Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pushtet pa dashuri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Pushtet pa dashuri
Kendi i Kryeredaktorit

Pushtet pa dashuri

Published: December 25, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Një sondazh i publikuar këto ditë nxjerr një përfundim domethënës, ndonëse jo të papritur: Megjithëse Edi Rama vijon të mbajë pushtetin, ai nuk rezulton të jetë lideri i preferuar i elektoratit të majtë.

Edhe votuesit që e kanë mbështetur që prej vitit 2013 nuk e shohin atë si udhëheqësin më përfaqësues të tyre. Sipas sondazhit, më pak se 34% e këtij elektorati e konsideron Ramën liderin e së majtës.

- Publicitet -

Një përqindje e lartë e votuesve të majtë ruajnë ende nostalgji për Fatos Nanon, liderin themelues të Partisë Socialiste, ndërkohë që nuk mungon ende pas 35 vitesh, ajo pjesë elektorati që konsideron Enver Hoxhën figurën kryesore historike të së majtës.

Kjo tablo është domethënëse për gjendjen e së majtës dhe të politikës shqiptare sot.

Së pari, ky sondazh, pavarësisht cilët janë publikuesit e tij, konfirmon atë që është ditur me kohë por së fundmi duket më qartë: pushteti i Edi Ramës nuk mbështetet mbi adhurim apo identifikim emocional të fortë, por mbi mungesën e alternativës. Kjo është një diferencë e madhe.

Një lider “i madh” zakonisht dominon jo vetëm institucionalisht, por edhe simbolikisht brenda kampit të vet. Këtu nuk ndodh.

Fakti që më pak se 34% e votuesve të majtë e shohin Ramën si liderin e tyre të padiskutueshëm tregon një mbështetje funksionale, jo ideologjike: votohet sepse “nuk ka kë tjetër”, jo sepse përfaqëson idealet e së majtës.

Kjo e bën pushtetin e tij të fortë në numra, por pa identitet.

Nostalgjia për Fatos Nanon sinjalizon një mungesë vazhdimësie morale dhe politike në PS. Nano përfaqëson për një pjesë të elektoratit një të majtë më pluraliste, më politike dhe më pak të personalizuar. Kjo do të thotë se Rama nuk ka arritur ta zëvendësojë plotësisht figurën themeluese në ndërgjegjen e bazës së vet.

Ndërsa prania e Enver Hoxhës është simptomatike: një pjesë e elektoratit të majtë ende nuk e lidh identitetin politik me demokracinë sociale. Kjo tregon dështim të gjerë dhe të gjatë të klasës politike pas 90-s për të ndërtuar një shtet modern dhe funksional.

Në thelb, ky sondazh nuk flet aq për forcën e Ramës, sesa për krizën e përfaqësimit në Shqipëri. Ai është kryeministër i qëndrueshëm, por jo lider konsensual. As brenda të majtës. Kemi pra, një pushtet që zgjat, por që nuk frymëzon. Kjo, në plan afatgjatë, është problem për çdo demokraci.

Rama e ka ndërtuar pushtetin duke zgjeruar Partinë Socialiste në mënyrë artificiale, me prurje nga jashtë shpesh pa asnjë identitet ideologjik. Këto “bonuse politike” nuk e kanë bindur kurrë votuesin socialist dhe nuk janë kthyer në kapital afatgjatë për të majtën.

Në të vërtetë qëllimi i pashpallur i Edi Ramës nuk ka qenë kurrë reformimi i Partisë Socialiste, por tejkalimi i saj. PS-ja duhej të ishte një mjet kalimtar. “Rilindja” e tij u harrua tani por ajo nuk ishte thjesht slogan elektoral. Ishte tentativa për të fshirë historinë, strukturën dhe identitetin e së majtës.  Gjaku i vjetër, strukturat, memoria ishin pengesë, jo kapital. Në fund të këtij procesi, synimi ishte i qartë.

Ky eksperiment dështoi. Jo sepse ishte shumë radikal, por sepse është i shkëputur nga realiteti politik shqiptar. PS-ja nuk u zhduk, nuk u tret dhe nuk u zëvendësua. Ajo ka mbetur e vetmja strukturë reale që garanton votën, organizimin dhe mbijetesën elektorale.

Ironia është e plotë, pasi vetë Rama, sot i mbytur në skandale korrupsioni është i detyruar të strehohet pikërisht aty. Qëllimi i fshehtë për ta tejkaluar dhe zëvendësuar Partinë Socialiste përfundoi në një varësi të plotë prej saj.

Për këtë shkak, (ndryshe nga sa do donte – dhe që nuk e arriti kurrë) mbështetja reale e Ramës mbetet ende ai elektorat tradicional i së majtës që ai e ka përçmuar prej fillimit. Ky elektorat (jo vetëm sipas sondazhit të sipërcituar) tashmë voton më shumë nga frika e alternativës sesa nga entuziazmi. Jep një votë mbrojtëse, jo afirmuese.

Kjo votë ruan status quo-në, por nuk prodhon energji politike, as vizion.

Ky sundim mbi një bazë që voton vetëm sepse nuk sheh rrugëdalje tjetër është paradoks i madh i pushtetit të sotëm. Kjo do të thotë se në momentin që kësaj  “armate” tradicionale do t’i ofrohet një alternativë minimale e besueshme, ekuilibri i sotëm mund të thyhet shumë më shpejt nga sa duket.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
38 Comments
  • Skypion says:
    December 25, 2025 at 10:00 pm

    Edi Rama eshte votuar dhe votohet nga socialistet, thjeshte se eshte kryetari i partise; ne kuptimin qe, cilido tjeter ne vend te tij, do te votohej po njesoj. Elektorati socialist eshte pothuaj shekullor; ka nje baze sociale kompakte.
    Konstatimi per Enver Hoxhen eshte i sakte; socialistet e thjeshte jane te sinqerte; jane po ai popull qe adhuronte komandantin; nderroi emrin partia ne 1991-in, votojne komandantin e radhes; per shumicen derrmuese te tyre nderrimi i emrit nuk do te thote asgje.
    Zoteri, ju te gjithe beni nje gabim konceptual; nuk mund te shnderrohet brenda dites nje parti komuniste ne socialiste; as komunistet ne socialiste; prandaj ju dalin perpara paradokse qe ju corodisin.
    Sikur te mos kete force qe ta ndaloje, Rama me te tijte prape do te vazhdojne me te njejtin avaz, pa u shqetesuar aspak se c’mendon elektorati socialist, se voten do t’ia japin gjithsesi.
    Ja si thote socialisti tipik: Edi i ka keto te vetat, eshte pak si pusht, eshte pak si kodosh, eshte pak keshtu e pak ashtu e megjithate… ai eshte toni, eshte djali tone!

