Nga Johana Lubonja
Ajo që aktori Ndrenika bëri sot në sallën e gjyqit me Veliaj është një veprim që mbart një peshë të madhe simbolike, sidomos kur vjen nga një figurë, i cili në memorien tonë kolektive është një lloj patriarku moral i skenës dhe i shoqërisë.
Shprehja “Ç’të mbeti (nga burgu), vij e bëj unë” është tipike e dramave epike ose e kodit të vjetër të nderit. Ndrenika, me vetëdije, ka përdorur një gjuhë që e kapërcen shumëfish debatin juridik.
Simbolika prindërore e puthjes në ballë në traditën tonë është gjest bekimi dhe mbrojtjeje prindërore. Duke e bërë këtë në një mjedis gjykate, Ndrenika praktikisht po thotë: “Për mua, ti je i drejtë, pavarësisht se çfarë thotë dosja”.
Le të themi që ky është një veprim që polarizon. Mbështetësit e shohin si akt fisnikërie dhe mirënjohjeje. Kritikët e shohin si një përdorim të figurës së madhe të artistit për të delegjitimuar institucionet e drejtësisë (SPAK).
Nëse kjo është programuar si lëvizje PR, është lëvizje shumë inteligjente. Është e vështirë për këdo ta sulmojë apo ta shajë një proces ku roja i nderit është vetë Robert Ndrenika.
Por vështirë të besosh se Ndrenika mund të përdoret. Ai po bën atë që beson.
Megjithatë, për një pjesë të shoqërisë, do mbetet pyetja: A duhet që autoriteti moral i artistit të përdoret si peshore në sallat e gjyqeve? Ky gjest e lartëson apo e ul figurën e Ndrenikës?
Përgjigja varet tërësisht nga “thjerrëza” përmes së cilës e sheh secili.
Në një kohë kur shumë njerëz “i lëshojnë” miqtë e tyre sapo ata bien në telashe, Ndrenika shfaqet si njeriu që nuk kalkulon interesin, por mbron lidhjen njerëzore. Puthja në ballë dhe gatishmëria për të marrë mbi vete “barrën” e tjetrit (burgun) e portretizon atë si një figurë biblike, një lloj mbrojtësi që qëndron mbi politikën e ditës.
Për ndjekësit e tij, kjo dëshmon se ai është burrë i vërtetë që nuk trembet nga opinioni.
Për kritikët, ky veprim shihet si kompromis i figurës morale me politikën. Ata me siguri mendojnë se një ikonë si Ndrenika nuk duhet të lejojë që integriteti i tij i ndërtuar në dekada të përdoret si “dekor” në një proces gjyqësor. Duke u shfaqur aty, ai nuk mbron thjesht një njeri, por i jep një lloj bekimi artistik një zyrtari në konflikt me SPAK-un, gjë që mund të interpretohet si presion ndaj drejtësisë.
Ku qëndron e vërteta?
Figura e Ndrenikës është aq e madhe saqë vështirë se mund të rrëzohet nga një gjest i vetëm. Ai mbetet një aktor universal i jashtëzakonshëm, edhe nëse vendos të marrë pjesë aktive në betejat narrative të ditës.
Në këtë teatër të hapur të drejtësisë dhe politikës, Robert Ndrenika mbetet i paprekshëm. Ai nuk erdhi në atë sallë si instrument, por si institucion. Sistemi kërkon prova dhe procedura, Ndrenika ofroi “besën” dhe “ballin”, monedha që në memorien e këtij populli vlejnë më shumë se çdo paragraf ligjor.
Për Erion Veliajn, ky gjest është padyshim mburoja morale më e fortë që mund të gjente. Nuk ka avokat apo strategji PR-i që t’i japë atij në rrethanat ku është atë legjitimitet që i jep puthja në ballë nga “patriarku” Ndrenika.
Është një mbrojtje që nuk blihet, por vetëm dhurohet.
