Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punësimi i studentëve ekselentë, pas shpalljes u kualifikuan 271 kandidatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Punësimi i studentëve ekselentë, pas shpalljes u kualifikuan 271 kandidatë
KryesoreShoqëri

Punësimi i studentëve ekselentë, pas shpalljes u kualifikuan 271 kandidatë

Published: August 25, 2022
Shpërndaje

Të paktën 271 studentë të ekselencës u kualifikuan për t’u punësuar përkohësisht në institucionet e administratës shtetërore këtë vit, pas shpalljes së bërë më herët të thirrjes nga ana e Departamentit të Administratës Publike.

Në listën e bërë publike nga DAP janë renditur kandidatët e kualifikuar sëbashku me pozicionet vakante ku potencialisht ata mund të punësohen sipas përzgjedhjes që bëjnë gjatë paraqitjes. Listimi i 271 kandidatëve është bërë sipas një sistemi pikëzimi duke u renditur nga kandidati me numrin më të lartë të pikëve tek ai me më të ulëta.

Studentët e ekselencës nisën të angazhohen në administratë pas një vendimi të miratuar nga qeveria në vitin 2019 i cili parashikon angazhim në institucione të studentëve në ciklin e parë ose të dytë të studimit të arsimit të lartë, me note mesatare 9 – 10 ose ekuivalent me të, në institucionet e huaja të arsimit të lartë, institucionet publike të arsimit të lartë apo institucionet/programet e akredituara jopublike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, në varësi të diplomës së kërkuar për pozicionin e punës vakant ku aplikon.

- Publicitet -

Sipas vendimit institucionet e administratës shtetërore lidhin kontratat e përkohshme të punës me kandidatët, sipas listës së dërguar nga DAP-i, e cila respekton përputhshmërinë e nivelit dhe të fushës së studimit me kriterin e nivelit dhe të llojit të diplomës për pozicionin përkatës të punës. Marrëdhëniet e punës së kandidatëve, të cilët lidhin kontratat e punës për periudhën 1-vjeçare, rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

Vendimi përcakton se në përfundim të kontratës 1-vjeçare, të lidhur sipas këtij vendimi, ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e shërbimit civil do t’i nënshtrohen procedurave të konkurrimit, sipas legjislacionit të shërbimit civil.

Raporti i Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin e shkuar raportoi se për rreth 4410 pozicione pune pjesë e sistemit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore (referuar të dhënave të raportuara për aparatin e Kryeministrisë, ministrive dhe 43 institucioneve të varësisë), në 500 prej tyre që përbëjnë 11.2% të numrit të përgjithshëm të pozicioneve në shërbimin civil të raportuara, janë punësuar studentë të ekselencës. Ky numër përbën totalin e studentëve për vitet 2019-2022. /Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • bimi says:
    August 25, 2022 at 11:47 am

    Studentet e ekselences = kope me dele, te manipulueshem me lehtesi. Patjeter qe ne administrate. Gjithe jeten bejne ca i kerkohet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?