    Reply
    • tom says:
      December 28, 2025 at 3:20 pm

      Zvarraniket mbeshtetes te PS akoma votojne personin i cili ka vjellur vrer dhe i ka neveritur socialistet, komunistet, luften nacionalclirimtare, deshmoret.
      Dhe ti thua se ata debila jane te sinqerte?
      Jane idiote te lindur, idiote!

      Reply
  • demo says:
    December 25, 2025 at 10:15 pm

    Edhe Sali Berisha komunist i 8 Nentorit 1968 eshte ,por eshte malok muti,prandaj nuk e duan socialistet.Eshte malok or Skyprpionso,Scopa,Ta skapatia.Te vije maloku nga picke e semes dhe te vjedhi qytetaret,kjo s`ka memqym me u duru.
    Prandaj fiton Partia Socialiste.

    Reply
  • demo says:
    December 25, 2025 at 10:23 pm

    Skypion,Skopje koperton,Hiqni malokun,vini Ilir Alimehmetin cun Tirone,den baba den qytetar.Shifni po s`fituut

    Reply
  • chp says:
    December 25, 2025 at 10:39 pm

    Pse Gebelsi Sales……. alias Skypion
    (Paul Joseph Goebbels)
    ka qe nga viti 2013 qe me te drejte ka bere miljona komente
    ( te shkruar bukur me thene te drejten) kunder Kurvit
    dhe nuk i ngjisin fare te “mileti” ?
    *
    Fare thjeshte:.per kete artikullin e fundit
    Analizojme kete gafen apo harakir te Skypit Sales ku thote (citoj)
    (citoj)nuk mund te shnderrohet brenda dites nje parti komuniste ne socialiste;(fund citimi)
    *
    Fjalia e mesiperme eshte e sakte ,biem dakord..por pushtët e PD e kam fjalen per Gardistet e Kuq Tropojane te Enverit si Met Elezi ,Sal Brisha,Besnik M’stafaj, etj etj nga picka e sëmës si thote me te drejte komentuesi demo pse u shendruan brenda dites
    nga ultra komuniste te ne Enverit
    ne demon-krate te Salih Serbiberit ?
    *
    Te kuptohemi Edi Rama e ka bere vete gropen e varrit dhe biles ka pikturuar llojin e arkivolit politik me panelin e Spakut..Por i sugjeroj shqiptareve te mos gabimin kriminal te 4 dhjetorit 1991 kur kelyshi Nexhmijes i Skypit kerkonte prangat per Nexhmijen njelloj si po ben sot me prangat per Balluken…Kjo e fundit jo se nuk e meriton biles dhe nje gelbaze surratit prej meje e ka hallall…por kur kete e kerkojne pushtët e PD me ne krye Skypin e Sales duhet themi
    Ndal o beg,se ka hendek !

    Reply
  • fjala says:
    December 25, 2025 at 10:45 pm

    Une nuk jam dakort me komentuesin Skypion dhe argumenti im eshte sepse Edi Rama deri 11 maj ka qene njeriu me i votuar jo se opozita ishte ajo qe eshte por per transformimin rrenjesor panoramik e institucional qe i ka bere Shqiperise keto vite. Qeveria shqiptare ka harxhuar miljona e miljarda euro vetem per te prishur ndertimet qe beri Berisha duke zaptuar qytetet e kthyer ne nevojtore si dikur Lana, pastaj filloi ndertimet e qyteteve dhe rrugeve. Panoram sot e Shqiperise eshte fantastike, por dhe ne sherbin ndaj njerzeve. Dikur shkoje rruges dhe te ndalonte polici dhe te thoshte ke shkelur rregullat dhe te merrte leket, po nuk ja jepje te zhdepte ne dru ose te çonte ne polici. KJo ishte qeveria e Sali Berishes, ndersa sot flasin njerezit çfare u vjen nga poshte e thone nga larte. Pa hollesi, Edi Rama vendosi tjeter standart kudo. Kujto arrestin e shtepise se atij drejtorit avicionit , ish bashkepuntor me ate qe u iku anglezeve me çip ne kembe, qe kishte hedhur ne det Remzi Hoxhen dhe Sali Berisha thoshte nuk ka vendos gjykata dhe nuk e shkarkonte nga drejtor ! Krahasimi Shqiperise as nuk krahasohet fare me kohen e administrimit nga Sali Berisha. Ngjarjet e soteme, korrupsioni mund te kete te verteta, por sa ka pase ne kohen e Saliut?! Kujto shkaterrimin dhe vjedhjes e djerses 45 vjeçare te Shqiperise , kujto 1997; 14 shtator 1998, Gerdecin, 21 Janarin, por me sa duket SPAK qe menduam se drejtesia erdhi, paska qene nje mafje e nendheshme qe faktet dhe veprimet ku bashkohen me fjalet qe hedh Sali Berisha perputhen ne nje pike dhe eshte i vetmi shkaterrim qe i ka bere vendit kjo reforme me ata njerez prokurore plepash dhe gjykater tallavashe. Kuptohet qe forca e Edi Rames ka rene sepse si duket lidhjet e nendheshme jane diku gjetke gjithmone si vepron mafja nderkombtare ku Saliu i futi dhe ne mbledhje te qecerise shqiptare si ishte rasti Fazlliç, Une si veshtiresi shikoj vetem qe qarkullimi nuk do te mundet sepse nuk ka asnje alternative ne Shqiperi qe te marre ne dore pushtetin KJo qe thuhet partia demokratike, me vjen rende edhe per emrin qe ka, duke marre parasysh dhe Saliun , nje kerme kriminale qe ndodhet ne krye te saj. Do kisha deshire te kishte nje opozite, por kjo si duket do vonoje te vije ne panoramen politike shqiptare. Do hiqemi bran me kete qe kemi!