Në fund, pavarësisht zhurmës apo thjerrëzave politike, Robert Ndrenika mbetet më i madh se ky gjest dhe më i lartë se vetë procesi. Ai nuk po sfidon drejtësinë, por po pohon njerëzore. në një mjedis që shpesh e harron atë.
Edhe nëse koha do të gjykojë procesin, figura e tij do të mbetet aty ku ka qenë gjithmonë. Mbi llogoret e ditës, i veshur me atë lloj integriteti që nuk rrëzohet nga një akt mirënjohjeje, qoftë ky edhe i diskutueshëm për kohët që jetojmë.

j.l. / dita

Duhet ta falenderoje per Teatrin modern qe ndertoi. Bravo Erion…
Ti dalesh per zot lali lekut pa kuptuar akuzat, minmalisht eshte budallallek si te vesh doren ne zjarr per dicka qe nuk ke dijeni.. Me kujton se si dikur e perdori Lad Kosta Ismail kadarene per te ndaluar ndertimin e kulles ngjitur me Sky Tower me pretekstin se nga apartamenti i tij nuk shihte me malin e Dajtit. Skenar qe u kthyene farse kur ndertuesi i pallatit te ri i ofroi nje shkembim te apartamentit me nje ne pallatin e tij qe shihte Malin e Dajtit. Deri ne nivelin e Ndrenikes nuk ka arritur as Mjeroja qe po behet copash duke u diskredituar si e si te justifikoje vjedhjet e lali Lekut. Keqardhje per Ndreniken qe dashur pa dashur po behet pjese e lojes se Lali lekut per tju shmangur akuzave per abuzimet me parate publike. Gjesti i Ndrenikes tregon se si politika po e degradon ne cdo pikepamje shoqerine
Ky është një shkrim i shkëlqyer, i dendur me kuptim dhe me një elegancë të rrallë publike. Si tekst, ai arrin të bëjë atë që bëjnë shkrimet më të mira: nuk gjykon, por analizon anatominë e një gjesti.
NJERËZORJA që te.gjyqi Veliajt mungon teresisht e bën këtë analizë të Johana Lubonjës kaq goditëse
Po Johana por sipas Bibles “gjithsecili do mbaje ne shpine kryqin e vet”.
Apo s’ke arritur akoma tek ato faqe?!
Kurse ky beri thirrje te shkonin t’i jepnin nje dore ndjekesit… Apo bashkemekataret?!
Po edhe ndjekesit… si tha Jezusi:
“Nese sikush do te vije pas meje, te mohojë veten, te marre kryqin e tij çdo dite dhe te me ndjekë.”
Jezusin e Tirones e gjetem.
I do referencat?
Na sqaron dot ç’hyn bibla ketu?
Lexo shkrimin dhe pyet Johanen.
Po pyetjen pavaresisht prej budallallikut e ke tamam.
Ç’hyn Bibla ne ket lloj gjelle qensh?!
VEPRIM SHUME I ZGJUAR DHE MENDUAR!
NJE PUTHJE DHE NJE SHPREHJE FILOZOFIKE!
‘ME MIRE 100 KRRIMINELET JASHTE SE SA NJE I PAFAJSHEM NE BURG !?’
Veprimi i nje PERSONALITETI si Robert Ndrenika Jo vetem NUK duhet te ndaje por perkundrasi BASHKOJE!
Mbajtja ne para burgim nje shtetas,QENJE HUMANE nderkohe qe NUK perben as nje rezikshmeri e qe NUK eshte GJYKUAR perbene krim kushfo qofte.
Ne rastin konkret ku trajtohet nje i ZGJEDHUR e Ka MANDAT te SOVRANIT perben TRAGJEDI per kete vend e popull ku 35 Vjet ,si asnjehere ne histori na mungon SHTETI…e imagjino ‘SHTETI I SE DREJTES’!
TURPI MBI ISTITUCIONET E TE DREJTAVE HUMANE TE EUROPES E ATO NDERKOMBETARE KUR MBAJNE SEHIR SE SO SHQIPTARET 35 VJET TRAJTOHEN SI BAGETI…..!
