Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pushime verore dhe seks…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Pushime verore dhe seks…
Enciklopedi

Pushime verore dhe seks…

Published: July 17, 2022
Shpërndaje

 

Nga Kastriot Kotoni

Ai dhe ajo nuk janë as të ndarë e as te dashuruar. Hotele dhe motele janë strehëza e tyre, ku kalojnë ato çaste intime. Fillimi i çdo teme për jeten e seksit në Shqiperi ketu fokusohet. Kohët e stolave dhe bunkerëve, kinemave bosh, apo gjetja e një çelësi shtëpie ia kanë lënë vendin kujtimeve të një brezi tjetër.

- Publicitet -

Kohët tashmë kane evoluar, por në përgjithësi ka më shumë se dhjet pesmbëdhjet vjet që, për arsye të sekretit (privatësisë),  siç e quajmë tash këtë fenomen, të gjitha marrëdhëniet intime kanë edhe një manual sekretesh , për llojin e hotelit , në hyrje apo në dalje të qytetit , ose brenda qytetit sepse nuk bie shum në sy, në mënyrë që ti shpëtosh syrit të ndonjë të njohuri.

Sepse ka ndodhur që në jo pak raste duke qenë se nuk kanë ditur ku i kanë të punësuar njerëzit e familjes, të fisit apo të krushqive, janë bërë skandale deri në beteja ligjore. I shpeshtë ka qenë edhe fenomeni i presionit, që bëjnë personat e personelit ndaj njerëzve me para, ose vipa, për t’u zhvatur ndonjë rrogë mujore në këmbim të heshtjes.  Ndaj preferohen hotele motele me sa më pak personel, e mundësisht me një hyrje dalje, ku nuk të sheh sportelisti, apo roja dhe luleshtari, pastruesja e kamarieri.

Kamerat e sigurisë së objektit, janë një tjetër anë e zezë e hoteleve dhe moteleve. Shumë çifte e kanë obsesion këtë punën e filmimeve. Për çiftet e pjekur që bëjnë jetë të dyfishtë, problemi i fshehtësisë është shumë i rëndësishëm e ndaj sipas mundësisë në para ata nuk kursejnë bakshishin e majmur. Moshat e reja nuk e kanë problem sekretin (privatësinë) , bile në shumë raste kur duan të bëjnë sellfi i ofrojnë aparatin celular kamarierëve e personelit të hoteleve.

Kategori e veçantë ku për seksin paguhet, janë si të thuash ato hotele që i kanë kontaktet me femrat që e përdorin trupin e tyre kundrejt pagesës, dhe e kanë të ngritur në sistem këtë lloj shërbimi, që nga taksistët e deri tek lloji i shampove dhe pishinave. Kjo nuk i pengon hotelet që krahas shërbimit për orë dhome të afrojnë edhe femra për seks.

Interneti kjo shpikje e vyer njerëzore ka zbutur shumë edhe kostot e marrëdhënieve njerëzore, të del tjetri ose tjetra në aplikacion me zë e me figurë e nuk ka nevojë për tutor e ndërmjetës seksi. Të rinj të sapo njohur nuk e kanë problem fare ta shfaqin partnerin ose partneren në sy të personelit të hotelit, e ngandonjëherë bëhen klientë vjetor për arsye të shërbimit në dhomë. Shampanja e vera për këtë kategori është pija e preferuar. Të tjerë porositin një vakt drekë ose darkë, me një menu të larmishme, ku si pije futen edhe birra e raki verëra e shampanja, e me pije të forta.

Pandemia e korona virusi e degradoi thuajse në mbijetesë këtë shërbim, sepse dihet, u ndërpre qarkullimi, virusi ishte nëpër këmbë, e shkalla e rrezikshmërisë ishte tejet e lartë. Por edhe vetë personeli u largua si pasojë e mospagesës për një afat tejet të gjatë, nga ana e pronarëve të hoteleve dhe moteleve. Shpesh thuhet që “kush ka para i bën të gjitha” , por as paraja e kujtdo ashiku nuk kishte çfarë ti bënte pandemisë.