    Reply
  • Skypion says:
    December 25, 2025 at 11:12 pm

    Pra, sikunder thame me lart, kushdo qe te vihet ne krye te PS-se, elektorati i saj do ta votoje. Elektorati socialist ne Shqiperi ka nje veti te perbashket me muzhikerine ne Rusi; eshte Cari, Lenini, Stalini a Putana ne krye te shtetit, muzhiket jo vetem qe do ta votojne, por do ta adhurojne.
    Ka dicka qe nuk shkon me sondazhin e Zaloshnjes; qe nuk ka te beje me statistika dhe shifra; ka dicka tjeter, por nuk mund ta them, meqe nuk e ndjek ate televizion qe te di nese fshihet ndonje mesazh pas ketij sondazhi.
    Nuk shkon, sepse Edi Rama, ndryshe nga c’thote marifetciu i shifrave, adhurohet nga baza socialiste; nese ka qe e urrejne, nuk jane socialiste te thjeshte por oportuniste qe hiqen si te tille dhe qe jane hatermbetur prej tij, pse nuk kane mundur te bejne edhe ata placke.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 26, 2025 at 4:01 pm

      Elektorati socialist ka nje veti te perbashket me muzhikerine ne Rusi, Jo Carin, po Leninin
      Ndersa Elektorati dhjerokrat ka nje veti te perbashket me halabakerine dhe llumin kriminal te cdo diktatori, prape vete e voton Berishen deri ne vdekje
      Ku eshte ndryshimi?
      Ndryshimi, o llafollog, strateg demagogjish idiote, eshte qe Baza Socialiste kerkon shtet, dhe jo Diktator Huligan qe ti rrahi e ti vjedhi, e ti hedhi ne ere, sic beri Berisha me horrat
      Idealizmi i te majtes eshte qytetari, civilizim. Eshte pasaporte per mbijetese Sociale dhe dinjitoze.
      Ketu maskohet Rama, dhe humbet forcen e majta.
      Cdo sugjerim tjeter, eshte pisllek mendor, i prodhimit kriminal te llumit te Berishes

      Reply
  • Komentuesi says:
    December 25, 2025 at 11:36 pm

    Paradoksi i pushtetit të Edi Ramës: një pushtet i gjatë në kohë, por i varfër në legjitimitet simbolik dhe ideologjik brenda vetë së majtës. Sondazhi i cituar nuk është thjesht një fotografi e preferencave personale, por një diagnozë politike për krizën e përfaqësimit në Shqipëri.
    Në këtë kuadër, është e pamundur të anashkalohet roli i Fatos Nanos në ngritjen e Ramës. Ironia historike është kjo: Nano ishte ai që e solli Ramën nga Franca, e bëri ministër dhe e futi në elitën politike shqiptare, ndërkohë që vetë kishte deklaruar publikisht se Rama “kishte qenë hajdut ikonash”. Edhe sikur kjo të ishte thënë me ironi apo hiperbolë politike, fakti që një figurë e tillë u promovua në nivelet më të larta të shtetit përbën një skandal moral dhe politik. Kjo tregon jo vetëm papërgjegjshmërinë personale të Nanos, por edhe degradimin e standardeve politike në PS që në atë fazë. Nano, megjithë të metat e tij – shmangien e përgjegjësive, korrupsionin, luftërat për poste – përfaqësonte një epokë ku Partia Socialiste ende kishte jetë të brendshme. KPD-ja famëkeqe ishte shpesh arenë pazari dhe korrupsioni, por ishte gjithashtu hapësirë debati. Me Ramën, kjo u zhduk. Partia u shndërrua gradualisht nga subjekt politik në makineri votash, e shkëputur nga realiteti social dhe e varur plotësisht nga pushteti ekzekutiv dhe burimet e tij. Kjo shkëputje nga realiteti është thelbi i problemit. Rama nuk synoi reformimin e PS-së, por tejkalimin e saj. “Rilindja” ishte projekt për të fshirë memorien, strukturat dhe identitetin e së majtës tradicionale. Por ky projekt dështoi, sepse në një shoqëri si Shqipëria, partitë nuk zëvendësohen me slogane dhe marketing politik. PS-ja mbeti struktura e vetme reale që garanton votën, dhe sot Rama është i detyruar të mbijetojë pikërisht brenda saj, ndonëse e ka përçmuar dhe përdorur si mjet. Kthimi i partisë në një instrument pushteti shoqërohet domosdoshmërisht me ndërtimin e një sistemi kleptokratik. Kur meritokracia zëvendësohet nga servilizmi, kur “i zoti” është ai që firmos gjithçka pa pyetje, krijohet një elitë politike e gatshme të shkelë ligjin vetëm për të qenë pjesë e “tepsisë”. Ky është një sistem ku, siç do të thoshte Seneka, pasuria nuk është më skllav i njeriut të mençur, por bëhet zot i budallait. Dhe kur pushteti shndërrohet në qëllim në vetvete, ai nuk ngop kurrë, sillet si drogë, kërkon gjithnjë e më shumë doza, siç thoshte dhe Luciano De Crescenzo.
    Skandalet e fundit, hetimet e SPAK-ut për AKSHI-n, tenderat e Ballukut apo Berberit, nuk janë aksidente. Ato janë pasoja logjike të një sistemi ku pushteti prodhon korrupsion si mekanizëm mbijetese. Njerëzit nuk kanë nevojë që SPAK t’ua tregojë korrupsionin; ata e ndjejnë çdo ditë në zyrat e shtetit, në shërbimet publike, në padrejtësitë e vogla e të mëdha. Nga drejtësia presin jo zbulimin, por faktimin dhe ndëshkimin, çrrënjosjen e këtij modeli. Sepse, sado socialistë të jenë ideologjikisht, ata e dinë se të tolerosh korrupsionin është njësoj si të votosh kundër vetes.
    Këtu qëndron edhe arsyeja pse mbështetja ndaj Ramës është mbrojtëse, jo afirmuese. Është votë nga frika e alternativës, jo nga besimi. Por historia politike na mëson se kjo është një bazë e brishtë. “Nëse e fal dhelprën që të ka vjedhur pulat, ajo do të të marrë delet.” Toleranca ndaj shkeljeve të vogla prodhon shkatërrime të mëdha. Machiavelli thoshte se “një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime për të thyer premtimin e tij”, dhe Rama e ka përdorur këtë logjikë deri në fund: gjithmonë ka një justifikim për të vepruar kundër fjalës së dhënë, nëse kjo i shërben pushtetit. Por Machiavelli po ashtu paralajmëronte se “një idiot nuk mund të drejtojë një perandori”. Në kuptimin politik, idiotizmi nuk është mungesë inteligjence, por verbëri ndaj realitetit dhe arrogancë ndaj shoqërisë. Pasojat janë tashmë të dukshme: emigrim masiv, shpopullim, humbje shprese. Kur qytetarët arrijnë në përfundimin se sistemi nuk reformohet dhe nuk ndëshkon veten, alternativa e vetme bëhet largimi. Kjo është humbja më e madhe për çdo vend. Në këtë kuptim, sondazhi nuk flet për dobësinë personale të Ramës, por për krizën strukturore të politikës shqiptare. Një pushtet që zgjat pa frymëzuar, që mbështetet mbi frikë dhe mungesë alternativash, është një pushtet që duket i fortë, por është thellësisht i paqëndrueshëm. Një pushtet që nuk përfaqëson më, por vetëm mbijeton, e ka humbur tashmë betejën morale, edhe nëse ende fiton zgjedhje. Dhe kur vota jepet nga frika e mungesës së alternativës, rënia nuk vjen nga kundërshtari, por nga boshllëku i brendshëm që vetë pushteti ka krijuar. Në fund, çdo ekuilibër i ndërtuar mbi frikë dhe boshllëk është i brishtë; mjafton një shpresë e vogël, një alternativë e besueshme, për ta përmbysur atë dhe për t’i dhënë frymë të re politikës shqiptare.