Edhe shqiptari qe Ka ngelur pas 35 pa ‘Lopesiar karakteri’ qe nuk i eshte bere trushpelarje e Ka shume te qarte se ne kete vend Jane shkruar kembekryq Tere AGJENTURAT DHE Tere Kreret e antishtetit Jane te SHANTAZHUESHEM SEPSE Jane te INKRIMINUARI…e per rrjedhoje Populli trajtohet si bageti,’kokpalare’ edhe i VRARE Ndersa ‘ambasadoret’ Jakomonet judtifikojne VRASESIT ne emer te AllaEkbar,Duke PERGOJUAR edhe Zotin!
-‘Plumbat Kane bere rikoshet thosh nje mender ambasador’ per 4 te vraret ne 21 Janar!?
-‘Aksident teknologjik!? Per Tragjedi e ne Verde. Ku copa kockash femijesh shqiptare binin nga qielli!?
– Kreun i Korrupsionit sistemit Bankar,edhe PSE i denuar dhe i burgosur FullHANI vetem se ish ‘MIK’ I mender Ambasadorit te HALEatit strategjik’….FTOJEJ NE MBREMJE GALA ne pallatin e Brigatave bashke me Gruan te krrcente me Ambasadorit valle PaliKARI…..
I ZGJEDHURIT POPULLIT BURGOSET PA U GJYKUAR…NE EMER TE KUJT!?!?
E kam njohur Panajot Panon – sportist I shkelqyer , njeri shumë I mirë , por injorant .
Sikur ky , apo futbollisti më I madh l botes, Pele , ta puthnin në balle Erjonin , gjykata duhet ta lironte menjehere.
Po pse more Ndrenike ul veten duke u futur ne fushë ku je injorant ?!
Më pëlqen shprehja e veriorëve – burri sa eshtë gjallë , ka kohë me u moritë ! Shpreh keqardhje …
Artist i Madh, Njeri i Madh. Si mund te arrestohet i zgjedhuri tre mandate nga populli Kryetar i Bashkise qe ka ne juridiksion gjysmen e popullates se shtetit shqiptar dhe me cfare akuzash marramendese prej 60 mije faqesh, kur kriminelet me te medhenj te botes jane gjykuar dhe denuar me 6-7 faqe akuzash. Duket qe noteri Dado nuk ka kellqe as per prokuror lagjeje jo me Prokuror i organit Special SPAK> Ndryshe nuk ka si shpjegohet mbajtja e tij ne burg 2 vjet rrjesht pa e nxjerre ne gjyq?! Kjo ndodh ne shtete diktatoriale dhe postdiktatoriale si Shqiperia. Turp i Madh!
Analizë që e vlen për një MILET KAM-KUM,që nuk di ndaj NJËRZILLËKUN NGA LIGJI,duke e kthyer një PUTHJE ATRORE NË
PUTHJE TË MALLKUAR.
-Ky rast human i 84 vjeçarit,Artistit të madh R.Ndrenika,nxjer në shesh një shoqëri të sëmurur nga politika,Duke e cilësuar Mikun,Shokun,Dashamirin në PARABURGIM,pa vendim të formës së prerë,NË HAJTUT,ARMIK.!
-Binomi NDRENIKA-VELIAJ e ka zanafillën që me prishjen e TEATRIT TË VJETËR TË NDËRTUAR NGA ITALIANËT NË L2B PËR MUSHKAT DHE SI BIDELLO PËR USHTARËT ITALIAN..DHE NDËRTIMIN E TEATRIT TË RI MODERRNË,KU PD E BËRI KAUZË PËR 54 PROTESTA TE BASHKIA E TIRANËS DHE MANDEJ ARRESTIMIN NË ZYRË TË ERIONIT,PAS 2 LETRAVE ANONIME PËR FUSTANET E ARIOLËS.
