Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punësimi në qendrat shëndetësore, nis aplikimi për psikologë dhe punonjës social
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Punësimi në qendrat shëndetësore, nis aplikimi për psikologë dhe punonjës social
AktualitetShoqëri

Punësimi në qendrat shëndetësore, nis aplikimi për psikologë dhe punonjës social

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

 

 

Rihapen procedurat rekrutuese për psikologët dhe punonjësit socialë që do të punësohen pranë qendrave shëndetësore të kujdesit parësor në vend. Autoritetet e dikasterit të shëndetësisë kanë konfirmuar tashmë afatet dhe hapat që do të duhet të ndjekin të gjithë profesionistët e këtyre dy specialiteteve, për të siguruar një kontratë pune pranë qendrave publike shëndetësore. Edhe për vendet e lira të kësaj faze, aplikimet do të mund të bëhen vetëm nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

- Publicitet -

E ndërsa procedurat e konkurrimit kanë nisur ditën e djeshme, autoritetet konfirmojnë se pranimi i kërkesave për punësime të reja në këto profile do të vijojë deri në datën 10 korrik. Ky është edhe afati i fundit që keni në dispozicion për të bërë aplikimin online në portalin e punësiit.

“Aplikimi kryhet në platformën online “Mjek për Shqipërinë”, në ndërfaqen “Psikologë” duke plotësuar formularin përkatës me të gjitha të dhënat e kërkuara, si dhe duke garkuar dokumentet e duhura. Ndërkohë që një kopje e dokumentacionit duhet të dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse me postë, ose dorazi”, sqarojnë autoritetet e Ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kush duhet të aplikojë?

Referuar kritereve të përcaktuara më herët për këto profile, për të garuar për vendet e lira të punës në këto dy profile, aplikanti duhet që të ketë fituar minimalisht diplomë universitare të nivelit ”Bachelor” në degën Psikologji, si dhe Punonjës social.

Për diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, bëhet e ditur se ato duhet të jenë njohur dhe njehsuar sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse. Aplikimi zhvillohet me anë të dosjes së dokumenteve të përcaktuara.

“Kandidatët e interesuar duhet të regjistrohen në ndërfaqen “Psikologë” në portalin “Mjek për Shqipërinë” dhe të ngarkojnë në portal dokumentet që i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit deri në datën 10 korrik. Një kopje e dokumenteve duhet të dërgohet pranë DROSHKSH apo Spitaleve Universitare me postë ose dorazi me protokoll po brenda këtij afati”, bëjnë me dije autoritetet.

Vlerësimi dhe përzgjedhja e fituesve

Sipas skemës së përcaktuar më herët, kandidatët që janë ë garë për vendet e lira, do të vlerësohen për diplomën, përvojën në shëndetësi, gjuhën e huaj, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën dhe për intervistën me gojë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht: deri në 30 pikë vlerësimi i dosjes, si dhe deri në 20 pikë vlerësimi i intervistës me gojë. Komisioni i Vlerësimit, brenda tre ditë pune pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, vlerëson dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe i njofton ata  nëpërmjet adresës së email, për pikët që kanë marrë nga vlerësimi i dosjes, si dhe për datën dhe vendin e intervistës.

Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë mbi ligjin nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr.44/2012 “Për shëndetin mendor”, Vendim nr.405, datë 20.5.2020 “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të shërbimeve  të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri 2020-2025”, Kodin e Etikës në administratën publike, si dhe pyetje lidhur me sjelljen dhe situata hipotetike.

Në përfundim, Komisioni i Vlerësimit, harton listën me pikët totale për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre të emailit. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit për rezultatin brenda dy ditëve nga dita e njoftimit të tyre.

Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe e dërgon atë pranë strukturës përgjegjëse e cila bën publikimin në portalin “Mjekë për Shqipërinë” në ndërfaqen “Psikologë”. Kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas njësisë vendore të kujdesit shëndetësor është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në Qendrat Shëndetësore të Njësisë përkatëse.

Me politikën e re të ndërmarrë së fundmi nga dikasteri i shëndetësisë, në kujdesin parësor janë përfshirë qendrat socio-shëndetësore. Në shumë prej këtyre qendrave shëndetësore, të prej disa mujash po ofrohet edhe kujdes i integruar psiko-social. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, për herë të parë strukturat e kujdesit shëndetësor po ofrojnë edhe mbështetje për kujdesin psiko-social, për ato kategori që kanë më shumë nevojë me problematikat e shëndetit mendor. Duke vënë theksin tek shëndeti mendor, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli tha dy ditë më parë se ëështjet e shëndetit mendor janë çështje që kërkojnë një adresim të veçantë, sot me shumë se kurrë edhe pas pandemisë Covid-19, ku janë vërejtur problematika të shëndetit mendor, sëmundjeve jo të transmetueshme dhe fokusi është tek fuqizimi sistemit parësor, tek porta e parë e shërbimit dhe zgjerimi i shërbimeve, duke përfshirë punonjësit socialë, psikologët dhe figura të tjera të fizioterapetët, logopedët. Kështu, “ne do të kemi mundësi që të kompletojmë Shërbimin Parësor me shërbime që duhet të jenë pranë komunitetit, t’i shërbejnë grupeve vulnerabël dhe vlerësojnë problematika shëndetësore të cilat sot janë në fokus të politikave tona”, tha Manastirliu.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

 

  • Kandidatët e interesuar, regjistrohen në ndërfaqen “Psikologë” në portalin “Mjek për Shqipërinë” dhe ngarkojnë në portal dokumentet e përcaktuara si në vijim.
  • Jetëshkrimin e kandidatit (CV), (i detyrueshëm).
  • Fotokopje e kartës së identitetit, (e detyrueshme).
  • Diplomën universitare dhe listën e notave.
  • Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (e detyrueshme).
  • Librezën e punës.
  • Diplomën e nivelit master.
  • Lejen e ushtrimit të profesionit, (e detyrueshme).
  • Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor),
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja,
  • Certifikatat e pjesëmarrjes në aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë vendit.
  • Një kopje e dokumenteve duhet të dërgohet pranë DROSHKSH apo Spitaleve Universitare me postë ose dorazi me protokoll.

 

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?