    Reply
  • chp says:
    December 26, 2025 at 12:28 am

    dy fjale per “fjalen” 10:45 pm
    Kushdo qofsh i nderuar mbas ketij “nickname” duhet te shkruani per te miret e atij populli te perdhosuar per 3 dekada…sepse jeni i sakte…i qarte dhe me fuqi argumentuese ndaj kesaj kolere antiramiste qe kurse bajlozi LaCipita shkeli ne kete vend per te marre kamione me dollare nga gjaku i Gerdecit per te mbrojtur Oktapodhin e Viqidolit per te cilen Gestapo e Spakut ka filluar nje mesymje te peshtire mediatike te papare qe kur interneti ka zaptuar hapsirat mediatike
    *
    Te kuptohemi: Ne menyre figurative nese behet nje kampionat boteror se kush eshte me i sakti per gabim-krimet e Rames ma merr mendja se do merrja ndonje medalje nderi…
    *
    Por nese ka akoma Monstra si Skypi Sales & Xen Hales
    qe e duan Ramen ne Varr
    dhe per ate Usaliun Lapidar
    do marr mundimin te nxjerr nje rrjesht nga komenti juaj brilant per Kartoline per Skypin e Sales:
    citoj nga ju:
    Kjo qe thuhet partia demokratike,
    me vjen rende edhe per emrin qe ka,
    duke marre parasysh dhe Saliun ,
    një kërmë kriminale që ndodhet në krye te saj.
    (fund citimi)

    Reply
  • Opinionisti says:
    December 26, 2025 at 1:03 am

    Për të kuptuar thjeshtë se si funksionon sistemi kleptokratik, korrupsioni, mjafton të keni parë filmin komik “S.P.Q.R. – 2000 e ½ anni fa”. Është një film komedi italian i vitit 1994 me regji nga Carlo Vanzina dhe me aktorë Christian De Sica, Massimo Boldi dhe Lesli Nielsen.
    Në sallën e gjyqit, përpara Senatit, personazhi i Leslie Nielsen mban një fjalim cinik dhe ironik ku ai shpjegon se sistemi që ata kanë ndërtuar — edhe pse i korruptuar — funksionon për të mirën e përgjithshme. Ai thotë se ryshfetet, pazaret dhe “magna magna” nuk janë defekte, por vajosja që mban në lëvizje gjithë mekanizmin e shtetit dhe ekonomisë.
    Sipas tij, të gjithë përfitojnë nga ky sistem: politikanët, tregtarët, ushtria, administrata, madje edhe populli, sepse paratë qarkullojnë dhe rendi ruhet. Ai i paraqet këto praktika si diçka normale, pothuajse të domosdoshme, dhe i justifikon si traditë të Romës.
    Pastaj i sulmon dy personazhet e De Sicës dhe Boldit, duke i quajtur naivë dhe budallenj, sepse ata duan drejtësi të pastër dhe ligje të ndershme. Sipas tij, duke kërkuar të shkatërrojnë korrupsionin, ata në fakt po rrezikojnë të shembin gjithë sistemin, të ndalojnë qarkullimin e parave dhe të çojnë shtetin në kaos.
    Fjalimi mbyllet me idenë se hipokrizia është baza e pushtetit, dhe se morali absolut është armiku më i madh i një perandorie që do të mbijetojë.
    Në fund të filmit De Sica dhe Boldi dënohen dhe kryqëzohen, por në mënyrë komike/satirike, jo dramatike. Kryqëzimi paraqitet si absurd dhe grotesk, ata mbeten gjallë, bëjnë shaka dhe vazhdojnë të flasin, ndërkohë që sistemi i korruptuar vazhdon si më parë, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.Mesazhi ironik është i qartë: në Romën e lashtë (dhe jo vetëm aty), ata që përpiqen të ndryshojnë sistemin përfundojnë të sakrifikuar, ndërsa pushteti dhe “magna magna” mbijetojnë gjithmonë. Në S.P.Q.R., mesazhi i vërtetë nuk është Roma e lashtë, por çdo shtet ku korrupsioni bëhet sistem. Kjo përkon shumë me mënyrën si perceptohet realiteti shqiptar nga një pjesë e madhe e shoqërisë. Edhe në Shqipëri shpesh dëgjohet ideja: “po të mos ketë ryshfet, s’ecin punët”, “të gjithë hanë pak”, “kështu funksionon sistemi”. Korrupsioni normalizohet dhe shitet si “realizëm”, jo si problem.Reformatorët trajtohen si rrezik, jo si zgjidhje. Në film, De Sica dhe Boldi nuk paraqiten si heronj të mençur, por si: naivë idealistë pengesë për “stabilitetin”. Në realitetin shqiptar, shpesh, denoncuesit izolohen, kritikët etikë quhen “armiq”, “budallenj”, “të paguar”.Kryqëzimi i De Sicës dhe Boldit është simbolik: sistemi i sakrifikon publikisht për të treguar se “drejtësia u bë”, por pa ndryshuar asgjë në thelb. Në realitetin modern, “kryqëzimi” nuk është fizik: është linçim mediatik, shkatërrim reputacioni, izolim institucional, ose harresë e qëllimshme.
    Mesazhi i përbashkët (atëherë & sot): Kur korrupsioni bëhet strukturë, morali bëhet krim. Sistemi nuk mbrohet sepse është i drejtë, por sepse ushqen shumë njerëz. Ata që duan ta ndreqin, trajtohen si problem — jo si zgjidhje.
    Filmi është komedi, por mesazhi është i hidhur: perandoritë nuk bien nga korrupsioni, por nga fakti që korrupsioni bëhet normë e padiskutueshme.