Ndaj,Portalet Berishiste vërshuan si uji i ndotur i LANËS,për të ndotur sadopak ARTISTIN E MADH NDRENIKA.
-Ne i urojmë shëndet të plotë R.Ndrenikës,po kështu,të dali po shëndosh E.Veliaj nga e keqaja që e ka zënë nga SALISKAPI.!
Ka 1 vit,qe merret me aktorlleqe.Sot ka ftuar Trupen teatrale me Artistin e Popullit,Robert Ndrenika.komedianin e Tenderave,Gaz Paja dhe personalitete te Skenes dhe Ekranit.
Or po At Gjyqin,ate Gjyqin me 13 akuza per korrupsion,,Ate kur do e perballesh?
Meqë Berti foli, Zoti u mbraps! Ajme! Të na rrojë kumbaria e fiqve!
akoma gjalle eshte ky? keto lloje gjerash jane zakone komunisto-islamikesh puthen me njeri tjetrin.
Ndrenika lozi nje rol qe nuk i shkon per shtat.Teorite djal i mire po edhe ben pune edhe vjedh ,nuk shkojne.Ta puthim ne balle kur te mbaroj gjyqi e te dali i pafajshem,po deri tani po shof qe sja mban te futet ne fushen e lojes por ben nxemje ne aneksin e stadiumit
Përgjigja varet tërësisht nga “thjerrëza” përmes së cilës e sheh secili.????? Ç’thua? Se kush është Erion Veliaj e di gjithë Tirana! I harruat kasetat që çonte në media dikur për punët që gjasme bënte më Tiranë ndërkohë që nuk ishte live e madje ndonjëherë ka qënë jashtë Tirane apo jashtë shtetit???? Merrte një “tufë” me fotografë e gazetarë e i mblidhte atje ku pretendonte se po bëhej punë publike për të amplifikuar propagandën. Thoshte sikur mbillte pemë, ndërkohë që bënte kulla brenda në Tiranë, dhe bënte incenerator fantazëm, (mafje dhe media paguheshin për reklama nga inceneratorët). (Pale 5D në bashki!). Para se të bëhej kryetar bashkie premtoi (mos gaboj te Opinioni i Fevzos) se nuk do bënte kulla, sa u bë kryebashkiak bëri të kundërtën. Lali është politikan mashtrues. Këta si Ndrenika që i venë nga pas e i lëpihen, e bëjnë sepse ky iu ka bërë favore. Favoret që ka bërë Lali, nuk janë ndihmë për artistët, se Veliaj shëmbi teatrin kombëtar dhe i mxorri artistët me dhunë prej andej, natën. Artistët Lali Eri i donte për mbështetje për fushatë, për imazh, për propagandë. Se ai është njësoj si Rama, janë filoSoros, propaganda dhe imazhi janë mbi gjithshka. Forma m i përmbajtjen. Jo vetëm kaq. Mos të harrojmë që ka pasur raportime publike dhe publikime të SMS-ve që pretendohej se ishin dërguar nga Erion Veliaj drejt Ylli Ndroqi, lidhur me mënyrën si trajtohej mediatikisht Beti Njuma në Ora News. Sipas artikujve të publikuar në vitin 2020, këto mesazhe përmbanin:
ankesa për linjën editoriale të Ora News,
ofendime ndaj Beti Njumës,
dhe, sipas disa mediave dhe reagimeve publike, presion apo kërcënime për ndryshim të qasjes mediatike.Vetë Beti Njuma deklaroi publikisht atëherë se mesazhet kishin nisur që në fund të vitit 2018 dhe se kishte ndier “vazhdimisht presionin e pushtetit”
Gjithashtu, Këshilli Shqiptar i Medias i quajti ato “presion i hapur për të ndryshuar linjën editoriale”.
