën shqiptare

Së treti promovimi i bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët për një zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe mbrojtjen e këtij parku.

Dokumenti ndalet në fazën e parë të zhvillimit duke nënvizuar se parku do të kërkojë investime që nga stafi që do të vendoset në këtë rajon e deri tek lehtësimi i infrastrukturës.

Për secilin aspekt janë tre skenarë që analizohen dhe që ndjekin një ecuri të projektit deri në vitin 2028. Ndikimet e vlerësuara nga palët e interesit në të gjitha rastet cilësohen si pozitivë.

Kostoja minimale vjetore për këtë projekt cilësohet si 77 mijë euro por nëse do të ketë investime infrastrukture ato në vite të caktuara mund të kërkojnë 3 milionë euro(e specifikuar për zhvillimin potencial në vitin 2026).

Lumi Vjosa-Aoös rrjedh për 272 km nga burimet e tij në Parkun Kombëtar të Pindit në Greqi deri në grykën e saj në Shqipërinë e Jugut, ku derdhet në detin Adriatik.

I gjithë pellgu ujëmbledhës mbulon 6,704 km2, nga të cilat 4,365 km2 janë në Shqipëri.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • them une says:
    January 25, 2023 at 10:38 am

    Pallavra me epitetet “park” dhe “kombetar”! Na sillni parate qe vodhi Beketi te besojme keto qe shkruhen. Shqiptaret kane nevoje per energji te paster jo pet 200 turiste qe do vijne te englendisen neper Vjose. Perse eshte lejuar qe Greqia te ndertoje nje hidrocentral mbi Vjose ndersa Shqiperise i behet thirrje ts mbaje Vjosen te eger?

    Reply
  • Ppsh says:
    January 25, 2023 at 10:45 am

    Pse deri te kufiri grek
    Nqs sllogani eshte “vjosa e lire” pse kjo nuk perfshin greqine atje ku ka burimin?
    A dini se 80% e ujit te lumit vjose ne greqi eshte devijuar per ne liqenin e janines?
    Asnje fitim tjeter nuk krahasohet me digat popullata po ushqehet me luge boshe gjoja do bejne agriturizma dhe do fitojne, po po mos u beni merak do fitoni sa po fiton popullata e bregdetit apo vertet kujtoni se hotelet e bregdetit jane te popullates vendase?
    Sa per biodiversitetin kjo eshte analizuar ne digat me te medha ne bote ku shkencetar prej verteti dhe jo si di caprio&co lejuan digat
    Pra se ku fle lepuri shum shpejt do dale edhe ketu

    Reply
  • pallvra e radhes says:
    January 25, 2023 at 10:49 am

    Per te kuptuar pallavren e radhes mjafton te lexoni kete pasazh nga shkrimi:
    ‘Kostoja minimale vjetore për këtë projekt cilësohet si 77 mijë euro por nëse do të ketë investime infrastrukture ato në vite të caktuara mund të kërkojnë 3 milionë euro(e specifikuar për zhvillimin potencial në vitin 2026).’

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    January 25, 2023 at 12:09 pm

    Publikohet studimi (pa grup studimi!) ne dy faza! Kush i ha studimet e sotme ne Shqiperi? Kush e jep, dhe mbi ç’baze, detyren e studimit?
    U vendos ndertimi I HEC Kalivaç. U bllokua ky objekt ngase vodhi Beketi, perse nuk u gjet nje “Beket tjeter” qe nuk vjedh dhe HEC te ndertohej? A thua nuk ka lidhje bllokimi i GEC Kalivaç me bllokimin e HEC Poçem por tashme me nje arsye tjeter: Firmat turke qe kane fituar tenderin per kete objekt ishin firma thjesht per “germim dheu”!
    Ky argument per bllokimin e Poçemit, u shoqerua me “arsyen” se strukturs e tokes per digen e Poçemit eshte “filtruese”! Kush i ha keto idiotizma? Sepse shtrohet pyetja:
    Perse punuan sondat ne fazen e ndertimit per injektimin e cimentos ne NËNDIGË dhe shpatullat e tyre ne HEC-et mbi Drin?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?