    Reply
  • Valbona says:
    December 26, 2025 at 2:38 am

    Gjate nje shekulli jete shteterore Shqiperia ka nxjerre 4 diktatore me emertime te ndryshme: 1- Ahmet Zogu (1922-1939) – Kryeminister dhe Mbret Konstitucional (ne fakt: Diktator Konstitucional); 2 -Enver Hoxha (1944-1984) -Sekretar i Pare i PPSH (ne fakt: Diktator dhe Tiran); 3-Salih Berisha (1992- ne vazhdimesi) – President, Kryeminister e Kryetar Demokrat (ne fakt: Diktator dhe Bajraktar; 4- Edi Rama-Kryebashkiak, Kryeminister, Kryetar Socialist -2000-ne vazhdimesi, (ne fakt-Diktator Prestigjiator). Keta diktatore kane sunduar dhe do te sundojne ne Shqiperi, sepse shqiptaret jane fshatare ne gen, i duan diktatoret te jene sa me shtatgjate, mashtrues e me ze te trashe; duhen edhe 100 vjet te tjera qe te behet qytetaro-fshatare dhe te votojne qeveritare shkencetare.

    Reply
  • demo says:
    December 26, 2025 at 5:01 am

    Sa me teper ta sterhollosh,ta analizosh,,ta veshesh me atribute misterioze Pushtetin e nje idjoti te llastuar,,me teper i japim vlere.E vetmja vlere eshte se mban ne opozite Berishen. Ky e gjeti nje Ben Blushi,per ti marre fronin Fatos Nanos,por sot ne ate KPD dhe ne ate grup parlamentar gjen vetem zeqinete,qe ka marre ky nga rruga,qe pa Edi Ramen do shisnin rroba te perdorura ne pazar te Rroskovecit.Vetem nje arrestim Amerikan alla Noriega i ben derman ketij.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 26, 2025 at 5:57 am

    OK,A.THANO:
    Zalo..vetëm Ramën ka sonduar..?
    E.Rama është Punëtor,Vizionar,Orator,Paqedashës,etj dhe jo VRASËS,ndaj do të jet KM deri sa të vdesi NON GRATA..Amerikane,Angleze,BE..
    Rama,nuk ja dorzon Pushtetin një të KORRUPTUARI PLANETAR,VRASËS KILLER,SPIUNI TË SHUMFISHT,PSIKO QË NË 1970..Dhe nuk është DIKTATOR,se nuk dhunon askënd me mendim ndryshe për CMIRË..
    F.Nano,ishte tjetër BRUM dhe e mbylli me nder,duke i dorzuar Pushtetin një VRASËSI,TË ÇMËNDURI..dhe kjo me IMPONIM ND/KOMBËTAR..PASI KOMUNISTËT NUK I DO PERËNDIMI..KËTË NANO E KUPTOI DHE UDORHOQ DISA HERË QË TË TËRHIQEJ EDHE PËRBINDSHI I VIÇIDOLIT..
    Në PS si gjithkund ka luftë bërrylash,por nuk e harrijnë dot Edin.
    Korrupsioni në Qeverinë RAMA është shtuar me SMS,pët ta shkrirë,duke u bët arrestime SEKEKTIVE nga SPAK,GJKKO ..berishist 1992.
    Në Shqipëri nuk ka ngelur udhëheqs pa u PËRGOJUAR që nga SKËNDERBEU..Ky është turp KOMBËTAR,Pasi të gjithë duan të bëhem K.MINISTRA,CMIRË BALLKANIKE..
    PS deri 2033 në Pushtet, nëse Saliu është aty si gur varri..!
    FLM