Pra, se kush është Veliaj e dinë të gjithë tashmë. Është turp i madh për Ndrenikën që bëri atë skenë ku i thoshte që burgun e mbetur ta bënte ky në vend të Veliajt. Me këtë nuk rregullon imazhin e Veliajt, por bën pis imazhin e vet. Kjo tregon realisht gjendjen e artit dhe artistave në Shqipëri. Dhe kur artisti katandiset si puthadorë i një politikani mashtues e hajdut, kjo është panoramë e qartë se çfarë është i aftë të bëjë një regjim që ka kapur gjithë pushtetet! Imagjinoni atë qytetarin e thjeshtë si mund ta katandisin këta rilidasit!
Veliaj të paguajë për mëkatet e tij, por leja për kullat, prishja e Teatrit, etj, dmth per gjërat e medha me llac e beton vendoste dora vetë Edi Rama. Shko e thuaji Rames Jo dhe do shohësh që kërcen si karkalec. Ku ka lek te madh e projekte të mëdha nuk lë larua të haje balua
Autorja godet në shenjë kur thotë se kjo mbrojtje nuk blihet, por dhurohet. Kjo fjali e vetme nxjerr jashtë loje të gjithë teoritë e PR-it; nëse publiku beson se Ndrenika është i vërtetë në atë që bën, atëherë “bekimi” i tij bëhet i pathyeshëm, pavarësisht çfarë thonë kritikët.
Sigurisht qe ky Ndrenika eshte njeri i lire dhe mund te puthe cilin te doje ne daç ne balle. ne daç ne ndonje vend tjeter te trupit, po nuk e mar vesh, pse qenka kaq speciale kjo puthja ne balle e ketij personi qe pavaresisht çka bere (per mua ishte nje sherbetor i regjimit si te gjithe ata qe “edukonin” masat me realizmin socialist) dhe cfare lidhje ka me fajesin apo pafajesine e nje funksionari qe tashti eshte paditur per hajdutllek.
>
Mendoj se Ndrenika ben mire te mos dale nga sinori i bahçes se vet dhe ata qe e kujtojne si burre te mire te mos e prishin ae kujtim.
>
Meqe ra llafi, si autoritet ish-artisstik le te shitet sa te doje. Sa per autoritet moral me duket pak i dyshimte.
Te lumte veli!Gjyqi Dados anullohet!
Eshte nga te paktet artikuj qe zonja J.L. ka treguar klasin e saj, por me shume i afrohet realitetit komentuesi Hysni Lekaj ku do te vecoja kete sekuence:
(citoj)
Populli trajtohet si bageti,’kokpalare’ edhe i VRARE Ndersa ‘ambasadoret’ Jakomonet justifikojne VRASESIT ne emer te AllaEkbar,Duke PERGOJUAR edhe Zotin!
-‘Plumbat Kane bere rikoshet thosh nje mender ambasador’ per 4 te vraret ne 21 Janar!?
-‘Aksident teknologjik!? Per Tragjedi e ne Verde. Ku copa kockash femijesh shqiptare binin nga qielli!?
– Kreun i Korrupsionit sistemit Bankar,edhe PSE i denuar dhe i burgosur FullHANI vetem se ish ‘MIK’ I mender Ambasadorit te HALEatit strategjik’….FTOJEJ NE MBREMJE GALA ne pallatin e Brigatave bashke me Gruan te krrcente me Ambasadorit
(fund citimi)
–
Ne kete prizem SPAK-u qe ne themelet e tij nga arkitekti Donald Lu u krijua gabim ne menyre kriminale pasi ky ambasador ka qene i emruar nga berishistet e Washingonit dhe jo vetem kaq por nga Gery Kokalari eshte akuzuar per flirtimin e tij me lobin e plotfuqishem te Vorio Epirit ne Amerike…
Fakti qe ne ligjin e SPAK-ut eshte nje klauzole kriminale qe thote se SPAK-u do hetoje vetem KRIMET E NDODHURA PAS VITIT 2013..faktikisht do te thote mbyllen pergjithmone SUPERKRIMET :GERDECI & 21 JANARI…jo vetem kaq por ne strukturat kryesore te Spak-ut dominon Shtriga e Salemit ( Argita) dhe super-lobi grek i Vorio Epirit..Per kete te fundit prokurori Dado dhe gjyqtari Bami kane lidhje te pabesueshme me Patridhen e “Belerit.”.