E ndërsa mbaroi karantina ose izolimi, këto hotele u vunë në vështirësi për gjetjen e personelit, e për pasojë klientela ishte në kërkim të strehëzave të reja më komode, por edhe më të sigurta. Të rinjtë po iknin nga Shqipëria, e nëpër rrugët e qyteteve  syri të zë më shumë femra se sa meshkuj. Ne në Shqipëri nuk kemi as rrugë me emrin “Pigal” e “Molin Rruzh”, siç do t’i deshin turistët e huaj, po edhe atë historinë e “Zogut të zi” e kemi copë copë. Kaq shumë trillime ka varianti i asaj rruge, sa edhe ata që e dinin kanë kthyer këmbët nga dielli. Në hapësirën e ish-Teatrit Kombëtar paska qenë edhe një bordello në shërbim të ushtarëve italianë.

Nga reportazhet e shkrimtarit të shquar Petro Marko për çfarë ndodhte një ditë në Tiranë, kemi jetën e vobektë të beqarëve të kryeqytetit, të cilët sipas ligjit të kohës do të duhej të paguanin taksën e beqarisë. Shkrimtari i ndjerë Teodor Keko, pati një cikël romanesh me temë nga prostitucioni, edhe  Fatos Baxhaku provoi të rifreskojë kujtesën e këtij fenomeni me librin “Çadrat e kuqe të Tiranës”. Nuk duhet haruar edhe romani i Ismail Kadaresë “Qyteti pa reklama”. Në lajme si gjithmonë do të dëgjoni u kap, një e tillë e atillë, përkundrejt shumës së lekëve, me nje shtetas të huaj a kosovar si gjithmonë i njëjti refren.

“Historia e njenës nga ato” tregim i përsosur i Migjenit shkruajtur në vitet 30 ende ka forcë në psiqikën kombëtare. Vëzhgimet tona të shoqërisë do të na çonin në përceptime irracionale, sepse ka ndodhur që njeriu pa duar e pa këmbë është akuzuar e është dënuar me burg, sepse gjatë përgjimeve ishte interceptuar fjala perzevativ. Kreu i grupit të strukturuar vetëm se i kishte kërkuar perzevativ farmacistes u fajësua. Merreni me mend sa e hidhët pa duar e pa këmbë në burg, po a ka burg që e mban këtë 16 vjeçar të gjorë, ironia e fatit. Po pse more një shtet i tërë merret me një tetraplegjik, që po shton informalitetitn  në ekonomi, apo mbush xhepat e “Lukeve” duke zbutur varfërinë.

Hotelet e motelet le të gëzojnë mes lëngatave të zërave të maçove dhe ofshamave së konkubinave, vetëm histori nga “Dubai të mos ketë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Nuk kishte taksa says:
    July 17, 2022 at 5:39 am

    Z. Kotoni shkruan: “ të cilët sipas ligjit të kohës do të duhej të paguanin taksën e beqarisë.” Ku kishte taksa në atë kohë?! Opinioni nuk ishte pozitiv për ata që nuk donin të krijonin familje, apo ata që bridhnin “ lule në lule”, por taksa ishte zero për gjithçka dhe nuk njihet kjo fjalë. Çdo pronë ishte shtetërore, paguhej një shumë simbolike për shtëpinë, paguhej për dritat dhe ndonjë gjë tjetër, që nuk më kujtohet, por jo për taksa. Të gjithë ishim rrogëtarë, çdo dy javë, ku më e ulëta me më të lartën nuk e kalonte raportin 1 me 2. Të gjithë punonin për “thesin e madh” dhe nuk kishte lakmi pasurie si sot. Viti 1990 kështu i gjeti shqiptarët, të barabartë dhe naivë në sistemin kapitalist që nuk e njihnin.

    Reply
    • Arbër says:
      July 18, 2022 at 4:38 pm

      Është siç thotë gazetari, o shoku.
      Kjo taksë ka qënë deri në vitet 60, më pas është hequr.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?