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 26, 2025 at 6:09 am

    OK,A.THANO:
    Zaloshja..vetëm Ramën ka sonduar..? A është një berishist Ai.?
    E.Rama është Punëtor,Vizionar,Orator,Paqedashës,etj dhe jo VRASËS,ndaj do të jet KM deri sa të vdesi NON GRATA..Amerikane,Anglez,BE..
    Rama,nuk ja dorzon Pushtetin një të KORRUPTUARI PLANETAR,VRASËS KILLER,SPIUNI TË SHUMFISHT,PSIKO QË NË 1970..Dhe nuk është DIKTATOR,se nuk dhunon askënd me mendim ndryshe CMIRANJIZ..
    F.Nano,ishte tjetër BRUM dhe e mbylli me nder,duke i dorzuar Pushtetin një VRASËSI,TË ÇMËNDURI..dhe kjo me IMPONIM ND/KOMBËTAR..PASI KOMUNISTËT NUK I DO PERËNDIMI..KËTË NANO E KUPTOI DHE U DORHOQ DISA HERË,QË TË TËRHIQEJ EDHE PËRBINDSHI I VIÇIDOLIT..
    Në PS si gjithkund ka luftë bërrylash,por nuk e harrijnë dot Edin.
    PS përfaqson popullin e majt,por është BRUM I KËTIJ MILETI,pa vizion demokratik,por hakmarrs..dembel..shpifs..
    Korrupsioni në Qeverinë RAMA është shtuar me SMS,pët ta shkrirë,duke u bër arrestime SEKEKTIVE nga SPAK,GJKKO ..berishist 1992..!
    Në Shqipëri nuk ka ngelur udhëheqs pa u PËRGOJUAR që nga SKËNDERBEU..Ky është turp KOMBËTAR,Pasi të gjithë duan të bëhem K.MINISTRA,CMIRË BALLKANIKE..
    PS do hetë në qeverushe deri 2033 në Pushtet, nëse Saliu është aty si gur varri..!
    FLM

    Reply
  • demo says:
    December 26, 2025 at 6:32 am

    Mend per ate popullin bangladesh,afrikan,qe do vije,o Valbona,se ky populli katundar firoi i gjithe.

    Reply
  • Skypion says:
    December 26, 2025 at 7:13 am

    E nderuar Valbona, megjithese mund te jesh travesti apo dicka ne mes, nje shemale, eshte shume e thjeshte tu vesh etiketa politikaneve, sidomos kur ne ndihme te vjen propaganda qe ta ka shpelare trurin me rrjedhjen e saj te pandeprere shekullore.
    Gjithcka duhet gjykuar ne kontekstin e kohes dhe, mbi te gjitha, per arritjet dhe mekatet gjate kohes kur ka qene ne pushtet.
    – Ahmet Zogu ndertoi te parin shtet modern shqiptar, me legjislacion perendimor; kjo eshte arritja e tij madhore; vitet ’30 qe perkojne me mbreterimin e tij, cilesohen nga te gjithe studiuesit serioze si vitet e lulezimit te intelektualizmit shqiptar; ka pasur debate te nivelit te larte. ne te gjitha aspektet e jetes shoqerore dhe kulturore. “Mekati” i tij : se ishte mbret… ketu ngaterrohet mendja e lehte, se e mesuar nga propaganda qe mbretirit i lidh me dhune, absolutizem, obskurantizem etj etj budallalleqe kesolloji; pa e kuptuar, se nuk ka vete rrethanat e lypnin nje gje te tille, nje dore te forte, ashtu sic ka ndodhur me te gjitha vendet e botes se qyteteruar; nuk njeh historia rast, qe fill pas feudalizmit mesjetar, te vije ne pushtet nje demokrat, republikan… eshte cmenduri.
    – Enver Hoxha ka vetem mekate; njeri me i lugubreshem se tjetri; shkaterroi gjithe c’ishte ngritur ato vite; shkaterroi inteligjencen shqiptare; devijoi nga rruga e drejte, qe e kishin keshilluar me mijera here edhe eterit e kombit, Rilindasit: dielli lind nga perendimi; per ate lindte nga Beogradi, Moska apo Pekini! Pa folur pastaj per dhunen barbare qe ushtroi mbi shqiptaret, asilloj dhune qe ky popull mund ta barabise vetem me ate te serbeve dhe otomaneve, kur keta te fundit donin ta shtronin si popull. Sa per arritjet ne kohen e tij, asi “arritjesh” jane te njohura per diktaturat, sulltanatet, emiratet, despotatet etj; edhe te ashtuquajturat mrekulli te botes, jane bere ne kushte te tilla; bie fjala piramidat, qe cudisin njerezimin edhe sot e kesaj dite, jane bere me pune te rende rraskapitese te qindra e mijera sklleverve. Keshtu edhe piramidat e Hoxhes, fabrikat, uzinat, kombinatet, nje marrezi qe marrezon edhe te marrin, per te mos folur per “ushtrine e forte” me ushtare anemike per te cilet te renit te fiket ishte nje rendomesi gjate zboreve sfilitese; kurse krimin me te madh e beri ne kulture dhe shkence; sepse gjithcka u be mbrapsht dhe ne funksion te propagandes; nuk i duhen nje populli intelektuale, artiste, shkencetare te indokrinuar; keta jane shume me keq se te mos ishin fare.
    – Sali Berisha, njejte si Zogu ktheu Shqiperine nga Perendimi, pas gjysemshekulli corodi; emri i tij lidhet me te paren force politike demokratike, qe shembi diktaturen; ay anetaresoi Shqiperine ne institucionet kryesore europiane dhe euroatlantike; ne KE, ne NATO; liberalizoi vizat; gjate qeverisjes se tij, shqiptaret dollen nga varferia e skajshme turperuese ku e kishin zhytur komunistet; gjate qeverisjes se tij kishte nje debat te gjalle dinamik, politik , ekonomik, social, kulturor etj; mediat ishin te shperndara ne qendrimet e tyre, sa majtas djathtas, kishte nder to edhe hava krejt, por kjo eshte pasoje e pashmangshme e lirise – sot nuk ke asgje nga keto; ka nje shurdheri intelektuale; media te kapura , te heshtura; xhan xhin; te merr te qaret…
    – Edi Rama… tani besoj se ketu te gjithe biem dakord, edhe ata qe nuk binin deri dje, po bien, natyrisht si viktima nje nga nje edhe sot: gjithe cka u arrit qe nga mbreti Zog, edhe ato te arriturat shtrember dhe mbrapsht nga diktatura, por dhe sidomos keto qe u arriten, aq sa, ne keto 35 vite pluralizem, kjo Monster i zhberi krejt…
    Dhe ja ku jemi: nje vend qe gjithe bota e qyteteruar e quan nje narkoregjim, nje diktature hajdutesh dhe kriminelesh ordinere!

    Reply
  • Dudumi says:
    December 26, 2025 at 7:41 am

    Ku ka pushtet me dashuri?