Eshte turp per USA-BE qe lejojne Gestapon e Spakut te trajtoje si terrorist Erjon Veline dhe te zgerdhihen me kriminelin Usaliun e Marikes me gjasme Non Grata Sallata Gallata
Eshte kriminale per EKR te cilin nuk e ze gjumi per terroristet e Teheranit ndersa tregon impotence kriminale ndaj Karadyzit Tropojes si sylesh ose pjese e lojes 35 vjecare si kuisling i pleqve te pjerdhur te perendimit..
–
Robert Ndrenika duket si i derguar i perendise ne ate vend te mbytur nga demon-kracia dhe paramilitaret e Spak-ut.
Hallall plako !
Hahahahaaaaaaaaaaaaa, Robert Ndrenika i derguari i Perendise?????? Bravo ch(i)p-o e tejkalove edhe ti cdo prag te hajvanllekut.
HAJDUTI PA SHKOLLE, MASHTRUESI DHE KRIMINELI ERION VELIAJ NUK ESHTE SI QAZIM MULLETI
Aktori i Realizmit Socialist te Enverit, qe u tall me Qazim Mulletin duke bere te gajaseshin shume BAJGA te Enverit, Roberti i Partise e tregoi ashiqare qe nuk kishte asnje gram te moralit qytetar kur u shit per “dy aspra” te Edi Rama per prishjen e Teatrit Kombetar, prandaj fillozofite e llafoqylit me moralin e artistit te Realizmit Socialist t’ja tregoje kalamajve para gjumit te nates,
sepse:
ROBERT NDRENIKA ME PARE LE TE PUTHE NE BALLE FEMIJET QE LALI ERI I FLAKU NE RRUGE KUR SHKATERROI BANESAT E TYRE ME KOMPANITE MAFIOZE 5D
pastaj:
Robert Ndrenika me barkun e madh t’ja hype autobusit rangalle te Kombinatit dhe le te shkoje ne SHARRE, qe te shikoje malet me plehra bashke me inceneratorin fantazem te Tiranes, qe Lali Eri u a grabiti tironcave me vendimet e hajduterise se tij dhe pastaj te shkoje te beje burgun per Erion Veliajn me barkun si BARKDERR i Realizmit Socialist, po deshi le te beje edhe burgun e Like Floririt, sepse Sanco Pancat e Saliut dhe mediat e tij TV, po keshtu qajne dhe vajtojne nate e dite si kukumjacka pylli per spiunin e Sigurimit Ilir Metaj, qe u pa me ze dhe figure si kollofiste ryshfetin dhe SPAK e paska burgosur padrejtesisht dhe prandaj eshte dobesuar shume nga burgu i gjate, po per femijet jetime te 21 janarit? Sanco Pancat e Saliut, njesoj si Robert Ndrenika nuk babezijne fare.
Unë mendoj se ky gjest duhet respektuar. Bert Ndrenika të presë denimin we do marrë Veliaj dhe të hyjë brenda vërtetë në vend të tij. Do ishte fantastike. Nuk jam i bindur se do ta bëjë vërtetë, por pse mos ta bëjë. Ne kohen e Xhaxhit ai i merrte seriozisht këto gjëra. I the burgut “hapu”, të plaste brenda ai, nuk prishte qejf. Kurse sot i thua “hapu” sa për efekt televiziv. Ky muhabet është pakogje. Artistet janë kontradiktore. Frank Sinatra ishte mik me mafiozet, njëkohësisht edhe me presidentin. De Niro dëgjoi kritikat e Rames për Trampin në zgjedhjet e para dhe akoma është në atë linjë, ndersa Rama ka kthyer pllakën sipas muzikës. Unë them që nuk ka gjë të keqe ti plotësosh dëshirën Bertit. Nuk gjen gje më fisnike tek njeriu që kërkon të marrë përsipër dënimin tënd. Ta zeme se Velia do dale me këtë shkëmbim. Do e bëjë dot kryetar bashkie paskëtaj? Ka akoma hapësirë për varavingo me mitingje dhe antimitingje?