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      December 26, 2025 at 10:54 am

      Po — ka pushtet me dashuri, por është i rrallë dhe zakonisht jetëshkurtër.
      Pushteti me dashuri ekziston kur:
      mbështetja vjen nga identifikimi, jo nga frika apo mungesa e alternativës;
      lideri shihet si përfaqësues i vlerave, jo thjesht si menaxher pushteti;
      besimi është emocional dhe racional njëkohësisht.
      Në histori, ky lloj pushteti shfaqet zakonisht:
      pas një ndryshimi të madh (tranzicion, krizë, çlirim);
      në fillimet e një lidershipi;
      ose tek figura që simbolizojnë shpresë reale, jo vetëm stabilitet.
      Dashuria të sjell në pushtet.
      Struktura të mban në pushtet.
      Kur mbetet vetëm struktura, kemi pushtet pa dashuri.

      Reply
  • Zalo Zaloshnja says:
    December 26, 2025 at 8:28 am

    Sondazhet e Ed mafishes, po kush ja mbushi mendjen ta mbaje vehten per ekspert te tyre xhanem? Po ato sondazhe kane qene deri pa rene Lali ne burg te gjitha te porositura prej tij, paguar nga borderoja e Bashkise e sipas oreksit tij. Keto gjoja-sondazhe qe vijojne (tashme pa pagese) pas burgosjes Lalit jane vetem per inerci e Edin inercia e mba ca gjate…me shprese se do vije ndoshta dita e do fillojne honoraret e Bashkise prap per tjera sondazhe me porosi prej atij/asaj qe do zere vendin e Lalit atje.

    Reply
  • Artan says:
    December 26, 2025 at 8:34 am

    Skarypion, ia thithe “Doktor Berishes” sot?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 26, 2025 at 8:38 am

    Besoj e lexoi VALBONA,SALIUN NE.2 SKYRPION..FATJEQSI KOMBËTARE:
    -Mburr Tradhëtarin Vrasësin,Hahdutin A.ZAGOLLI,MALOKUN E MATIT që helmoi Babain e Kombit I Qemali,etj rilindas..
    Mburr kriminelin Non Grata,lëpursin e E.Hixhës, të korruptuarin dhe vrasësin killer..
    Rama shkatërroi mbi 500 nd/je e institucione 1992-2013 mbi 500 mild.$ ..apo Saliu.?
    Saliu na futi në Nato 2009 pas Gërdecit 2008 me 27 të vdekur,Vizat..apo ishte interesi SHBA,BE.?
    Si nuk të vjen turp që mburr një non gratën për korrupsiin familjar,minues të demokracisë,Tredhje të drejtësisë..që nga 1992 ka hunbur 99 % të zgjedhjeve pasi është SPIUN I SHUMFISHT BOTROR,etj.
    A mos je ZENI,ÇIMI,ABI,MULI,HURI,BALLIU SPIUNI..TI B..LËPIRS.?
    E ka fain DITA që të lejon si ANONIM B..Q.?

    Reply
  • Ylli says:
    December 26, 2025 at 8:50 am

    Skypion, vazhdo me komentet tua pa konet patronazhiste le te lehin neper kembe sa te shqyhen. Eshte kenaqesi kur sheh si lehin pas komenteve te tua sikur u ke …fisin mbare e prape.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 26, 2025 at 4:03 pm

      o cope plere, aq di, aq thua

      Reply
  • Tironsi says:
    December 26, 2025 at 8:55 am

    Shkrim realist.
    Eshte shume e vertete qe Edi Rama nuk eshte me lider, por votohet se s’ka tjeter alternative.
    Sidomos kur eshte Berisha perballe akoma.
    Po forcohet gjithashtu bindja ne publik qe Rama dhe Berisha mbajne njeri tjetrin me pakt te heshtur!
    Koha do e vertetoje si cdo gje!

    Reply
  • Detari says:
    December 26, 2025 at 10:02 am

    Ku eshte tabloja? Se ne portale te tjera del qe shumica e majte preferon ramen. Pra kur jane pyetur te majtet, shumica e tyre preferon Ramen te parin.

    Reply
  • Artan says:
    December 26, 2025 at 10:13 am

    KOMENT I FSHIRË PËR FJALOR TË ULËT

    MODERATORI

    Reply
  • Ylli says:
    December 26, 2025 at 10:32 am

    KOMENT I FSHIRË PËR FJALOR TË ULËT

    MODERATORI

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 26, 2025 at 11:52 am

    Qendrimet e koheve te fundit i bejne nder kesaj gazete te respektuar ne opinionin publik te majte.

    Si lexues nga numri i pare ne print e deri me sot raporti i gazetes Dita me Edi Ramen ka kaluar neper faza te ndryshme, nga mbeshtetja kritike tek distancimi i hapur. Ne vite, Dita ka tentuar ta shoh Ramen jo si figure te paprekshme pushteti, por si subjekt politik qe duhet analizuar dhe gjykuar per premtimet, veprimet dhe pasojat e qeverisjes. Ky raport nuk ka qene as adhurues dhe as armiqesor, por gjithnje i tensionuar, sepse eshte ndertuar mbi kritiken, jo mbi besnikerine.

    Rrofte dinjiteti. Rrofte qytetaria. Poshte legeneria.

    Kaq

    Kryeredaktorit te nderuar dhe stafit gezuar e per shume vjet !!

    Reply
  • Dudumi says:
    December 26, 2025 at 3:06 pm

    @kokepalari I 21 janarit! Kerkoja nastradinit dhe skopjonit pergjigjjen mbi pushtetin. Une s’pergjigje​m dot se nuk me kalojne komentet. Gezuar e per shume vjet 2026!

    Reply
  • Artan says:
    December 26, 2025 at 3:09 pm

    Pse ia fshite komentin Yllit te eksituar se e kane palluar?

    Reply
  • Ylli says:
    December 26, 2025 at 3:43 pm

    Komentin ta fshine ty Artan te parit si i palluar qe je dhe mua me pas qe te kam palluar!

    Reply
  • tom says:
    December 26, 2025 at 3:49 pm

    Zvarraniket mbeshtetes te PS akoma votojne personin i cili ka vjellur vrer dhe i ka neveritur socialistet, komunistet, luften nacionalclirimtare, deshmoret.

    Reply
  • xyz says:
    December 26, 2025 at 3:50 pm

    Këtu nuk ka asnjë çudi. Që Rama nuk është i majtë! Ai vetë e ka pohuar këtë, bile me një ndjenjë krenarie. Ndryshe unë personalisht nuk kam ndonjë përshtypje të mirë as për fatos nanon. Ishte ai që na risolli në pushtet Saliun, ishte po ai që e fali atë, kur populli i majtë donte ta varte. Nano ishte sarahosh, kumarxhi, imoral, mëndjemadh dhe arrogant kot së koti. Sa për Enver Hoxhën unë e urrej atë për diktaturën e tmerrshme personale që vendosi. Me një fjalë e majta nuk ka pasur kurrë një udhëheqës për të qënë. Rama duhet të largohet ose të dëbohet. Ai e ka kryer tashmë misionin. E ka qetësuar vendin dhe rritur reputacionin e tij. Kaq mjafton për tu larguar me nder. Ndryshe Partia Socialiste duhet të zhvillojë zgjedhje mbarëkombëtare për të gjetur një lider të ri. Që të mos vijë nga “brumi” i Ramës, por nga “jashtë”, nga periferia. Po si duhet të jetë ky i “majtë”?! Çfarë duhet të bëjë ai ndryshe nga Rama?! Ky është problemi. Pa dyshim që ai duhet të grumbullojë rreth vetes njerëz të aftë dhe të ndershëm. Krejt ndryshe nga zgjedhjet e Ramës: të gjithë o të paaftë, o të korruptuar. Ky është edhe minusi më i madh deri tani për të. Po a ekzistojnë njerëz të tillë?! Dhe cili mund të jetë programi i tij ekonomik apo social?! Kjo është pyetja. Kam thënë shpesh se Shqipëria duhet të udhëhiqet nga një dorë e fortë! Po a të lënë të huajt?! Sepse nuk mund të “mbyllesh” si dikur! Ka shumë probleme. Nuk zgjidhet çdo gjë me largimin e Ramës. Duhet të dalë dikush me reputacion, me program të qartë ekonomik, social, nacional etj. Duhen luftuar korrupsioni, koncesionet, privatizimet e pasurive kombëtare. po a mund t’ia marrësh “bankersit” naftën?! A e patë se çfarë u bë për atë televizionin e qelbur të atij italianit?! 100 milionë euro gjobë se qeveria prishi kontratën! Pra duhet durim dhe jo nxitim. Largimi i parakohshëm i Ramës mund t’i përkeqësojë gjërat.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 26, 2025 at 3:53 pm

      Ca thua mi kurve? Rama duhet te largohet me nder..!?

      Reply
  • Cen durimmadhi says:
    December 26, 2025 at 4:03 pm

    Largimi i parakohshem i Rames? Mos ore se na ligeshtove ti xyz…se Rama ka vetem 27 vjet neper pushtete (nga 1998) si Minister Kulture, Kryetar Bashkie Tirane e Kryeminister pra akoma nuk ka arritur Enverin..

    Reply
  • xyz says:
    December 26, 2025 at 4:12 pm

    Shtesë/ Duhet të kuptohet se nuk është e sigurt që nëse je i majtë, je i mirë për vendin. Për mua më me rëndësi është që kryeministri të jetë së pari njeri i aftë dhe së dyti i ndershëm. I majti nga i djathti ndryshon nga roli që i jep ai privates ao shtetërores. Deri më tani ballanca ka anuar gjithmonë nga e djathta. tendera, privatizime, koncesione. Kjo ballancë duhet ndryshuar me kujdes, nëse është e mundur. Privatizimi i pasurive kombëtare është krimi më i madh i ngjarë gjatë këtyre 35 viteve. Por sidoqoftë një gur ndërmjet mijëra guralecëve. Aq të këqija ka pësuar Shqipëria gjatë këtyre 35 viteve. Sepse nuk u udhëhoq nga koka e vet, por nga çfarë i thonin emisarët e huaj. Me Ramiz alinë Shqipëria do kishte ecur shumë më mirë se me bishën nga Viçidoli që rrafshoi gjithçka. Se është shumë më e lehtë ta rrëzosh një mur, sesa ta ngresh. Sidoqoftë duhet të largohemi nga tendencat populiste/ marksiste. nuk kemi nevojë për një Che Guevara apo Enver Hoxhë tjetër. Kemi nevojë për një pluralizëm politik dhe një ekonomi tregu mixte: private shtetërore, join ventur etj. Kemi nevojë për një lloj Erdogani, Orbani ose nëse doni edhe Trump-i. Që të vejë interesat e vendit para të gjithave. Edhe para ideologjisë!

    Reply
  • ? says:
    December 27, 2025 at 7:29 am

    Pyetje për Modetatorin e Z.Thano që monitoron komentet. Pse i hoqët fare komentet nga tema tjetër “Për “nomenklaturën kryeministrore” të Fatos Tarifës dhe mesazhin: Mos u përpiq.”? Të paktën hiqini komentet që nga fillimi kur nxirrni shkrimin, jo i lini sa bëhen ca dhe pastaj i bllokoni. Është njësoj sikur dikush mundohet bën diçka apo një punë, dhe pasi e bën i thua lëre fare se s’më duhet. Komentet, ide dhe opinione janë, thjesht një mendim. Apo dhe ju si Rama s’doni mendime të ndryshme?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Argjentina e nis si kampione, natë historike për Lionel Messin
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Gjenerali Wendt votohet nga Senati si ambasador në Shqipëri
  • Dhunohen barbarisht bashkëshortët në Fushë-Arrëz, pasi denoncuan parcelat me drogë
  • Udhëheqësit e G7 bien dakord për sanksione të reja kundër Rusisë dhe më shumë armë për Ukrainën

Komentet e Fundit

  1. Abc on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Berlin on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Berlin on EuroNatur: Zhvillimet në Pishë Poro–Nartë konfirmojnë shqetësimet që BE ka ngritur për ruajtjen e zonave të mbrojtura
  4. lola on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  5. Gani USA on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?