Profesioni i aktorit , ne thelb eshte veshja e kostumit dhe emenyres se te te sjellurit te personazhit te radhes.
Dhe per veshjen e kostumeve eshte vleresuar nga publiku qe e ka pare nder vite, por edhe nga roli i vevetes qe ka luajtur pa dashje me sinqeritet, ndonjehere.
Me vjen keqe qe ne fund te udhetimit te tij jetik beri nje veprim te tille.
Le te leme fillozofite nostalgjike te llafoqylit qe rrezaton ky shkrim dhe te mendojme se:
PUTHJA E NDRENIKES ESHTE SI “PUTHJA E KULCEDRES”
Ka nje film Hollivudi me regjizor Luc Besson me te njejtin titull, ku heroi nje polic komunist kinez Jet Li i ngul nje gjylpone ne nervin e qafes Kryetarit gangster dhe mafioz te Bashkise se Parisit dhe e le te vdekur ne vend. Pyetjeste Kryearit te Bashkise para se te vdiste: “Cfare me bere?” Jet Li i thote: “Kjo ishte PUTHJA E KULCEDRES per viktimat qe ke lene pas!” Mesiguri Ndrenika e ka pare kete film famoz.
Tendenca Homosexualität ?
Fshatar vunoi mbete o berti.
Fshatari po fshatar.
Hale.
Zorret ne gryk. Hale aktori me hale uriahipin.
Kjo gjindje vetem te vjella mynd te nxjerre. Te rroje partia.o berti maloku nga vunoi bithes
Po mirë mo, muhabeti është i thjeshtë:
Mbase Ndrenika është edhe jurist, gjykatës, avokat, e ka studiuar dosjen e Lali Erit – e ne nuk e dimë.
Nashti sa për aktor më i madh se Ndrenika, ishte Xhaxhi Enveri (se Demo duhet ta mbajë mend) andej nga vitet ’70 kur puthi një minator të palodhur në ballë pasi i fshiu djersët me dorë. Tëpkë si puthja,e Ndrenikës dje.
P.s. Sugjerim për Drejtësinë:
Të pezullohen të gjithë gjykatësit, avoketërit, e maluketërit e gjykatave, dhe të emërohen si të tillë të gjithë aktorët e mëdhenj, të mesëm e të vegjël.
Edhe nëpër rrethe.
Sado te hedhin uje ta lajne Bertucion keta Johanat nuk do munden dot tja heqin ledhin e llumin te cilin nje Pushtet ja hodhi siper per pleqeri.
Robert Ndrenika rolin me te turpshem te tij e la per ta luajtur jo ne skena e ekrane por aty ne sallen e gjygjit ku e solli detyrimi ndaj nje Pushteti qe e perdori aq kafsherisht duke e zhvleresuar krejt si njeri.
Ky rol do ti mbahet mend Ndrenikes nga gjithe karriera e tij e me ate do kujtohet gjithmone, si nje i keqperdorur nga nje Pushtet qe nuk te jep asgje ashtu, gratis.
Zonja Lubonja, kam degjuar Ndreniken ne tv te thote : Ore keta te lene dhe pa pension !
Vetem se del nje pyetje:
Ne sallen e gjyqut, per te mbeshtetur Erjon Veliaj u pa te shkonte edhe INVESTITORI STRATEGJIK…GAZMEND PAJA..
Po ky i fundit pse shkoi, se e kane bere investitor strategjik …po me cfare parash dhe cfare i falen???? Se te gjithe e dime si po u falen te ashtuquajturvr investitore strategjike, pronat e popullit…sikurse dhe burrit te Olta Xhaxhkes…
Prandaj, me gjithe respektin per Ndreniken, do ishte mire qe vete ai ta spegonte xhestun me Veliajn…ndryshe paragjykojme.
Bert Ndrenika ka bere karriere artistike me vella te arratisur! Kush e ka jetuar ate kohe diktature e di sa e pamundur ishte te gjiteshe ne skena me vella te arratisur. Por Berti ja arriti duke firmos te Sigurimi si bashkepunetor i tij.
Keshtu qe Berti eshte mesuar ta haje turpin me buke qe i ri e nuk e ka problem ta beje kete edhe ne pleqeri.
Asnje argument apo aureole gazetareske nuk justifikon nje akt te padenje. Teatri shqiptar ka figura me te medha se Ndrenika, por askush nuk ra kaq poshte ndaj politikes, madje edhe ne kohen e komunizmit.
Cdo veprim,pavaresisht nga kush vjen,gjykohet ne kohen dhe rrethanat qe kryhet.Asnje nuk ve ne dyshim vleren e aktorit te madh,eshte e mireqene,por kur mbeshtetja e nje personi,ish kryebashkiaku me akuza kaq te renda kunder shoqerise behet publikisht,madje kthen sallen e gjygjit ne nje ambient shprehjes se ndjenjave personale,atehere secili ka te drejten ta interpretoje sic e kupton pa ofenduar askend.
Ça keni me Gazin ju re komentues. Po pse nuk merreni me Turjan Hyskon, Olta Xhaçken, Alketa Vejsiun etj debila pasanike?!?
Tani prite kur të puthë në ballë edhe Reshat Arbana Ilir Metën !
Lali Eri ne kerkim te puthesit se rradhes ne seancen e tij te rradhes. Deri tani i eshte vetofruar Kapterr Ethem Lalaj qe ta puthe madje ne prapanice.
Te lumte Ndrenika!E shenjterove hajdutin e Bashkise! Gaz Paja eshte i ri dhe ka aftesi Strategjike,po Ti o derdimen,pse hodhe gjithe pasurine Profesionale ne 60 vjet per nje cope hajdut nga Ura Vajgurit? Nuk durove dhe 2 dite sa te kane mbetur?
Bert Ndrenika beri publikisht ate qe vetndjevi, LIRINE, gje te cilen komentuesit nuk arrijne ta shperfaqin ne asnjerin prej 30 e kusur komenteve me lart shenuara. Larg, sa me larg rrini nga shoqata e dobicave te demokracise.
SIC BERI KADARI
NJESOJ DHE NDRENIKA
LEPIHEN PAS DOVLETIT
I KA TREDHUR FRIKA
Te puthesh hajdutin!
Kjo eshte e keqja e shoqërisë shqiptare, ata qe vjedhin e bejne kete sepse kane përkrahje te madhe ne shoqërinë shqiptare.
Prandaj, me shume se i hajdutve e kriminelëve qeveritar, faji eshte i popullit. Hajduteria e mercenarizmo e spiunazhi jane bere virtyte te ketij populli.
Dhe, nga ky popull, zor se del ndonje qeveri e drejte!
E more Berti, na preke shume. Tani do ja bejme hallall Erjonit ato qindra milionat e vjedhura.
I meriton, se te ka ndihmuar ty te behesh palaco.
Te pafytyre, luani teater ne diten me te keqe te ketij Kombi
Vendi shitet, kurva krihet.
Shqiperia eshte kthyer ne nje treg maskarenjsh, perfshi Erjon Veline, keta qahen e qyrraviten si klloune te peshtire.
Ikni, mos na e shpifni me teper
Komente banale, te porositura nga ata qe na sollen “LIRINE” e mendimit dhe te veprimit.
Qe te besh ate veprim zoti Ndrenika duhet te dije me 100 %qe Veliaj eshte i pafajshem,ndryshe eshte nje sinjal i keq dhe sduhej ta bente.
Jam me ty plotesisht Aldrin.
Tendenca Homosexualität ?
Veprim shumë i gabuar i z. Ndrenika!